ATV

Blog

  • Lewandowski përballë Shqipërisë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

    Lewandowski përballë Shqipërisë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

    Kombëtarja e Polonis dhe ajo e Shqipëris përballen të enjten në mbrëmje në gjysmëfinalen e ‘Play-Off’-it për kualifikimin në Botërorin 2026.

    Kapiteni dhe ylli kryesor i Polonisë, Robert Lewandowski, ka dhënë një prononcim për sfidën e ardhshme, duke vlerësuar skuadrën shqiptare si një kundërshtar të fortë.

    Sulmuesi i FC Barcelona tha se një gol i vetëm mund të jetë i mjaftueshëm për të kaluar më tej dhe se nuk e sheh këtë ndeshje si një kopje të përballjes së fundit me Shqipërinë.

    “Shqipëria është gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Ishte e vështirë jashtë fushe, por as në shtëpi nuk e kemi pasur të lehtë. Shpresoj që të arrijnë në finalen e dytë,” shtoi Lewandowski.

    Dueli do të luhet në stadiumin PGE Narodowy me fillim nga ora 20:45.

  • Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen e play-off ndaj Polonisë

    Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen e play-off ndaj Polonisë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen e fazës play-off të Botërorit 2026 ndaj Polonia.

    Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi kryesor ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.

    Në stërvitje morën pjesë 23 lojtarë, ndërsa Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sonte. Uzuni dhe Gripshi vonuan për shkak të udhëtimit, ndërsa Ramadani për arsye familjare, pasi u bë baba për herë të tretë pikërisht sot.

    Ditën e nesërme Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të mërkurën ekipi do të udhëtojë drejt Varshava për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë, e cila do të nisë në orën 20:45.

  • Hansi Flick shpallet trajneri i muajit në La Liga pas ecurisë perfekte të Barcelonës

    Hansi Flick shpallet trajneri i muajit në La Liga pas ecurisë perfekte të Barcelonës

    Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, është shpallur zyrtarisht trajneri i muajit në La Liga, pas një periudhe të jashtëzakonshme të skuadrës katalanase.

    Gjatë këtij muaji, Barcelona arriti një ecuri perfekte me 100% fitore, duke konfirmuar formën e lartë dhe stabilitetin që ka ndërtuar nën drejtimin e teknikut gjerman. Ekipi jo vetëm që ka marrë rezultate pozitive, por ka treguar edhe një lojë të organizuar, me kontroll të topit, ritëm të lartë dhe efikasitet në fazën sulmuese.

    Një nga pikat më të forta të Barcelonës së Flick ka qenë balanca mes mbrojtjes dhe sulmit. Skuadra ka arritur të jetë solide në prapavijë, duke pësuar pak gola, ndërsa në sulm ka qenë konkrete dhe e rrezikshme në momentet vendimtare.

    Për më tepër, Flick ka arritur të menaxhojë shumë mirë grupin, duke i dhënë rol lojtarëve kyç, por edhe duke aktivizuar me sukses elementë të rinj. Kjo ka sjellë konkurrencë të shëndetshme brenda ekipit dhe një nivel të lartë performance në çdo ndeshje.

    Ky çmim vjen si një shpërblim i merituar për punën e tij, por edhe si një sinjal i qartë se Barcelona është rikthyer si një pretendente serioze në La Liga.

    Me këtë formë dhe me këtë trajner në krye, skuadra katalanase po dërgon një mesazh të fortë për rivalët: Barcelona është gati të luftojë deri në fund për titullin.

  • Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës para ndeshjes të Kosovës

    Gallapeni shkëlqen në Poloni, përfshihet në formacionin e javës para ndeshjes të Kosovës

    Mbrojtësi kosovar Dion Gallapeni po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin polak, duke u shpërblyer edhe me një vend në formacionin më të mirë të javës.

    Futbollisti i Wisła Płock ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e skuadrës së tij, ku kontribuoi me dy asistime dhe një paraqitje shumë të sigurt në mbrojtje.

    Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re, pasi Gallapeni u përfshi në formacionin ideal të javës, përkrah edhe bashkëlojtarit të tij Juric.

    Kjo formë e lartë vjen në një moment shumë të rëndësishëm, pasi mbrojtësi pritet të ketë rol kyç me Kosovo national football team në ndeshjet e muajit mars.

    Duke filluar nga përballja ndaj Slovakia national football team këtë të enjte, Gallapeni shihet si një nga opsionet kryesore në formacionin startues.

  • “makazze”i pandalshëm-Natus Vincere r në gjysmëfinale të Blast Open Rotterdam

    “makazze”i pandalshëm-Natus Vincere r në gjysmëfinale të Blast Open Rotterdam

    Natus Vincere është kualifikuar në gjysmëfinalen e turneut BLAST Open Rotterdam pas një fitoreje bindëse ndaj ekipit turk Aurora.

    NaVi tregoi edhe një herë epërsinë e saj, duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në mapa. Në këtë përballje shkëlqeu Drin Shaqiri, i njohur si “makazze”, i cili ishte vendimtar për suksesin e ekipit.

    Në hartën e parë, “de_anubis”, NaVi fitoi me rezultat 13-8. “Makazze” realizoi 18 eliminime, ndërsa kontribut të madh dha edhe Justinas Lekavicius (iM) me 23 eliminime.

    Në hartën e dytë, “de_nuke”, “makazze” vazhdoi formën e shkëlqyer, duke përfunduar ndeshjen me statistika 19-12 dhe një vlerësim mbresëlënës prej 1.53.

    Në total, ylli nga Kosova ishte lojtari më i mirë i takimit me 37 eliminime dhe një vlerësim mesatar prej 1.42.

    Me këtë fitore, NaVi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë të shtunën nga ora 15:00.

  • Nesër i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra mbrëmë nga e dashura

    Nesër i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra mbrëmë nga e dashura

    Familja Brahimi nga Obiliqi ka njoftuar se nesër do të varroset më i dashuri i tyre, Ilazi, që vdiq tragjikisht në Majac të Podujevës.

    Në postimin e një familjari thuhet se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit.

    Ceremonia mortore do të nis nga ora 12:30.

    Ndryshe, viktima u vra nga e dashura e tij, Ardita Gashi, e cila të dielën mbrëma e qëlloi edhe gruan e axhës së saj, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

    E plagosura dhe vet e dyshuara, vdiqën sot në QKUK. Kjo e fundit u lëndua pasi e plagosi veten.

  • Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, SHBA-ja e Irani do ta kontrollojnë së bashku

    Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, SHBA-ja e Irani do ta kontrollojnë së bashku

    Presidenti amerikan Donald Trump i tha CNN të hënën se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “shumë shpejt e hapur”, duke shtuar se do të donte që kjo rrugë jetike detare të ishte nën kontroll të përbashkët të SHBA-së dhe Iranit.

    I pyetur nga Kaitlan Collins e CNN se kur pritet të rihapet ngushtica, Trump tha: “Ajo do të hapet shumë shpejt”, nëse negociatat me Iranin vazhdojnë me këtë ritëm.

    “Ajo do të kontrollohet së bashku”, shtoi ai. “Unë dhe Ajatollahu, kushdo që është Ajatollahu, kushdo që do të jetë Ajatollahu i ardhshëm”.

    “Dhe do të ketë gjithashtu një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit”, tha Trump, duke iu referuar goditjeve në orët e para të konfliktit që eliminuan një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë të Iranit. “Automatikisht ka një ndryshim regjimi”, tha ai, para se të sugjeronte se bisedimet gjatë fundjavës treguan shenja për përfundimin e konfliktit.

    “Por ne po merremi me disa njerëz që unë i konsideroj shumë të arsyeshëm, shumë të qëndrueshëm”, i tha Trump Collins. “Njerëzit brenda e dinë se kush janë, janë shumë të respektuar, dhe ndoshta njëri prej tyre do të jetë pikërisht ai që ne po kërkojmë”.

  • Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

    Ngritja e çmimit, Berjani i çon letër Kurtit, Muratit dhe Kusarit: Kërkon heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës

    Kryetari i naftëtarëve Fadil Berjani ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë aktualisht janë në lëvizje për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se nuk mund të parashikohen çmimet për ditët në vijim.

    Sipas tij, çmimet me pakicë sillen rreth 1.70 deri në 1.78 euro për dizelin dhe 1.30 deri në 1.42 euro për benzinën, ndërsa çmimi furnizues ka qenë rreth 1.74 euro.

    Ndërkohë, Berjani ka bërë të ditur se i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, Hekuran Muratit dhe Mimoza Kusari-Lilës duke kërkuar heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet e naftës.

    Ai theksoi se kjo masë do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e kostos për qytetarët, në kushtet e rritjes së çmimeve.

    Sipas tij, nga të dhënat e fundit, qytetarët aktualisht paguajnë rreth 0.62 euro për litër në buxhetin e shtetit, krahasuar me rreth 0.52 euro më herët, duke reflektuar rritje të ngarkesës nga TVSH-ja prej 0.10 euro për litër.

    “Kjo masë do të ndikonte drejpërdrejt në uljen e kostos për konsumatorin final, përkatësisht për qytetarët e Kosovës, duke ofruar një lehtësim të menjëherëshëm dhe të prekshëm në kushtet aktuale të rritjes së kostos së jetesës. Bazuar në të dhënat e fundit, me datën 21.03.2026, qytetari paguan rreth 0.62 për litër në buxhetin e shtetin, ndërsa më 21.03.2026, kjo vlerë ishte rreth 0.52.Kjo tregon se përveç rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, është evidentuar edhe një rritje e ngarkesës nga TVSH-ja prej 0.10 euro për litër”, thuhet tutje në letrën që Berjani dërgoi Kurtit dhe ministrave. /GazetaBlic

  • Tahiri i AAK-së bën kërkesë që Qeveria të vendosë masa urgjente për situatën ekonomike

    Tahiri i AAK-së bën kërkesë që Qeveria të vendosë masa urgjente për situatën ekonomike

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.

    Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente që sipas tyre duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.

    Ndryshe, ekspertët e ekonomisë në vend kanë rekomanduar heqjen e aksizës së naftës dhe uljen e TVSH-së.

    Në anën tjetër, vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me anë të subvencioneve për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA.

  • Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pasi Trump shtyu sulmet ndaj termocentraleve në Iran

    Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pasi Trump shtyu sulmet ndaj termocentraleve në Iran

    Çmimi i naftës ra ndjeshëm të hënën pasi Donald Trump njoftoi se do të shtyjë për pesë ditë sulmet e planifikuara ndaj objekteve energjetike në Iran, shkruan The Guardian.

    Pas këtij lajmi, tregjet u qetësuan dhe nafta ra rreth 7%. Edhe çmimet e gazit shënuan rënie.

    Shkaku kryesor ishte fakti që Trump tha se SHBA dhe Irani kanë zhvilluar bisedime pozitive, duke rritur shpresat se tensionet mund të ulen dhe të shmanget një përshkallëzim i konfliktit.

    Më herët, frika nga një përplasje e mundshme kishte rritur çmimet e naftës, sidomos për shkak të rrezikut që mund të prekej furnizimi global me energji.

    Por tani, vetëm lajmi për negociata ka mjaftuar që tregjet të reagojnë menjëherë dhe çmimet të bien.