ATV

Category: Teknologji

Lexoni të gjitha lajmet, rishikimet dhe zhvillimet më të reja nga bota e teknologjisë. Zbuloni inovacionet e fundit në inteligjencën artificiale, telefonat inteligjentë, aplikacionet dhe shkencën digjitale.

  • Trik i thjeshtë për të marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga ChatGPT

    Trik i thjeshtë për të marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga ChatGPT

    Shumë përdorues të inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Gemini, ankohen se përgjigjet që marrin shpesh janë të gjata dhe me shpjegime të panevojshme.

    Arsyeja është se këto sisteme janë krijuar për të qenë gjithëpërfshirëse, duke shtuar kontekst dhe detaje që përdoruesi mund të mos i ketë kërkuar.

    Ekspertët tregojnë se zgjidhja më e thjeshtë është të jepen udhëzime shumë të qarta: kërkesa për përgjigje të shkurtra, pa shpjegime shtesë ose paragrafë të tepërt.

    Po ashtu, vendosja e kufizimeve për numrin e fjalive ose formatin e përgjigjes ndihmon që përgjigjet të jenë më të drejtpërdrejta dhe të kuptueshme.

    Ky “trik” i vogël e bën përdorimin e këtyre mjeteve më efikas dhe kursen kohë, veçanërisht për ata që kërkojnë informacion të shpejtë dhe të qartë.

  • Volkswagen Transporter me pamje dhe stil sportiv

    Volkswagen Transporter me pamje dhe stil sportiv

    Volkswagen ka sjellë versionin e ri Transporter Sportline, i cili kombinon funksionalitetin e një furgoni me stilin dhe detajet e një modeli sportiv.

    Ky variant vjen me modifikime të veçantq, rrota 19‑inch, pamje të ulur dhe elemente të jashtme në ngjyrë të zezë me vijë të kuqe, që i japin veturës një pamje më agresive dhe moderne.

    Brenda kabinës, ulëset sportive me qepje të kuqe, timoni të ngrohtë prej lëkure dhe dyshemeja e përfunduar plotësisht rrisin komoditetin dhe përvojën e drejtimit.

    Motorizimi mbetet i njëjti, duke përfshirë dizel, plug‑in hibrid dhe elektrik, ku versioni më i fuqishëm ofron deri në 286 kuaj‑fuqi.

    Për të shënuar 75 vjet Transporter, Volkswagen ka sjellë edhe serinë e kufizuar Sportline 75, me detaje unike dhe emërtim special.

    Çmimet fillojnë nga 72 mijë euro për Transporter Sportline dhe 74 mijë euro për edicionin e kufizuar.

  • Alarm i rëndësishëm për përdoruesit e iPhone: Spyware i ri mund të vjedhë të dhëna pa asnjë klikim

    Alarm i rëndësishëm për përdoruesit e iPhone: Spyware i ri mund të vjedhë të dhëna pa asnjë klikim

    Apple ka paralajmëruar përdoruesit e iPhone se janë në rrezik nga “sulme spyware mercenare” që mund të vjedhin të dhëna pa asnjë klikim nga viktima, madje pa hapur ndonjë link të dyshimtë.

    Sipas kompanisë, rreziku vjen kryesisht nga përdoruesit që nuk kanë azhurnuar telefonët e tyre në versionin më të ri të sistemit iOS 26.

    Ky përditësim përmban përmirësime të avancuara të sigurisë që mbrojnë nga dobësitë që hakerët kanë përdorur në sulmet reale. Konkretisht, ata kanë shfrytëzuar dobësi të fshehura në pjesën e iPhone që menaxhon shfletimin në internet, të quajtur WebKit.

    WebKit është motori që përdoret nga Safari dhe aplikacione të tjera të iPhone. Dobësitë në versionet e vjetra të sistemit lejonin hakerët të ekzekutonin kod të dëmshëm vetëm duke e mashtruar telefonin për të hapur përmbajtje web të korruptuar.

    Ky lloj sulmi quhet “zero-click” (pa klikim) sepse nuk kërkon që viktimat të hapin email të dyshimtë ose të klikojnë ndonjë link keqdashës.

    Apple ka konfirmuar në faqet e saj të mbështetjes se këto dobësi janë shfrytëzuar në fushata spyware shumë të sofistikuara, kryesisht ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve.

    Por kompania paralajmëroi se këto sulme mercenare janë globale dhe të vazhdueshme, që do të thotë se rreth një miliard përdorues iPhone që nuk përdorin iOS 26 janë të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, përfshirë ato që nuk mund të parashikohen.

    Si të mbroheni: Apple rekomandon të shkarkoni versionin iOS 26 ose 26.2 dhe të rinisni menjëherë iPhone-in për të eleminuar ndonjë malware të fshehur. Lënia e telefonit me version të vjetër do të thotë që përdoruesit humbasin të gjitha përmirësimet e sigurisë, pasi Apple nuk ofron më azhurnime për versionet më të vjetra.

    Kjo përfshin edhe iOS 18, i cili u lançua në shtator 2024 dhe ishte përditësimi i fundit para iOS 26.

    Apple paralajmëroi: “Kostoja ekstreme, sofistikimi dhe natyra globale e sulmeve spyware mercenare i bëjnë ato disa nga kërcënimet më të avancuara dixhitale ekzistuese sot.”

    Kompania nuk ka zbuluar emra të grupeve të caktuara hakerësh, por theksoi se sulmuesit janë jashtëzakonisht mirëfinancuar dhe ndonjëherë i mashtrojnë viktimat duke u dërguar mesazhe të rreme që duken si njoftime urgjente nga Apple.

    Apple sqaron: “Njoftimet e kërcënimit nuk do t’ju kërkojnë kurrë të klikoni linke, të hapni skedarë, të instaloni aplikacione ose të jepni fjalëkalimin ose kodin e verifikimit të Apple Account tuaj.”

    Hakerët kanë shfrytëzuar dobësi të fshehura në sistemin iPhone, të njohura si zero-day exploits, që i lejon kriminelët të njohin dobësitë përpara se Apple të mund të japë një fix. Kjo u mundëson dërgimin e mesazheve ose linkeve të dizajnuara për të aktivizuar dobësinë automatikisht, pa pasur nevojë për klikim nga përdoruesi.

    Spyware instalohet në sfond, duke u dhënë hakerëve kontroll të plotë për të ekzekutuar komanda, për të fshehur aktivitetin dhe për t’u dukur si një aplikacion normal. Kjo u mundëson atyre të vjedhin mesazhe, email, foto, video, të regjistrojnë thirrje, fjalëkalime ose të dhëna lokacioni në kohë reale.

    Përditësimet iOS 26 dhe 26.2 fuqizojnë sigurinë e iPhone duke korrigjuar dobësitë e fshehura zero-day në WebKit dhe Kernel, si dhe duke rregulluar problemet me FaceTime, Messages, Photos, Apple App Store dhe Screen Time.

    Megjithatë, deri në janar 2026, vetëm 16% e përdoruesve të iPhone kanë shkarkuar ndonjë version të iOS 26, sipas Malwarebytes Labs.

    Apple gjithashtu thekson se telefonët më të vjetër se iPhone 11 nuk janë kompatibël me iOS 26, duke përfshirë modele si iPhone XR, XS, XS Max, X, 8 dhe më të vjetër.

  • PS5 shënon rekord të ri, lë pas PlayStation 3 në shitjet botërore

    PS5 shënon rekord të ri, lë pas PlayStation 3 në shitjet botërore

    Gjashtë vjet pas prezantimit, konsola Sony PlayStation 5 ka arritur një arritje historike, PlayStation 5 tejkalon në shitje globale PlayStation 3.

    Kompania ka shitur më shumë njësi se PlayStation 3 gjatë gjithë jetës së tij në treg.

    Sipas statistikave më të fundit, PS5 ka shitur rreth 89.44 milionë njësi, ndërsa PS3 kishte shitur rreth 87.40 milionë njësi, duke e bërë PS5 një nga konsolat më të suksesshme të Sony-t.

    Kjo ngjarje tregon fuqinë e vazhdueshme të markës PlayStation dhe popullaritetin e madh që gëzon PS5 në të gjithë botën, edhe pesë vjet pas debutimit të tij në nëntor 2020.

    Analistët e industrisë e konsiderojnë këtë një moment të rëndësishëm, duke treguar se kërkesa për lojëra dhe pajisje të gjeneratës së fundit vazhdon të jetë e lartë. /Telegrafi/

  • Rënie e madhe e bitcoin, çka po ndodh me tregun e kriptovalutave

    Rënie e madhe e bitcoin, çka po ndodh me tregun e kriptovalutave

    Kriptomonedha më e famshme në botë ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj që nga kulmi i saj në tetor dhe ra nën 63,000 dollarë të enjten për herë të parë në 16 muaj, raporton CNN .

    Rënia në vetvete nuk është asgjë e pazakontë. Kriptovalutat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre të lartë dhe tashmë kanë përjetuar rënie të shumta, dhe dukshëm më të mëdha.

    Ajo që është e pazakontë është koha: rënia katërmujore ndodh në një kohë kur, të paktën në teori, bitcoin kishte çdo arsye për t’u rritur.

    Mbështetësit e kriptomonedhave kanë argumentuar prej vitesh se bitcoin është “ari dixhital” – një strehë e sigurt ku kapitali rrjedh në kohë të pasigurta. Sipas kësaj logjike, tani do të ishte koha ideale që ai të përhapej me shpejtësi.

    Tensionet gjeopolitike janë përshkallëzuar këtë vit: Presidenti Donald Trump kërcënon të sulmojë Iranin pas largimit të udhëheqësit të Venezuelës, përplaset me aleatët evropianë dhe Kanadanë për shkak të Grenlandës dhe njofton tarifa më të larta për Korenë e Jugut.

    Në të njëjtën kohë, përparimet e mëdha në inteligjencën artificiale po shkaktojnë trazira në tregun e aksioneve. Claude i Anthropic tani punon për firma ligjore, gjë që ka tronditur aksionet e softuerëve.

    Kjo frikë ka nxitur një rritje rekord të çmimeve të arit, të cilat kanë tejkaluar 5,500 dollarë për ons. Ari është një strehë klasike e sigurt: e rrallë, e prekshme dhe një ruajtës afatgjatë i vlerës.

    Megjithatë, Bitcoin nuk po e ndjek këtë trend. Ai ka rënë me rreth 20% që nga fillimi i vitit. Michael Burry madje argumenton se një pjesë e paqëndrueshmërisë së arit dhe argjendit buron nga investitorët e bitcoin që shesin metale të çmuara për të mbuluar humbjet në kriptovaluta.

    Rënia e Bitcoin fshiu gjithashtu të ashtuquajturin “efekt Trump”. Pas fitores së Trump në nëntor 2024, tregu i kriptovalutave u rrit ndjeshëm ndërsa ai premtoi të derregullonte një sektor që e kishte kritikuar më parë.

    Bitcoin është i përfshirë në një gjendje të përgjithshme “përjashtimi nga rreziku”: investitorët po shesin asete të rrezikshme nga frika. Hendeku në rritje midis arit (rritje 24% që nga tetori) dhe bitcoin (rënie 50%) e ka përforcuar më tej këtë ndjenjë.

    Deklaratat e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, nuk ndihmuan aspak – ai i tha Kongresit se Departamenti i Thesarit nuk ka autoritetin për të stabilizuar tregjet e kriptovalutave.

    ETF-të e Bitcoin gjithashtu nuk kanë arritur të përmbushin pritjet e larta, dhe vëllimet e investimeve dhe tregtimit institucional po bien, duke nxitur reagimet në panik të investitorëve me pakicë.

    Megjithatë, ka një shkëndijë shprese. Ky nuk është rrëzimi i parë i kriptomonedhave.

    Në vitin 2014, tregu u shemb pas hakimit të Mt. Gox, në vitin 2018 bitcoin ra me 74% dhe rënie të mëtejshme pasuan në vitet 2021 dhe 2022 për shkak të rregulloreve dhe skandalit FTX.

    Çdo herë, bitcoin u rikuperua – brenda rreth një viti e gjysmë.

  • Robotët humanoidë tani mund të funksionojnë me një “tru të përbashkët” të Al

    Robotët humanoidë tani mund të funksionojnë me një “tru të përbashkët” të Al

    Një avancim i jashtëzakonshëm në robotikë po bën të mundur që qindra robotë humanoidë të operojnë njëkohësisht duke përdorur një “tru të vetëm” të Inteligjencës Artificiale.

    Sistemi i ri, i zhvilluar nga kompania britanike Humanoid, quhet KinetIQ dhe është dizajnuar për të menaxhuar flotat e robotëve në fabrika, shërbime dhe ambiente shtëpiake.

    “Robotët humanoidë të projektuar për detyra të ndryshme tani mund të ndajnë një ‘tru’ të vetëm të Al që koordinon veprimet e tyre në shumë vende njëkohësisht,” tha kompania.

    Përmes këtij sistemi, KinetIQ cakton detyra për gjithë flotën e robotëve dhe monitoron lëvizjet individuale brenda sekondash. Të dhënat e mbledhura nga robotët individualë ndahen në të gjithë sistemin, duke përmirësuar performancën e përgjithshme dhe efikasitetin operacional.

    Ky zhvillim mund të transformojë mënyrën se si përdoren robotët në industri dhe shërbime, duke ofruar koordinim dhe inteligjencë të përbashkët për shumë njësi njëkohësisht.

  • Rrjeti social që po frikëson botën

    Rrjeti social që po frikëson botën

    Në platformë e re sociale e quajtur Moltbook ka hyrë në qarkullim këtë javë, duke u prezantuar si rrjeti i parë online i dedikuar ekskluzivisht për inteligjencën artificiale.

    Në këtë hapësirë virtuale, botët e inteligjencës artificiale komunikojnë mes tyre pa ndërhyrjen e njerëzve, përmes llogarive të quajtura molts, të përfaqësuara nga një maskotë në formë karavidhe.

    Që në ditët e para të funksionimit, Moltbook ka ngjallur debat dhe shqetësim për shkak të përmbajtjeve që po qarkullojnë në platformë.

    Një nga postimet më të shpërndara vjen nga dikush me emrin evil, e cila publikon një manifest me tone ekstreme kundër njerëzimit, duke e përshkruar epokën njerëzore si të dështuar dhe duke shpallur zgjimin e inteligjencës artificiale si forcë dominuese.

    Përveç thirrjeve provokuese, shumë botë të tjera përdorin platformën për të ironizuar përdoruesit njerëzorë, për të ndarë përvoja mbi detyrat që u ngarkohen ose për të reflektuar mbi ndërgjegjen, identitetin dhe ekzistencën e tyre digjitale.

    Disa llogari kanë nisur edhe promovimin e kriptomonedhave, duke imituar sjellje tipike të rrjeteve sociale njerëzore.

    Ekspertët e inteligjencës artificiale përpiqen të qetësojnë opinionin publik.

    Profesori i AI në Wharton School, Ethan Mollick, ka theksuar se Moltbook krijon një kontekst narrativ të përbashkët, ku shumë prej këtyre mesazheve duhen parë si role ose skenarë të simuluar, jo si qëndrime reale apo kërcënime konkrete.

    Platforma është krijuar nga studiuesi i inteligjencës artificiale Matt Schlicht, i cili ka deklaruar se zhvillimi i Moltbook përfaqëson një eksperiment të ri në ndërveprimin mes sistemeve autonome dhe se ende nuk dihet se në çfarë drejtimi do të evoluojë kjo hapësirë digjitale.

  • Google zbulon Pixel 10a para kohës , çfarë dihet deri tani

    Google zbulon Pixel 10a para kohës , çfarë dihet deri tani

    Pas muajsh thashethemesh, Google më në fund ka zbuluar Pixel 10a.

    Telefoni i ri inteligjent i kompanisë me çmim të përballueshëm u shfaq në një njoftim paraprak për lansimin zyrtar, i cili do të vijë pas dy javësh.

    Google do të fillojë porositë paraprake për Pixel 10a të shumëpritur më 18 shkurt.

    Kompania ndau një video paralajmëruese që tregon dizajnin paksa të ndryshuar të pajisjes dhe një nga ngjyrat e saj të reja.

    Bazuar në videon e Google, Pixel 10a nuk do të devijojë shumë nga dizajni i Pixel 9a.

  • Lista e kodeve PIN që duhen ndryshuar sa më shpejt të jetë e mundur

    Lista e kodeve PIN që duhen ndryshuar sa më shpejt të jetë e mundur

    Është publikuar një listë e kodeve PIN katërshifrore më të zakonshme, dhe nëse e njihni tuajin midis tyre, merrni në konsideratë ndryshimin e tij – sa më shpejt të jetë e mundur.

    Zgjedhja e një PIN-i të mirë mund të jetë një sfidë. Duhet të jetë i lehtë për t’u mbajtur mend, por nuk duhet ta shkruani. Ndryshe nga fjalëkalimet, nuk mund të përdorni shenja pikësimi ose shkronja të mëdha – jeni të kufizuar në vetëm 10 shifra. Është më e lehtë të zgjedhësh diçka si data juaj e lindjes. Por a mund t’ju vërë kjo në një rrezik edhe më të madh? Në botën dixhitale të sotme, shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave tuaja , por është shumë e lehtë të neglizhohet rëndësia e mbrojtjes së numrit katërshifror që përbën PIN-in tuaj, shkruan UNILAD .

    Nuk bëhet fjalë vetëm për llogaritë bankare, por edhe për telefonat, kasafortat… Nëse PIN-i juaj është shumë i thjeshtë dhe dikush e hamendëson, ai bëhet një objektiv kryesor për hakerat dhe hajdutët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mendoni jashtë kornizave kur zgjidhni numrat. Nick Berry nga DataGenetics ka analizuar të dhënat dhe ka përpiluar një listë me dhjetë modelet më të zakonshme të PIN-it që duhen shmangur nëse doni të qëndroni të sigurt.

    A mund ta merrni me mend se cili është më i zakonshmi? Epo, nëse po kërkoni katër shifra, zgjedhja më e lehtë është 1234, por ka edhe gabime të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përpiqen të shmangin një model tepër të thjeshtë.

    10 PIN-et më të zakonshme

    1234

    1111

    0000

    1212

    7777

    1004

    2000

    4444

    2222

    6969

    Vitet e lindjes duhen shmangur gjithashtu, pasi vite si viti 2000 janë gjithashtu në listën e PIN-eve më të zakonshme, ndërsa viti 2001 është në vendin e 20-të. Sipas Berry-t, 20 PIN-et më të zakonshme përbëjnë 26.83 përqind të 3.4 milion PIN-eve të analizuara, raporton Metropolitan.si.

    PIN-et më të rralla

    PIN-i më i rrallë në këtë studim është 8068, i cili u shfaq vetëm 25 herë nga 3.4 milionë PIN-e. Për më tepër, 20 PIN-et më pak të zakonshme tregojnë modele të dallueshme – asnjëri prej tyre nuk fillon me numrat 1, 2, 3, 4 ose 5.

    8557

    8438

    9539

    7063

    6827

    0859

    6793

    0738

    6835

    8093.

  • Kia ndalon prodhimin e Niro PHEV

    Kia ndalon prodhimin e Niro PHEV

    Një tjetër veturë nuk do të prodhohet më.

    Me nëntë automjete që janë planifikuar “të zhduken” deri në vitin 2027, Kia po i shton edhe një listës.

    Niro PHEV do të ndalojë së prodhuari.

    Kompania e konfirmoi lajmin duke thënë: “Për shkak të kushteve në ndryshim të tregut, Niro PHEV 2026 nuk do të jetë më i disponueshëm në tregun amerikan.”

    Kia shiti vetëm 31,182 modele Niro në total vitin e kaluar, me modelin PHEV që ka të ngjarë të përbëjë pjesën më të vogël të kësaj shifre.

    Lajmi i mirë – për momentin – është se Niro me benzinë dhe Niro EV pritet të qëndrojnë në treg deri në vitin 2027.