ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Infrastrukturë, mirëqenie dhe bashkëqeverisje, kandidatët e PDK-së prezantojnë prioritetet në zgjedhje

    Infrastrukturë, mirëqenie dhe bashkëqeverisje, kandidatët e PDK-së prezantojnë prioritetet në zgjedhje

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli në Prishtinë ka prezantuar një plan të detajuar për rigjallërimin e lagjes Tophane, që përfshin ndërtimin e një çerdheje, qendre komunitare, restaurim të klubit të boksit, legalizim pronash, si dhe krijimin e një bulevardi modern përgjatë rrugës “Lidhja e Prizrenit”.

    Sami Lushtaku në Skenderaj ka zhvilluar takime me qytetarë, duke premtuar mbështetje për ekonominë lokale, arsim dhe pensionistët.

    Bekim Azizi në Viti ka premtuar ndërtimin e një tregu të gjelbër modern, me kushte të denja për tregtarët dhe qytetarët, dhe zbatim të projekteve konkrete.

    Ferit Idrizi në Vushtrri ka njoftuar për investime në aftësim profesional dhe premton 1 milion euro për programe rinore në mandatin e dytë.

    Kandidati Ali Nimanaj në Istog është përqendruar në shëndetësi, duke marrë pjesë në fushata vetëdijesuese dhe duke premtuar investime në parandalim dhe konsultim mjekësor.

    Sabedin Vishi në Kaçanik ka vendosur në qendër të programit gratë, me premtime për 200 euro për lehonat, rritje të shërbimeve në QKMF, subvencione për biznese dhe bursa për shkollim.

    Arian Tahiri në Mitrovicë ka premtuar revitalizimin e lumit Ibër dhe krijimin e një Inkubatori Biznesi për të rinjtë, duke u fokusuar në hapësira publike dhe zhvillim ekonomik.

    Në Lipjan, kandidati Shukri Buja ka shpallur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate për mbështetje të ndërsjellë dhe qeverisje të bashkuar mbi vlera të përbashkëta.

    Në Podujevë, kandidati Isak Shabani në Podujevë ka kritikuar keqmenaxhimin në infrastrukturë sportive dhe është zotuar për kushte më të mira për të rinjtë dhe sportin.

    Shaqir Totaj në Prizren, që kërkon mandatin e dytë, ka prezantuar projektet e realizuara në fshatin Kobaj dhe investimet infrastrukturore në lagje dhe fshatra.

  • Kandidatët e NISMËS me fokus në arsim dhe hapësira publike

    Kandidatët e NISMËS me fokus në arsim dhe hapësira publike

    Kandidatja për kryetare të Prizrenit nga radhët e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Albulena Balaj – Halimaj, ka premtuar që një nga prioritetet e saj kryesore do të jetë përmirësimi i kushteve në shkolla. Ajo është zotuar që komuna do të siguroj dollapë për nxënësit në çdo klasë, në mënyrë që fëmijët të mos kenë më nevojë të mbajnë çanta të rënda.

    Në Vushtrri, kandidatja për kryetare Xhevahire Izmaku, teksa ka shprehur shqetësimin e saj për fontanën kryesore të qytetit ka premtuar se nëse zgjidhet kryetare do të krijojë hapësira publike më relaksuese dhe miqësore për të rinjtë dhe familjet.

    Nga ana tjetër, në Malishevë, kryetari aktual dhe kandidat për mandat të ri, Ekrem Kastrati, gjatë tubimit të fundit u përkrahu nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

  • Dita e 11 e fushatës, PSD vazhdon aktivitetet zgjedhore

    Dita e 11 e fushatës, PSD vazhdon aktivitetet zgjedhore

    Besa Shahini kandidate për kryetare të Prishtinës nga Partia Socilademokrate ka vazhduar që në kuadër të fushatës të ilustroi sfidat ekonomike të qytetarëve të kryeqytetit.

    Kandidatja për të parën e Prishtinës gjatë ditës vizitoi çerdhen dhe kopshtin “Ardhmënia”. Gjatë vizitës, u diskutua për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe nevojën për investime në çerdhe dhe kopshte publike.

    Ndërkaq kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi ka akuzuar kryetarin aktual Bashkim Ramosajn dhe vëllaun e tij për keqpërdorim të pronës komunale.

    Kandidati nga PSD, për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati në ditën e 11 të fushtës zgjodhi të vizitoj një biznes familjar, ku sipas tij është shembull i një ndërmarrjeje që, përmes përkushtimit dhe punës së ndershme, po sjell risi në industrinë e prodhimit të kapakëve dhe elementeve plastike për ujin e ambalazhuar.

  • Në ditën e njëmbëdhjetë, kandidatët e LDK-së me fokus në energji, infrastrukturë dhe kulturë

    Në ditën e njëmbëdhjetë, kandidatët e LDK-së me fokus në energji, infrastrukturë dhe kulturë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, i cili kandidon edhe për një mandat të dytë, njoftoi për rikthimin e Galerisë së Qytetit si hapësirë kulturore, ku do të organizohen ekspozita dhe aktivitete artistike që do të rigjallërojnë jetën kulturore të kryeqytetit.

    Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, premton mbështetje të fuqishme për bizneset lokale.

    Kandidati për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, premtoi promovimin e produkteve vendore përmes iniciativës “Made in Istog”.

    Kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka prezantuar disa projekte si ndërtimin e sallës së sportit, përpunimin e ujërave të zeza, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe mbështetjen për bujqit dhe bizneset lokale.

    Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Gëzim Plakolli, premton mbështetje për bizneset dhe krijimin e kushteve të favorshme për investime, me fokus në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

    Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka premtuar se do të ofrojë subvencione për fëmijët e porsalindur dhe transport të subvencionuar për nxënësit e shkollave të mesme, duke ndihmuar familjet në aspektin ekonomik.

    Kandidati për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, premtoi themelimin e një ndërmarrjeje komunale që do të kujdeset për mirëmbajtjen dhe sigurinë e hapësirave të gjelbra.

    Kandidati për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, premton një qeverisje që vendos qytetarin në qendër dhe punon për një Ferizaj të jetueshëm.

    Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thekson mbështetjen për sportin lokal, me subvencione për klubet dhe sportistët, duke u zotuar se nuk do të lejojë shuarjen e klubeve ikonike të qytetit.

    Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, që kërkon mandat të ri, thekson sukseset e deritanishme në zhvillimin e turizmit malor, ku projekti për lehtësimin e qasjes në bjeshkë po tërheq vizitorë nga gjithë Kosova dhe më gjerë.

  • Kandidatët e AAK-së zotohen për investime në infrastrukturë dhe mbështetje në sport

    Kandidatët e AAK-së zotohen për investime në infrastrukturë dhe mbështetje në sport

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka prezantuar projektin për infrastrukturë të rregulluar, më të ndricuar dhe me transport publik për të gjithë në kryeqytet.

    Në Gjakovë, kryetari aktual Ardian Gjini, që kërkon edhe një mandat tjetër, njoftoi për nisjen e ndërtimit të parkut rekreativ-sportiv dhe amfiteatrit veror në fshatin Korenicë. Ai u zotua se projektet e reja do ta transformojnë Gjakovën në një qytet modern e të gjeneratave.

    Në Gjilan, kandidati Nazmi Gagica, në kuadër të tubimit të Aleancës së Gruas, premtoi forcimin e rolit të gruas në politikë dhe ekonomi, duke e quajtur atë shtylla e familjes dhe garancia e një shoqërie të drejtë.

    Në Fushë Kosovë, kandidatja Vildane Latifi, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, prezantoi planin “Dritë për Fushë Kosovën”. Ajo tha se qyteti me mbi 65 mijë banorë ka mbetur pa zgjidhje për problemet themelore dhe premtoi përmirësim të infrastrukturës, arsimit dhe zhvillim ekonomik.

    Në Prizren, kandidati Besnik Krasniqi shpalosi slogane të fushatës së tij, duke thënë se qytetarët duhet të zgjedhin “besnikëri për Prizrenin” dhe jo fjalë të kota.

    Në Suharekë, kryetari aktual Bali Muharremaj, i cili kandidon për një mandat të ri, theksoi arritjet dhe projektet që vazhdojnë të zhvillohen. Ai bëri të ditur se fushata e tij mbështetet në punë konkrete dhe falënderim ndaj qytetarëve.

    Në Viti, kandidati Labinot Bislimi kritikoi ashpër pushtetin lokal aktual, duke e quajtur dështim dhe keqqeverisjen. Ai premtoi dialog të hapur mes qytetarëve dhe institucioneve, si dhe një qeverisje të përgjegjshme që i kthen dinjitetin qytetit.

    https://www.facebook.com/share/r/1CHXV2PpeP/

     

  • Kronika zgjedhore: Dita 10 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 10 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Kandidati i Pavrur për kryetar të Fushë Kosovës shpalos programin

    Kandidati i Pavrur për kryetar të Fushë Kosovës shpalos programin

    Kanidadti i Pavarur për kryetar të Fushë Kosovës, Hasan Ismajli shpalosi programin e tij, nëse zgjidhet kryetar i komunës.
    “Mbështejta e plotë për nxënësit me nevoja të veçanta, krijimi i hapësirave rinore”, tha ai.
    Ndiqni debatin:

  • Programi i PDK-së për Fushë Kosovën

    Programi i PDK-së për Fushë Kosovën

    Kanidadti i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
    “Infrastruktura duke përfshirë, ujësjellësin, kanalizimin, rrugë për komunikacion, pastaj është një projekt sfidues madhor që është ndërtimi i sheshit”, tha ai.
    Ndiqni debatin:

  • Programi i AAK-së për Fushë Kosovën

    Programi i AAK-së për Fushë Kosovën

    Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetare të Fushë Kosovës, shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
    “Do të rregullojmë ndriqimin publik, do të kthejmë hapësirat e gjelbërta, do të hapim hapësira për art sport”, tha ajo.
    Ndiqni debatin:

  • Programi i LDK-së për Fushë Kosovën

    Programi i LDK-së për Fushë Kosovën

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, shpalos programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
    “qëllimi i parë ka të bëjë me administratë komunale e cila duhet të jetë model i llogaridhënies dhe profesionalizmit, e dyta është një qyetet miqësor dhe funksional”, tha ai.
    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/JZm7azi1xIA?si=sqinY6Rbb1zMFUPk