Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Suharekë, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 14:30, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, që ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
