ATV

Blog

  • Gishti tregues dhe gishti i unazës mund të tregojnë më shumë për shëndetin mendor

    Gishti tregues dhe gishti i unazës mund të tregojnë më shumë për shëndetin mendor

    Hulumtimi më i fundit pretendon se disa persona kanë gjasë më të madhe të zhvillojnë ndonjë çrregullim psikiatri

    Studiues në Kanada analizuan gjatësinë e gishtave të vullnetarëve me diagnozë klinike të problemeve psikiatrike, për të përcaktuar nëse psikopatia është “e rrënjosur biologjikisht”. Ekipi zbuloi se tek ata që e kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishtin e unazës ekziston gjasë më e madhe për të pasur një çrregullim psikiatrik të diagnostikuar.

    Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e muajit shkurt të revistës shkencore The Journal of Psychiatric Research.

    Ekipi e nisi kërkimin duke vënë në dukje se tashmë dihet që personat me gisht tregues më të shkurtër dhe gisht unaze më të gjatë lidhen më shpesh me tipare të ashtuquajtura të “triadës së errët” dhe me sjellje agresive.

    Për tiparet e “triadës së errët” thuhet se janë “qëndrime shoqërisht shumë të padëshirueshme, si makiavelizmi, narcizmi dhe psikopatia”, shkruan Yahoo.

    Forma e gishtit tregues mund të zbulojë tiparet tuaja të fshehura, kontrolloni cilit tip i përkisni?

    Gjithashtu është konstatuar se personat që marrin rezultate të larta në shkallën e “triadës së errët” shpesh shfaqin qëndrueshmëri të theksuar mendore dhe rezultate të mira sportive, por edhe intolerancë ndaj pasigurisë, ankth të shpeshtë, mungesë empatie dhe prirje manipuluese.

    Në studim morën pjesë 80 vullnetarë, 44 me probleme psikiatrike dhe 36 persona të shëndetshëm pa diagnozë të çrregullimeve mendore.

    Analiza e duarve të tyre konfirmoi se, krahasuar me personat e shëndetshëm, ata me diagnozë klinike të një çrregullimi psikiatrik kanë më shumë gjasa të kenë gisht tregues më të shkurtër dhe gisht unaze më të gjatë.

    Nga ana tjetër, njëri prej autorëve të studimit, Serge Brand, thekson se personat me gisht tregues më të shkurtër nuk duhet të shqetësohen, pasi kjo karakteristikë shpesh gjendet edhe tek njerëz plotësisht të shëndetshëm.

  • Horoskopi ditor për ditën e sotme

    Horoskopi ditor për ditën e sotme

    Dashi

    Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse me vone nuk do jete e njëjta gjë. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme dhe te mbushur me takime te veçanta. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te mbrojtura. Me maturi mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

    Demi

    Ne jetën tuaj ne çift nuk do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni. Partneri here pas here do ju kritikoje dhe marrëdhënia me te nuk do ece aq mire sa mendonit. Beqaret do jene me shume fat dhe me ne fund do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Me financat do merreni me tepër se zakonisht dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

    Binjaket

    Për shkak te angazhimeve te shumta familjare dhe profesionale do e lini pas dore sot jetën sentimentale. Mire është t’ia shpjegoni partnerit gjithçka ne mënyrë qe ai te mos keqkuptohet. Beqaret do bëjnë për vete atë qe duan dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë. Ne planin financiar gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Mos kërkoni gjera te pamundura.

    Gaforrja

    Planetët do kenë ndikim shume te madhe gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni shume te vetmuar sepse partneri nuk do ju kushtoje rëndësinë e duhur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë dhe vetëm ne mbrëmje mund te kenë takime interesante. Financat do jene goxha te mira. Përfitoni për te shlyer borxhet.

    Luani

    Priten surpriza te mëdha gjate kësaj dite për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi pa fund dhe nuk do dëshiroheni te ndaheni asnjë çast. Beqaret do jene te angazhuar me pune te tjera dhe nuk do mund ta fillojnë dot një lidhje. Për financat do jete dite goxha e vështirë. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

    Virgjeresha

    Te dashuruarit do kenë një dite rutine dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te nesërmen. Beqaret nuk duhet te presin histori dashurie serioze sepse nuk do ju realizohen dëshirat. Për aventura edhe mund te shpresojnë. Me financat duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm sepse situata nuk do jete ne favorin tuaj.

    Peshorja

    Do i bëni deklarata te forta dashurie partnerit tuaj dhe do e ndizni edhe njëherë tjetër zjarrin e pasionit. Beqaret duhet t’ua shprehin simpatinë personave qe pëlqejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do kenë gjasa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do përmirësohet me tepër nga sa mendonit.

    Akrepi

    Do jeni shume ëndërrimtare gjate kësaj dite dhe ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot. Realizmi është ai qe ne fakt duhet t’iu udhëheqë. Beqaret do jene nostalgjike dhe nuk do ndihen gati për te filluar histori dashurie. Financat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla, por mjaft te nevojshme për momentin. Vazhdoni te ndiqni një strategji strikte.

    Shigjetari

    Do ndiheni me te lumtur se kurrë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do përjetoni kënaqësi te pafundme. Beqaret me mire te qëndrojnë me statusin qe kane sot sepse kushtet nuk do jene te favorshme për te krijuar lidhjet e ëndërruara. Financat do i keni nen kujdes dhe nuk do hidhni asnjë hap te pamenduar. Nuk priten vështirësi ne këtë sektor.

    Bricjapi

    Venusi do jete planeti qe do e influencoje me se shumti jetën tuaj ne çift sot. Ne krahët e partnerit do ndiheni si kurrë, prandaj shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret duhet te mos kërkojnë persona pa te meta, por te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat po i menaxhuar me kujdes nuk do keni as shqetësimin me te vogël.

    Ujori

    Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante, Beni atë qe do ju thotë zemra pa u menduar gjate. Takime te shumta do kenë gjithë ditës beqaret, por nuk do mundin dot ta fillojnë një lidhje. Do ju duhet edhe pak kohe te presin. Gjendja e financave nuk do varet vetëm nga ju. Do jeni te detyruar te shpenzoni për objekte ne pune.

    Peshqit

    Do mahniteni sot nga surprizat qe do ju beje partneri dhe do e dashuroni ai kurrë me pare atë. E ardhmja do jete e shkëlqyer. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori dashurie te mrekullueshme dhe afatgjate. Financat do vijnë dalëngadalë duke u stabiluzra, megjithatë ende nuk është momenti për te kryer investime dhe transaksione te mëdha.

  • Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet vendimi i Kushtetueses sapo ai të merret

    Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet vendimi i Kushtetueses sapo ai të merret

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sapo ai të merret.

    Ambasada nuk i ka komentuar pretendimet e zyrtarëve të Lëvizja Vetëvendosje se ambasadorët, përmes vizitave të tyre në Kushtetuese, po ndërhyjnë në këtë institucion.

    “Ambasada gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret”, ka thënë Ambasada gjermane në një përgjigje për RTV21.

    Ky qëndrim i ambasadës vjen në një moment kur zyrtarët e LVV-së kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes Vjosa Osmani të shpallet kundërkushtetues.

  • 89 gra rurale në Mitrovicë, Istog dhe Skenderaj përfitojnë pajisje bujqësore nga FAO dhe UN Women

    89 gra rurale në Mitrovicë, Istog dhe Skenderaj përfitojnë pajisje bujqësore nga FAO dhe UN Women

    Tetëdhjetë e nëntë gra nga zonat rurale të komunave të Istogut, Skenderajt dhe Mitrovicës së Jugut kanë përfituar pajisje bujqësore në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, me një vlerë totale prej 113,000 euro.

    Iniciativa implementohet nga FAO dhe UN Women, me mbështetje financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

    Shpërndarja e pajisjeve u realizua gjatë kësaj jave në secilën nga tri komunat e përzgjedhura, me pjesëmarrjen e grave përfituese, përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe organizatave partnere.

    Kryetarët e komunave, Ilir Ferati në Istog, Sami Lushtaku në Skenderaj dhe Faton Peci në Mitrovicën e Jugut, theksuan rëndësinë e mbështetjes së grave në bujqësi.

    “Partneritete të tilla janë thelbësore për krijimin e mundësive të reja për gratë në zonat rurale dhe për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural në nivel lokal,” tha kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Gratë përfituese kanë marrë pajisje bujqësore sipas planeve të tyre të biznesit për të mbështetur aktivitete prodhuese në bujqësi, përfshirë blegtorinë, përpunimin e produkteve ushqimore dhe prodhimin bujqësor.

    “Jam blegtore nga fshati Kqiq i Madh i Komunës së Mitrovicës dhe kam marrë pajisje për përpunimin e qumështit. Kjo do ta lehtësojë punën time dhe do të më ndihmojë ta rris prodhimin”, tha Aurora Alija, njëra nga gratë përfituese.

    Pajisjet synojnë të rrisin kapacitetet prodhuese, të lehtësojnë proceset që kursejnë kohë dhe punë, si dhe të krijojnë mundësi më të qëndrueshme për gjenerimin e të ardhurave.

    Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm rural.

  • Metoda si ta gjallëroni mendjen dhe trupin

    Metoda si ta gjallëroni mendjen dhe trupin

    Bashkë me ardhjen e pranverës, kur “rizgjohet” natyra gjallërohet dhe mendja e trupi. Gjeni më poshtë disa këshilla si ta përgatisni organizimin që të përballojë sa më lehtë kalimin nga dimri i gjatë në pranverën e ngrohtë.

    MEDITO

    Meditimi mund të duket si një trend kalimtar, por praktika më e re popullore parashikon disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Përqendrimi rregullisht për 10-20 minuta është një nga sekretet më të mëdha për jetëgjatësi. “Meditimi do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin, tensionin e gjakut, të keni gjumë më të mirë, të përmirësoni funksionet kardiovaskulare dhe imunitetin tuaj”, thotë Kerry Bajaj, trajner shëndetësor i certifikuar në Qendrën “Eleven Eleven Wellness” në Nju Jork.

    FLI

    Nuk është sekret që njerëzit e ngarkuar në punë të jenë të privuar nga gjumi, e ky zakon nuk do të thotë se gjithçka shkon në rregull për arsye të një rituali të vendosur tashmë. Gjumi kur nuk plotësohet, e thyen një jetesë të shëndetshme. Gjatë kohës dhe përpjekjeve të përditshmërisë, ju e shpenzoni duke ngrënë dhe punuar jashtë. Fiziku juaj do të jetë edhe më i lodhur nëse nuk do të merrni orët e duhura të natës për t’u qetësuar, minimalisht nga shtatë deri në tetë orë. Të “kapësh” gjumin fundjavave, gjithsesi nuk do të funksionojë. Studiuesit e Universitetit Roçester sugjerojnë se gjumi i pamjaftueshëm e prish aftësinë e trurit për të tkurrur toksinat nga trupi dhe si rezultat, mund ta dëmtojnë trurin. Pra, kur ju rinisni punën pas një gjumi jo të mirë, ju do të jeni i paaftë për t’u fokusuar në çdo gjë.

    PI UJË TË NGROHTË ME LIMON

    Ajo që bëni në mëngjes është përcaktimi i qëndrimit tuaj gjatë pjesës tjetër të ditës, ajo që shumë ekspertë sugjerojnë për të mos ia nisur nga një mëngjes i rëndë, por thjesht, ngopje me proteina dhe fibra. Kjo është një ide e madhe. E para gjë që ju vini në gojë kur ngriheni nga shtrati, kurrsesi nuk mund të jetë një omëletë me perime apo një suxhuk. Pirja e ujit të ngrohtë me limon shkarkon toksina nga trupi. “Ai është detoksifikuesi që ndihmon stimulimin e lëvizjeve të zorrës”, thotë Bajaj. “Kjo do t’ju mbushë me energji edhe falë kafeinës”.

    PI ÇAJ

    Pini shumë çaj. Thjesht bëjeni. Çaji mund të jetë përfituesi më i mirë për trupin tuaj. Studiuesit kanë publikuar në “European Journal of Clinical Nutrition” se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të përmirësojë kujtesën dhe njohjen me meshkuj. Çaji jeshil ka meritë edhe më të madhe për arsye të përfitimeve të tjera shëndetësore, siç është funksionimi i mbarë i metabolizmit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i frymëmarrjes së rënduar, rritja e imunitetit si dhe veprimi i saj si agjent anti-inflamator.

    BËNI BANJË PARA SE TË NISNI DITËN

    Stërvitja e mëngjesit, para se të shkoni në punë, nuk do të thotë që do ta bëjë trupin tuaj shumë më të mirë fizikisht. Në fakt, nga studimet e Stephen F. Austin të “State University” është vënë re se ata që ndiqnin këtë rregull, ishin më pak të fortë krahasuar me ata që dinamikën e mëngjesit e nisnin me një banjë të ngrohtë, ngrohje të muskujve që përfshinte lëvizje dhe ecje të gjata. Ky lloj zakoni do të rrisë jo vetëm aftësinë për të punuar, por do t’ju ndihmojë të parandaloni dëmtimet.

    KUJDESU PËR HIGJIENËN

    Lëkura është organi më i madh, ndaj kujdesi për të nevojitet si për çdo pjesë të trupit tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju të fiksoheni pas produkteve që duhet të përdorni. “Shikoji flokët dhe lëkurën e fytyrës tuaj, pastrojini ato me produkte të cilat nuk përmbajnë kimikate”, këshillon Bajaj. Kontrolloni etiketat për sulfat-natriumi dhe hidhini nëse kanë elementë të tillë, pasi ato jo vetëm i këpusin flokët, por dëmtojnë edhe lëkurën.

    MBRONI SYTË

    Mbrojtja e syve është një nga rregullat bazë për mirëqenien fizike. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e syzeve të diellit. Kështu ju parandaloni çdo ditë djegien nga dielli, kataraktin e syve madje dhe kancerin e lëkurës. Zgjidhni syze dielli me përthithje diellore në masën 99-100% UV ose UV 400.

    MERRNI FIBRA

    Fibrat janë çelësi kryesor i çdo dietë të shëndetshme. Një dietë e pasur në fibra ju ndihmon të mbani trupin në formë. Gjithashtu ndihmon në ecjen për një kohë të gjatë, ndërsa përfitimet janë dhe në humbje peshe. Kjo pasi fibrat rregullojnë sistemin e tretjes, ulin tensionin e gjakut, shkurtojnë rrezikun për diabet dhe ulin kolesterolin e keq.

    HANI GJELBËR

    Nëse nuk keni diçka të gjelbër në pjatën tuaj çdo vakt, ju do ta ushqeni trupin pa përbërësit thelbësorë. Sipas studimeve të fundit, zarzavatet, të konsumuara si vakt në mbrëmje, mund të jenë ndër ushqimet më të mira për të parandaluar kancerin. Gjethet e gjelbra të perimeve të stinës ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Nëse rregulla të tilla nuk i ndiqni për shkak të dembelizmit, zgjidhja qëndron te spirulina, një lloj i algave gjelbër-blu që janë të pasura me proteina, acide omega-3 yndyrore, Vitamina B, zink, hekur dhe beta-karotene.

    BËNI MË SHUMË SEKS

    Ju nuk keni nevojë për askënd që t’ju thotë, bëni më shumë seks, por kjo nuk e dëmton aspak kërkimin në lidhje me përfitimet e tij. Koha e rregullt, e kaluar pas dyerve të mbyllura, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të rinj, t’ju zvogëlojë stresin, t’ju rrisë imunitetin, si dhe t’ju mbrojë nga kanceri i prostatës dhe t’ju përmirësojë shëndetin kardiovaskular. Për më tepër, në një studim 25-vjeçar të kryer nga “Universiteti Duke” është konkluduar se sa më shumë marrëdhënie seksuale të kryeni, aq më gjatë do të jetoni.

  • Tinder me AI që analizon fotot tuaja për të gjetur “partnerin ideal”

    Tinder me AI që analizon fotot tuaja për të gjetur “partnerin ideal”

    Tinder po teston një veçori të re të Al të quajtur Kimi, e cila synon të përmirësojë cilësinë e përputhjes.

    Një pjesë e veçorisë mund të analizojë fotot në telefonin tuaj për të zbuluar modele si hobi, zakone udhëtimi dhe sinjale të stilit të jetës.

    Sistemi më pas përdor këto të dhëna për të sugjeruar profile me të cilat përputheni më shumë.

    Kjo veçori është opsionale dhe përdoruesit duhet të japin leje përpara se Tinder të mund të hyjë në fotot e tyre.

    Disa përdoruesve u pëlqen ideja e personalizimit më të thellë, ndërsa të tjerë po ngrenë shqetësime për privatësinë në lidhje me dhënien e një aplikacioni qasje në fotot e tyre personale.

  • “Çmendet” Real Madridi, gati 160 milionë euro për yllin e Bayern Munichut

    “Çmendet” Real Madridi, gati 160 milionë euro për yllin e Bayern Munichut

    Real Madridi po përgatit një ofertë të çmendur për ta transferuar yllin e Bayern Munichut Michael Olise në afatin kalimtar veror.

    Gjiganti spanjoll po përgatitet të përforcojë skuadrën në verë ndërsa Florentino Perez thuhet se është një admirues i madh i futbollistit francez.

    Siç raporton gazeta e madhe gjermane “BILD”, Reali po dëshiron që më patjetër ta sigurojë Olise si dhe është gati ta “thyejë bankën” për ta kompletuar këtë lëvizje.

    Raporti shton se “Galaktikët” janë gati të ofrojnë plot 160 milionë euro për ta bindur Bayernin që ta lejojë lojtarin të largohet nga “Allianz Arena”.

    Megjithatë, marrëveshja shihet si vështirë për t’u realizuar pasi te Bayerni Olise mbetet i paprekshëm dhe pavarësisht çmimit anësori nuk do të largohet.

    Interesim për Olise ka shprehur edhe Liverpooli, të cilët gjithashtu janë gati të shpenzojnë mbi 100 milionë euro për ta transferuar në verë.

  • Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

    Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

    E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet në dyshim për Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada..

    Pas barazimit 1-1 në shtëpi mes Santos dhe Corinthians në kampionatin brazilian, ylli brazilian zbriti në fushë në një nga ndeshjet e fundit përpara se trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ta bëjë përzgjedhjen zyrtare për dy miqësoret vendimtare në prag të Kupës së Botës.

    Në fund të ndeshjes, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit foli për “ESPN” dhe e dërgoi një mesazh të qartë për trajnerin italian, përcjell “Gazeta Express”.

    “Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror, por nuk varet nga unë.”

    “Pavarësisht nëse do të jem apo jo aty, gjithmonë do të bëj tifo për Brazilin.”

    “Ney” mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, por ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë do të jenë testet e fundit para se Ancelotti ta shpallë listën përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në Botëror.

    Sipas raportimeve të klubit brazilian, dy anëtarë të stafit të federatës së Brazilit ishin të pranishëm në stadium për ta ndjekur ndeshjen kundër Corinthians.

    Megjithatë, Ancelotti ka qenë i qartë: në Botëror do të marrë vetëm futbollistë që janë në 100% të formës fizike.

    Trajneri italian ka lënë të kuptohet gjithashtu se disa lojtarë me eksperiencë mund të mos kenë nevojë për teste të tjera, gjë që ia lë Neymarit një shpresë të vogël edhe në rast se nuk ftohet në miqësoret e ardhshme.

    Megjithatë, ndjesitë për gjendjen fizike të brazilianit 34-vjeçar nuk janë shumë pozitive.

    Ish-lojtari i PSG e pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në tetor 2023 dhe iu nënshtrua një tjetër operacioni në gju në dhjetor.

    Këtë vit ai i ka regjistruar më pak se 10 paraqitje me Santos, megjithëse vazhdon ta tregojë talentin e tij.

    Madje disa raportime sugjerojnë se mungesa e tij në ndeshjen ndaj Mirassol FC mund t’i ketë kushtuar me ftesën për Botëror, pasi Ancelotti u informua për mungesën e sulmuesit vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes.

  • Koci: Skandal në një rast të ngacmimit seksual – viktima në sallë, gjykatësit jo

    Koci: Skandal në një rast të ngacmimit seksual – viktima në sallë, gjykatësit jo

    Avokati Arianit Koci ka raportuar të hënën në mëngjes një skandal në sistemin gjyqësor.

    Koci ka thënë se sot në një rast të ngacmimit seksual në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Fushë Kosovë, gjyqtarët nuk erdhën fare.

    Rastet e ngacmimit seksual kërkojnë që të trajtohen me prioritet të veçantë në bazë të Ligjit, sqaroi avokati në një postim në rrjetet sociale.

    “Realiteti që gjetëm sot në Gjykatën e Fushë Kosovës ishte krejt tjetër”, tha ai.

    Sipas tij, seanca ishte planifikuar të fillonte në orën 09:00. Por, në sallën e gjyqit në orën 09:20 aty ishin vetëm “viktima dhe unë si përfaqësues i saj”.

    “Ndërkohë, duhet me u kujtu një fakt: aktakuza në këtë rast është ngritë para më shumë se dy vitesh. Gjatë kësaj kohe, viktima më ka tregu se që nga dita e parë në Polici është ndi e pashpresë dhe e pakënaqur me trajtimin institucional”, bëri të ditur Koci.

    Koci alarmoi për mesazhin që po u jepet viktimave me këtë sjellje.

  • Izraeli shkatërron aeroplanin e ish-liderit iranian Ali Khamenei

    Izraeli shkatërron aeroplanin e ish-liderit iranian Ali Khamenei

    Forcat Ajrore Izraelite goditën dhe shkatërruan aeroplanin e ish-udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei në aeroportin Mehrabad të Teheranit gjatë natës, ka njoftuar ushtria.

    IDF tha se aeroplani ishte përdorur nga Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë “për të çuar përpara prokurimin ushtarak dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me vendet e boshtit përmes fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare”.

    Ushtria shtoi se shkatërrimi i “asetit strategjik” është një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit “ndërtimit të fuqisë ushtarake dhe aftësive të regjimit për rehabilitim”.

    Ndryshe, më herët këtë muaj, Forcat Ajrore Izraelite goditën dhe shkatërruan 16 aeroplanë në aeroportin Mehrabad.

    Sipas tyre, ata ishin përdorur nga Forca Quds, krahu i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, për të dërguar armë dhe para në dorë të grupeve terroriste, kryesorja ndër të cilat Hezbollahu në Liban.

    Sipas ushtrisë, Irani kishte zhvendosur disa nga aeroplanët në zonat e magazinimit për aeroplanë jashtë shërbimit, në një përpjekje për ta bërë më të vështirë për Izraelin identifikimin e tyre.