ATV

Category: ZGJEDHJET 2025

  • Fuqizimi i grave në theks të PDK-së, në ditën e 12-të

    Fuqizimi i grave në theks të PDK-së, në ditën e 12-të

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për Prishtinën Uran Ismaili ka takuar disa qytetarë e biznese në Lagjen e Muhaxhereve. Derisa u zotua për mbështetje, tha se Prishtinës i duhet ndryshim.

    Po ashtu në ditën e 12-të të fushatës zgjedhore, pas takimit me disa vajza e gra, Ismaili premtoi se 50 % e kabinetit të tij qeverisës do të jenë gra.

    Takime elektorale ka zhvilluar edhe kandidati për Drenasin, Petrit Hajdari. Të mërkurën ai vizitoi shtëpinë e Lec Gradicës, mjekut të luftës. Ai vlerësoi lartë kontributin e tij.

    Ndërsa nga takimet në Tërdevec, Hajdari tha se me qeverisjen e PDK-së, edhe ky fshat si krejt Drenasi, do të jetë krenar me shërbimet që merr.

    1 mijë euro bursë si dhe kurse falas për disa fusha për studentët e rinj ka premtuar kandidati për Gjilanin Riad Rashiti. Sipas tij me programin “Rinia në Punë”, komuna do të subvencionojë krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë që punësohen për herë të parë.

    Një biznes të Istogut e ka vizituar kandidati Ali Nimanaj. Ai tha se me qeverisjen e tij do të ndihmohen bizneset pasi siç tha “aty ku biznesi fuqizohet, edhe Istogu fiton!”

    Kandidati për Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri të mërkurën vizitoi Klubin e futbollit Trepça ’89. Sipas Tahirit klubet sportive meritojnë përkrahje.

    Tahiri gjatë ditës zhvilloi takime edhe me qytetarë në lagje të ndryshme të qytetit, duke thënë se Komuna do të ketë shërbime më të mira, nëse PDK-ja i fiton zgjedhjet.

    E në vizitë një fermeri të Lipjanit i shkoi kandidati Shukri Buja. Ai premtoi mbështetje për bujqësinë duke thënë se do të jetë pikë e fortë e komunës.

    Votë për një mandat tjetër në krye të Ferizajt po kërkon edhe Agim Aliu.

    Ndërsa bashkpartiaku në Vushtrri përuroi çerdhen në Stanoc të Epërm duke premtuar se arsimit do t’i jap prioritet edhe në katër vjetet e ardhshme.

    Rëndësi të veçantë e përkrahje do të kenë gratë e vajzat e Kacanikut, thotë kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi. Në takim me to, ai thotë se programi i qeverisjes së tij ka pika të forta për ndryshim dhe arritje.

    Ndërsa mbështetje për veteranët e UÇK-së, ka premtuar kandidati për Fushë-Kosovë Rrahim Tërnava.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Nisma në ditën e 12-të, premton reforma në arsim e përfaqësim dinjitoz

    Nisma në ditën e 12-të, premton reforma në arsim e përfaqësim dinjitoz

    Në ditën e 12-të, prizrenaseve iu premtua mësimi gjithë ditor për fëmijët e tyre, nga kandidatja për kryetare të Prizrenit Albulena Balaj Halimaj.

    Përmes këtij premtimi Halmiaj, tha se po synon shkolla cilësore për fëmijët.

    Në anën tjetër, Bashkpartiaku i saj, që po garon edhe për një mandat tjetër për të qeverisur me Malishevën, votën ua kërkoi banorëve të fshatrave Balinca e LLazica. Për çka tha se mori mesazhe të qarta nga ta se do të fitojnë më 12 tetor.

    Xhevahire Izmaku, gruaja e vetme që kandidon për kryetare në komunën e Vushtrrisë, nga radhët e Nismës, është takuar me familjarë të kandidatëve për asamble komunale.

    Ajo kërkoi mbështetje nga ta, në zgjedhjet e 12 tetorit.

    Në Gjilan ani pse nuk kanë kandidat për të udhëhequr me komunën, të martën në mbrëmjë mbështetje për kandidatët për asamble, shkoi për të kërkuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

    Para gjilanasve, u prezantua edhe ekipi garues për ulëset në kuvendin komunal, për të cilët u tha se janë të ndershëm e të vendosur, të bashkuar për ta kthyer zërin e qytetit në institucionet komunale.

    Bartësi i listës në këtë komunë, Ismet Hajdini, premtoi se lista e tyre do të jetë zëri i cdo lagjeje e familjeje që kërkon përfaqësim dinjitoz dhe vendimmarrje të drejtë.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Dita e 12-të, Vetvendosje nëpër komuna flet për shëndetësi dhe arsim

    Dita e 12-të, Vetvendosje nëpër komuna flet për shëndetësi dhe arsim

    “Kryeqytetin do ta brendojmë si qytet i inovacionit dhe rinisë” – ky ishte njëri nga premtimet e bëra nga kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Hajrulla Ceku, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e një kompanie teknologjike.

    “Sipas vizionit tonë, Prishtina 2035 do të jetë me njësi të veçantë për TIK brenda Komunës, e cila i ka digjitalizuar shërbimet duke i bërë efikase dhe transparente.”- ka thënë mes tjerash Ceku.

    Premtime për turizëm dhe bujqësi, ka dhënë në ditën e 12-të të fushatës elektorale, kandidati për Gjakovën Ardian Gola.
    Derisa lundruan përgjatë lumit të Drinit bashkë me disa deputetë të Vetëvendosjes, Gola tha se synim I tij është shfrytëzimi i këtij potenciali ujor.

    Falenderues për mbështetjen ishte kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili në takime të ndryshme me qytetarë po premton se do të punojë për të gjithë pa dallim.

    Jashtë Kosovës doli për të marrë përkrahjen e bashkfshatarëve, kryetari aktual i Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ai thotë se takoi diasporën duke kërkuar kështu mbështetje që të jetë kryetar edhe për katër vjet.

    Ndërkaq Alban Hyseni, thotë se do të përkushtohet që çdo sfidë e personave me aftësi të kufizuara të zgjidhet.
    Hyseni ndau edhe një video ku tregoi se në fushën e shëndetësisë investoi mbi 2 milionë euro.

    Pikat e programit për gratë i shpalosi kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci. Në takim me vajza e gratë Peci tha se një nga prioritetet do të jetë banimi i përballueshëm social për nënat vetëushqyese.

    Çaj e muhabet gjatë të mërkurës bëri kandidati për Prizrenin Artan Abrashi. Mbështetje për Abrashin kërkoi nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

    Kandidati për Ferizaj, Enver Haliti prezantoi projektin për çerdhe rrethore japoneze.

    Veç Arsimit, Haliti premtoi mbështetje dhe zhvillim edhe për fushën e sportit.

    Ndërkaq shëndetësia do të jetë prioritet për Taulant KElmendin nëse arrin të bëhet kryetar i Pejës.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Projekte infrastrukturore e arsim cilësor, premtimet e kandidatëvë të LKD-së

    Projekte infrastrukturore e arsim cilësor, premtimet e kandidatëvë të LKD-së

    Përparim Rama i cili po synon edhe një mandat tjetër si kryetar i Prishtinës, thotë se do të vazhdojë të punojë në të mirë të qytetarëve, duke ndarë kështu në Facebook punimet e finalizuara tek parku i Ulpianës.

    Punësim dhe përfshirje aktive për rininë po premton kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gjilanin, Arbër Ismajli. Gjatë të mërkurës ai shpalosi programin e tij për rininë e Gjilanit, ku mes tjerash thekson se do t’i mbështesë edhe financiarisht për idetë e tyre kreative.

    Në takim me banorë të fshatrave të Istogut, kryetari aktual i cili po synon edhe një mandat tjetër Ilir Ferati tha se edhe në mandatin e ardhshëm planet e përbashkëta me qytetarë do t’i shndërrojmë në punë të dukshme.

    Ndërkaq mbështetje të merituar për bizneset, ka premtuar kandidati për Mitrovicën e Jugut Gezim Plakolli. Në ditën e 12-të të fushatës zgjedhori ai vizitoi disa biznese të ndryshme duke premtuar se hallet do t’I zgjidhin së bashku.

    Duke i cilësuar si shtyllë të shoqërisë, kryetari që po synon edh 4 vjet tjera në krye të Obiliqit, Xhafer Tahiri, tha se do të vazhdojë t’i mbështesë gratë.

    Arsimi do të jetë një nga prioritet e qeverisjes së tij, nëse prizrenasit ia besojnë votën Driton Selmanajt. Përveç se tha se do ta aplikojë mësimin gjithditor ai premtoi edhe “Kuzhinën Qendrore”.

    Kandidati për Ferizaj, Visar Azemi ka vazhduar takimet me qytetarë duke premtuar se do të bëjë më shumë hapësira të gjelbra si dhe ujë të pijshëm rregullisht.

    E Fatmir Ademaj që po synon të jetë kryetar i Malishevës zotohet se do ta zhvillojë komunën e në çdo projekt do të ketë transparencë.

    Tubimin kryesor gjatë të mërkurës, LDK-ja e mbajti në Gjakovë, ku u prezantua plani qeverisës nga kandidati Shefqet Shehu.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Lipjan, Lista Guxo premton formimin e drejtorisë për programim

    Lipjan, Lista Guxo premton formimin e drejtorisë për programim

    Risi në fushën e arsimit kulturës dhe shkencës premtoi, kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Ardian Bytyqi nga Lista Guxo, duke u zotuar se me qeverisjen e tij do të formohet një drejtori e veçantë.

    “Do të jem kryetari i parë në rajon i cili do të formoj drejtorin për Programim, Kodim dhe Intelegjencë Artificiale. E Ardhmja ndërtohet me dije, teknologji dhe përkrahje reale,” deklaroi Bytyqi.

    Përveç kësaj Bytyqi u zotua se do të shpërblejë me bursa nxënësit dhe studentët e të gjitha drejtimeve.

    Nxënësi më i mirë i klasës do të shpërblehet me 200 euro, nxënësi më i mirë i vitit 1 mijë euro, 500 euro dhe bursë për studime.Transport falas dhe praktikë me pagesë për përvojë të vërtetë pune, digjitalizimi i plotë dhe databazë unike për të gjithë studentët,” deklaroi Bytyqi.

    Bytyqi pati edhe kritika për qeverisjen aktuale.

    Sipas Bytyqit që nga pas lufta nuk është investuar në banesat kolektive të qytetit, hyrjet dhe çatitë e tyre janë në gjendje të rënduar dhe banorët janë detyruar që vetë t’i mirëmbajnë.

    Edhe bartësja e listës në Prishtinë nga GUXO, Jeta Statovci ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve takime elektorale. Ajo ka takuar përfaqësues të bizneseve e organizatave të ndryshme, duke iu premtuar atyre se do të jetë zë i fuqishëm në Asamble të kryeqytetit.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Kandidatët e AAK-së premtojnë mbështetje për bizneset dhe pensionistët

    Kandidatët e AAK-së premtojnë mbështetje për bizneset dhe pensionistët

    Me qytetarët e fshatit Krushicë të Poshtme në Suharekë , u takua kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.

    Në këtë takim rëndësi të veçantë iu kushtua përfaqësimit të gruas në institucionet lokale.

    Muharremaj vlerësoi se gratë në Suharekë kanë sjell kujdes, humanitet dhe vizion të qartë.

    Kurse kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini të mërkurën mbajti takim me pronarët dhe menaxherët e bizneseve.

    Gjini u zotua se në katër vitet e ardhshme do të ketë investime të reja dhe mbështetje për te gjitha bizneset.

    Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për bizneset që janë model për Gjilanin dhe Kosovën është prioritet edhe i kandidatit për të udhëhequr Gjilanin, Nazim Gagicës.

    Zenun Elezaj pretendent edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Klinës, në ditën e 12 të fushatës zgjodhi të publikojë pamjet nga kanalet e ujitjes në fshatrat Stupë, Budisalc, Krushevë e Madhe dhe Rudicë.

    Sipas Elezajt me këtë projekt të realizuar gjatë qeverisjes së tij është lehtësuar puna e fermerëve dhe është rritur mundësia e prodhimeve cilësore vendore.

    Themelimin e një Barnatoreje për Pensionistët me barnat eseciale falas dhe subvencionim prej 50% për barnat e tjera premtoi kandidati për Prizrenin, Besnik Krasniqi në një takim me pensionistët e qyteti.

    Takime me qytetarët mbajti edhe kandidati për të parin e Vushtrrisë, Mesut Ademi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kronika zgjedhore: Dita 12 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 12 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e dymbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Limanaj: Do të ndërtojmë shkollën e mesme të bujqësisë

    Limanaj: Do të ndërtojmë shkollën e mesme të bujqësisë

    Ndërtimin e shkollës së mesme të bujqësisë premtoi kandidati për kryetar të Klinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Limanaj.

    Por përveç kësaj, Limanaj u zotua edhe për hapjen e bibliotekave në shkollat që kanë mungesë.

    Edhe në shëndetësi Limanaj premton të përmirësojë kushtet.
    “Do të pajisim Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me aparatura të reja,” deklaroi kandidati i LDK-së.

    Bujqësia do të jetë po ashtu prioritet i LDK-së në Klinë.
    “30% e tokave do të ujiten me sistem të vet ujitjes,” tha Limanaj.

    Përveç këtyre, kandidati i LDK-së për Klinë premtoi edhe transparencë dhe përgjegjshmëri,pjesëmarrje qytetare dhe bashkëqeverisje si dhe zhvillim ekonomik e social.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Ramizi Rrustaj prezanton prioritetet e tij për Klinën

    Ramizi Rrustaj prezanton prioritetet e tij për Klinën

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Ramiz Rrustaj, ka prezantuar prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme nëse do të jetë në krye të komunës.

    “Ne si LVV hyjmë me një program i cili nuk është i thjeshtë, është me një listë masash, por një vizion i qartë për të ardhmen e Klinës, ku secili qytetar ka mundësi të barabarta,” tha Rrustaj.

    Sipas Rrustajt, prioritet do të jetë edhe depolitizimi i administratës.

    Kandidati i VV-së tha se programi i tij përfshin të gjitha fushat kyçe.

    “Programi im përfshin të gjitha fushat kyçe të jetës si komuniteti, zhvillimi ekonomik për të gjithë, infrastrukturë moderne dhe rrugë të sigurta, arsim cilësor, zhvillim të rinisë,” deklaroi kandidati për kryetar të Klinës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Bashota: Kryetari ka punwsuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension

    Bashota: Kryetari ka punwsuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension

    Prioritetet e tij nuk i tregoi në kohën që i ishte rezervuar, por 3-minutëshin, Sokol Bashota, kandidati për Klinën nga Partia Demokratike e Kosovës, e shfrytëzoi për të kritikuar kundërkandidatin e tij, Zenun Elezajn.

    “Kryetari i Komunës së Klinës ka punësuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension. Familjarët e tyre kanë dalë në pension dhe ky i ka marrë familjarët e tyre si trashëgimtarë. Nuk e di a është monarki,” deklaroi Bashota.

    Por Zenun Elezaj kërkon emra konkretë për këto punësime.
    Bashota nuk ndalet me kaq. Ai akuzon kryetarin aktual se ka bërë edhe pazare me individë të subjekteve të tjera politike.

    “Ka bërë pazare me individë të subjekteve të tjera politike paraprakisht, për t’i ateruar në AAK, për t’i punësuar ata. Enver Berisha e ke ba drejtor i financave, vëllain ja ke marrë drejtor shkolle. Ai është llaskuc politik,” tha Bashota.

    Por kryetari Elezaj arsyetohet se nuk ka punësuar familjarë, por qytetarë të Klinës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.