ATV

Blog

  • Boksierja përfundon në koma të induktuar pas një nokauti të tmerrshëm

    Boksierja përfundon në koma të induktuar pas një nokauti të tmerrshëm

    Një boksere 19-vjeçare, Isis Sio, është vendosur në gjendje kome të induktuar mjekësisht pasi pësoi një nokaut të rëndë gjatë një meçi të zhvilluar të shtunën kundër Jocelyn Camarillo.

    Ndeshja u mbajt në San Bernardino, Kaliforni, në kuadër të një eventi të organizuar nga ProBoxTV, dhe përfundoi shumë shpejt – vetëm 78 sekonda pas fillimit.

    Camarillo e vuri Sio në presion pranë litarëve dhe e goditi me një seri goditjesh të forta, duke bërë që ajo të bjerë me fytyrë përpara në ring.

    Pas nokautit, Sio shfaqi shenja të rënda fizike duke u dridhur në ring.

    Ajo u transportua menjëherë në spitalin Loma Linda University Health, ku mjekët vendosën ta fusin në komë të induktuar për shkak të gjendjes së saj serioze.

    Në një deklaratë zyrtare, organizata ProBoxTV u shpreh:

    “Në emër të drejtorit ekzekutiv Garry Jonas dhe gjithë familjes ProBox, lutemi për shërim të shpejtë të Isis Sio. Ajo aktualisht ndodhet në një gjendje kome të induktuar mjekësisht. Mendimet tona janë me të dhe familjen e saj në këto momente shumë të vështira”.

    Sio hyri në këtë përballje me një rekord profesional prej 1 fitoreje dhe 2 humbjesh, ndërsa në janar kishte pësuar një tjetër disfatë me nokaut, këtë herë nga një goditje në trup (kroshe i majtë) nga Perla Bazaldua.

    Nga ana tjetër, kundërshtarja e saj Jocelyn Camarillo është një boksere e suksesshme në nivel amator, me tre tituj kampione shtetërore, dhe hyri në këtë ndeshje me rekord të pastër profesional 5-0, ku të gjitha fitoret i kishte arritur me vendim të gjyqtarëve.

    Vlen të theksohet se kjo ishte hera e parë që Sio garonte në kategorinë “junior flyweight” (muha), me peshë zyrtare 48.7 kilogramë.

    Në paraqitjet e mëparshme, ajo kishte garuar në kategori më të rënda, me peshë 51.7 dhe 53.5 kilogramë.

  • Kina forcon hartimin e oqeanit për të përgatitur luftën nënujore me SHBA-në

    Kina forcon hartimin e oqeanit për të përgatitur luftën nënujore me SHBA-në

    Kina po zhvillon një operacion të gjerë për hartimin dhe monitorimin e oqeanit në Paqësorin, Indian dhe Arktik, duke përdorur dhjetëra anije kërkimore për të mbledhur të dhëna që ekspertët thonë se mund të ndihmojnë në operacionet nënujore kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

    Anijet, si Dong Fang Hong 3, kanë survejuar zona strategjike pranë Tajvanit, Guam-it, Shtretërve të Malaka dhe ujërave japoneze, duke mbledhur të dhëna mbi fundin e detit dhe kushtet mjedisore, shkruan Reuters.

    Ndërsa disa hulumtime zyrtarisht lidhen me minerale dhe peshkim, analistët e marinës paralajmërojnë se informacioni ka përdorim të qartë ushtarak, duke ndihmuar Kinën të kuptojë terrenin nënujor, rrymat dhe përhapjen e valëve zanore, të domosdoshme për dislokimin e nëndetëseve dhe luftën kundër tyre.

  • Ministria izraelite: 4.829 persona të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin

    Ministria izraelite: 4.829 persona të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin

    Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha sot se 4.829 persona të plagosur janë transportuar në spitale që nga fillimi i luftës me Iranin, me 111 ende të shtruar në spital, transmeton Anadolu.

    Ministria tha në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X se nga të shtruarit në spital, 12 janë në gjendje të rëndë, 21 në gjendje të moderuar dhe 78 me lëndime të lehta.

    Një përshkallëzim rajonal shpërtheu që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 persona, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

    Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.

  • Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

    Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

    Ajo përmes një postimi në profilin e saj ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

    Postimi i saj i plotë:

    Sot kujtojmë 24 marsin 1999, kur bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

    Si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që kishte marrë trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore mbi caqet policore dhe ushtarake serbe për 78 ditë.

    Gjatë kësaj periudhe, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën.

    Nderojmë, me mirënjohje, rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës.Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira.

  • Modern Talking vjen për herë të parë në Kosovë!

    Modern Talking vjen për herë të parë në Kosovë!

    Grupi legjendar i muzikës pop, Modern Talking, me vokalistin kryesor Thomas Anders & Band, do të performojë për herë të parë në Kosovë, në kuadër të festivalit të verës Hardh Fest, që do të mbahet më 4, 5 dhe 6 shtator në Rahovec.

    Koncerti pritet të sjellë hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, përfshirë Cheri, Cheri Lady, You’re My Heart, You’re My Soul dhe Brother Louie, duke ofruar një eksperiencë muzikore nostalgjike dhe të paharrueshme për publiku.

  • Këto vende do të mbesin pa rrymë sot, shkak punimet në rrjet

    Këto vende do të mbesin pa rrymë sot, shkak punimet në rrjet

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa rajone e do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Prishtinë

    Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J09 Grashticë – Radashec (kodi: 14016001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Grashtice, Radashec.

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    1.

    Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja10 [kV] J.14 Gllobari 2 (kodi: 16100014) nga ora 14:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Gllobari, Vërboci, Tërsteniku.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Ndrrimi I kabllit te furnizimit ne TS Cakiqt kodi 16100014121

    * * *

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Fushë Kosova do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J09 Fushë Kosova I (kodi: 15100006) nga ora 08:30 deri në ora 13:00

    Vendet: rr.Abdullah Pllana, rr.Ejup Gashi, rr.Azem Jashanica, Lismir, Dardhishtë, Rr. Lidhja e Prizrenit, N.Terezë Ob-D-H1 NR.46.

    Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve nga komisioni vlerësues.

    2.

    Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja10 [kV] J.14 Gllobari 2 (kodi: 16100014) nga ora 14:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Gllobari, Vërboci, Tërsteniku.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Ndrrimi I kabllit te furnizimit ne TS Cakiqt kodi 16100014121

    Pejë

    Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Loxha (Kodi: 51000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellc i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardania 1,2 dhe 3.
    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    * * *

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Deçan do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Strellci (kodi: 53000004) nga ora 08:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Fshatrat: Isniq, Lbushë, Strellc, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

    Arsyeja: Projekte investive, Ndërrimi i Panelit të tensionit të ulët në projektin Strellc i Epërm Hajrizaj dhe Energjizimi i linjës dhe TS-it te Ri në Projektin Pavataj TS i Ri.

    * * *

    Punime nga pala e tretë

    1.

    NS 110/35/10 [kV] Peja 1:

    Nga dalja 10[kV] Qyteti I nga ora 10:00 deri në ora 14:30 do të ndërprehet:

    TS 10/0.4[kV] Ringovi 3 (me kod: 50000003004):

    Vendet: Nexhmedin Elshani 14.

    Arsyeja: Punimet te cilat duhet te kryhen sipas Pëlqimit Elektro Energjetike.

    Prizren

    Nga NS 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

    Dalja10kV J09 Bresana (kodi: 30036007) nga ora 10:30 deri në ora 14:00

    Vendet: Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumshtorja Sharri Kuk, Restoran Opoja

    Arsyeja: Revizion në daljen 10[kV] Bresana, riparim i ormanëve TU (TS Kuki III,TS Buzezi,TS Bresana I).

    Ferizaj

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] Doganaj (kodi: 40042004) nga ora 10:00 deri në ora 11:00
    Vendet: Rr.Kadri Zeka, Astrit Bytyqi, Aleksandër Mojsiu, Gazmend Zajmi, Esat Mekuli, Emin Duraku
    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] Gjon Sereqi (kodi: 40042037) nga ora 11:00 deri në ora 12:00
    Vendet: : Pjesë të rrugëve – Hysen Terpeza, Remzi Hoxha, Halim Spanca, Ali Pashë Tepelena dhe Gjon Serreqi.
    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    3.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Ylli 1 (kodi: 40042015) nga ora 12:00 deri në ora 13:00
    Vendet: Rr 12 Qershori,Rr Deshmoret e Kombit,pjese te Rr. Ismail Qemajli, pjesë të Rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, pjesë te Rr. Toni Bler, Hekurudha, Kinemaja e re -KEDS,Hoteli (MBTS)
    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    4.

    Nga NS 35/10[kV] Shtërrpca do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Gotovusha Brodi (kodi: 40044005 ) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

    Vendet: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovcë (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushice dhe Viqë.

    Arsyeja: Nderprerje per shkaqe sigurie, montim i shtylles se betonit, demontim i shtylles se drurit.

    Mitrovicë

    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Maxhunaj (kodi: 73000011) prej orës 09:00 deri në ora 16:00.

    Vendet: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj

    Arsyeja: Nderrimi i paisjeve te tensionit te mesem ne TS-10/0.4kV-FILIZI- per projektin LOT-2 Mitrovica-

    Gjilan

    Nga NS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Çamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica
    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

  • Dalin detaje se si u kanos me vrasje dëshmitari në rastin “Brezovica”, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Dalin detaje se si u kanos me vrasje dëshmitari në rastin “Brezovica”, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I njëjti dyshohet se ka kanosur me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen penale “Brezovica”. Rasti ka ndodhur më 21 mars. “Vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lanë”, janë fjalët me të cilat i dyshuari ka kanosur dëshmitarin në rastin “Brezovica”.

    “Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë më 21 Mars 2026, në restaurantin “Mero” cili gjendet në fshatin Uglar, komuna – Fushë Kosovë, i pandehuri R.K., ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin A.Q., i cili është dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica” , në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ka qenë në një dasëm me familjarë, i pandehuri i cili nuk ishte mysafirë në këtë dasëm ka hyrë në tualet pas tij dhe ka kanosur me fjalët se “vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”, i cili kërcënim ka shkaktuar ankth dhe frikë tek i dëmtuari i cili në procedurën penale në rastin “Brezovica” ka dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarit bashkëpunës kundër disa të pandehurve e në mesin e të cilit ka qenë edhe i pandehuri R.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi”. Andaj, sipas Prokurorisë, i njëjti me këto veprime do të kryente veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale“ nga neni 387 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Po ashtu, sipas Prokurorisë, ndaj të pandehurit R.K., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njejtë, ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën në kundërshtim me Ligjin për armët nga neni 05/L-022, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.

  • Çitaku në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Liria erdhi nga sakrifica dhe aleatët

    Çitaku në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Liria erdhi nga sakrifica dhe aleatët

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes së NATO-s, u shpreh mirënjohëse për ata që dhanë gjithçka për lirinë.

    Ajo ndau në rrjete sociale një fotografi krah gjeneralit Wesley Clark, duke falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë që qëndruan me popullin e Kosovës në orën më të rëndë të historisë.

    “Falë luftës çlirimtare, urtësisë politike të lidershipit të asaj kohe dhe vendosmërisë së aleatëve tanë, ëndrra e brezave të tërë u bë realitet. Kosova, amanet i gjakut dhe sakrificës, sot është realiteti ynë i përditshëm, një vend i lirë, me shpresë dhe me të ardhme”, ka shkruar Çitaku.

  • Bastisje në Kamenicë: Sekuestrohen dru teknikë dhe arrestohen pesë persona

    Bastisje në Kamenicë: Sekuestrohen dru teknikë dhe arrestohen pesë persona

    Në Terrstenë të Kamenicës janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë dhe një kamion.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thotë se aksioni u zhvillua pasi disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Kosovë, dru teknikë.

    Lidhur me rastin, janë arrestuar pesë persona.

    “Terrstenë, Kamenicë / 23.03.2026 – 15:00. Pas hetimeve të zhvilluar është vërejtur se disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Republikën e Kosovës dru teknik. Me vendim të prokurorit janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë, dhe një kamion që dyshohet se janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Egzon Pacolli emërohet Shef i Asambleistëve të LDK-së në Prishtinë

    Egzon Pacolli emërohet Shef i Asambleistëve të LDK-së në Prishtinë

    Egzon Pacolli është caktuar në pozitën e Shefit të Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Vendimi është marrë sot nga organet e degës së LDK-së në kryeqytet.

    Kujtojmë se Pacolli ishte një ndër kandidatët më të votuar të LDK-së në listën për Kuvendin Komunal në Prishtinë duke arritur të sigurojë rreth 1 mijë vota.