ATV

Blog

  • Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025

    Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025

    Në vitin 2025, investimet e huaja direkte (IHD) në Kosovë arritën në 1.03 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 238.2 milion eurosh ose rreth 30% krahasuar me vitin 2024.

    Sipas të dhënave nga Instituti GAP, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet që kanë kontribuar më së shumti në këto investime, me 268.7 milion euro dhe 223.9 milion euro përkatësisht.

    Shtetet e tjera kryesore investuese janë Shqipëria me 103.6 milion euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 92.5 milion euro dhe Austria me 59.8 milion euro.

  • Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

    Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

    Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të siguruar mbijetesën në kushte ekstreme

    Në kufirin mes Bhutanit dhe Tibetit, në rajonet e larta të Himalajeve, jetojnë komunitete që kanë zhvilluar forma të veçanta të organizimit familjar. Ndër to është edhe praktika e njohur si poliandri, ku një grua mund të jetë e martuar me disa vëllezër njëkohësisht. Kjo traditë është dokumentuar në disa zona të Nepalit, Tibetit dhe Indisë veriore dhe lidhet ngushtë me kushtet ekonomike dhe gjeografike të jetesës në këto rajone.

    Jeta në kushte ekstreme

    Fshatrat në këto zona ndodhen në lartësi prej 3,000 deri në 4,000 metrash mbi nivelin e detit. Banorët, përfshirë edhe Sherpat, janë të njohur për përshtatjen e tyre në një mjedis me oksigjen të ulët dhe klimë të ashpër. Toka e punueshme është e kufizuar, terreni është i pjerrët dhe sezoni bujqësor është shumë i shkurtër.

    Familjet zakonisht kultivojnë patate, elb dhe disa perime, por prodhimi shpesh nuk mjafton për të mbuluar nevojat gjatë gjithë vitit. Një rol të rëndësishëm në ekonomi kanë jakët, të cilët sigurojnë qumësht, mish, lesh dhe materiale për ngrohje, duke qenë të domosdoshëm për mbijetesën.

    Pse lindi poliandria

    Një nga sfidat kryesore në këto komunitete është ndarja e tokës. Nëse çdo djalë do të trashëgonte një pjesë të veçantë, toka do të copëzohej me kalimin e brezave dhe do të bëhej e papërdorshme për bujqësi. Për këtë arsye, në disa familje është zhvilluar modeli ku toka mbetet e përbashkët dhe nuk ndahet.

    Në këtë kontekst, vëllezërit qëndrojnë së bashku në një familje të vetme dhe ndajnë një bashkëshorte. Kjo praktikë njihet si poliandri fraterne dhe është një strategji për të ruajtur burimet dhe për të shmangur varfërimin.

    Si funksionon struktura familjare

    Zakonisht vëllai më i madh merr rolin kryesor në familje dhe organizon martesën, ndërsa vëllezërit e tjerë bëhen pjesë e së njëjtës strukturë familjare. Të gjithë burrat konsiderohen bashkëshortë të barabartë, edhe pse në praktikë ekziston një hierarki e lehtë brenda familjes.

    Fëmijët rriten si pjesë e një familjeje të zgjeruar dhe shpesh i konsiderojnë të gjithë burrat si figura atërore. Roli i gruas është qendror në organizimin e jetës së përditshme, menaxhimin e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve.

    Përfitimet e sistemit

    Ky model ndihmon në ruajtjen e tokës dhe stabilitetit ekonomik. Familja ka më shumë burime njerëzore për punë dhe më shumë siguri në rastet kur një anëtar mungon ose përballet me rreziqe, sidomos në zonat malore.

    Gjithashtu, shmanget fragmentimi i pronës dhe ruhet një ekonomi e qëndrueshme familjare, gjë që është thelbësore në një mjedis ku burimet janë të kufizuara.

    Sfidat dhe ndryshimet

    Megjithatë, poliandria nuk është pa sfida. Mund të shfaqen tensione dhe ndjenja xhelozie, ndërsa disa individë zgjedhin të largohen nga ky sistem për të ndërtuar jetë të pavarur.

    Në dekadat e fundit, ndikimi i arsimit, urbanizimit dhe mediave ka sjellë ndryshime të dukshme. Brezat e rinj gjithnjë e më shpesh preferojnë modele tradicionale martesore me një partner të vetëm, ndërsa poliandria është në rënie.

    Ndikimi i zhvillimit modern

    Zhvillimi i infrastrukturës, turizmi dhe mundësitë ekonomike jashtë komunitetit u kanë dhënë familjeve alternativa të reja. Në veçanti, puna në turizëm dhe ekspedita malore u ka mundësuar disa familjeve të mos varen më nga sistemi tradicional.

    Megjithatë, në zona më të izoluara, kjo praktikë vazhdon të ekzistojë si një formë e përshtatjes ndaj kushteve të vështira.

    Një model i lidhur me rrethanat

    Poliandria në Himalaje tregon se mënyrat e organizimit familjar nuk janë universale, por varen nga rrethanat ekonomike dhe mjedisore. Edhe pse mund të duket e pazakontë nga një këndvështrim modern, ajo ka funksionuar si një strategji mbijetese në një nga mjediset më të ashpra në botë.

  • Sot varroset ish-ushtari i UÇK-së, që u gjet i vdekur në një pusetë në Pejë

    Sot varroset ish-ushtari i UÇK-së, që u gjet i vdekur në një pusetë në Pejë

    Sot do të varroset ish-ushtari i UÇK-së, Samir Puza, i cili u gjet i vdekur më 1 mars të vitit 2024 në një pusetë në Parkun “Karagaq” Pejë.

    Këtë e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, derisa u bë e ditur se ai do të varroset me nderime ushtarake në varrezat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në “Kompleksin Memorial në Koshare” nga ora 14:00.

    Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i familjes Puza, avokati Granit Cenaj deklaroi rasti i zhdukjes dhe i vdekjes së Samirit, është hetuar nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe deri në këtë moment, sipas tij, nuk ka asnjë epilog të qartë se çfarë ka ndodhur me të ndjerin.

    “Konkretisht se a është një vrasje pa autor apo është një vdekje natyrale e shkaktuar si pasojë e vdekjes së natyrshme”, ka thënë Cenaj.

    Ai shton se në bazë të të gjeturave (kamerave të sigurisë, dëshmitarëve etj) Prokuroria nuk ka arritur që të ndërlidhë këtë rast me ndonjë autor apo ngjarje tjetër konkrete.

    Sipas ekspertimit mjekoligjor të datës 06.09.2024 rezulton se shkaku i vdekjes së Samir Puzës është i “pa përcaktuar” e gjithashtu edhe mënyra e vdekjes është e “pa përcaktuar”.

  • Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva

    Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva

    Ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani, 29-vjeçari nga Rainca e Preshevës, Fatijon Latifi.

    Përmes njoftimit mortor, bëhet e ditur se i riu vdiq pas një aksidenti në Esslingen të Gjermanisë, transmeton Klankosova.

    Ndërsa për ditën dhe kohën e varrimit nuk u dha ndonjë informacion.

  • Krimet serbe: 27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

    Krimet serbe: 27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

    Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

    Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

    Menjëherë pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, forcat paramilitare dhe ushtarake të Serbisë nisën masakrat ndaj popullsisë civile.

    Qindra të vdekur e të zhdukur u regjistruan ato ditë të fundit të marsit 1999 në komunën e Rahovecit. Në Brestovc u vranë 59 martirë dhe 5 dëshmorë.

    Në Fortese u masakruan 68 banorë, në Celinë 75. Atë mëngjes te 25 marsit forcat serbe masakruan edhe 10 -tra banorë të fshatit Tërnje të Suharekës!

    26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në fshatrat Fortesë, Brestoc, Celinë dhe Krushë e Madhe të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

    Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

    Masakra në Krushë të Madhe ishte ehe pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

  • Vranësira e intervale me diell sot

    Vranësira e intervale me diell sot

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot pak më i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në ndonjë rajon mund të kushtëzojnë ndonjë rigë të dobët shiu.

    Temperaturat pritet të luhaten nga 1 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

  • Publikuan video me simbolet e Shqipërisë së Madhe, katër shqiptarë arrestohen në Serbi

    Publikuan video me simbolet e Shqipërisë së Madhe, katër shqiptarë arrestohen në Serbi

    Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, duke i akuzuar për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

    Sipas autoriteteve, të ndaluarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005). Ngjarja lidhet me publikimin e një videoje në rrjetet sociale, ku ata shfaqen duke udhëtuar me një automjet në autostradë në territorin serb, ndërsa ekspozojnë simbole kombëtare shqiptare.

    Videoja, e postuar nga njëri prej tyre në Facebook, përkon me përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, çka sipas mediave serbe e ka bërë situatën edhe më të ndjeshme.

    Katër të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë dhe pritet të dalin përpara Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

    Policia serbe shkruan:

    Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminalistike, kanë arrestuar në territorin e Republikës së Serbisë A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978) dhe A. C. (2005), shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

    Dyshohet se A. S. sot, në ditën e shënimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një video në të cilin ndodhet në një automjet “Audi”, në shoqëri me të dyshuarit e tjerë, gjatë lëvizjes në autostradë nëpër Serbi, ku në mënyrë të papërshtatshme kanë shfaqur simbole të “Shqipërisë së Madhe”, si dhe në mënyrë verbale, në kontekst negativ, kanë përmendur Republikën e Serbisë, duke përdorur fjalë të papërshtatshme.

    Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, me kallëzim penal, do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd – Departamenti i posaçëm për luftimin e krimit të teknologjisë së lartë. /TCH/

  • Trump miraton dërgimin e më shumë se 1 mijë ushtarëve në Lindjen e Mesme

    Trump miraton dërgimin e më shumë se 1 mijë ushtarëve në Lindjen e Mesme

    Donald Trump ka miratuar vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve në Lindjen e Mesme, thanë burime për Sky News.

    Ushtarët vijnë nga Divizioni i 82-të Ajror, sipas dy burimeve.

    Presidenti miratoi vendosjen mbrëmë dhe urdhrat po shkruhen sot për selinë qendrore, stafin dhe disa forca tokësore, por jo për të gjithë brigadën, thanë burimet.

    Brigada e plotë përbëhet nga më shumë se 3,000 trupa, por ky dislokim do të jetë më pak se gjysma e kësaj shume, me nën 1,500 ushtarë – duke sqaruar raportet e mëparshme se do të dërgoheshin mijëra trupa shtesë.

    Forcat shtesë ende nuk janë larguar nga SHBA-ja, por mund të vendosen në ditët në vijim.

  • Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

    Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë, gjatë shënimit të përvjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi më 1999, tha se kjo datë përbën momentin kur “mori fund e drejta ndërkombëtare, rendi, e vërteta dhe drejtësia”.

    Në fjalimin e tij, ai “zbuloi” edhe një gjë, duke pretenduar se i është thënë se do të merrte çmimin Nobel nëse do të njihte pavarësinë e Kosovën.

    “Një mijë herë më kanë thënë të huajt: ‘Do ta marrësh Çmimin Nobel, vetëm prano Kosovën e pavarur. Shiko drejt së ardhmes, mos u kthe pas’. Unë jam përpjekur të shoh drejt së ardhmes, gjithmonë duke ndjekur gjurmët e fëmijëve të mi dhe të parëve të mi. Por, sado që shikoja përpara, në atë të ardhme gjithmonë e shihja Kosovën dhe Serbinë time. Nuk munda të heq dorë nga kjo dhe nuk do ta bëj kurrë”, tha ai, raporton media serbe “Blic”.

    Ai shtoi se presidenti gjerman, sipas tij, ka deklaruar se sulmi ndaj Iranit përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por theksoi se deklarime të tilla nuk janë bërë për rastin e ish-Jugosllavisë.

    “S’kanë thënë kurrë diçka të tillë kur bëhet fjalë për Republikën Federale të Jugosllavisë, sepse në këtë kanë marrë pjesë edhe vetë, jo vetëm amerikanët. Dhe nuk do ta thonë kurrë, sepse e dinë që kjo prodhon pasoja juridike dhe politike”, u shpreh presidenti serb, Vuçiq.

  • Anëtarësimi në BE pa veto, Kos: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit

    Anëtarësimi në BE pa veto, Kos: Duhet bërë shumë për t’iu bashkuar tregut, sidomos në fushën e ligjit

    Javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Alkesandar Vuçiq, publikuan një editorial të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe format e bashkëpunimit të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me BE’në. Aty, Rama e Vuçiq, përkrahin idenë që këto vende të anëtarësohen në BE pa të drejtë vetoje e pa komisionerë.

    Lidhur me këtë çështje është deklaruar Komisionerja e BE’së për Zgjerim, Marta Kos.

    Kjo e fundit, ka thënë se të dy liderët, Rama e Vuçiq, e dinë se sa shumë duhet bërë, që të bëhen pjesë e zonës Shëngen.

    “ Nuk e di nëse ata liderë – të paktën njëri prej tyre me siguri e di – nëse të dy e kuptojnë sa shumë duhet të japin nëse duan të bëhen pjesë e Schengenit apo e një tregu të përbashkët. Pra, ka vërtet shumë reforma që duhen bërë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit’’, ka thënë ajo në komentin e saj.

    Komisionerja ka deklaruar se duhet të ‘’shohim se çfarë funksionon mirë’’ kur flasim për marrëdhënieve.

    ‘’Ne tashmë kemi një lloj sistemi që funksionon shumë mirë. Kështu që do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojnë shtetet anëtare. Por për momentin, kemi për shembull vende të treta si Norvegjia apo Islanda, si edhe Zvicra – secila me pozita të ndryshme – por ato janë pjesë e Shengenit. Ato mund të ulen në këshill, mund të marrin pjesë, por nuk kanë të drejtë vote. Prandaj mendoj se duhet të shohim se çfarë funksionon mirë tashmë, kur flasim për thellimin e marrëdhënieve jashtë kornizës së anëtarësimit të plotë’’, ka deklaruar ajo.