ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Dita e tetë e fushatës, AAK premton zhvillim në komunat ku kandidon

    Dita e tetë e fushatës, AAK premton zhvillim në komunat ku kandidon

    Lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi Mitrovicën e Jugut që të kërkoj votën për kandidatin në këtë komunë, Qazim Nimani.

    Sipas liderit të AAK-së Nimani dhe lista per Asamble kanë për t’ia rikthyer qytetit madhështinë që e meriton.

    Fillimin e ndërtimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Obiliq, premtoi kandidati për kryetar, Ali Krasniqi në ditë e tetë të fushtës.

    Ndërtimin e dy pishinave gjysmë-olimpike për notarët e Suharekës premtoi Bali Muharremaj, kandidatë për të parin e qytetit edhe për 4 vitet e ardhshme. Sipas tij, për një sport të rëndësishëm si noti, qytetit i ka munguar infrastruktura.

    Me punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” u taku kandidati per kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini. Me ushtarët e pastrimit siç i quajit Gjini, dhe me ata që nuk kontribojnë në ndotje Gjakova do të duket më e bukur.

    Ndërkaq Zenun Elezaj, prezantoi dy kandidatën për Kuvendin Komunal të Klinës, Betë Gojani dhe Rrustem Pantina.

  • Aliu: Prania ime e frustron Ramusën

    Aliu: Prania ime e frustron Ramusën

    Qemajl Aliu deklaroi se prania e tij po e frustron kundërkandidatin Përparim Ramusa.

    “Është i frustruar. Prania ime këtu e frustron, sepse ndihet inferior – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë intelektual,” tha Aliu.

    Ai i bëri thirrje prokurorisë që të vijë dhe të hetojë, duke shtuar se të gjitha dokumentet janë të hapura dhe të qasshme në lidhje me projektin e shtimit të asfaltit në komunë.

    Nga ana tjetër, Përparim Ramusa reagoi duke e akuzuar Aliun për manipulim:

    “Njëjtë ti apet po don me i manipulu” deklaroi Ramusa.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Përparim Ramusa akuzon Qemajl Aliun për manipulim në krye të detyrës, Aliu i përgjigjet

    Përparim Ramusa akuzon Qemajl Aliun për manipulim në krye të detyrës, Aliu i përgjigjet

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Ramusa, ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Qemajl Aliun, se po manipulon ndërkohë që është ende në krye të komunës së Shtimës
    .
    “Ka një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Shtimës për angazhimin e praktikantëve në komunë. Gazmend Aliun, që është i afërm i tij, e kanë thirrur për të kryer praktikë juridike, por aktualisht ai e vozit kryetarin e komunës,” deklaroi Ramusa.

    Në përgjigje të këtyre akuzave, Qemajl Aliu tha se Ramusa ka ardhur vetëm për të bërë “gjueti shtrigash”.

    “Gazmend Aliu është familjar i imi dhe më ndihmon privatisht,” tha Aliu.

    Por Ramusa iu drejtua me fjalët: “Mos u kuq, po kallxo drejt!”

    Ndërkaq, Aliu ia ktheu: “Nuk ke vizion dhe vazhdon me pasë qasjen e bllokimit.”

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Qemajl Aliu, kandidati i Vetëvendosjes, prezanton programin për mandatin e ardhshëm

    Qemajl Aliu, kandidati i Vetëvendosjes, prezanton programin për mandatin e ardhshëm

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetari aktual i Shtimës, Qemajl Aliu, në emisionin “Compass” në ATV prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme.

    Sipas Aliut, prioritet kryesor do të jetë arsimi.

    “Pasi kemi investuar mbi 8 milionë euro në këto katër vite, ne do të punojmë për kompletimin e infrastrukturës dhe për mësimin gjithëditor,” shtoi Aliu.

    ‘Pako për maturantët’ dhe ‘Baby Box’ do të jenë disa nga inovacionet e reja për këtë mandat, deklaroi ai.

    Në mandatin e ardhshëm, kandidati i LVV-së premtoi gjithashtu investime në urbanizëm dhe përmirësim të planifikimit qytetar.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Përparim Ramusa, kandidati i PDK-së, prezanton programin për zhvillimin e Shtimës

    Përparim Ramusa, kandidati i PDK-së, prezanton programin për zhvillimin e Shtimës

    Përparim Ramusa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës PDK-së i cili synon të fitojë garën për të udhëhequr Shtimën, prezantoi programin e tij për zhvillimin e qytetit dhe për një jetë më të mirë për qytetarët.

    “Janë 5 fusha strategjike me gjithsej 75 projekte dhe aktivitete të planifikuara, në vlerë prej 39 milionë euro në katër vitet e ardhshme,” tha Ramusa.

    Ujë të pijshëm dhe një mjedis të pastër premtoi kandidati i PDK-së për qytetarët.

    Një tjetër prioritet i Përparim Ramusës është edhe arsimi gjithëpërfshirës.

    “Përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukim nga mosha 9 muaj deri në 3 vjet dhe 3 deri në 6 vjet, digjitalizim dhe pajisje në çdo klasë, bursa për studentët e dalluar,” deklaroi ndër të tjera kandidati i PDK-së.

    Sipas Ramusës, nën udhëheqjen e tij do të ketë zero tolerancë për korrupsionin.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Shabani: Nënkalimi me tri korsi është investimi më i madh që kemi paraparë

    Shabani: Nënkalimi me tri korsi është investimi më i madh që kemi paraparë

    Kandidati për kryetar të Shtimës, Kastriot Shabani, nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, tregoi në emisionin “Compass” në ATV prioritetet e tij për Shtimën.

    “Një prej investimeve më të mëdha që kemi paraparë si LDK është nënkalimi me tri korsi, bulevardi i qytetit dhe stacioni i autobusëve,” deklaroi Shabani.

    Përveç këtyre, kandidati i LDK-së tregoi se një prej projekteve të para që do të realizojnë është Plani Zhvillimor Komunal.

    Fokus, Shabani tha se do të ketë edhe në fushat e shëndetësisë, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe në zhvillimin ekonomik të qytetit.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kronika zgjedhore: Dita 7 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 7 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Mbështetje për sportin dhe bizneset e vogla, premton LVV-ja për komunat

    Mbështetje për sportin dhe bizneset e vogla, premton LVV-ja për komunat

    Trajtim shumë më serioz për vajzat që merren me sport, po premton kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hajrulla Ceku. Pasi zhvilloi takim me vajzat e FC 2 Korrikut, klub që numëron mbi 150 lojtare dhe është kampion i Kosovës në ligat U15 dhe U17, Ceku tha se Komuna e Prishtinës me të në krye do t’i ndihmojë në avancimin e tyre.

    Për zejtarinë do të ketë më shumë fokus, nëse Ardian Gola bëhet kryetar i Gjakovës. Të premten ai takoi një nga argjendarët e kësaj komune, ku edhe tha se bizneset e tilla, dhe shumë të tjera si ky, do të jenë synim i përkrahjes nga qeverisja që ai do ta bëjë.

    Në ndihmë bizneseve që krijojnë vende të reja pune dhe produkte vendore premton se do t’iu dalë nëse bëhet kryetar i Prizrenit, kandidati Artan Abrashi.

    E Qemajl Aliu që po kërkon një mandat tjetër për Shtimen ka zhvilluar takime me qytarë në disa fshatra, ku mes tjerash tha se do ta vazhdojë punën për secilin pa dallim.

    Ditën e shtatë të fushatës zgjedhore, pretendenti për mandatin e dytë në Gjilan, Alban Hyseni e nisi në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

    Më pas takoi përfitues të granteve, për çka premtoi mbështetje edhe në vitet e ardhshme.

    Ndërkaq përkujdesje institucionale dhe investim për Bibliotekën e Kaçanikut, ka premtuar kandidati Jeton Raka.

    Më afër qytetarëve dhe zë I tyre premton se do të jetë, nëse veç arrin të bëhet kryetar i Fushë-Kosovës, kandidati nga Vetëvendosje Valon Prebreza.

    Ndërsa mbështetje për bizneset e vogla ka premtuar kandidati për Lipjanin, Ilir Qeriqi.

  • Dita e shtatë e fushatës, aktivitetet kryesore të kandidatëve të AAK-së

    Dita e shtatë e fushatës, aktivitetet kryesore të kandidatëve të AAK-së

    Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili kërkon edhe një mandat për të udhëhequr Gjakovën, në ditën e shtatë të fushatës mori pjesë në Garën ë Vrapimit të Gjeneratës sic e quajti ai të Pavarësisë.

    Ai tha se ky aktivitet gjallëron qytetin dhe dëshmon shpresën, energjinë dhe guximin e të rinjve për të ardhmen.

    Gjatë ditës, Gjini u takua edhe me Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, dhe Sakibe Jashari, Zyrtare e Lartë e projektit “Forcimi i qeverisjes shumë nivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse.”

    Aktiv gjatë ditës ishte edhe kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj. Gjatë parakalimit në Festivalin “Festari”, ai parakalimin e vlerësoi udhëtim krenarie, gëzimi dhe bashkimi për Suharekën. Mes tjerash, Muharremaj kërkoi besimin edhe për një mandat tjetër.

    Kandidati për Vushtrrinë nga kjo parti, Mensut Ademi thotë se në qeverisjen e tij fokusi do të jetë – përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimet publike.

    E, Nazim Gagica i cili synon postin e kryetarit të Gjilanit gjatë së premtes prezantoi kandidatin për asamble komunale, Muharrem Sadikun.

    Takim me qytetarët e Lipjanit nga ora 19:00 mbajti kandidati për kryetar, Qazim Nimani. Gjatë takimit u prezantuan edhe kandidatët për Asamblenë Komunale.
    Aktivitetet e Aleances për Ardhmërinë e Kosovës vazhduan edhe në mbrëmje.

  • Dita e shtatë e fushatës elektorale të LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit

    Dita e shtatë e fushatës elektorale të LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit

    Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon fushatën elektorale me intensitet të lartë me kandidatët e saj në disa komuna të vendit që kanë paraqitur projektet, premtimet dhe vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm.

    Në Prishtinë, kandidati për mandat të dytë, Përparim Rama, rikujtoi transformimin në lagjen Dardania dhe tunelin nën Kurriz, të cilin e cilësoi simbol të ndryshimit urban.

    Në Fushë Kosovë, Besnik Osmani theksoi rëndësinë e investimeve në shëndetësi përmes karvanit informues “Përshëndetje”.

    Në Viti, Sokol Haliti, që po kërkon një mandat të ri, prezantoi investimet në infrastrukturë dhe siguri rrugore, duke i cilësuar si dëshmi të vizionit për një qytet më të sigurt dhe të zhvilluar.

    Në Ferizaj, Visar Azemi zhvilloi takime me qytetarë dhe vuri në pah nevojën për një model të ri qeverisës që i adreson sfidat reale të qytetit.

    Në Lipjan, Imri Ahmeti, që kërkon një mandat të ri, prezantoi projektin e rrugës “Pjetër Bogdani”, që pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të lidhë qytetin me rrugë strategjike.

    Në Obiliq, Xhafer Gashi mori pjesë në fushatën “Dita Botërore e Pastrimit” ku bëri thirrje për kujdes ndaj ambientit.

    Në Pejë, Gazmend Muhaxhiri kujtoi investimin prej gati 20 milionë eurosh në sistemin modern të trajtimit të ujërave të zeza që garanton standarde evropiane në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

    Në Gjilan, Arbër Ismajli kritikoi qeverisjen aktuale lokale si “pushtet i intrigës” dhe u zotua për mbështetje të bizneseve dhe të rinjve, në kuadër të konceptit “Gjilani i Ri”.

    Në ditën e shtatë, LDK-ja në Junik prezantoi listën e kandidatëve për Asamble, në krye me Ruzhdi Shehu.