ATV

Blog

  • Dalin në shitje biletat e koncertit të Bryan Adams

    Dalin në shitje biletat e koncertit të Bryan Adams

    Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian.

    Sipas datave zyrtare të publikuara, koncerti do të mbahet më 27 qershor 2026 në Salla 1 Tetori, një nga hapësirat kryesore për ngjarje muzikore në vend.

    Ky pritet të jetë një nga koncertet më të mëdha të vitit në Kosovë, duke marrë parasysh popullaritetin global të artistit kanadez, i cili ka shënuar dekada suksesi në skenën ndërkombëtare.

    Bryan Adams është i njohur për hitet e tij të famshme si “Summer of ’69”, “Heaven” dhe “(Everything I Do) I Do It for You”, këngë që kanë mbetur ndër më të dashurat për publikun në mbarë botën.

    Turneu evropian i artistit përfshin disa qytete, ndërsa ndalesa në Prishtinë ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat në vend dhe rajon.

    Deri më tani, biletat për koncertin nuk janë nxjerrë ende në shitje, ndërsa organizatorët pritet të publikojnë detaje të tjera në ditët në vijim.

    Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, Adams ka shitur miliona albume dhe ka fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Grammy dhe nominime për Golden Globe dhe Oscar.

    Koncerti në Prishtinë pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh dhe të jetë një nga ngjarjet kryesore muzikore të verës në Kosovë.

  • Kryediplomatja e BE-së: Na duhet një dalje nga kjo luftë

    Kryediplomatja e BE-së: Na duhet një dalje nga kjo luftë

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar se Lindja e Mesme ka nevojë për përfundimin e luftës dhe jo për përshkallëzim, mes sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

    “Është e qartë se na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim”, tha Kallas teksa liderët e BE-së po mblidhen në Bruksel. Ajo dënoi sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike të Katarit, duke theksuar se ato “krijojnë kaos të mëtejshëm”.

    Kallas gjithashtu përsëriti nevojën për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se ajo është e lidhur me luftën në Lindjen e Mesme. “Rusia po përfiton nga lufta në Lindjen e Mesme, prandaj përfundimi i kësaj lufte është po aq i rëndësishëm për të gjetur një zgjidhje edhe për Ukrainën”, shtoi ajo.

    Kallas gjithashtu theksoi se vendet anëtare nuk kanë dëshirë të zgjerojnë operacionin Aspides në Ngushticën e Hormuzit. “Ministrat thanë se nuk jemi konsultuar. Disa madje thanë se kemi tentuar t’i bindim palët që të mos e nisin këtë luftë dhe nuk e dimë cilat janë objektivat e saj”, tha ajo.

    Kryediplomatja e BE-së tha se nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare nëse merret parasysh përdorimi i forcës. “Vendet anëtare nuk kanë dëshirë të përfshihen në këtë luftë”, shtoi ajo.

  • Irani shqyrton tarifa për anijet në Ngushtica e Hormuzit

    Irani shqyrton tarifa për anijet në Ngushtica e Hormuzit

    Irani po konsideron vendosjen e tarifave për çdo anije që kalon nëpër Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare ku kalon rreth 20% e naftës dhe gazit global.

    Sipas zyrtarëve në Iran, masa synon të rrisë të ardhurat dhe të forcojë kontrollin strategjik të vendit mbi këtë korridor energjetik.

    Propozimi vjen në sfondin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë një projektligj që do të detyrojë shtetet përdoruese të paguajnë taksa tranziti.

    Këshilltari Mohammad Mokhber paralajmëroi një “regjim të ri” pas përfundimit të konfliktit.

    Analistët theksojnë se një vendim i tillë mund të rrisë tensionet globale dhe të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet ndërkombëtare të energjisë.

  • Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

    Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

    Një 29 vjeçar, me iniciale E.A, ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Prizren, konkretisht në rrugën “Transiti i vjetër”.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

    “Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion”.

    “Si pasojë e aksidentit, motociklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, deklaroi ai.

  • I dënuar në Holandë për pastrim parash dhe drogë, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

    I dënuar në Holandë për pastrim parash dhe drogë, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

    Një shtetas nga Kosova është arrestuar në Morinë.

    Policia shqiptare ka njoftuar se 34-vjeçari rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg nga autoritetet holandeze, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

    I njëjti u kap në Morinë në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

    “Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”, thuhet në njoftim.

  • Kosova dhe Belgjika nisin bashkëpunimin për ndihmë juridike në çështjet penale

    Kosova dhe Belgjika nisin bashkëpunimin për ndihmë juridike në çështjet penale

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’i kërkuar Presidentes autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Mbretërinë e Belgjikës.

    Ministrja e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se marrëveshja është rezultat i negociatave me homologët belgë dhe synon të krijojë bazën ligjore dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

    “Kjo marrëveshje harmonizon procedurat dhe mundëson bashkëpunim më të shpejtë dhe të frytshëm ndërmjet dy vendeve”, tha Gërvalla.

    Ajo shtoi se marrëveshja do të ndihmojë përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke intensifikuar bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe duke konsoliduar kapacitetet e vendit.

    Ministrja Gërvalla theksoi gjithashtu se Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme, pasi vetëm kështu forcohet sundimi i ligjit, siguria juridike dhe roli i vendit si partner i besueshëm në drejtësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

  • Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

    Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

    Një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë fqinje të mërkurën, duke shkaktuar një reagim nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s, ka njoftuar të enjten, ministri i Jashtëm Estonez, Margus Tsahkna.

    Ishte hera e parë këtë vit që një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, ka thënë ministria e Jashtme.

    Tsahkna tka thënë se shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, pranë bregdetit verior të Estonisë, ku një avion luftarak rus SU-30 hyri në hapësirën ajrore të Estonisë dhe qëndroi për rreth një minutë.

    Sipas ministritë të jashtëm estonez, misioni i NATO-s për Policimin Ajror Baltik reagoi shpejt, duke vendosur njësi të Forcave Ajrore italiane.

    Në shtator të vitit të kaluar, Talini zyrtar ka thënë se tre avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të vendit baltik për 12 minuta në një inkursion “të paparë”, ndërsa ministria e Mbrojtjes e Rusisë e hodhi poshtë pretendimin si të rremë.

    Estonia ka thirrë kreun në detyrë të misionit diplomatik rus në Talin për sqarime ndaj incidentit të së mërkurës.

  • Lionel Messi arrin shifrën e 900 Golave në karrierë kundër Nashville SC

    Lionel Messi arrin shifrën e 900 Golave në karrierë kundër Nashville SC

    Ylli argjentinas Lionel Messi ka arritur shifrën e 900 golave në karrierë,duke u bërë lojtari i dytë në history që e arrin këtë numër.

    Messi shënoi në 1/8 së finales së Kupës së Kampioneve Concacaf kundër Nashville SC,ku vetëm pas 7 minutash shënoi për epërsinë e skuadrës së Inter Miamit.

    Përndryshe Inter Miami megjithatë barazoi 1:1,por për argjentinasin kjo ishte një ndër momentet më të rëndësishme sa i përket karrierës së tij në futboll dhe nëse arrin të luaj edhe për një  ose dy vite atëherë Messi mund të arrij edhe shifrën e 1000 golave.

    Kujtojmë që Lionel Messi golin e tij të parë e shënoi me Barcelonën në vitin 2005,dhe atë në ndeshjen kundër Albacetes në sezonin 2004-05 ku 38 vjeçari debutoi në sezonin e tij të parë si profesionist.

  • Gjesti lirohet nga paraburgimi

    Gjesti lirohet nga paraburgimi

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, andaj me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.

    Para disa ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu që të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhej në njoftim.

  • Parashikimi i superkompjuterit Opta-Arsenal,Bayern,PSG dhe Barcelona gjysmëfinalistët potencialë

    Parashikimi i superkompjuterit Opta-Arsenal,Bayern,PSG dhe Barcelona gjysmëfinalistët potencialë

    Skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve janë tani të njohura, dhe superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet për fituesin e mundshëm të trofeut. Sipas këtyre parashikimeve, Arsenali është skuadra me shanset më të mëdha për të fituar, me 78.71% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale dhe 29.73% për të fituar titullin.

     

    Pas londinezëve, Bayerni i Mynihut vjen i dyti, me 59.56% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale dhe 18.33% për të fituar trofeun. Barcelona është e treta, me 66.47% shanse për të kaluar dhe 15.66% mundësi për të fituar.

     

    Paris Saint Germain ka 56.25% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Reali i Madridit, që do të përballet me Bayernin, ka 40.44% shanse për të kaluar. Liverpool ka 43.75% mundësi për të kaluar PSG-në, por ka shanse më të ulëta për të fituar. Atletico Madrid ka 33.53% mundësi për të kaluar Barcelonën, dhe Sporting Lisbon ka vetëm 21.29% mundësi për të kaluar Arsenalin.