ATV

Category: Sport

  • Tjetër lëndim për Arda Guler

    Tjetër lëndim për Arda Guler

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Arda Guler është lënduar sërish.

    Guler nuk do të jetë i gatshëm për Realin për shkak të një problemi jo serioz në muskul, raporton KosovaPress.

    “Arda Guler u lëndua para ndeshjes mes Bragan. Ai është i mërzitur por nuk është lëndim serioz, është vetëm një problem i vogël. Lëndimi i tij i kaluar në miniskus ndikon në probleme të tjera muskulore që ai po i ka”, tha Ancelotti.

    Më tej, Ancelotti e konfirmoi që e ardhmja e Guler nuk është në dyshime.

    “Më besoni, e ardhmja e Arda Guler nuk është në dyshim. Ai do të ketë një të ardhme fantastike këtu te Real Madridi”, tha Ancelotti.

  • ​Rrëfimi për sfidat e sportistëve të Kosovës në kohen e okupimit

    ​Rrëfimi për sfidat e sportistëve të Kosovës në kohen e okupimit

    Mbi 200 mijë fotografi që dëshmojnë vështirësitë me të cilat është përballur sporti kosovar gjatë viteve ‘90-ta, janë ruajtur dhe së fundmi edhe janë shfaqur në një ekspozitë të hapur nga gazetari, Gani Kosumi.

    Në një intervistë për KosovaPress, ai rrëfen për sfidat nëpër të cilat kalonin sportistët kosovarë gjatë atyre viteve të cilët përkundër përndjekjeve të shumta nga okupatori, nuk i ndalonin aktiviteteve sportive.

    “Duke iu falënderuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një projekt që ka qenë ëndërr e imja që të realizohet, më në fund u realizua sepse ata e mbështetën këtë projekt. Është periudha e mbijetimit të sportit të Kosovës 1991-99. Periudhë kjo e cila ka të bëjë me vështirësitë në të cilat është zhvilluar sporti i Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe unë jam munduar që gjatë kësaj kohe të bëjë regjistrime edhe me fotografi që të mbesin dëshmi e kohës sepse në atë kohë zhvillohej sporti në kushte shumë të vështira, rrethana shumë të vështira, jo pse sportistët kosovarë dëshiruan të zhvillojnë aktivitete në rrethana të tilla, por ata u dëbuan nga stadiumet, nga palestrat sportive dhe nuk lejoheshin që të zhvillonin ndeshje sportive”, tha Kosumi.

    Derisa tregon për kushtet e rënda në të cilat zhvilloheshin aktivitetet sportive të asaj kohe, Kosumi kujton se si në shumë raste garat sportive ndërpriteshin nga ana e okupatorit serb.

    “Në atë kohë ndërpriteshin ndeshjet, nuk lejonin shpesh që lojërat të zhvilloheshin, por megjithatë gjendeshin forma që të zhvilloheshin ato takime dhe ata i kanë zhvilluar ndeshjet në kushte shumë të vështira. Shihni ato fotografitë që shihen futbollistët, diku është marsi i vitit 1997 duke i pastruar këmbët nga balta, në kushte shumë të vështira, në ambient të hapur. Pasi përfundon ndeshja, aty shihet bora, një lum kalon aty dhe mundohen që sa do pak ta heqin baltën nga trupi dhe nuk ka pasur as zhveshtore, asgjë, në ambient të hapur ka ndodhur kjo…Ka pasur shpesh ndeshje që janë ndërprerë, por megjithatë janë gjetur forma që të zhvillohen aktivitetet, nuk janë ndalur ata aktivistë, ata njerëz që e kanë drejtuar sportin, mirëpo edhe sportistët në përgjithësi kanë qëndruar stoik dhe kanë zhvilluar aktivitete sportive”, ka thënë Kosumi.

    Shkrepjen e këtyre fotografive me rëndësi historike, Kosumi zbulon se e nisi pasi siguroi një aparat, të cilin ia dërgoi vëllai i tij që në atë kohë vepronte në Angli, derisa shpenzimet i mbulonte nga paga e tij.

    “Ishin kushte të vështira sepse unë raportoja për Radiotelevizionin Shqiptar, dërgoja raporte se çfarë po ndodh në sportin e Kosovës dhe kam pasur vëllain në Angli, ma dërgoi një aparat nga atje dhe më lindi ideja që duhet bërë shkrepje në mënyrë që për një moment ta ndalim kohën se çfarë po ndodh me sportin e Kosovës. Kështu fillova dhe dikur edhe u mëshirova me fotografinë sepse nuk ka qenë profesioni im, unë për herë të parë e kam marr aparatin në dorë, pastaj fillova në çdo ngjarje sportive që të shkrep fotografi. Filmat kanë qenë 36 poza dhe duhej që së paku për një ngjarje sportive të blihen së paku tre filma me vete dhe në atë kohë edhe kosto ishte bukur e vështirë për ta përballur, por nga mjetet e mia vetanake. Tre filma kanë mundur të kushtojnë sa 10 euro në ditët e sotme”, deklaroi më tutje Kosumi.

    Me fotografi dhe materiale të tilla që mund të mblidhen, gazetari kërkon që të krijohet një monografi e sportit të Kosovës për këtë periudhë të vështirë.

    “Numri i fotografive, kam menduar që janë më pak, por duke kontrolluar fotografitë, diku mbi 200 mijë fotografi janë të ruajtura deri më tani, por ka edhe fotografi të tjera që janë konfiskuar, filma, më ndërhyrje të atëhershme të policisë e të gjitha këto, por fatmirësisht është mirë që kanë mbetur këto materiale sepse është një aset për sportin e Kosovës…dhe mendoj se është kjo periudhë që duhet ndriçuar dhe duhet të merret me studime sepse sot e kësaj dite nuk e kemi një monografi të sportit të Kosovës dhe duhet menduar edhe në atë drejtim.”, ka theksuar Kosumi.

    Duke lënë prapa një periudhë kaq të vështirë, Kosumi vlerëson se arritjet e sportit kosovarë në ditët e sotme janë tejet të mëdha, me sporte si xhudo, karate, boksit e të tjera, që kanë sjellë në vendin tonë medalje evropiane e botërore.

  • Malisheva e publikon formacionin zyrtar kundër Gjilanit

    Malisheva e publikon formacionin zyrtar kundër Gjilanit

    Sot me fillim nga ora 13:00 stadiumi “Liman Gegaj” do jetë nikoqir i përballjes mes Malishevës dhe Gjilanit, e vlefshme kjo për ndeshjen hapëse të xhiros së 14 të Superligës së Kosovës.

    Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Malisheva barazoi pa gola me Feronikelin ’74, kurse Gjilani e mposhti po të njëjtën skuadër, Feronikelin ’74 me shifrat 2:1, raporton KosovaPress.

    Momentalisht, Malisheva zë vendin e katërt me 17 pikë, krahas Gjilanit që renditet i shtati me 14 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, Malisheva e ka publikuar formacionin zyrtar, kurse Gjilani ende jo.

    Formacioni zyrtar i Malishevës.

  • ​Superliga e Kosovës, sot nis xhiro e 14-të

    ​Superliga e Kosovës, sot nis xhiro e 14-të

    Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me një ndeshje tejet interesante, e vlefshme kjo për xhiron e 14-të të këtij sezoni.

    Me fillim nga ora 13:00 stadiumin “Liman Gegaj” do të jetë nikoqir i përballjes mes Malishevës dhe Gjilanit, raporton KosovaPress.

    Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Malisheva barazoi pa gola me Feronikelin ’74, kurse Gjilani e mposhti po të njëjtën skuadër, Feronikelin ’74 me shifrat 2:1.

    Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Gjilani e mposhti Malishevën 1:0.

    Momentalisht, Malisheva zë vendin e katërt me 17 pikë, krahas Gjilanit që renditet i shtati me 14 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    13:00 Malisheva – Gjilani

  • ​Zbulohet nëse Shqipëria ka interesim në Ibrahimovicin

    ​Zbulohet nëse Shqipëria ka interesim në Ibrahimovicin

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21, Alban Bushi ka zbuluar nëse Shqipëria ka shprehur interesim në sulmuesin me prejardhje kosovare, Arijon Ibrahimovic.

    Ibrahimovic më herët është aktivizuar me grupmoshat e reja të Gjermanisë, ndërsa ka të drejtë të luajë edhe për Kosovën, raporton KosovaPress.

    Trajneri Bushi e konfirmoi interesimin e Shqipërisë për Ibrahimovic.

    “Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Evropës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka pasur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Evropës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne”, tha Bushi.

    Ibrahimovic është në huazim nga Bayern Munichu te skuadra italiane Frosinone, tek e cila shënoi gol në ndeshjen e fundit kundër Empolit në Serie A.

  • lir Daja rreshton “luftëtarët” që kërkojnë 3 pikëshin në Kazakistan

    lir Daja rreshton “luftëtarët” që kërkojnë 3 pikëshin në Kazakistan

    Ballkani do të luajë përballë Astanës në transfertë, në kuadër të raundit të katërt të fazës së grupeve të Conference League.

    Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të kazakëve, teksa në këtë sfidë ekipi shqiptar kërkon me doemos 3 pikëshin.

    Ilir Daja ka zgjedhur titullarët që do të luftojnë në këtë sfidë. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Astana – Ballkani.

  • Për shkaqe sigurie, biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael duhet të jetë me çdo kusht të personalizuara

    Për shkaqe sigurie, biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael duhet të jetë me çdo kusht të personalizuara

    Biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael do të jenë të personalizuara. Kjo për shkak të rekomandimeve të organeve të sigurisë.

    “Një person ka të drejtën e pajisjes me dy bileta, me kushtin që të dytë të jenë të pranishëm fizikisht në momentin kur do t’u jepen ato (biletat). Gjithsecili që dëshiron të marrë biletë duhet të paraqitet me një dokument, sepse biletat do të jenë të personalizuara. Nisma e tillë vjen pas rekomandimit dhe bashkërendimit me organet e rendit dhe sigurisë të shtetit tonë.

    Një tjetër informatë me rëndësi është se biletat do të jenë falas VETËM për anëtarët e Dardanëve, të cilët do të vendosen në tribunën e veriut.

    Për fund, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve që të kontaktojnë me përfaqësuesit e qyteteve përkatëse për t’u koordinuar rreth pajisjes me bileta. Dyert e fanclubit tonë janë të hapura për të gjithë anëtarët tanë në rast të nevojës për ndonjë pyetje apo sqarim shtesë” thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

  • Zyrtare: Besnik Hasi i kthehet punës së trajnerit

    Zyrtare: Besnik Hasi i kthehet punës së trajnerit

    Trajneri me prejardhje nga Gjakova, Besnik Hasi pas më shumë se një viti e gjysmë pushim i është kthyer zejës së tij.

    KV Mechelen përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka emëruar trajner të skuadrës Besnik Hasin, raporton KP.

    Ish-trajneri i klubeve të njohura si Anderlecht, Legia Warsaw e Olympiakos ka nënshkruar kontratë me KV Mechelen deri në fund të këtij sezoni.

    Hasi ka njohuri për futbollin belg, ku në vitin 2014 fitoi titullin e kampionatit dhe Superkupën si trajner i RSC Anderlechtit.

  • ​U21/Prishtina mposht Gjilanin, Jashari hat-trick me asistime

    ​U21/Prishtina mposht Gjilanin, Jashari hat-trick me asistime

    Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në grupmoshat U21.

    Prishtina shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Gjilanit, kështu duke e përforcuar kreun e tabelës, raporton KosovaPress.

    Golat për Prishtinën i shënuan Ange Fofana (minuta e 8’), Dion Gallapeni (minuta e 39’) dhe Rinor Shabani (minuta e 77’), ndërkaq interesante është që të tre golat kishin asistuesin e njëjtë, Igball Jasharin.

    Me pikët e reja, Prishtina U21 ngjitet në kuotën e 23 pikëve në tabelë, tani pesë sosh më shumë se Drita U21 që renditet në vendin e dytë.

    Rezultati final, 3:2 në favor të Prishtinës U21.

  • ​Ramadani: Jam në bisedime me Interin

    ​Ramadani: Jam në bisedime me Interin

    Mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani konfirmoi se ai ka zhvilluar bisedime me drejtorin e Interit, Piero Ausilio, duke shtuar se ëndërron ta vesh fanellën zi kaltër.

    27-vjeçari mbërriti në skuadrën italiane këtë verë nga Aberdeen në një marrëveshje me vlerë vetëm 1.2 milionë euro. Ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me një opsion për të katërtin.

    Ramadani ka bërë përshtypje në muajt e parë të aventurës së tij në Itali, duke luajtur mbi 1100 minuta në 13 ndeshje në Serie A dhe Coppa Italia. Deri më tani, ai ka dëshmuar aftësitë e tij si një mesfushor i fortë mbrojtës.

    Duke folur për “Analuz”, Ramadani ka diskutuar fillimisht për një bisedë që ka pasur së fundmi me drejtorin e Interit, Ausilio, përcjellë KosovaPress.

    “Ai ishte në Tiranë, takova Ausilion dhe qëndruam gjatë duke biseduar. Për mua është një motiv shumë i madh, nuk mund të ndaloj së punuari për të shkuar te Interi”, tha Ramadani.

    Mesfushori shqiptar 27-vjeçar foli më pas për idenë për të luajtur me bashkatdhetarin e tij Kristjan Asllani.

    “Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj gjëra të tjera. Mund të luaj me një ose dy mesfushorë qendrorë, nuk ka problem”, theksoi ai.

    Interi është në kërkim të Scudetto-s këtë sezon dhe mund të kërkojë të forcojë mesfushën e tyre në afatin kalimtar të janarit me një opsion me kosto të ulët.