Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetare të Fushë Kosovës, shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
“Do të rregullojmë ndriqimin publik, do të kthejmë hapësirat e gjelbërta, do të hapim hapësira për art sport”, tha ajo.
Ndiqni debatin:
Category: ZGJEDHJET 2025
-

Programi i AAK-së për Fushë Kosovën
-

Programi i LDK-së për Fushë Kosovën
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, shpalos programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
“qëllimi i parë ka të bëjë me administratë komunale e cila duhet të jetë model i llogaridhënies dhe profesionalizmit, e dyta është një qyetet miqësor dhe funksional”, tha ai.
Ndiqni debatin:https://www.youtube.com/live/JZm7azi1xIA?si=sqinY6Rbb1zMFUPk

-

Programi i LVV-së për Fushë Kosovën
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Perbreza, shpalon programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
“Për infrastrukturë kemi plan të qartë: ndërtimin e sheshit”.
Ndiqni debatin:
-

Arsimi, sporti dhe infrastruktura, premtime kyçe të kandidatëve të PDK-së për kryetar
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar numrin e radhës të gazetës javore “Koha për Prishtinën”, ku mes tjerash ka thënë se do flasim për zgjedhjet konkrete për secilën lagje të Prishtinës.
Ndërkaq, bashkëpartiaku i tij, që kërkon postin e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, takoi banorët e fshatit Lushtë, ku premtoi infrastrukturë më të mirë.
Kandidati për Prizrenin i PDK-së, Shaqir Totaj, përuroi sot vendosjen e gurëthemelit të një aneks objekti për shkollën fillore “Fatmir Berisha”.
Ndërsa Agim Aliu, kryetari aktual i Ferizajt, tregoi se arsimin e ka prioritet nëse rizgjidhet kryetar.
Shukri Buja i PDK-së, që garon për të parin në Lipjan, premtoi angazhim për zhvillimin e sportit në komunë si dhe u zotua për mbështetje ndaj bujqëve.
Premtime për bujqësi dha edhe kandidati i PDK-së, për Podujevën, Isak Shabani.
Kurse, kandidati i kësaj partie për Vushtrri, njëhershi edhe kryetar aktual, Ferit Idrizi, takoi veteranët e arsimit.
-

Dita e dhjetë e fushatës elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër komuna
Në Prishtinë, kandidati për kryetar, Hajrulla Ceku, hapi zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kodrën e Trimave, ku u takua me banorët dhe kandidatët për kuvend komunal. Ai theksoi se fitorja më 12 tetor do të jetë me votën 105 për një Prishtinë më të zhvilluar dhe me shërbime për të gjithë.
Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni prezantoi mbi 80 projekte infrastrukturore të realizuara gjatë mandatit të parë dhe premtoi angazhim të vazhdueshëm për zhvillimin e qytetit dhe një komunë për të gjithë.
Në Kamenicë, kryetari dhe kandidati për mandat të dytë, Kadri Rrahimaj, prezantoi projektin e transportit publik që përfshin çdo fshat dhe lagje, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Në Mitrovicë, Faton Peci premtoi përmirësime të ndriçimit dhe kanalizimit në Vaganicë.
Në Skenderaj, kandidati Hysni Mehani premtoi rikthimin e tregut të qytetit me kushte dinjitoze për tregtarë dhe konsumatorë.
Në Podujevë, kryetari aktual Shpejtim Bulliqi informoi qytetarët për shtimin e 15 shërbimeve specialistike në Poliklinikën Specialistike, duke rritur aksesin në shëndetësi cilësore.
Në Prizren, Artan Abrashi u takua me gratë mjeke dhe sipërmarrës lokal, duke theksuar rëndësinë e tyre në sistemin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.
Në Shtime, Qemajl Aliu prezantoi 60 zotime për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe projekte të ndryshme për avancimin e arsimit dhe trajnimeve profesionale.
Në Junik, kandidati Jetmir Tofaj theksoi rolin kyç të rinisë për ndryshim dhe premtimin për një qeverisje që i dëgjon dhe i përfaqëson më mirë qytetarët.
-

Kandidatet e NISMËS premtojnë investime në infrastrukturë e mbështetje për biznese
Në ditën e dhjetë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në Malishevë, Ekrem Kastrati gjatë takimit me banorët e fshatit Lumishtë kërkoi votën e tyre për të bërë realitet projekte të mëdha e me interes për qytetarët.
Në Podujevë, kandidati për kryetar, Xhemajl Hasani, zhvilloi një takim me qytetarë dhe kandidatë për Kuvendin Komunal. Ai u zotua për përfaqësim të ndershëm dhe veprime konkrete në shërbim të qytetarëve të Podujevës.
Në Vushtrri, kandidatja për kryetare të komunës, Xhevahire Izmaku, teksa foli për gjendjen e rëndë të objektit të ish-Gjykatës Komunale. Izmaku premtoi se me bashkëpunim me nivelin qendror, ky objekt do të rikualifikohet në një shtëpi sportive për të gjitha klubet e Vushtrrisë.
Nga ana tjetër, Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Nismës në Prizren premtoi se do të mbështeten bizneset e grave me dy punëtorë sezonalë dhe organizatat që kontribuojnë në fuqizimin e tyre në shoqëri dhe tregun e punës.
-

Dita e dhjetë e fushatës, PSD fokusohet në sfidat ekonomike dhe turizëm malor
Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore, Partia Socialdemokrate (PSD) ka vazhduar komunikimin e saj të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke sjellë premtime konkrete dhe të matshme në tri komuna.
Besa Shahini, kandidate për kryetare të Prishtinës, ilustroi sfidat ekonomike të qytetarëve me një përvojë personale, duke theksuar nevojën për politika publike më të ndjeshme dhe të drejta.
Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit, ka prezantuar planin për organizimin e një festivali të ecjes malore Hiking në Bjeshkët e Belegut duke premtuar se festivali do të jetë i organizuar mirë dhe do të shndërrojë Deçanin në një qendër të turizmit malor dhe ekologjik.
Kurse, Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Kamenicës, ka prezantuar listën e kandidatëve për asamble komunale nën moton “Kamenicën Destinacion”.
-

Kandidatët e LDK-së zotohen për investime, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm
Në Prishtinë, kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama prezantoi projektet e realizuara në lagjen Bregu i Diellit. Ndër të arriturat, veçoi edhe orkestrën e kryeqytetit, si dëshmi që kultura është bërë pjesë e përditshmërisë në Prishtinë.
Në Fushë Kosovë, kandidati Besnik Osmani i cili mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Gjelbër, nënvizoi përfitimet e komunës nga instalimi i paneleve solare në gjashtë shkolla dhe u zotua për fuqizimin e agjendës së gjelbër.
Ndërsa në Vushtrri, Xhafer Tahiri premtoi subvencionim të kredive për blerjen e banesave për 100 çifte të reja çdo vit, si nxitje për zhvillimin ekonomik të komunës.
Arbër Ismajli, kandidat për kryetar të Gjilanit, tha se bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe premtoi mbështetje të fuqishme për prodhuesit lokal.
Në Kamenicë, kandidati Shaip Surdulli u bëri thirrje qytetarëve dhe diasporës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Në Lipjan, kryetari aktual Imri Ahmeti premtoi përkrahje për studentët, duke përfshirë bursa dhe praktikë për të sapodiplomuarit me pagesë.
Ndërsa në Pejë, Gazmend Muhaxhiri kërkoi mbështetje për mandatin e katërt, duke theksuar investimet infrastrukturore dhe besimin e qytetarëve në qeverisjen e tij.
Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj prezantoi planin për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe krijimin e ndërmarrjes “Prizren Parking”.
Në Viti, Sokol Haliti u takua me Forumin e Gruas së LDK-së, duke vlerësuar rolin e grave në fitoren e radhës.
-

Kandidatët e AAK-së kërkojnë votë nga qytetarët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Kandidati që synon edhe një herë postin e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdon angazhimin në fushatën e tij.
Muharremaj publikoi një video, ku prezantoi prioritetet për katër vitet e ardhshme, nëse rizgjidhet kryetar. Kryetari aktual shkroi se programi i tij, shkruhet në terren me qytetarët.
Kandidati i AAK-së në Pejë, Ali Berisha premtoi menaxhim me pronat e komunës.
Ndërkohë Bekë Berisha që kandidon për të parin e Prishtinën, promovoi në rrjete sociale, kandidatët e partisë për asamble komunale.
Ndërsa, Ardian Gjini, që garon për Gjakovën edhe për një mandat të ri, vizitoi një fshat të komunës.
Në terren gjatë ditës, qe edhe Bashkim Ramosaj, që kërkon edhe një mandat në krye të komunës së Deçanit.
-

Kronika zgjedhore: Dita 9 e fushatës zgjedhore
Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.