Ka votuar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
Më pas, ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, pas një fushate të qetë dhe konstruktive, që realisht u përmbyll me fitoren e jashtëzakonshme të Shqipërisë, sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën tonë demokratike, që duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët pa dallim. Sot përcaktojmë katër vitet e ardhshme drejtimin e qytetit”, tha Çeku.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Qytetarët e kanë mundësinë të votojnë kandidatin e tyre të preferuar për komunën (e tyre) përkatës, si dhe për një asamblist të kuvendit përkatës komunal.
Ani pse u raportua fillimisht se nuk ka ndonjë telashe për sa i takon procesit të votimit, ato u shfaqën në Ferizaj… Gazetarja Sofia Avdyli nëpërmjet lidhjes direkte tregoi se në qendrën më të madhe të votimit në Ferizaj, ka mungesë të materialeve… Gjithashtu tregoi se njëri nga qytetarët u shpreh i revoltuar meqë mezi e ka gjetur emrin e tij në listë!
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Procesi i votimit për zgjedhjet lokale ka nisur me kohë në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi tha se materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit.
“Në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit. Gjithashtu njoftojmë se, duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga ana e KQZ-së, procesi i votimit për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonese në ndonjë vendvotim të caktuar”, tha ai.
Krahas kësaj, Elezi tha se KQZ-ja, në përgjigje të sfidave që janë përballuar në zgjedhjet e kaluara, këtë herë janë përgatitur në procesin e transmetimit të rezultateve preliminare.
“Në përgjigje të sfidave që janë paraqitur në zgjedhjet e fundit, të cilat kanë të bëjnë me procesin e transmetimit të rezultateve preliminare dhe evidentimit të tyre, KQZ-ja gjatë periudhës katërmujore përgatitore e ka trajtuar me seriozitet dhe janë bërë të gjitha përgatitjet që, pasi të përfundojë procesi i votimit, do të arrijmë t’i transmetojmë rezultatet preliminare”, theksoi Elezi.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Zgjedhjet lokale filluan me probleme në qendrën më të madhe të votimit në Prizren.
Sipas raportimeve të portaleve kjo qendër votimi hasi në telashe në orën kur ishte paraparë të hapej, vëzhguesit s’u paraqiten në vendin e punës.
“Kanë qenë disa ankesa të qytetarëve që i kemi përcjellë, po ashtu edhe janë deklaruar se këtë obligim duan ta kryejnë në orët e para të procesit, pasi në komuna të tjerë nuk mund të votojnë me kusht”, theksohet ndër tjera.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Televizioni ATV ka bërë sot një hap ndryshe në median shqiptare, duke prezantuar analistin e parë virtual të krijuar me inteligjencë artificiale (IA).
Analisti virtual, ishte i ftuari i parë sot në studio dhe diskutoi për ngjarjet politike (zgjedhjet lokale) në kohë reale.
ATV po sjell mënyra të reja të informimit dhe analizës, duke përdorur inteligjencën artificiale për t’u afruar më shumë me publikun… Ky inovacion shënon një hap të rëndësishëm drejt digitalizimit të mediave në Kosovë dhe hap rrugën për përdorime të reja të inteligjencës artificiale në fushën e komunikimit dhe gazetarisë.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së kryetarit të Komunës është e njëjtë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50% plus 1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme në atë komunë. E, nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.
Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë, zgjidhet kryetar i komunës. Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvendet Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votohet vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, vota për subjektin e politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë apo bartësin e listës të atij subjekti politik.
Votuesi ka të drejtë të votojë në mënyrë të pavarur për secilën garë. Kjo do të thotë që një votues mund të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe një subjekt tjetër politik në zgjedhjet për Kuvend Komune. Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta. Pra, votuesi nuk është i detyruar të votojë për të njëjtin subjekt në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe në zgjedhjet për Kuvend Komunale.
Zgjedhjet lokale kanë një kosto tjetër nga ato parlamentare, në zgjedhje lokale parashihet mbajtja e raundit të dytë nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin votat e mjaftueshme, sa do të jetë numri i komunave që do jetë i domosdoshëm raundi i dytë nuk mund ta dimë ende në këtë fazë, por kosto në zgjedhje lokale është më e lartë, në këtë proces zgjedhor KQZ është kujdesur që votuesit jashtë vendit të ua dërgoj përmes postës pakon e votimeve në adresat ku janë të regjistruar votuesit dhe ajo kosto përfshihet në KQZ.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Në qendrën e votimit para pak minutash ka votuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Ai ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë!
Vlen të ceket se në zgjedhjet e rregullta lokale të 12 tetorit në qytetin e Pejës të drejtë vote kanë 122 mijë e 99 votues, prej tyre 120 mijë e 204 janë votues brenda Kosovës dhe 1897 votues jashtë Kosovës.
Vendvotimet janë hapur (para pak minutash) sot në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë sot të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, në kuadër të zgjedhjeve të rregullta lokale që po mbahen në të 38 komunat e vendit.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.
Procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra votimi për votimin e rregullt me 2 mijë e 571 vendvotime dhe 38 qendra votimi për votim me kusht me gjithsej 54 vendvotime.