ATV

Category: SPORT

  • Bayerni vendos për të ardhmen e Boateng

    Bayerni vendos për të ardhmen e Boateng

    Jerome Boateng ishte pjesë e stërvitjes ekipore të Bayern Munichut sot, dhe kampioni gjerman si duket ka vendosur për të ardhmen e mbrojtësit 35-vjeçar.

    Siç bëhet e ditur nga gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayerni nuk do t’i ofrojë Boatengut një kontratë për të qëndruar me skuadrën, raporton KosovaPress.

    Pas bisedimeve krerët e klubit vendosën që mos të nënshkruajnë me Boateng pasi që iu frikësuan kritikave nga tifozët.

    Thomas Tuchelit do t’i nevojitet që të vazhdojë me tre mbrojtës deri në muajin janar.

  • UEFA dënon solidarizimin e tifozëve në Beograd me terroristet serbë dhe brohoritjet raciste “Vritni shqiptarët”

    UEFA dënon solidarizimin e tifozëve në Beograd me terroristet serbë dhe brohoritjet raciste “Vritni shqiptarët”

    Shkruan Nefail Maliqi: 

    Ndeshja e fundit mes ekipit zviceran YB së Bernit dhe “Cervena Zvezdes” në Beograd ku tifozët serbë në stadium u solidarizuan me terroristët serbë të cilët morën pjesë në sulmin e fundit në veri të Kosovës dhe fyerjet raciste ndaj shqiptarëve kanë shokuar opinionin evropian, shkruan nga selia e UEFA-s, gazeta zvicerane në shqip ‘Le Canton27.ch’.

    Zyrtarët e UEFA-s kanë dënuar ashpër sjelljet e huliganëve serbe duke i konsideruar skandaloze banerët dhe brohoritjet e tyre antishqiptare në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes ekipit zviceran YB dhe atij serbe “Cervena Zvezda”.

    “Janë të papranueshme sjelljet e huliganëve serbë në ndeshjen e fundit mes ekipit zviceran dhe atij serbe. Sjelljet e tilla nuk i përkasin sportit dhe janë në kundërshtim me rregullat e UEFA-s dhe normat ndërkombëtare. Prandaj, ne do të dënojmë këtë akt të shëmtuar dhe do marrim masa ndëshkuese ndaj ekipit serbe”, ka thënë sot zëdhënësi i UEFA-s për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

    Ditëve te ardhshme , pritet reagimi zyrtar nga UEFA e cila do të shpjegojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë.

    Brohoritjet “Vritni Shqiptarët” në stadiumin e Beogradit dhe solidarizimi i huliganëve me terroristet serbe ka shkaktuar reagime te mëdha edhe në Kosovë dhe shqiptarët në Ballkan.

    Lidhur me këtë zyrtarët e UEFA-s na njoftuan se kanë marrë nja reagim nga FFK ku kërkohet nga UEFA të sqarojë ngjarjet dhe te sanksionohet Serbia.

  • Ekskluzive: Qendrim Zyba ftohet nga kombëtarja e Kosovës

    Ekskluzive: Qendrim Zyba ftohet nga kombëtarja e Kosovës

    Pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Ballkanit, mesfushori Qendrim Zyba ka marrë ftesë nga kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji.

    Burimet e redaksisë se sportit në ATV marrin vesh që tashmë ftesa i ka shkuar 22 vjeçarit.

    Kur jemi te mesfushori ai ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të kombëtares së Kosovës deri me tani.

    Kujtojmë që perveç Zybës nga lojtarët e Ballkanit ftesa i ka shkuar edhe mbrojtësit Lumbardh Dellova.

    Përndryshe, Kosova me 12 tetor përballët me Andorrën kurse 3 ditë me vonë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Izraelin./ATVLIVET.TV 

     

  • ​Këta janë rivalët e Trepçës në FIBA Europe Cup

    ​Këta janë rivalët e Trepçës në FIBA Europe Cup

    KB Trepça shkroi historinë mbrëmë, pasi që për herë të parë arriti ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

    Fillimisht, Trepça mposhti islandezët e Tindasolmit, ndërsa mbrëmë fitoi edhe ndaj ekipit estonez, Parnu, për të siguruar grupet e FIBA Europe Cup, raporton KosovaPress.

    Pas triumfit në Grupin C parakualifikues, tani KB Trepça është Grupin G të kualifikimeve të kësaj gare evropiane, së bashku me klubet e tjera si Hapoel Galil Elion (Izrael), ZZ Leiden (Holandë) dhe Gravelines Dunkerque (Francë).

    Ndeshjet në grup fillojnë nga 18 tetori, kurse orari i KB Trepçës vijon si më poshtë:

    18 tetor, Hapoel GE – KB Trepça

    25 tetor, KB Trepça – Leiden

    1 nëntor, Gravelines – KB Trepça

    8 nëntor, KB Trepça – Hapoel

    15 nëntor, Leiden – KB Trepça

    22 nëntor, KB Trepça – Gravelines.

  • Trajneri i Dinamos uron Ballkanin, pas humbjes po e konsideron dorëheqjen

    Trajneri i Dinamos uron Ballkanin, pas humbjes po e konsideron dorëheqjen

    Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq, e ka uruar Ballkanin për fitoren ndaj kroatëve në Ligën e Evropës.

    Sidoqoftë, kjo humbje nga kampioni kosovar mund t’i kushtojë me shkarkim Jakiroviqit i cili edhe në kampionat nuk e ka bilancin e dëshiruar.

    “E uroj Ballkanin për fitoren absolutisht të merituar. Ata bënë atë që doja ne ta bënim sot”, ka thënë Jakiroviqi.

    “Ne tentuam të bëjmë diçka me ndryshime, mirëpo nuk funksionoi. U kërkoj falje të gjithë fansave të Dinamos që nuk e merituan këtë. Marr përgjegjësinë për këtë, mirëpo edhe lojtarët në thellësi të shpirtrave të tyre duhet të pyesin se çfarë po bëjnë sepse një klub si Dinamoja nuk e meriton këtë”, ka thënë Jakiroviqi, sipas Index.hr.

    “Nuk e di nëse është kjo ndeshja e fundit për mua. Kur të fle, do ta marr një vendim sepse mendoj që jam gjithashtu përgjegjës për këtë”, ka shtuar ai.

  • Ballkani i jashtëzakonshëm, fiton pastër ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit

    Ballkani i jashtëzakonshëm, fiton pastër ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit

    Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

    Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

    Pjesa e parë i takoi vendasve që patën më shumë administrimin e ndeshjes.

    E goli erdhi në minutat e fundit të pjesëlojës së parë, kur Zyba asistoi bukur për Almir Kryeziun, e ky i fundit e finalizoi në mënyrë të përkyer aksionin në minutën e 44-të.

    Pjesa e dytë nisi e mbaroi me insistimin e kroatëve për të arritur golin e barazimit.

    Ata patën disa raste të mira shënimi, por porta e Enea Koliçit nuk u tund.

    Ishte minuta e 83-të, kur Ëalid Hamidi depërtoi në zonë dhe e dyfishoi epërsinë e Ballkanit, duke e vulosur fitoren.

    Kësisoj, Ballkani tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi një pozitë më poshtë.

    E grupit C i prin Viktoria Plzen me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.

  • Fushata informuese për liberalizimin e vizave: Nëse shkelni rregullat ju ndalohet hyrja në Zonën Schengen deri në pesë vjet

    Fushata informuese për liberalizimin e vizave: Nëse shkelni rregullat ju ndalohet hyrja në Zonën Schengen deri në pesë vjet

    Në Kosovë ka filluar fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët nga 1 janari 2024 nuk kanë nevojë më të presin para ambasadave për t’u pajisur me vizë për vizitë në vendet e BE-së, gjegjësisht vendet që janë në Zonën Schengen.

    Në njoftimin në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se megjithëse liberalizimi i vizave hyn në fuqi nga janari 2024, liberalizimi nuk ua mundëson qytetarëve të punojnë, të ndjekin shkollimin ose të të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

    “Liberalizimi i vizave është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës! Kjo do të thotë që ju tani keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe udhëtimet për të vizituar familjarët, disa herë brenda vitit. Kujdes, megjithatë, që të mos tejkaloni 90 ditët brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në njoftim.

    Për të udhëtuar pa vizë, kërkohen dokumente të rëndësishme si pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, rezervimin e vendit të qëndrimit, detajet e udhëtimit, dokumentet për veturën nëse udhëtoni me të dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare.

    “Kujdes, megjithatë, liberalizimi i vizave nuk ju mundëson të punoni, të ndiqni shkollimin, ose të kryeni studime në Zonën Schengen. Shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellin pasoja të rënda, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në Zonën Schengen deri në 5 vjet. Përdorni këtë informacion për të udhëtuar me sukses dhe pa vështirësi!”, thuhet në njoftim.

  • Dragusha: Dinamo Zagrebit i mungon lojtari kryesor, përparësia e Ballkanit eksperti Ilir Daja

    Dragusha: Dinamo Zagrebit i mungon lojtari kryesor, përparësia e Ballkanit eksperti Ilir Daja

    Ish-futbollisti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Dragusha i ftuar në emisionin ‘A LIVE’ në ATV ka folur për ndeshjen e cila zhvillohet, sot në Prishtinë në mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit e vlefshme për gupet e Konferencë Ligës.

    Dragusha, ka deklaruar që Dinamo e Zagrebit është super ekip me lojtarë që janë edhe pjesë e kombëtares kroate, por ka thënë që Dinamo Zagrebit i mungon lojtari kryesor Bruno Petkovic.

    “Dinamo Zagreb është gjigant, por iu mungon lojtari kryesor Bruno Petkoviv, por Ballkani i ka përparësitë e tyre, skuadra e jonë e ka një ekspert trajner si Ilir Daja i cili dinë si të paraqitet në garat evropiane. Mos harroni ajka e futbollit shqiptarë të futbollistëve është të Ballkani. Unë mendoj që Ballkani mund të fitojë me rezultat 2:1”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Prezantohet logoja zyrtare e Evropianit të Xhudos që mbahet në Prishtinë

    ​Prezantohet logoja zyrtare e Evropianit të Xhudos që mbahet në Prishtinë

    Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend.

    Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë, përcjellë KosovaPress.

    Dederata e Xhudos sot ka prezantuar identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme. Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – “Rei” – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë – mikpritjen – dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e tri medaljeve të arta olimpike.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

  • ​“S’është morale as profesionale”, Muslija i ashpër ndaj lojtarëve që braktisin Kosovën

    ​“S’është morale as profesionale”, Muslija i ashpër ndaj lojtarëve që braktisin Kosovën

    Futbollisti kosovar Florent Muslija ka kritikuar asspër të gjithë lojtarët që për një arsye apo tjetër po e braktisin Kosovën për të luajtur për ndonjë shtet tjetër.

    Ai përme snjë shrkimi në rrjetet sociale ka thënë se një veprim i tillë nuk është as moral e as profesional.

    “Është e drejte legjitime e secilit të vendosë me zemër. Është po ashtu legjitime të analizosh e të konsultohesh. Ama, në momentin që vendosë t’i thuash “Po” dardanëve, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndryshosh mendje për joshje të tjera.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Muslijës.

    Më tutje Muslija ka treguar edhe se si Kosova i ka qëndruar afër atij që nga mosha 12 vjeçare.

    “Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha 12 vjeçare. FFK të njëjtë gjë është duke e bërë në të gjithë Gjermaninë e Evropën dhe kjo më detyroi të reagoj pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesje me vite për të qëndruar afër të gjithë talentëve, nuk ishte dashur të ketë vend për dëshpërim. Të duam Kosovë. Dardan me vepra”.”, ka shkruar në fund Mslija.