ATV

Blog

  • Në fund të marsit, delegacioni i KiE vjen në Kosovë me mision faktmbledhës për lirinë e medias

    Në fund të marsit, delegacioni i KiE vjen në Kosovë me mision faktmbledhës për lirinë e medias

    Më 24 dhe 25 mars 2026, organizatat partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, së bashku me organizata të tjera, do të zhvillojnë një mision dyditor faktmbledhës në Prishtinë, Kosovë.

    Siç bën të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes në njoftimi, qëllimi i misionit është të vlerësojë sfidat ndaj lirisë së medias në vend dhe të diskutojë zgjidhjet e mundshme me akterët e medias dhe me autoritetet.

    “Gjatë misionit, delegacioni do të trajtojë çështje si: presioni politik ndaj mediave; siguria e gazetarëve; kushtet e punës së gazetarëve; legjislacioni, përfshirë ligjin për media dhe amendamentet e propozuara; transmetuesi publik (RTK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM); qasja e gazetarëve në informata publike; kërcënimet ligjore, përfshirë paditë abuzive (SLAPP) dhe propozimet për rikriminalizimin e shpifjes; si dhe transpozimi dhe zbatimi i Direktivës Evropiane kundër SLAPP, Aktit Evropian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA).

    “Kryeministri Albin Kurti tashmë ka konfirmuar takimin me delegacionin. Delegacioni do të takohet gjithashtu me redaktorë dhe gazetarë, anëtarë të komisionit parlamentar për media, autoritete gjyqësore, përfaqësues të policisë, organe rregullatore dhe përfaqësues të Transmetuesit Publik (RTK). Pas përfundimit të misionit dyditor, partnerët do të paraqesin gjetjet e tyre fillestare në një konferencë për media në Prishtinë më 25 mars 2026 dhe më pas do të publikojnë një raport për lirinë e medias, së bashku me një sërë rekomandimesh”, theksohet në njoftimin e AGK-së.

  • Prishtina dhe Parisi nënshkruajnë ujdi për mbrojtje të grave

    Prishtina dhe Parisi nënshkruajnë ujdi për mbrojtje të grave

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në parandalimin, mbrojtje të viktimave, sigurisë publike dhe rritjes së ndërgjegjësimit, dhe dëshirojnë të bashkëpunojnë brenda një kuadri të qartë, joekskluziv dhe jofinanciar.

    Guerot tha se duhet punuar bashkë për fuqizimin e gruas duhet punuar secili nga brenda, shkruan EO.

    “Së pari, brenda nesh, sepse duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Brenda nesh do të thotë të sigurohemi që koleget e reja femra të kenë qasje të barabartë në pozita më të larta”, tha ambasadori francez.

    Ai tha se nuk është e lehtë por që ka disa programe më qëllim ndihmesën e femrave në karrierë.

    “Pra, Ministria është vërtet e përkushtuar të ndihmojë koleget e reja femra të arrijnë pozita më të larta. Ne kemi një synim që 40% e ambasadorëve tanë për herë të parë të jenë gra, dhe ne e kemi arritur këtë synim në vitet e fundit”, tha Guerot.

    Ndërkaq Rama theksoi se Kosova është vendi më i sigurt në Evropë.

    “Kosova është, sipas matjeve, është vendi i tretë më i sigurt në botë dhe i pari në Evropë, gjë që e bën Prishtinën kryeqytetin më të sigurt në Evropë. Të gjithë parametrat tregojnë se siguria dhe mbrojtja janë në rritje. Me aplikacionin tuaj mahnitës, jam i sigurt se kjo mund të ndikojë më tej në mënyrë pozitive në sigurinë e njerëzve tanë”, tha Rama.

  • Konflikti në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne s’jemi në luftë dhe s’duam të hyjmë në një të tillë

    Konflikti në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne s’jemi në luftë dhe s’duam të hyjmë në një të tillë

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka theksuar sërish se Italia nuk është dhe nuk dëshiron të hyjë në një konflikt ushtarak, duke komentuar mbi tensionet në Lindjen e Mesme dhe përdorimin e bazave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.

    Duke dënuar masakrën në një shkollë për vajza, Meloni theksoi se Italia do të koordinohet me partnerët evropianë për një strategji të përbashkët dhe nuk do të ndryshojë nga qëndrimi i Spanjës, e cila aktualisht ndalon përdorimin e bazave amerikane.

    “Më duket se të gjithë partnerët evropianë po i përmbahen marrëveshjeve të tyre për këtë çështje,” tha Meloni. “Edhe qeveria spanjolle ka bërë të qartë se ekziston një marrëveshje dypalëshe midis Spanjës dhe SHBA-së, dhe jashtë asaj marrëveshjeje nuk do të ketë përdorim të bazave spanjolle. Kjo do të thotë që marrëveshja nuk po vihet në dyshim. Kjo është ajo që po bën edhe Italia.”

    Meloni shtoi se është e habitshme që ky vendim po dënohet në Itali dhe po duartrokitet në Spanjë nga të njëjtët njerëz. “Pak logjikë nga kjo pikëpamje nuk do të na bënte keq,” tha ajo.

    Ajo kujtoi gjithashtu historikun e bazave në Itali: “Bazat në Itali datojnë që nga marrëveshjet e vitit 1954. Sipas këtyre marrëveshjeve, autorizimet duhet të jepen për operacione logjistike, dhe çdo kërkesë për përdorim tjetër do të varet nga Parlamenti. Deri më sot, nuk është marrë asnjë kërkesë e tillë, dhe unë përsëris: ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të shkojmë në luftë.”

  • Muharremi: Krizat politike, rritja e rrymës, nafta e shtrenjtë, inflacioni i lartë – Bombë e kurdisur për Kosovën

    Muharremi: Krizat politike, rritja e rrymës, nafta e shtrenjtë, inflacioni i lartë – Bombë e kurdisur për Kosovën

    Analisti dhe publicisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se Kosova po përballet me një “bombë të kurdisur” për shkak të krizave politike, rritjes së çmimit të rrymës dhe naftës, inflacionit të lartë dhe keqmenaxhimit institucional.

    Sipas Muharremit, situata e vështirë ekonomike dhe sociale mund të çojë në pakënaqësi të madhe dhe protesta sociale. Ai thekson se politika vazhdon të merret kryesisht me pushtet personal dhe kontrollin e institucioneve, duke neglizhuar qytetarët dhe bizneset.

    Muharremi paralajmëron se nëse nuk adresohen këto probleme në kohë, situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jo vetëm qytetarët dhe ekonominë, por edhe stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

  • Pistons e Lakers, vazhdojnë të jenë të pandalshëm, Celtics ndalet nga Spurs

    Pistons e Lakers, vazhdojnë të jenë të pandalshëm, Celtics ndalet nga Spurs

    Janë zhvilluar ndeshejt e radhës në Ligën më te fortë të Basketbollit në botë, NBA.

    Lideri i Konferencës së Lindjes, Detorit Pistons, është këndellur me fitore pas triumfit ndaj Brooklyn Nets me rezultat 138-100.

    Jalen Duren udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 26 pikë dhe Cade Cuninngham me 21 sosh.

    Derisa te skuadra humbëse u dallua Michael Porter Jr. me 10 pikë.

    Kujtpjmë që Nets renditen në vendin e 13-të në Konferencën e Lindjes.

     

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 120-106.

    Luka Doncic dhe Austin Reaves ishin dy yjet e kesaj mbremje pasi shënuan nga 31 pikë secili, me Doncic që realizoi triple-double duke bërë 11 pikë e 11 asistime.

    Nga ana tjeter, Julius Randel dhe Anthony Edwards shënuannnga 14 pikë secili mirëpo nuk mjaftuan për fitore.

    Lakers renditen në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit, derisa Timberwolves një pozitë më poshtë.

     

    San Antonio Spurs ka realizuar fitoren e pestë rresht pasi mundi Boston Celtics me rezultat 125-116.

    Victor Webmanyama udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores duke realizuar 39 pikë e 11 kërcime, derisa De’Aron Fox shtojë 25 sosh.

    Te Celtics paraqtije të mirë kishin Derrick Ëhite me 34 pikë dhe Jayson Ttaum me 24 sosh.

    Spurs renditent në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, derisa Celtics renditen në vendin e e dytë por në Lindje.

  • Ambasadori francez për deklaratat e Rrustemit: S’kam asnjë koment, të mos kesh koment është një koment

    Ambasadori francez për deklaratat e Rrustemit: S’kam asnjë koment, të mos kesh koment është një koment

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka thënë se nuk ka koment rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosje Adnan Rrustemi, i cili në një shkrim pretendoi se vizitat e disa ambasadorëve shkatërrojnë Gjykatën Kushtetues.

    “Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha ai.

    Ndërkaq i pyetur rreth takimit me kryeministrin Albun Kurti të premten pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha se do ta mbajë për vete atë që është diskutuar në takim.

    “Do ta mbaj atë për ne për momentin”, tha shkurt Guerot pas një ngjarje që pati me komunën e Prishtinës e ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.

    Rrustemin e VV’së e ‘‘pengojnë’’ vizitat e ambasadorëve në Kushtetuese, aludon se po e ‘‘shkatërrojnë’’ Gjykatën

  • Hungaria sekuestron 9 kg ari dhe 75 milionë euro nga Ukraina, Zelensky e akuzon për ‘banditizëm’

    Hungaria sekuestron 9 kg ari dhe 75 milionë euro nga Ukraina, Zelensky e akuzon për ‘banditizëm’

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka urdhëruar të martën që një dërgesë parash dhe ari nga Ukraina, e sekuestruar javën e kaluar nga autoritetet hungareze, të mbahet nga autoritetet për deri në 60 ditë, ndërsa autoriteti tatimor i vendit heton rastin. Ari dhe paratë po transportoheshin nëpër rrugë përmes Hungarisë kur u sekuestruan të enjten e kaluar, me dyshime për pastrim parash.

    Dërgesa përfshinte 40 milionë dollarë dhe 35 milionë euro në para të gatshme, si dhe 9 kilogramë ari, me vlerë rreth 82 milionë dollarë sipas çmimeve aktuale.

    Sekuestrimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për furnizimet me gaz, ku Hungaria dhe Sllovakia akuzuan Kievin zyrtar se po vononte qëllimisht riparimet në një tubacion nafte pas një sulmi të dyshuar me dron rus.

    Videoja e sekuestrimit e publikuar nga Qendra Kundër Terrorizmit e Hungarisë tregon komando të maskuar duke arrestuar shtatë punonjës të bankës shtetërore ukrainase Oschadbank, të cilët po udhëtonin me dy vetura të blinduara nga Austria për në Ukrainë.

    Kievi zyrtar ka thënë se bëhej fjalë për një transferim rutinë të aseteve midis bankave shtetërore. Punonjësit e bankës janë mbajtur për më shumë se 24 orë dhe më pas janë dëbuar nga Hungaria të premten vonë.

    Sekuestrimi ka shkaktuar zemërim në Ukrainë, ku autoritetet akuzuan qeverinë hungareze, e cila shihet si miqësore me Rusinë, për veprim të paligjshëm.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur veprimin e Budapestit “banditizëm” për sekuestrimin e transportit bankar dhe ndalimin e përkohshëm të ekuipazhit ukrainas, duke i bërë thirrje liderëve evropianë të mos heshtin për veprimet e Hungarisë.

  • Një monument provokues është shfaqur në Washington – Trump dhe Epstein në skenën ikonike të “Titanic”

    Një monument provokues është shfaqur në Washington – Trump dhe Epstein në skenën ikonike të “Titanic”

    Këtë javë, në National Mall në Washington, u shfaq një instalacion i ri nga kolektivi anonim ‘Secret Handshake’ me figura të Donald Trump dhe Jeffrey Epstein në një skenë nga filmi “Titanic”, së bashku me panele rreth lidhjeve të tyre shoqërore.

    Një instalacion nga kolektivi anonim i artit “Secret Handshake” u shfaq këtë javë në National Mall në Washington, DC, duke sjellë një përfaqësim skulptural të Presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe financuesit të ndjerë Jeffrey Epstein.

    Vepra titullohet “King Of the World” dhe tregon dy figura në një pozicion që të kujton skenën ikonike nga filmi “Titanic”, në të cilin personazhet Jack dhe Rose qëndrojnë në harkun e anijes me krahë të shtrirë.

    Në këtë mënyrë, autorët kombinojnë një referencë të dallueshme filmike me motive të ndjeshme politikisht dhe shoqërisht.

    Pranë skulpturës janë vendosur pllaka që i referohen akuzave për lidhje shoqërore midis Trump dhe Epstein.

    Si pjesë e instalacionit, ka edhe një sërë banderolash të mëdha që tregojnë një foto të përbashkët të dy burrave, duke theksuar më tej fokusin në marrëdhënien e tyre dhe perceptimin publik të këtyre marrëdhënieve.

  • Dula: Sot afati i fundit për dorëzimin e komenteve në Kushtetuese

    Dula: Sot afati i fundit për dorëzimin e komenteve në Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, zëdhënësi i këtij institucioni Veton Dula bëri të ditur se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interest.

    “Kjo lëndë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit në këtë rast, përfundon më 11 mars 2026.”, tha ai për rtv21.

  • Mos lejoni askënd të ulet në shtratin tuaj kur vjen nga jashtë

    Mos lejoni askënd të ulet në shtratin tuaj kur vjen nga jashtë

    Nëse e dashura ju kërkon të mos uleni në shtratin e saj, mos e ofendoni. Është më mirë të ndiqni shembulin e saj. Kjo vlen kur sapo jeni kthyer nga puna dhe menjëherë shtriheni në krevat me rrobat ”e jashtme’’.

    Duhet të mbani gjithmonë një sy hapur, kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien. Prandaj edhe duhet të lexoni këtë artikull:

    Bakteret ngjiten në trup

    Bakteret mund të jetojnë për javë, ose madje edhe me muaj në rrobat tuaja, sipas Philip Tierno, MD, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut. Tierno shton, që madje edhe rrobat krejt të reja mund të ndoten me mikrobe, kështu që është pa dyshim një ide e mirë të hiqni këmishën me të cilën keni qenë duke ecur për 12 orë, përpara se të uleni në shtrat. Ky rregull duhet të zbatohet edhe për mysafirët tuaj.

    Nëse mbani veshur rrobat që keni pasur gjatë ditës, mund t’ju shfaqen infeksione, skuqje dhe puçrra. Një nga arsyet që ne shpesh shohim puçrra në shpinë dhe gjoks është për shkak të rrobave të yndyrshme, të cilat mbledhin pluhur në rrugë dhe zyra. Në përgjithësi, trupi i njeriut derdh afro gjysmë milion qeliza të lëkurës dhe rreth një litër djersë çdo ditë. Prandaj, nëse nuk ndërroheni përpara se të shtriheni, shtrati i mbart të gjitha këto papastërti.

    Rrobat kanë qenë…kudo

    Ndaloni një moment dhe mendoni se ku kanë prekur rrobat tuaja gjatë ditës? Mendoni gjithashtu sesa shumë njerëz kanë qenë në ato vende. A do t’i ftonit ata të uleshin në krevatin tuaj? Nëse i mendoni këto gjëra, me siguri nuk do të shtriheni në krevat me rrobat që keni mbajtur gjatë ditës.

    Shtrati juaj është një zonë rehatie dhe sigurie

    Ju duhet të jeni të lumtur të mbështillni veten me batanije dhe të përqafoni jastëkun, pasi është një vend për t’u çlodhur dhe për të fituar energji. Këshillohet që të mos punoni në shtrat, pasi truri e lidh krevatin me rehatinë dhe relaksin, që është një kontribut i shkëlqyeshëm për gjumin e shëndetshëm.