ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Arifi: Lëvizja Vetëvendosje nuk bashkëpunon me Listën Serbe

    Arifi: Lëvizja Vetëvendosje nuk bashkëpunon me Listën Serbe

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Shpejtim Arifi, ka theksuar se subjekti i tij nuk bashkëpunon me Listën Serbe.

    “Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë të vetme nuk bashkëpunon me Listën Serbe,” deklaroi Arifi.

    Ai gjithashtu sqaroi se, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, posti i nënkryetarit i takon komunitetit shumicë në këtë rast, komunitetit shqiptar.

    “Dua ta theksoj se, sipas ligjit për pushtet lokal, nënkryetari i komunës i takon komunitetit shumicë, dhe në këtë rast – komunitetit shqiptar. Këtë pozitë nuk ia jep askush tjetër, asnjë subjekt politik, por vetëm vota e qytetarëve,” shtoi Arifi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Arifi: PDK mban përgjegjësinë për mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve shqiptare në Shtërpcë

    Arifi: PDK mban përgjegjësinë për mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve shqiptare në Shtërpcë

    Kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Arifi, ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar si përgjegjësen kryesore për mungesën e bashkëpunimit mes partive shqiptare në garën për zgjedhjet lokale në këtë komunë.

    “Unë, ju këtu dhe të gjithë qytetarëve të Shtërpcës që po na ndjekin, ju bëj me dije se si kandidat dhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtërpcë, kam hedhur hapa për bashkëpunim me subjektet shqiptare, në mënyrë që të mos vinim në këtë situatë – ku me aq pak banorë shqiptarë, po garojmë me tri subjekte politike të ndara,” tha Arifi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kandidati i LVV-së për Shtërpcë premton funksionalizimin e spitalit

    Kandidati i LVV-së për Shtërpcë premton funksionalizimin e spitalit

    Funksionalizimi i spitalit të Shtërpcës është një nga shtyllat kryesore të programit të kandidatit për kryetar të komunës, Shpejtim Arifi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Një spital që është ndërtuar prej dekadash nuk është funksionalizuar asnjëherë. Ai është demoluar i tëri. Do të funksionalizohet ky spital përmes rehabilitimit dhe sistemimit të stafit mjekësor, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime mjekësore 24 orë në ditë,” deklaroi kandidati Arifi.

    Përveç sektorit të shëndetësisë, ai premton edhe furnizim me ujë të pijshëm në çdo lagje dhe fshat të komunës së Shtërpcës.
    Në fushën e arsimit të hershëm, kandidati ka paralajmëruar ndërtimin e dy çerdheve publike.

    “Kemi paraparë ndërtimin e dy çerdheve publike: njëra në fshatin Brod dhe tjetra në fshatin Firaj, pasi nuk kemi asnjë çerdhe publike funksionale në ato pjesë,” u shpreh Arifi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Bytyqi akuzon kryetarin e Lipjanit se i ka dhënë 22 tenderë një kompanie të shokut të tij

    Bytyqi akuzon kryetarin e Lipjanit se i ka dhënë 22 tenderë një kompanie të shokut të tij

    Në emisionin “CONTEXT” në televizionin ATV, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Lista Guxo, Ardian Bytyqi, ka hedhur akuza ndaj kryetarit aktual, Imri Ahmeti, duke thënë se ky i fundit ka dhënë tenderë një miku të tij.

    “Një kompani e shokut të kryetarit i ka marrë mbi 22 tenderë. Në fakt, ka marrë tenderë dhe ka qenë nënkontraktor. Ne i kemi të gjitha këto dokumente dhe ai nuk vjen në debat,” ka deklaruar Bytyqi.

    Madje, Bytyqi shtoi se Ahmeti e ka fyer atë dhe të tjerët në një debat publik.

    “Neve na ka fyer të gjithëve në një debat ku ai defikon vetë, duke më quajtur: ‘jo se kam bërë drejtor’, ‘mos qofsha në lëkurën e tij’. Ai është kështu, ai është ashtu…” tha Bytyqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Budakova: Do të ndërtojmë një kampus shkollor në Lipjan

    Budakova: Do të ndërtojmë një kampus shkollor në Lipjan

    Ndërtimin e një kampusi shkollor premtoi kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, për Komunën e Lipjanit.

    “E përmenda arsimin si prioritet, sepse arsimi në komunën tonë ka çaluar në shumë drejtime. Përmirësimi i infrastrukturës shkollore është paraparë me ndërtimin e një kampusi shkollor për të eliminuar problemet që i ka arsimi në komunën tonë,” deklaroi Budakova.

    Bursa për nxënës dhe studentë të dalluar është një tjetër prioritet i Budakovës.

    Kandidati i AAK-së premtoi edhe përmirësim të infrastrukturës në Lipjan.

    “Infrastrukturë – përmirësimi i rrugëve, investim në ujësjellës dhe kanalizim,” tha Budakova.

    Budakova premtoi po ashtu shtimin e parqeve dhe këndeve të lojërave.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Bytyqi: Do të mundohemi të krijojmë dy kompani publike

    Bytyqi: Do të mundohemi të krijojmë dy kompani publike

    Dy kompani publike premtoi të krijohen kandidati, Ardian Bytyqi nga Guxo.

    “Do të mundohemi të krijojmë dy kompani publike: ajo e transportit urban dhe për menaxhimin e mbeturinave,” u zotua Bytyqi.

    Prioritet i pretendentit për të parin e Lipjanit është edhe arsimi.

    “Kemi paraparë që dy shkolla pilot projekt të jenë në Lipjan, ajo në qendër të Vëllezërit Frashëri dhe Ismail Luma, shkolla me maksimum 24 nxënës dhe vetëm në një ndërrim. Praktikë me pagesë për studentët e profileve të ndryshme, çerdhe në disa fshatra ku mungojnë ose janë të vogla,” tha Bytyqi.

    Sa i përket sektorit të shëndetësisë, sipas Bytyqit, prioritet do të jetë Qendra satelit për pacientët me hemodializë.

    Kandidati i Listës Guxo ndër të tjera premtoi edhe fuqizim të subvencioneve në bujqësi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kronika zgjedhore: Dita 11 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 11 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Ilir Qeriqi kandiatat për kryetar të Lipjanit premton ujë të pijshëm 24/7

    Ilir Qeriqi kandiatat për kryetar të Lipjanit premton ujë të pijshëm 24/7

    Furnizim me ujë të pijshëm 24/7 u zotua të sigurojë për qytetarët kandidati për të udhëhequr Lipjanin në 4 vitet e ardhshme, Ilir Qeriqi nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje.

    “Menaxhimi i ujërave të zeza, transformimi urban i qytetit si dhe zhvillimi lokal dhe fuqizimi i bujqësisë përmes subvencioneve.” janë disa nga premtimet tjera të Qeriqit.

    Qeriqi u zotua po ashtu edhe për përmirësim dhe rritje të shërbimeve shëndetësore.

    “Sigurim i mjekut familjar, me investime në digjitalizim, me vizita në shtëpi dhe çdo shtatzënë dhe lehonë do të ketë vizita shëndetësore. Do të tentohet që komuna të ketë para edhe për barna për pensionistët në nevojë.” deklaroi kandidati i VV-së.

    Në fokus të programit qeverisës është edhe arsimi.

    Zhvillimi i platformave digjitale, depolitizimin, pilotimin e mësimit gjithëditor, përmirësim të kushteve dhe siguria në shkolla” tha Qeriqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Buja: Do ta depolitizojmë dhe digjitalizojmë arsimin

    Buja: Do ta depolitizojmë dhe digjitalizojmë arsimin

    Depolitizim dhe digjitalizim të arsimit premton kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja.

    “Kemi arsimin, i cili do të digjitalizohet me tabela ‘smart’ dhe me ‘editarin’. Do të ndërtojmë shkolla dhe do të zgjerojmë rrjetin e çerdheve,” deklaroi Buja.

    Prioritet tjetër i kandidatit nga PDK është edhe riorganizimi i sistemit shëndetësor.

    “12 njësitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë në kaos dhe mosfunksionimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare në Magurë, Shalë dhe Sllovi, të cilat nuk funksionojnë 24 orë, po e mbingarkon emergjencën në Lipjan,” tha Buja.

    Një tjetër prioritet i Bujës është edhe sporti.

    “Ndërtimi i stadiumit në qytet është bërë jashtë normave të FIFA-s. Do të duhet të rikthehet me bar natyral dhe jo sintetik,” thekson kandidati Buja.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kandidatët e LVV-së premtojnë krijimin e zonës industriale dhe mbështetje për bizneset e vogla

    Kandidatët e LVV-së premtojnë krijimin e zonës industriale dhe mbështetje për bizneset e vogla

    Me banorët e Lagjes Bajram Curri në Prizren, u takua në ditën e 11 të fushtës zgjedhore i pari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar Artan Abrashi.

    Në një tubim tjetër në Kobaj, të vetëm nuk e lanë Abrashin, as nënkryetari i partisë Glauk Konjufca dhe ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Sipas Arbashit entuziazmi i banorëve në takimet që po mbahen në Prizren është dëshmi e qartë se fitorja e 12 tetorit po bëhet e pandalshme.

    Kurti gjatë ditës ishte i pranishëm edhe në Podujevë, ku aktualisht kryetar i komunës është anëtari i partisë së tij Shpejtim Bulliqi. Arsye e vizitës ishte shtimi i 15 shërbimeve të reja specialisitike në Poliklinikën e qyteti.

    Rrugës për tu takuar me banorët e lagjes së Bregut të Diellit, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku pati edhe një mesazh për kryetarin aktual, Përparim Rama.

    Kandidati për Kamenicën, Kadri Rahimaj në vlerë prej 9400 euro dhuroi lodra të reja për të gjithë parashkollorët si dhe të vegjëlit në çerdhe.

    Takim me personat me nevoja të veçanta mbajti në ditën e 11 të fushatës zgjedhore, Sylejman Meholli kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga subjekti politik Lëvizja Vetvendosje.

    Meholli u zotua se me qeverisjen e tij në të gjitha projektet intensive do të sigurojnë qasje për personat me nevoja të veçanta.

    Ndihmë dhe lehtësim për biznese premtoi kandidati për Ferizajin, Enver Haliti.Ai u zotu se me qeverisjen e tij do të ndërtohet një zonë e re industrial e cila do të vendoset mes unazës së jashtme dhe të mesme.

    Mbështetje për bizneset e vogla premtoi kandidati për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi. Kelmendi tha se komuna nuk duhet të jetë pengesa por mbështjetja.