ATV

Category: Sport

  • Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”

    Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”

    Ekipi i Kosovës në boks do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

    Shtatë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë turne ndërkombëtar që mbahet në Shkup nga data 11 deri më 12 nëntor, raporton KosovaPress.

    Trajnerët, Shemsedin Tahiri dhe Hajdar Thaqi kanë udhëtuar gjithashtu me ekipin, së bashku me referin, Agim Tahiraj.

    Ekipin e Kosovës e gjeni më poshtë.

    Jeton Berisha (kategoria deri në 51 kilogramë)

    Lorent Murati (kategoria deri në 60 kilogramë)

    Drilon Arifi (kategoria deri në 63.50 kilogramë)

    Shpetim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë)

    Venhar Haziri (kategoria deri 71 kilogramë)

    Jozef Rrasi (kategoria deri në 75 kilogramë)

    Shpejtim Shabani (kategoria deri në 92 kilogramë)

  • Tifo grupi “Dardanët”: Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë

    Tifo grupi “Dardanët”: Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë

    Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian.

    Pak ditë para ndeshjes, grupi i tifozëve “Dardanët”, përkatësisht kryetari i tyre, Lulzim Berisha ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm që ka të bëjë me tifozët.

    Në njoftimin e lëshuar bëhet thirrje për ruajtje të qetësisë dhe për mbështetje sportive duke mos parë asnjë anë tjetër të situatës, bazuar kjo në mundësitë që situata të tensionohet për shkak të zhvillimeve mes Izraelit dhe Palestinës.

    Tutje në këtë njoftim është bërë e ditur se organet e sigurisë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që gjithçka që shkojë sipas rregullave dhe të mos ketë incidente.

    “Të dielën presim Izraelin në Prishtinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të jemi të gjithë në nivel të detyrës dhe mos të lejojmë të bëhet asnjë lëshim. Nga fillimi deri në fund duhet të jetë vetëm një ndeshje sportive, pasi qëllim tjetër nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Për hir të interesave tona si vend, si kombëtare dhe si futboll vendor, duhet të përpiqemi që animin ta bëjmë sa më korrekt dhe energjitë t’i përqendrojmë vetëm te vetja, respektivisht tek inkurajimi i futbollistëve tanë për të nxjerrë një rezultat sa më pozitiv.

    Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera.

    Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar.

    Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës.

    Pra, sfida kundër e Izraelit është ndër të fundit që do t’i luajmë këtë vit. Të shërbejë për një fitore, për rikthim të entuziazmit dhe përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e radhës- thuhej në njoftimin e Dardanëve.
    Kujtojmë që kjo ndeshje luhet me fillim të orës 20:45, në stadiumin Fadli Vokrri.

  • Arsenal-Sevilla, formacionet e mundshme

    Arsenal-Sevilla, formacionet e mundshme

    Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Sevillas.

    Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

    Të dy skuadrat u takuan në xhiron e fundit të kësaj gare, ndeshje e cila përfundoi me fitore 2:1 të Arsenalit.

    Momentalisht, Arsenali kryeson Grupin B me gjashtë pikë, krahas Sevillas që renditet e treta me dy pikë.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, te Arsenali pritet të mungojnë Odegaard, Smith Rowe, Timber dhe Thomas Partey, kurse te Sevilla nuk do të paraqiten Sergio Ramos, Marcao, Alfonso Pastor, Orjan Nyland dhe Marcos Acuna.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Vieira, Jorginho, Rice; Saka, Trossard, Martinelli

    Sevilla (4-3-3): Dmitrovic; Navas, Gudelj, Bade, Pedrosa; Rakitic, Soumare, Sow; Lukebakio, En-Nesyri, Ocampos

  • Man City cakton çmimin e De Bruyne, klubet arabe shprehin interesim për të

    Man City cakton çmimin e De Bruyne, klubet arabe shprehin interesim për të

    Manchester City ka vendosur një çmim për mesfushorin Kevin De Bruyne në mes të interesit nga Liga Saudite.

    De Bruyne raportohet se është në shënjestër të Al-Nassr përpara një lëvizjeje të mundshme verën e ardhshme, me klubin saudit që thuhet se janë të sigurtë që mund ta bindin legjendën e Cityt të largohet nga futbolli evropian.

    Një lëvizje në Ligën Saudite më saktë tek Al-Nassr, do ta shihte atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane dhe gjithashtu të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Cityt , Aymeric Laporte, i cili kaloi në Lindjen e Mesme gjatë verës.

    Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano , De Bruyne refuzoi ofertat nga Arabia Saudite në verë në favor të qëndrimit në City.

    Sezoni 2023/24, megjithatë, nuk ka shkuar sipas planit për 32-vjeçarin, i cili pësoi një lëndim në sfidën hapësë të Ligës Premier kundër Burnleyt dhe nuk ka luajtur që atëherë.
    Tani, nga Anglia pretendojnë se City është i hapur për të fituar para nga mesfushori përpara se kontrata e tij të skadojë në verën e vitit 2025.

    Raportohet se skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë një shumë prej vetëm 60 milionë funte për të shitur belgun, pavarësisht statusit të tij si një nga lojtarët më të mirë në botë .

    Kjo shumë ka të ngjarë të mos jetë shumë problematike për Ligën Saudite, me raportin që gjithashtu që pretendon se afati kalimtar i verës 2024 do të jetë një nga afatet më të mëdha të transferimeve sa i përket parave të shpenzuara

  • Peja pret në “Karagaçi” skuadrën gjermane Niners Chemnitz, në kuadër të Fiba Europe Cup

    Peja pret në “Karagaçi” skuadrën gjermane Niners Chemnitz, në kuadër të Fiba Europe Cup

    Peja po kalon nëpër një formë fantastike në garat vendore dhe ndërkombëtare. Skuadra verdhezi ka shtatë fitore në shtatë ndeshje në Prince Caffe Superligë, kurse në FIBA Europe Cup ka dy fitore radhazi.

    Humbjen e vetme e ka nga dhe pikërisht ndaj skuadrës gjermane do të luajnë sot në Karagaçi nga ora 19:00.

    Takimin e parë e kishin fituar gjermanët 98:72, ndërsa më pas pejanët fituan kundër Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 dhe në udhëtim ndaj PGE Spojnia Stargard 79:83.

    NINERS Chemnitz është lider me tri fitore, Peja ka dy fitore e një humbje, PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje, ndërsa Heroes Den Bosch e fundit me tri humbje.

    Peja ka kërkuar mbështetjen nga publiku për atmosferë të jashtëzakonshme dhe për t’i dhënë kurajo basketbollistëve në këtë përballje shumë të rëndësishme.

    Këtë mesjavë është dashur të luajë edhe Trepça në grupet e FIBA Europe Cup, por takimi ndaj Hapoel Galil Elion nuk do të zhvillohet, pasi skuadra izraelite nuk ka zhvilluar asnjë sfidë deri më tani për shkak të situatës në Izrael dhe të gjitha sfidat e skuadrës izraelite janë pezulluar.

  • Shaqiri stërvit me skuadrën e re, krahas Uran Bislimit e Kreshnik Hajrizit

    Shaqiri stërvit me skuadrën e re, krahas Uran Bislimit e Kreshnik Hajrizit

    Xherdan Shaqiri si duket është bërë me skuadër të re, por kjo është vetëm përkohësisht.

    Shaqiri po stërvit me skuadrën zvicerane, Lugano për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Zvicrës në kuadër të Euro 2024 kundër Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë, raporton KosovaPress.

    Pasi që Chicago Fire mbeti pa u kualifikuar në “play-off” të Ligës Amerikane (MLS), sezoni i ri në kampionat fillon në muajin mars të vitit 2024, dhe tani Shaqiri ka udhëtuar drejt Zvicrës për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjet e Zvicrës.

    Te skuadra e Luganos gjenden disa futbollistë shqiptarë si Amir Saipi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Shkëlqim Vladi.

  • ​Liga e Kampionëve, ndeshje tejet interesante sot

    ​Liga e Kampionëve, ndeshje tejet interesante sot

    Liga e Kampionëve e vazhdon sot aksionin me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të këtij edicioni.

    Dy ndeshje fillojnë nga ora 18:45, ku spikat ajo mes Napolit dhe Union Berlinit, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen gjashtë ndeshje të tjera.

    Arsenali e pret Sevillan në shtëpi, ndërsa Galatasaray luan si mysafirë i Bayern Munichut,

    Po ashtu sot luan edhe Real Madridi, i cili përballet me skuadrën e Bragas.

    Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

    18:45 Napoli – Union Berlin

    18:45 Real Sociedad – Benfica

    21:00 Arsenal – Sevilla

    21:00 Bayern Munich – Galatasaray

    21:00 FC Copenhagen – Manchester United

    21:00 PSV – Lens

    21:00 Real Madrid – Braga

    21:00 RB Salzburg – Inter

  • Edhe pse problem me vizat, Kosova kthehet me medalje nga Spanja

    Edhe pse problem me vizat, Kosova kthehet me medalje nga Spanja

    Sportistët tanë po shkëlqejnë me sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare, ku po fitojnë tituj edhe në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

    Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të bodybuildingut dhe fitnessit, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës, ku shkëlqyen disa bodybuilderë nga Kosova.

    Rilind Musën, i cili korri suksese të jashtëzakonshme në këtë garë, duke dalë i pesti me radhë, në emisionin A LIVE në ATV, tregoi se pjesëmarrja e Kosovës në këtë kampionat, fillimisht u përcoll me sigurimin e vizave, andaj sportistëve iu është dashur të përdorin rrugë alternative për të shkuar deri në vendin ku po zhvillohej kompeticioni.

    “Çdo herë kur e kemi parasysh se kemi me u nisë në një shtet që nuk na njeh si shtet, edhe një shtet që e kemi te kufizuar lëvizjen nëpër shtetet e tjera të Evropës, problemin më të madh e kemi fillimisht me vizat, për me u pajisë me viza, pastaj për me depërtua në shtetet tjera. Por edhe pse pajisemi me viza çdo herë, duhet me e pasë parasysh se në Spanjë, na duhet çdo herë për me i gjetë ato rrugët dytësore për me depërtua deri atje. Çdo herë jemi me dy ose me tri fluturime për me vazhdu deri në Spanjë. Minimum që na ka ndodh, kemi pasë 18 deri në 20 orë udhëtim për me arritë deri në destinacionin atje ku mbahet gara. Është mjaftë e vështirë sepse jemi me dieta, ushqime të kufizume dhe është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Rilindi. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në bisedën e tij në A LIVE, në videon më poshtë:

  • Trazira në Milano, theret me thikë tifozi i PSG-së

    Trazira në Milano, theret me thikë tifozi i PSG-së

    Një tifoz i PSG-së është goditur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital të hënën kur një grup prej mbi 50 ultras të Milanit sulmuan tifozët francezë në lagjen Navigli.

    “Il Corriere della Sera” dhe “La Gazzetta dello Sport” pretendojnë se tifozi i PSG-së është në gjendje kritike pasi u godit me thikë nga ultrasit e Milanit të hënën mbrëma.

    Të dy burimet pretendojnë se më shumë se 50 ultras të Milanit mbërritën në zonën e Navigli me helmeta dhe bomba tymuese për të nisur një sulm të qëllimshëm ndaj ultrasve të PSG-së dhe tifozëve të zakonshëm në bare dhe klube nate në një nga zonat më të gjalla të qytetit.

    Tifozi i PSG-së u godit dy herë me thikë në këmbë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

    Ultras të PSG-së janë përplasur edhe me policinë. Një agjent u godit me thikë dhe një mbështetës francez u arrestua. Një objekt i hedhur nga tifozët e PSG-së plagosi një tjetër agjent policie.

    Milan dhe PSG do të takohen në San Siro sonte në një ndeshje kyçe të Ligës së Kampionëve me fillimin në orën 21:00.

  • Prepolli: Bashkë me lojtarët në Prishtinë do të vijnë edhe disa forca të Izraelit

    Prepolli: Bashkë me lojtarët në Prishtinë do të vijnë edhe disa forca të Izraelit

    Arsim Prepolli, analisti i emisionit ‘EKIPI A’ në ATV, tha se nuk beson që do të ketë ndonjë incident në ndeshjen e Kosovës me Izraelin, pasi që sipas tij, pos masave që do t’i marrin forcat e rendit të Kosovës, do të ketë edhe forca speciale izraelitë, të cilët do të jenë afër lojtarëve çdo sekondë.

    “Mendoj që ka me qenë një lojë që ka me e kalu masën e rrezikshmërisë dhe mendoj që s’ka me pasë, sepse ka me qenë siguria në nivel, kur e shtojmë edhe rastin që kam dëgjuar që edhe Izraeli vjen me forcat e veta speciale që janë përkatës për këso ndeshje që janë për siguri shumë të mëdha, me futbollistët kanë me qenë thuajse çdo sekondë. Sa i përket stadiumit, unë mendoj se masat e rendit tek ne kanë me qenë shumë syçelë edhe nuk kanë me ardhë deri të një incident më i vogël. Sa i përket ndonjë parullë, ndonjë flamur apo fishkëllimë e himnit, ajo duke që nuk është masë e rrezikshmërisë shumë të madhe”, tha Prepolli.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: