ATV

Blog

  • Quentin Tarantino flet për filmin që mund të jetë i fundit në karrierën e tij

    Quentin Tarantino flet për filmin që mund të jetë i fundit në karrierën e tij

    Regjisori i njohur amerikan Quentin Tarantino ka bërë të ditur se projekti i tij i ardhshëm filmik mund të jetë filmi i fundit që do të realizojë si regjisor.

    Në disa intervista të fundit, Tarantino ka treguar se po punon për një ide të re që pritet të trajtojë historinë dhe zhvillimin e industrisë së filmit në një periudhë të caktuar të Hollywood.

    Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar disa nga filmat më të njohur të kinemasë moderne, si Pulp Fiction, Kill Bill dhe Once Upon a Time in Hollywood, të cilët janë vlerësuar gjerësisht nga kritika dhe publiku.

    Megjithatë, detajet rreth projektit të ri, përfshirë kastin dhe datën e xhirimeve, ende nuk janë bërë publike. Tarantino ka deklaruar më herët se synon ta mbyllë karrierën si regjisor pas realizimit të dhjetë filmave, duke e bërë këtë projekt një nga më të shumëpriturit nga fansat e tij.

  • Çanta luksoze për të nominuarit në Oscar 2026, dhurata që arrijnë vlera gjashtëshifrore

    Çanta luksoze për të nominuarit në Oscar 2026, dhurata që arrijnë vlera gjashtëshifrore

    Ndërsa bota e filmit po përgatitet për ceremoninë e 98-të të Academy Awards, që do të mbahet më 15 mars 2026 në Los Angeles, një pjesë e madhe e vëmendjes po i kushtohet edhe dhuratave luksoze që marrin të nominuarit.

    Edhe këtë vit, aktorët, aktoret dhe regjisorët e nominuar do të marrin çantat e famshme të dhuratave të njohura si “Everyone Wins”. Këto pako luksoze nuk organizohen nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences, por nga kompania e marketingut Distinctive Assets, e cila prej vitesh përgatit këto dhurata për yjet e Hollywoodit.

    Çantat përmbajnë një koleksion të gjerë produktesh dhe përvojash luksoze, që shpesh arrijnë vlerë gjashtëshifrore. Mes tyre përfshihen udhëtime ekskluzive, trajtime wellness, produkte kozmetike dhe shërbime të veçanta.

    Disa nga dhuratat më të spikatura të këtij viti janë qëndrimi në vila luksoze në Costa Rica dhe në Ibiza, pushime wellness në Sri Lanka si dhe një përvojë unike për të parë dritat polare në Lapland.

    Pakoja përfshin gjithashtu shërbime estetike dhe trajtime të personalizuara, përfshirë procedura estetike dhe paketa dizajni për ambiente banimi.

    Sipas organizatorëve, qëllimi i këtyre dhuratave nuk është vetëm të shpërblehen të nominuarit, por edhe të promovohen marka dhe kompani të ndryshme, veçanërisht startup-e dhe biznese që mbështesin projekte sociale.

    Tradita e këtyre çantave luksoze është bërë tashmë një pjesë interesante e ceremonisë së Oscars, duke tërhequr çdo vit vëmendjen e mediave dhe publikut në mbarë botën.

  • Seferi gjen sërish golin në Turqi, kontribuon në fitoren e Bodrumsporit

    Seferi gjen sërish golin në Turqi, kontribuon në fitoren e Bodrumsporit

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, po kalon një moment pozitiv në kampionatin turk, duke shënuar edhe një tjetër gol me skuadrën e tij Bodrumspor.

    Futbollisti shqiptar realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij në përballjen ndaj Iğdır FK në TFF First League. Kundërshtarët arritën të barazonin rezultatin, por Bodrumspori reagoi duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

    Njëri prej tyre u realizua nga futbollisti tjetër shqiptar, Omar Imeri, ndërsa në këtë skuadër aktivizohet edhe mbrojtësi Arlind Ajeti. Seferi qëndroi në fushë deri në fund të kohës së rregullt, duke u zëvendësuar në minutat e fundit të takimit.

    Ndeshja u mbyll me fitoren 3-2 për Bodrumsporin, një sukses që e mban ekipin në vendin e gjashtë në renditje me 51 pikë, duke vazhduar garën për zonën e sipërme të tabelës.

    Ky është një tjetër gol i rëndësishëm për Seferin në javët e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në kampionatin turk. Në të njëjtën kohë, paraqitjet e tij vijnë në prag të ndeshjes së play-off-it Shqipëria do të zhvillojë ndaj Polonisë më 26 mars, për të cilën trajneri Sylvinho pritet të publikojë së shpejti listën e futbollistëve të grumbulluar.

  • Një gotë verë në ditë ul shanset për shtatzëni

    Një gotë verë në ditë ul shanset për shtatzëni

    Një gotë e madhe me verë në ditë ulë mundësitë tek një femër që të ngelet shtatzënë, thotë një studim i fundit.

    Ekspertët besojnë se sasia e madhe e alkoolit pengon ciklin natyral tek femra dhe po ashtu mund të dëmtoj vezoren.

    Por ekspertët thonë në të njëjtën kohë se femrat prapë se prapë mund të konsumojnë sasi të vogla të alkoolit derisa përpiqen të ngelen shtatzënë pasi nuk ka ndonjë argument se një gotë e rastësishme dëmton fertilizimin.

    Studiuesit danez të Aarhus University Hospital kanë bërë studimin e tyre në 6120 femra nga mosha 21 deri në 45 vjet të cilat po përpiqeshin të mbesin shtatzënë, nga Qershori i vitit 2007 deri në Janar të vitit 2016.

    Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se femrat të cilat konsumonin 250 ml verë në ditë që i bie një gotë verë kishin për 18 për qind më pak mundësi të ngelnin shtatzënë brenda një viti.

  • Problemet teknike nuk e ndalën Verstappenin, kampioni rikuperon 13 pozicione në Melburn

    Problemet teknike nuk e ndalën Verstappenin, kampioni rikuperon 13 pozicione në Melburn

    Max Verstappen e nisi sezonin 2026 të Formula One me vështirësi në garën e zhvilluar në Melbourne. Piloti i Red Bull Racing hasi një problem teknik gjatë provave zyrtare të së shtunës, gjë që e detyroi të nisej nga fundi i renditjes në startin e garës.

    Pavarësisht kësaj pengese, katër herë kampioni i botës zhvilloi një garë të fortë dhe arriti të rikuperojë plot 13 pozicione, duke e mbyllur garën në vendin e gjashtë.

    Sipas tij, edhe nëse do ta kishte nisur garën nga një pozicion më i favorshëm, rezultati maksimal që mund të synonte do të ishte vendi i pestë, duke marrë parasysh diferencat aktuale me rivalët.

    Holandezi theksoi se për momentin avantazhi i skuadrave si Mercedes-AMG Petronas Formula One Team dhe Scuderia Ferrari mbetet i ndjeshëm, ndërsa shtoi se skuadra duhet të punojë për të përmirësuar disa aspekte të makinës, veçanërisht në menaxhimin dhe degradimin e gomave.

    Verstappen vlerësoi gjithashtu paraqitjen e shokut të tij të skuadrës, Isack Hadjar, i cili pati një nisje shumë të mirë të sezonit në kualifikuese në Melburn, edhe pse nuk arriti ta përfundonte garën. Sipas kampionit holandez, performanca e tij në Australi ishte ndër më të mirat e fundjavës dhe një sinjal pozitiv për skuadrën.

  • Ministri i ri i Sportit takon drejtuesit e FFK-së-Dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

    Ministri i ri i Sportit takon drejtuesit e FFK-së-Dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

    Ministri i ri i Sportit, Blerim Gashani, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Takimi është organizuar për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe FFK-së, dhe është shoqëruar me biseda konstruktive për zhvillimin e futbollit në vend.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se takimi me Ministrin Gashani është zhvilluar në atmosferë pozitive, duke shtuar se është një lajm i mirë për sportin që në krye të Ministrisë së Sportit gjendet një pasionant i madh i futbollit si Gashani, një ish-futbollist i njohur.

    Pas këtij takimi, palët janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të punojnë së bashku për avancimin e futbollit kosovar në vitet që vijnë.

  • Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë

    Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë

    Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites pas orës 17:00 kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm.

    Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne të mbyllemi brenda në këtë orar sidomos në plazh por të marrim masa mbrojtëse, duke qëndruar në hijen e çadrës apo pemëve, duke përdorur kremra mbrojtës për lëkurën tonë me SFP nga 30-50, syze, kapele.

    Kujdes i veçantë duhet treguar ndaj fëmijëve që është shumë e vështirë t’i mbash nën çadër gjatë kohës së plazhit.

    Nëse futen në ujë duhet të aplikojnë kremin solar para dhe pas daljes nga uji.

    Çfarë i ndodh lëkurës sonë kur nxihet?

    Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë).

    Kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi.

    Kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

  • Nico Williams mund të largohet nga Athletic Bilbao- Premier League destinacioni i mundur për spanjollin

    Nico Williams mund të largohet nga Athletic Bilbao- Premier League destinacioni i mundur për spanjollin

    Nico Ëilliams po kalon një moment të vështirë te Athletic Bilbao dhe mund të largohet këtë verë, pavarësisht kontratës që e mban deri në vitin 2035. Sezonin aktual, ai ka pasur probleme fizike që ndikuan në performancën e tij, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime në 26 ndeshje. Bilbao është i gatshëm të pranojë oferta nën klauzolën e tij të lirimit prej 95 milionë eurosh.

     

    Manchester United është një nga klubet kryesore të interesuara për transferimin e tij, me synimin për të forcuar sulmin. Chelsea dhe Arsenal janë gjithashtu të interesuar, duke ofruar mundësi të ndryshme për të ardhmen e lojtarit.

    Kujtojmë që më parë Nico Ëilliams ishte kërkuar nga Barcelona gjatë verës së kaluar,por spanjolli vazhdoi qëndrimin tek skuadra baske duke e zgjatur kontratën deri në vitin 2035.

  • Arsenali i pandalshëm në Champions League, “Topçinjtë” ende pa humbje këtë sezon

    Arsenali i pandalshëm në Champions League, “Topçinjtë” ende pa humbje këtë sezon

    Arsenal F.C. po kalon një sezon mbresëlënës në UEFA Champions League, duke mbetur ende i pamposhtur pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara deri tani. Forma e skuadrës londineze është cilësuar pothuajse perfekte, me tetë fitore dhe vetëm një barazim.

    “Topçinjtë” e nisën rrugëtimin me një fitore 2-0 në transfertë ndaj Athletic Club, përpara se të triumfonin 2-0 kundër Olympiacos. Dominimi vazhdoi me një fitore bindëse 4-0 ndaj Atlético Madrid dhe një tjetër sukses të pastër 3-0 kundër Slavia Prague.

    Një nga fitoret më të rëndësishme erdhi ndaj gjigantit gjerman Bayern Munich, të cilin Arsenali e mposhti me rezultatin 3-1. Londinezët vazhduan me një tjetër paraqitje të fortë duke fituar 3-0 ndaj Club Brugge.

    Seria pozitive vazhdoi edhe në transfertë ndaj Inter Milan, ku Arsenali fitoi 3-1, ndërsa më pas triumfoi 3-2 ndaj FC Kairat në një përballje spektakolare.

    Ndeshja e vetme ku skuadra angleze nuk arriti të marrë tre pikët ishte barazimi 1-1 ndaj Bayer 04 Leverkusen.

    Me këtë bilanc pothuajse perfekt, Arsenali po konfirmohet si një nga skuadrat më në formë të këtij sezoni në Champions League dhe një kandidat serioz për të shkuar shumë larg në garën më prestigjioze të klubeve në Evropë.

  • Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

    Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

    Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e më shumë.

    Por, Daily Mail, me ndihmën e tre ekspertëve kryesor – Profesor (Prof.) John Oxford, virolog në Universitetin Queen Mary të Londës, Prof. Ron Eccles, drejtor i Common Cold Centre në Universitetin e Karditi dhe Prof. Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Kolegjin Imperial të Londrës – kanë shpjeguar se çfarë ndodh përbrenda 24 orëve të para me ju dhe si t’ia bëni për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave, transmeton lajmi.net.

    Minutat e para

    Ftohja ka të bëjë me një kombinim të faktorëve; jo vetëm që ju duhet të vini në kontakt me virusin, por virusi gjithashtu duhet të mposhtë antitrupat në organizmin tuaj.

    Një teshtimë e vetme përmban qindra miliona grimca virusesh të njohura si virione – secila prej të cilave mund të shkaktojë një ftohje.

    “Në varësi të largësisë nga teshtija, ju mund të inhaloni deri në 10,000 grimca të virusit, por vetëm disa qindra do të futen në qelizat epiteliale të ekspozuara të hundës, fytit dhe rrugës së sipërme të frymëmarrjes. Këto qeliza virusale evulojnë për të pushtuar qelizat epiteliale”, thotë profesori Oxford.