Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit, tha policia.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit tha se pas një pune intensive hetimore dhe operative ka arritur të identifikojë dhe arrestojë ata.
“Të dyshuarit A.D., 47 vjeç dhe H.M., 48 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e 27 veprave penale “Vjedhje e rëndë”. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në këto raste”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, policia tha se janë realizuar kontrolle në vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale të dyshuara.
“Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë edhe masa të tjera hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të identifikimit dhe ndriçimit të plotë të rasteve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”.
Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Kosova është larg anëtarësimit në BE përderisa siç thekson nuk ka as përparim në dialogun me Serbinë e as institucione që do ta mundësonin një përparim në proces.
Sipas tij, Parlamenti Evropian e qartësoi se Kosova nuk mund të ec drejt rrugës evropiane pa progres në bisedimet me Serbinë. Arifi tha për RTV21 se Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale.
“Perspektiva e vetme e Kosovës është perspektiva evropiane. Ne duhet të futemi në familjen evropiane a jemi afër, a janë përpjekje serioze në përfarimin e Kosovës me BE-në përgjigja jonë është jo, s’kemi bërë progres, kemi bërë regres … Ka shumë që mendojnë se arsyeja e bllokimit të institucioneve është se Kurti synon kësisoj të iu ikë obligimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit sepse ajo është në kundërshtim me parimet dhe qëndrimet e tij të mëparshme. Pa dialog s’ka asgjë(as anëtarësim në BE) dhe dialog s’mund të ketë pa institucione e institucione s’ka që dy vjet”, tha Arifi.
Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar sërish çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në postimin e tij, Zuflaj, duke iu drejtuar partive opozitare ka thënë se ato duhet të marrin pjesë në votim.
Këshilltari i Kurtit, ka akuzuar opozitën se qëllimi i tyre sipas tij është bllokimi.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë masë përmes së cilës ka ndaluar çfarëdo veprimi të Kuvendit.
Postimi i Zulfajt:
Vitin e kaluar, kur nuk i kishim votat, opozita rrinte në sallë dhe votonte kundër për të bllokuar.
Tani, kur i kemi votat, por kërkohet kuorumi, opozita nuk vjen në sallë me qëllimin e njëjtë: për të bllokuar.
Pra, bllokimi është qëllimi.
Nuk po kërkohet vota për të zgjedhur presidentin, por për të qëndruar në sallë.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit lidhur me deklarimin e pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke konstatuar se nuk janë gjetur mospërputhje në të dhënat e deklaruara për periudhën 2024–2025.
Hetimi ishte iniciuar në janar të këtij viti, pas dyshimeve për rritje të pasurisë së presidentes ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.
APK bëri të ditur se gjatë procesit është zhvilluar një verifikim i detajuar i të dhënave të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë analizimin dhe krahasimin e informacionit përkatës për vitet 2024 dhe 2025.
Sipas Agjencisë, stafi profesional ka shqyrtuar të gjitha të dhënat relevante në përputhje me obligimet ligjore që subjektet deklaruese kanë për raportimin e pasurisë.
“Në kuadër të këtij procesi janë analizuar dhe krahasuar të dhënat relevante të deklarimit të pasurisë për periudhën kohore për të cilën subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarim sipas legjislacionit në fuqi. Si rezultat i këtij verifikimi, nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse”, thuhet në përgjigjen e APK-së për Insajderin.
Në kuadër të transparencës për pasurinë e zyrtarëve publikë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur deklaratën e pasurisë për vitin 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kursime, duke përfshirë edhe të ardhurat vjetore nga paga e saj dhe të bashkëshortit, Prindon Sadriu.
Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.
ScreenshotScreenshot
Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.
Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.
Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro.
Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).
Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.
Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.
E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.
Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan: Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.
Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit.
Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro.
Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka konfirmuar për Express së Presidentja Osmani tashmë ka deponuar në Gjykatë Kushtetuese komentet në mbrojtje të Dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
“Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina për Express.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme sa i përket Dekretit të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës. Me këtë, Kushtetuesja ka ndaluar Presidencën që të marrë çfarëdo veprimi dhe Kuvendin e Kosovës gjithashtu.
Të bësh një gjumë të mirë dhe të zgohesh ditën tjetër tërësisht i çlodhur duket se është bërë diçka e vështirë për t’u arritur. Kjo është për shkak të një stili jetese sedentare dhe stresit që nuk mungon në asnjë moment.
Ilaçet e gjumit janë padyshim medikamente shumë të dëmshme që mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj nëse i përdorni, veçanërisht pa rekomandimin e mjekut. E mira është që të përdorni produkte që janë natyrale dhe nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e përgjithshëm. Gjyshet tuaja mund t’i kenë përdorur gjatë jetës për vete dhe për t’ju vënë ju në gjumë, kur ishit të vegjël. Nëse keni probleme me pagjumësinë, është koha t’i mësoni recetat e tyre të mrekullueshme që ju vënë në gjumë sa hap e mbyll sytë.
Kanellë
Kanella njihet tashmë për përfitmimet shëndetësore, kryesisht në përmirësimin e gjumit. Shtoni ¼ lugë çaji kanellë në një gotë me qumësht të ngrohtë. Pijeni para se të shkoni të flini për të bërë një natë të qetë dhe një gjumë cilësor.
Çaj me sallatë jeshile
Një nga mënyrat më të mira për të luftuar pagjumësinë është çaji i sallatës jeshile. Ajo mund të shërbejë edhe për të bërë një çaj shumë të fuqishëm. Vetëm zieni disa gjethe sallate me pak ujë dhe më pas kullojeni çajin. Shtoni pak mjaltë për shije. Pini nga një gotë çaj një orë para se të flini.
Shafrani i Indisë
Ky përbërës është shumë i fuqishëm për shkak të përbërjes së tij nga komponentë shumë të rëndësishëm që ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Shtoni pak shafran në një gotë me qumësht të ngrohtë dhe përziejini mirë. Pijeni para gjumit dhe nuk do të keni asnjë shqetësim gjatë natës.
Industria e filmit po përgatitet për publikimin e një prej projekteve më të shumëpritura të këtij viti, filmit fantastiko-shkencor Project Hail Mary.
Filmi bazohet në romanin e njohur të autorit Andy Weir dhe sjell në rolin kryesor aktorin Ryan Gosling, i cili interpreton një astronaut që zgjohet në një mision të rrezikshëm në hapësirë për të shpëtuar njerëzimin. Historia ndjek përpjekjen e tij për të gjetur një mënyrë që të ndalojë shuarjen e Diellit dhe të shpëtojë planetin Tokë.
Projekti është drejtuar nga regjisorët Phil Lord dhe Christopher Miller, të cilët janë të njohur për realizimin e filmave të suksesshëm në Hollywood.
Filmi pritet të dalë në kinema gjatë muajit mars dhe tashmë ka krijuar shumë interes tek publiku dhe fansat e zhanrit fantastiko-shkencor, pasi reagimet e para nga shfaqjet testuese kanë qenë shumë pozitive.
Kritikët e industrisë së filmit e konsiderojnë “Project Hail Mary” një nga projektet më të rëndësishme kinematografike të vitit 2026, që mund të shndërrohet në një nga sukseset më të mëdha të vitit në arkëtime.
Regjisori i njohur britanik Christopher Nolan ka bërë të ditur se është duke zhvilluar ide për projekte të reja filmike që pritet të realizohen në të ardhmen e afërt.
Nolan njihet për filmat e tij me buxhet të madh dhe për histori komplekse që shpesh eksplorojnë konceptet e kohës, shkencës dhe psikologjisë njerëzore. Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar disa nga filmat më të suksesshëm të kinemasë moderne, si Inception, Interstellar dhe Oppenheimer.
Sipas raportimeve të The Hollywood Reporter, projekti i tij i ardhshëm pritet të hyjë në fazën e zhvillimit gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë, detaje të tjera rreth historisë apo kastit ende nuk janë bërë publike.
Fansat dhe industria e filmit presin me interes të madh projektin e radhës të Nolan, i cili vazhdon të konsiderohet një nga regjisorët më inovativë të kinemasë bashkëkohore.
Superliga e Kosovës në Futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të, të cilat pritet të sjellin përballje interesante dhe të rëndësishme për renditjen në tabelë.
Vëmendja kryesore e tifozëve është në Suhareka, ku do të përballen dy pretendentë për titullin kampion, FC Ballkani dhe FC Drita. Ky duel pritet të ketë ndikim të madh në garën për kreun e tabelës në javët vendimtare të sezonit.
Programi i javës nis të shtunën me tri takime. SC Gjilani përballet me KF Drenica, në një sfidë ku vendasit synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Ndërkohë, në Prishtinë zhvillohet një derbi lokal mes FC Prishtina dhe FC Prishtina e Re. Në ndeshjen tjetër të ditës, KF Malisheva do të përballet me KF Ferizaj.
Xhiroja mbyllet të dielën me dy përballje të tjera. Krahas duelit të shumëpritur mes Ballkanit dhe Dritës, KF Dukagjini do të jetë nikoqire e KF Llapi.
Të gjitha ndeshjet e javës së 24-të janë planifikuar të nisin nga ora 13:00, duke paralajmëruar një fundjavë të ngarkuar me futboll në elitën e futbollit kosovar.
Aktori amerikan Timothée Chalamet vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar në industrinë e filmit në Hollywood.
Gjatë viteve të fundit, ai është përfshirë në disa projekte të mëdha kinematografike dhe ka marrë vëmendje të madhe nga publiku dhe kritikët e filmit. Prania e tij në produksione të rëndësishme dhe në festivale ndërkombëtare të filmit e ka forcuar pozicionin e tij si një nga aktorët më të spikatur të gjeneratës së re.
Kritikët e kinemasë e konsiderojnë Chalamet një nga talentet më premtuese të kohës, falë aftësisë së tij për të interpretuar role të ndryshme dhe për të sjellë karaktere të fuqishme në ekran. Për këtë arsye, ai vazhdon të jetë një nga figurat më të kërkuara në projektet e reja filmike në Hollywood.