Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka caktuar prokurorë mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale dhe prokuroritë themelore, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe forcimin e llogaridhënies në sistemin prokurorial.
Sipas vendimit, mbikëqyrësit do të përcjellin punën e prokurorive, me fokus të veçantë në trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet.
Ata do të identifikojnë edhe problemet në funksionimin e institucioneve dhe do të ofrojnë mbështetje për zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Megjithatë, gjatë ushtrimit të këtyre përgjegjësive, do të respektohet pavarësia funksionale e prokurorëve.
