ATV

Category: Sport

  • Pas deklaratës së Vedat Muriqit reagon FFK

    Pas deklaratës së Vedat Muriqit reagon FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

    Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit.

    Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit.

  • “Kosova ka pasur të njëjtën situatë si ne”, flet trajneri i Izraelit

    “Kosova ka pasur të njëjtën situatë si ne”, flet trajneri i Izraelit

    Kombëtarja e Izraelit mbajti sot konferencën për media para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

    Konferenca u shoqërua me masa të rrepta sigurie, ndërsa për mediat folën trajneri i Izraelit, Alon Hazan dhe kapiteni, Eli Dasa.

    Fillimisht, fjalën morri kapiteni Dasa, i cili foli për situatën aktuale në Izrael, duke shpjeguar se si mund ta ndajë atë nga objektivi profesional që e ka kombëtarja.

    Ndërkaq, trajneri i Izraelit, Alon Hazan tha se është i krenarë që është në Kosovë, ndërsa e krahasoi luftën e Kosovës me atë të vendit të tij.

    Më tej, Hazan foli edhe për Kombëtaren e Kosovës të cilën e cilësoi si ekip shumë të mirë por të pafat, ndërsa tha se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e vështirë.

    Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

  • Këto janë të gjitha masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Izrael

    Këto janë të gjitha masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Izrael

    Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që sot të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafiku Urban, pasi për shkak të ndeshjes së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

    “Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm. Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor i cili ka për qëllim: Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet, parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike, shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj. mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private”, thuhet në njoftim.

    Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

  • Deklarata e Muriqit për Izraelin, reagon FFK

    Deklarata e Muriqit për Izraelin, reagon FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

    Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit.

    Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit.

  • Pjesa e parë: Prishtina e Llapi në epërsi, Drita se gjen golin kundër Fushë Kosovës

    Pjesa e parë: Prishtina e Llapi në epërsi, Drita se gjen golin kundër Fushë Kosovës

    Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

    Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi”, Prishtina po avancon si mysafire kundër Lirisë me rezultat 2:0, raporton KosovaPress.

    Golat për kryeqytetasit deri tani i shënuan Jalen Blesa (minuta e 3’) dhe Hasan Hyseni (minuta e 10’).

    Po ashtu, në avantazh gjendet edhe skuadra e Llapit, e cila si vendase është në epërsi 1:0 kundër Feronikelit ’74 falë golit të shënuar nga Hamdi Namani (minuta e 29’).

    Ndërkaq, Drita ende nuk ka arritur ta gjejë golin kundër Fushë Kosovës, ku të dy skuadrat shkojnë në pushim duke barazuar 0:0.

    Rezultatet e pjesës së parë:

    Drita 0:0 Fushë Kosova

    KF Llapi 1:0 Feronikeli ‘74

    Liria 0:2 Prishtina

  • Sot luhen tri ndeshje të Superligës, vëmendja në takimin mes Llapit e Feronikelit

    Sot luhen tri ndeshje të Superligës, vëmendja në takimin mes Llapit e Feronikelit

    Sot do të luhet xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll me takimet që pritet të nisin nga 13:00.

    Gjatë ditës do të luhen tri ndeshje ku Drita do ta pret Fushë Kosovën në Gjilan, Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit ndërsa Prishtina do të udhëtojë për në Prizren ku do të përballet me Lirinë.

    Aktualisht, Drita është në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, Llapi gjendet në pozitën e tretë me pikë të njëjtë, kurse Prishtina në vendin e pestë me 17 sosh, e dy pozitat e fundit i mbajnë Fushë Kosova dhe Liria me 10, respektivisht 8 pikë.

  • Kombëtarja e Izraelit në futboll arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

    Kombëtarja e Izraelit në futboll arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

    Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

    Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

    Kombëtarja e Izraelit pas arritjes në një hotel në Prishtinë më 10 nëntor 2023.

    Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X – që më herët njihej si Twitter – një video ku dukeshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.

    “Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata.

    Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit – që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

    Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.

    Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet./REL

  • Messi i tregon Zidanes lojën e vetme që do të donte ta luante përsëri

    Messi i tregon Zidanes lojën e vetme që do të donte ta luante përsëri

    Lionel Messi i ka thënë Zinedine Zidane se dëshiron që ai të mund të luajë sërish në finalen e Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku Argjentina e tij u mposht nga Gjermania.

    Në një intervistë të organizuar nga Adidas Football, dy legjendat e futbollit u ulën dhe diskutuan tema të ndryshme, nga mendimet e tyre për gjendjen e futbollit sot e deri te kush i frymëzoi të zgjidhnin numrat e fanellave.

    Në fund të bisedës, Zidane e pyeti Messin nëse kishte ndonjë lojë që do të donte të luante përsëri.

    Në fillim, argjentinasi tha se nuk i vinte pendim që luajti në asnjë ndeshje, por së shpejti ai shpjegoi pse do të dëshironte të riluante finalen e Kupës së Botës 2014.

    “Nuk jam penduar për karrierën time, por ajo është ende e mbërthyer në mendjen time. Edhe pse munda ta fshija pak me këtë Botëror [2022], ajo është ende aty”, ka thënë Messi.

    “E arritët në vitin 2022. Historia ka ndryshuar dhe ka mbaruar”, u përgjigj Zidane.

    Zizou mund të lidhet me përvojën e Leos. Pavarësisht se fitoi Kupën e Botës 1998, francezi pati një fund të dhimbshëm të karrierës së tij, duke marrë një karton të kuq në finalen e 2006 kundër Italisë dhe duke e humbur atë.

    Gjithsesi, të dy legjendat janë fitues të Kupës së Botës dhe dy nga lojtarët më të trofeshëm në histori.

  • Gliha zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji, mungon Rrahmani dhe Zhegrova

    Gliha zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji, mungon Rrahmani dhe Zhegrova

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor, të vlefshme këto për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Kosova do të luajë tri ndeshje në muajin nëntor në kuadër të këtyre kualifikimeve kundër Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, raporton KosovaPress.

    Gliha ka grumbulluar gjithsej 23 lojtarë, ku ka risi si portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni dhe sulmuesi i Stade Lausanne-Ouchy, Alban Ajdini.

    Ndërkaq, në grumbullim vërehet mungesa e yjeve Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova.

    Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Gliha.

  • Daku me mesazh: 2 ndeshje, për misionin e ëmbël

    Daku me mesazh: 2 ndeshje, për misionin e ëmbël

    Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë këtë muaj dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00 Shqipëria luan si mysafire e Moldavisë, kurse më 20 nëntor “kuqezinjtë” presin në “Air Albania” Ishujt Faroe, raporton KosovaPress.

    Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho e bëri sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar, ku pjesë e saj ishte edhe sulmuesi Mirlind Daku.

    Ky i fundit, pas publikimit të listës së Sylvinhos, ka edhe një mesazh.

    “2 ndeshje, për misionin e ëmbël”, shkroi Daku në “Facebook”.