ATV

Blog

  • Vonesat në paga, punëtorët teknik të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë fillojnë grevën

    Vonesat në paga, punëtorët teknik të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë fillojnë grevën

    Punëtorët teknik të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë filluar grevën për shkak të vonesës në pagesa, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK).

    Sipas kryetarit të FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, qëndrimi i punëtorëve në grevë do të vazhdojë deri sa pagat të përpunohen dhe të shpërndahen në mënyrë të rregullt.

    “Shpresojmë që pagat për këta punëtorë të përcillen sa më shpejtë dhe punëtorët të kthehen në shërbimet e tyre. Përderisa pagat nuk paguhen, punëtorët do të qëndrojnë në grevë”, tha Azemi.

  • Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, KPK e miraton

    Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, KPK e miraton

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

    Në këtë mbledhje është trajtuar dorëheqja e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.

    Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka treguar se njoftimin nga Koca për dorëheqje e kishte bërë më 13 shkurt të këtij viti. Ndërsa arsyet i ka cekur të jenë personale.

    “Ju njoftojmë se me 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë zoti Jeton Koca njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tregoi Gashi, shkruan EO.

  • Ishte i pamëshirshëm ndaj Dritës, Almir Kryeziu shpallet më i miri i xhiros së 24-të në Superligë

    Ishte i pamëshirshëm ndaj Dritës, Almir Kryeziu shpallet më i miri i xhiros së 24-të në Superligë

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

    Për javën e njëzet e katërt të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër në ndeshjen kundër FC Drita, e cila përfundoi me rezultatin 3:0.

    Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

    ”Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë”.

    “Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin FC Ballkani dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

  • Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

    Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

    Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh (energji, ujë, ngrohje) apo blerje të pronave më këste, sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2023.

    Kjo do të thotë se afërsisht një në katër familje ka vështirësi reale për të përmbushur në kohë detyrimet në lidhje me menaxhimin e banesës.

    Ky nivel është dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në 2023 qëndron rreth 9-10%, dhe e pozicionon Shqipërinë ndër vendet me vështirësi të larta për të përballuar kostot e banimit, pas Greqisë, Maqedonisë së Veriut e Turqisë. Krahasuar me vendet e Eurozonës, ku përqindja e familjeve me vonesa në pagesa është rreth 9.5%, situata në Shqipëri është më shumë se dyfish më problematike.

    Kjo përqindje e lartë e familjeve që nuk përballojnë faturat e shtëpisë tregon se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë financiarisht të brishta, të ekspozuara ndaj goditjeve të vogla ekonomike, rritje çmimesh, humbje të ardhurash apo shpenzime të paparashikuara.

    Në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore, si Gjermania, Franca, Holanda apo Austria vetëm 5–10% e familjeve kanë pagesa të prapambetura, çka e vendos Shqipërinë shumë larg standardit europian të përballueshmërisë financiare.

    Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situata është përgjithësisht më problematike sesa në BE, por Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të lartë të vështirësive. Me 24.2%, Shqipëria ka një përqindje, më të lartë se Serbia (17.9%), dhe më afër vendeve me presion të fortë financiar si Turqia (26.3%).

    Shqipëria pozicionohet mbi mesataren rajonale dhe shumë larg BE-së, duke reflektuar një kombinim faktorësh si të ardhurat e ulëta, kostot relativisht të larta të jetesës dhe mungesën e mekanizmave mbrojtës për familjet.

    Të dhëna të tjera të detajuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka ende kostot më të ulëta në çmimet e qirave dhe faturave utilitare, por nga ana tjetër ka një përqindje të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të paguajnë në kohë këto fatura.

    Situata në vitet në vijim mund të vijë në përkeqësim për shkak se çmimet e shtëpive në Shqipëri janë duke u rritur më shpejt se pagat. Sakaq kostot e jetesës po rriten në tërësi duke e bërë menaxhimin e faturave që kërkon shtëpia edhe më të vështirë./monitor.al

  • Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Tri raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të policisë.

    Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, njëri në Graçanicë dhe tjetri në Vushtrri.

    Nga këto raste, policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona.

    Njoftimet e plota:

    Graçanicë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë / Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

    Vushtrri / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje, dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

    Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të fortë i ndërtuar për përdoruesit që kërkojnë jetëgjatësi të madhe të baterisë dhe qëndrueshmëri të lartë.

    Ky telefon inteligjent i fuqishëm ka një bateri 30,000 mAh që mund të zgjasë deri në një muaj.

    Pajisja mbështet karikim të shpejtë 66W, duke i lejuar telefonit të rikuperojë në mënyrë efikase energjinë pavarësisht kapacitetit të madh të baterisë.

    Pajisja ka një ekran IPS me një rezolucion prej 1080 x 2460 pikselësh.

    Në brendësi, ai vjen me një procesor MediaTek Dimensity 7300 5G , të shoqëruar me 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtjeje.

    Telefoni inteligjent përmbush standardet e rezistencës P68/IP69K dhe MIL-STD-810H, duke ofruar mbrojtje nga uji, pluhuri dhe goditjet, duke siguruar që pajisja të mund të funksionojë në kushte të vështira mjedisore.

    Energizer P30K Apex do të jetë në dispozicion në qershor 2026 me një çmim prej 399€, duke përfshirë një garanci tre-vjeçare.

  • Astrologia që pretendon se parashikoi Covid-19 bën paralajmërim të ri për Iranin

    Astrologia që pretendon se parashikoi Covid-19 bën paralajmërim të ri për Iranin

    Një grua që pretendon se parashikoi saktë fillimin e pandemisë Covid-19 dhe fitoren në zgjedhje të Donald Trump ka një tjetër parashikim të frikshëm – dhe këtë herë ka të bëjë me Iranin dhe luftën e vazhdueshme në të cilën janë përfshirë SHBA dhe Izraeli.

    Jessica Adams shqyrton me imtësi hartat astrologjike dhe lëvizjet qiellore për të parashikuar ngjarjet në të ardhmen dhe është e njohur për arritjen e disa rezultateve çuditërisht të sakta në të kaluarën.

    Adams thotë se ajo zotëron aftësi intuitive.

    Tani, ajo ka një tjetër parashikim për Iranin në vitin 2026, pasi më parë kishte thënë se “harta e botës do të rivizatohet” këtë vit.

    “Tabela astrologjike e Iranit tregon liri”, deklaroi ajo.

    Për vitin 2026, ka një muaj që do të dallohet sipas astrologes, dhe ai është qershori.

    Adams thotë: “Është e mundur të shihet se fati është me familjet, me historinë, trashëgiminë dhe kulturën e Iranit – në qershor 2026. Në fakt, është në nivelin më të lartë në 12 vjet”.

    Bëhet e ditur se ajo përdori tabelën astrologjike të Teheranit të datës 1 prill 1979 për të bërë parashikimet e saj.

    Data është kur Ajatollah Khomeini e shpalli Iranin Republikë Islamike.

    “Nuk mund të ketë një kohë më të mirë për Iranin dhe kjo është qershori i vitit 2026”, përfundon astrologia.

  • Dy të vdekur nga meningjiti në Angli, një student universitar mes viktimave

    Dy të vdekur nga meningjiti në Angli, një student universitar mes viktimave

    Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë sëmurë nga meningjiti invaziv në Canterbury, Kent, Angli, përfshirë një student të Universitetit të Kentit.

    Autoritetet shëndetësore po u japin antibiotikë studentëve dhe po identifikojnë kontaktet e afërta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Për shkak të situatës, universiteti ka pezulluar vlerësimet për student, por kampuset mbeten të hapura.

    Simptomat paralajmëruese të meningjitit përfshijnë: temperaturë të lartë, dhimbje koke, qafë të ngurtë, të përziera, të dridhura dhe shenja në lëkurë.

    Autoritetet paralajmërojnë se meningjiti mund të përhapet shpejt në universitete dhe kolegje, dhe këshillojnë këdo që të ndjejë simptoma të ngjashme të kërkojë ndihmë urgjente mjekësore.

  • “One Battle After Another” triumfon në Oscars 2026 me gjashtë çmime

    “One Battle After Another” triumfon në Oscars 2026 me gjashtë çmime

    Filmi “One Battle After Another” u shpall fituesi i madh në ceremoninë e Oscars 2026, duke rrëmbyer gjithsej gjashtë çmime të Akademisë gjatë ndarjes së 98-të të çmimeve Oscar të mbajtur në Los Angeles.

    Komedia e regjisorit Paul Thomas Anderson, që trajton historinë e një revolucionari të harruar, fitoi çmimet kryesore për Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë të Adaptuar, Aktorin më të mirë në Rol Dytësor, Montazhin më të mirë të Filmit dhe Casting-un më të mirë.

    Filmi “Sinners”, i cili hyri në ceremoni me 16 nominime, ishte fituesi i dytë më i madh i mbrëmjes, duke marrë katër çmime.

    Aktori Michael B. Jordan fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë, ndërsa regjisori Ryan Coogler mori Oscar-in e parë në karrierë për skenarin më të mirë origjinal. Në kategorinë e aktrimit, Jessie Buckley fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin në filmin “Hamnet”, duke shënuar Oscar-in e saj të parë.

    Ndërkohë, Amy Madigan u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për filmin “Weapons”.

    Ndër të tjera, fantazia muzikore koreano-jugore “KPop Demon Hunters” fitoi dy çmime Oscar, ndërsa edhe filmi “Frankenstein” siguroi dy trofe në kategoritë teknike.

    Lista kryesore e fituesve të Oscars 2026

    Filmi më i mirë:

    One Battle After Another

    Aktorja më e mirë:

    Jessie Buckley – Hamnet

    Aktori më i mirë:

    Michael B. Jordan – Sinners

    Aktorja më e mirë në rol dytësor:

    Amy Madigan – Weapons

    Aktori më i mirë në rol dytësor:

    Sean Penn – One Battle After Another

    Regjia më e mirë:

    Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

    Skenari origjinal më i mirë:

    Ryan Coogler – Sinners

    Skenari i përshtatur më i mirë:

    Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

    Filmi i animuar më i mirë:

    KPop Demon Hunters

    Filmi më i mirë ndërkombëtar:

    Sentimental Value

    Dokumentari më i mirë:

    Mr Nobody Against Putin

    Efektet vizuale më të mira:

    Avatar: Fire and Ash

  • 34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka bërë të ditur se janë shkaktuar 34 aksidente trafiku ku prej tyre 12 me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

    Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1896 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    5 persona janë arrestuar, 2 janë dërguar në mbajte dhe 3 në vuatje të dënimit.