Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Evertonit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së shtatë të Premier League.
Skuadra londineze vazhdon të tregojë formë të mirë pas pushimit ndërkombëtar, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që krijuan raste shënimi, por pa arritur të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Në pjesën e dytë, Chelsea u shfaq më kërkues dhe kaloi në epërsi që në minutën e 46-të, kur Pedro Neto realizoi për 0-1.
Evertoni tentoi të reagonte, por në minutat shtesë ishte sërish Neto që shënoi golin e dytë personal, duke vulosur fitoren 2-0 të mysafirëve.
Me këtë sukses, Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Evertoni mbetet në pozitën e gjashtë me 10 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Chelsea do të presë Tottenhamin, kurse Evertoni do të përballet në udhëtim me Arsenalin.
