ATV

Category: ZGJEDHJET 2025

  • “Lidhja e Prishtinës”, kërkon besimin gjatë takimeve me qytetarë të lagjeve të ndryshme

    “Lidhja e Prishtinës”, kërkon besimin gjatë takimeve me qytetarë të lagjeve të ndryshme

    Bartësi i listës së iniciativës “Lidhja e Prishtinës”, Fehmi Kupina ka vazhduar të takojë qytetarë të Kryeqytetit, për t’ua kërkuar besimin që vendet në asmable t’i gëzojnë edhe një mandat tjetër.

    Të enjten Kupina bashkë me Mentor Isufin, kandidat për Kuvend Komunal, ishin në Kalabri në takimin e radhës me qytetarë. Sic shkruan Kupina, “kudo që po shkojnë po gjejmë frymë të fitores e atmosferë të mrekullueshme.”

    Falenderues është ndaj mbështetësve, derisa thotë se numri i përfaqësuesve të “Lidhjes së Prishtinës” do të jetë më i lartë në Kuvendin Komunal.

    “Lidhja e Prishtinës” që garon me numrin 115, gjatë kësaj jave ka takuar edhe përfaqësuesit e Qendrës për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm. Sipas bartësit të Listës, Fehmi Kupinës kjo qendër ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

    “Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë.”  – ka shkruar mes tjerash, Kupina pas vizitës në këtë qendër.

    Kjo iniciativë garon më 12 tetor me 56 kandidatë për asamble komunale të Prishtinës.

  • Nisma Socialdemokrate me premtime në fushën e tekonologjisë

    Nisma Socialdemokrate me premtime në fushën e tekonologjisë

    Një Vushtrri me zhvillim të teknologjisë, premtoi kandidatja e NISMËS SocialDemokrate për kryetare të kësaj komune, Xhevahire Izmaku.

    Të enjten ajo takoi themeluesen e një kompanie te teknologjisë.

    “Sot pata kënaqësinë të jem së bashku me themeluesin e Unity Tech Hub Egzon Uka – një hapësirë ku idetë kthehen në projekte konkrete, ku të rinjtë fuqizohen me dije digjitale dhe ku inovacioni merr jetë”, shkroi ajo.

    Ndërkaq, kandidatja e partisë për Prizrenin, Albulena Balaj Halimaj, kërkoi votën në lagjen Arbana të qytetit.

    Kandidati që synon edhe një mandat në krye të Malishevës, Ekrem Kastrati, shpërndau një video, ku një qytetar lavdëron punën e tij.

    Nisma Social-Demokrate garon në zgjedhjet e 12 tetorit me numrin 186.

  • Kandidatët e AAK-së takojnë prodhuesit vendorë, premtojnë përkrahje

    Kandidatët e AAK-së takojnë prodhuesit vendorë, premtojnë përkrahje

     

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka takuar qytetarë të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit, Të enjten ai u takua me banorë të Bregut të Diellit, ku diskutoi për telashet e kësaj zone derisa ai shpalosi programin për shëndetësi.

    Ndërkaq sipas Berishës, një ndër hapat e parë që do të marrë për Barilevën është definimi i pronës së stadiumit të kësaj zone.

    Në ditën e 13 të fushatës zgjedhore, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj, që po kandidon edhe për një mandat në komunën e Suharekës, vizitoi veshtat e rrushit të kësaj komune e që nga aty, ai pati një pyetje për bashkpartiakun e tij që garon për komunën fqinje, Rahovecin.

    Pyetjes s’iu përgjigj, por megjithatë aktivitetet i vazhdoi Smajl Latifi, që po ashtu garon edhe për një mandat tjetër në Komunën e Rahovecit.

    Me fermerë jo, veç Latifi për vizitë ishte në një kompani për prodhimin e xhamit në Kosovës, i cili u zotua, për përkrahje.

    Nazim Gagica, që po kandidon në Gjilan, vizitoi tregtarët e kësaj komune, nga ku premtoi edhe mbështetje për ekonominë vendore.

    Nëpër fabrika e biznese doli edhe kandidati i Prizrenit, Besnik Krasniqi. Sipas tij zhvillimi ekonomik dhe funksionalizimi i zonës industriale do të jenë prioritet mbi prioritetet.

     

  • Kandidatët e LVV-së takojnë afaristë e qytetarë, kërkojnë vota

    Kandidatët e LVV-së takojnë afaristë e qytetarë, kërkojnë vota

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, po vazhdon fushatën e tij, nëpër lagjet e Prishtinës.

    Të enjten, kandidati Çeku, ka pati në agjendë dëgjimin e banorëve të lagjes Kolovica në Prishtinë.

    Gjatë ditës ai takoi edhe një kompani që ofron shërbime të IT-së, teksa premtoi mbështetje për një ekonomi digjitale.

    Ndërkohë, nënkryetari i LVV-së, Galuk Konjufca qe në Prizren gjatë ditës për ta përkrahur kandidatin e partisë për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi.

    Aty mbajtën takim në shoqatën e Grave ORKIDE.

    Abrashi gjatë ditës takoi edhe afaristë.

    Takime me biznese pati edhe kandidati i LVV-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola.

    Njësoj veproi edhe kandidati i kësaj partie për komunën e Ferizajt, Enver Haliti, ndërsa premtoi edhe se stacionin e autobusëve do ta kthej ku ishte.

    Ndërkohë, Faton Peci që mëton postin e kryetarit të Mitrovicës, premtoi investime në infrastrukturën e fshatit Kçiç.

    Kandidati i LVV-së, për komunën e Pejës, Taultant Kelemendi, premtoi zhvillim të turizmit shëndetësor.

  • PDK premton transformim të qyteteve e përkrahje për biznese

    PDK premton transformim të qyteteve e përkrahje për biznese

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ditën e nisi herët, e poashtu bashkë me të edhe kërkesën për mbështetje.

    Në ditën e 13, destinacioni i tij qe lagjja Kalabria, ku edhe shpalosi programin pwr tw.

    Bashkëpartiaku i tij, që po kandidon për Mitrovicën e Jugut, përmes rrjeteve sociale prezantoi një projekt për transformimin e zonës së njohur “Tuneli i Parë”. Projekti, sipas Arian Tahirit, përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja.

    Përveç kësaj, ai tha se do t’i japë pamje të re edhe brigjeve të lumit “Trepça”

    Edhe në jug-perëndim të Kosovës, kandidati për kryetar të Prizrenit bashkë me ekipin për asamblenë komunale, qenë aktiv gjatë ditës.

    Të enjten, Shaqir Totaj vizitoi Qendrën e Strehimit për Gratë dhe Fëmijët në Prizren, ku tha se u njohën nga afër me kushtet dhe shërbimet që ofrohen për viktimat e dhunës në familje.

    Ai poashtu premtoi se do të vazhdojë të kujdeset për krijimin e kushteve të qëndrueshme për banim për gratë viktima të dhunës në familje, në mënyrë që ato të kenë mundësi ta rindërtojnë jetën e tyre me dinjitet dhe siguri.

    Kandidati Gjilanas i PDK-së, Riad Rashiti, ditën e nisi me vizitë në një ëmbëltore. Ai premtoi se do t’i mbështesë ata, derisa tha se për bizneset, me fitoren e tij, do të jetë më mirë.

    I bindur që garën do ta fitojë në Ferizaj, e bashkë me PDK-në do të udhëheqë edhe për një mandat, Agim Aliu premtoi se do të vazhdojë me punë e projekte zhvillimore për qytetarët.

  • Dita e 13-të, premtimet e PSD-së për bujqësi dhe punësim

    Dita e 13-të, premtimet e PSD-së për bujqësi dhe punësim

    Ditën e 13-të të fushatës zgjedhore, kandidatja për Prishtinën nga Partia SocialDemokrate, Besa Shahini e nisi në shoqatën Doën Syndrome Kosova.

    Siç shkruan Shahini, me Drejtuesen e organizatës, Sebahate Hajdini Beqiri, biseduam gjatë për nevojat e komunitetit, sidomos në arsim dhe punësim

    “Përkundër mbështetjes që Komuna ka dhënë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objektit ku veprojnë, nevoja për financim stabil mbetet e madhe, pasi shumë familje janë të varura nga terapitë dhe programet që ofrohen këtu.” – ka theksuar mes tjerash Shahini.

    Po ashtu rëndësi gjatë të enjtës i ka dhënë edhe jetesës me rrogën mesatare në Prishtinë.

    Bashkpartiaku Qëndron Kastrati i cili synon rikthimin në krye të Kamenicës, ka treguar tri arsyet e tij pse qytetarët duhet t’ia besojnë sërish votën.

    Vec kësaj Kastrati të enjten vizitoi edhe një fermë, prej ku tha se bujqësia do të jetë prioritet për zhvillimin e Kamenicës.

    Se Decani po e kërkon ndryshimin, po thotë kandidatja e PSD-së Natyra Kuci. Në një postim të Facebook Kuci shkruan se “Qytetarët e Deçanit e kanë ndërruar mendjen. Bashkë me ta do ta ndërrojmë pushtetin.”

  • Qalaj: Çeku e shikon Prishtinën me Google Maps, Uran Ismaili është i vetmi që e njeh dhe e jeton këtë qytet

    Qalaj: Çeku e shikon Prishtinën me Google Maps, Uran Ismaili është i vetmi që e njeh dhe e jeton këtë qytet

    Sipas Rashit Qalajt nga Partia Demokratike e Kosovës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të udhëhequr me kryeqytetin, Hajrulla Çeku, e sheh Prishtinën përmes Google Maps.

    Sipas Qalajt, kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, është kryetari adekuat për të udhëhequr Prishtinën në katër vitet e ardhshme.

    “Prishtina, kryeqendra e Kosovës – besoj që janë tre kandidatë, vetëm njëri nga ta është nga Prishtina, i lindur në Prishtinë.
    Pra, vetëm Uran Ismaili është një njeri i cili ka lindur në Prishtinë, është rritur në Prishtinë, frymon në Prishtinë, është duke u ballafaquar me nevojat e qytetarëve dhe duke premtuar e duke gjetur mënyra se si ato të realizohen në mënyrën më të mundshme,” deklaroi Qalaj.

    I pyetur nëse është standard që një kandidat të jetë i lindur dhe i rritur në qytetin ku kandidon për postin e kryetarit, Qalaj u përgjigj kështu:

    “Nuk është standard që një kandidat të jetë i lindur e rritur në një qytet, por është kushti kryesor,” tha ndër të tjera Qalaj.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Rexhepi ironizon Qalajn: Thotë se krejt Kosova do të jetë me PDK, por harroi disa komuna

    Rexhepi ironizon Qalajn: Thotë se krejt Kosova do të jetë me PDK, por harroi disa komuna

    Arjeta Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje ka ironizuar me Rashit Qalën, pasi ky i fundit u deklarua se e gjithë Kosova do të jetë përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Nga kolegu dëgjova se krejt Kosova do të jetë me PDK, por e përmendi edhe vetë që nuk e përmendi që qeverisën nga VV, dmth e kanë pranu faktin se do të qeverisen nga VV e në mesin e tyre gjithsesi se do të jetë Shtimja. Sot vij nga Shtimja me një vizitë gjatë fushatës dhe aty kuptoj se gjatë qeverisjes në fillim të mandatit, kur e ka marrë Qemajli, ka gjetur vetëm një çerdhe, sot janë funksionalizuar 6,” tha Rexhepi.

    Madje, sipas saj, është mirë që qytetarët e kanë vërejtur keqqeverisjen e PDK-së në Shtime.

    “Më vjen mirë që qytetarët e kanë vërejtur se qeverisja e PDK-së ka stërzgjatur dhe është dashtë të largohet shumë më herët. Është mirë që është ndërruar,” deklaroi Rexhepi.

    Sipas Rexhepit, është e padiskutueshme që Gjilanin ta fitojë prapë kandidati i VV-së, Alban Hyseni, madje pa balotazh.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Ramiz Lladrovci në takim me banorët e Drenasit, kërkon votën edhe për 4 vjet

    Ramiz Lladrovci në takim me banorët e Drenasit, kërkon votën edhe për 4 vjet

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci që po garon edhe për një mandat tjetër si kryetar në kuadër të iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka vazhduar t’i takojë banorët e kësaj komune.

    Së fundmi ai ka qenë në Gradicë dhe Likoshan, i shoqëruar me Naim Gjelin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës.

    Sipas postimit të bërë në Facevook, Lladrovci thotë se cdo ditë po bashkëbisedon me qytetarët rreth arritjeve të pushtetit lokal, projektet në zbatim si dhe për projektet kapitale në të ardhmen.

    “Me dëgjimet buxhetore, ne kemi evidentuar nevojat e qytetarëve, projektet me prioritet si dhe ngritjen e cilësisë së jetës, për qytetarët kampionë. Ne nuk do të ndalemi duke i shërbyer qytetarëve me të gjitha mundësitë e përgjegjësitë që i kemi, duke respektuar barazinë para ligjit, gjasat e mundësitë e barabarta “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsye. Qytetarët e Gradicës e Likoshanit, me praninë e jashtëzakonshme në tubime, dëshmojnë se janë krenar me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim, andaj, meritojnë të gjitha të mirat që i ofron liria e Kosovës dhe pushteti lokal.” – ka shkruar mes tjerash Lladrovci.

    Gjatë kësaj jave, përvec Gradicës dhe Likoshanit, Lladrovci ka takuar edhe banorët e Arllatit.

    Lladrvoci thotë se në takim me ta, theksoi se qeverisja e tij ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim, duke mirëpritur idetë për zhvillimin e mëtejmë të Drenasit, zemrën e Kosovës.

    “E kemi pritur që komuna jonë të bëhet mikpritëse e kërkuesve të votës që na vizitojnë vetëm për zgjedhje, kemi qenë dhe jemi bukëdhënës, me nderim i presim e përcjellim, por, më 12 tetor, qytetarët kampionë e kanë adresën me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.”- thuhet mes tjerash në njoftimin e LLadrovcit.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.

  • Besa Shahini premton 100 mijë pemë për Prishtinën, Kastrati takon qytetarë

    Besa Shahini premton 100 mijë pemë për Prishtinën, Kastrati takon qytetarë

    Hapësira të gjelbra për Prishtinën është njëri prej premtimeve të kandidates për kryeqytet nga Partia SocialDemokrate, Besa Shahini.

    Sipas saj në disa pjesë të Prishtinës do të mbjellën 100 mijë pemë.

    Një ndër arsyet se këto pemë duhet të mbjellën, sipas kandidatës Shahini është ajri i papastër dhe temperaturat e larta.

    Takime me qytetarë ka zhvilluar kandidati i PSD-së, për Kamenicë, Qëndron Kastrati. Në Krilevë ai u takua me disa banorë, ku më pas ai tha se ata e dëshmuan se janë të vendosur për përparim.

    Veç tyre, Kastrati ka takuar edhe qytetarë të tjerë të Kamenicës ku dëgjoi hallet për çka tha se në krye me të do t’i zgjidhin ato së bashku.

    Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.