ATV

Category: Sport

  • ​Ndryshimet rrënjësore te Malisheva e planet për të ardhmen, flet drejtori sportiv Milaim Berisha

    ​Ndryshimet rrënjësore te Malisheva e planet për të ardhmen, flet drejtori sportiv Milaim Berisha

    Milaim Berisha është drejtori i ri sportiv në klubin e futbollit Malisheva, prurje edhe kjo e re në kuadër të ndryshimeve që ndodhën së fundi te kjo skuadër e cila ndryshoi edhe trajnerin duke larguar Senad Alirifën, për ta zëvendësuar me Qëndrim Kidën.

    Berisha mori këtë përgjegjësi pas një përvoje të bërë në shtete si Kanadaja dhe Turqia dhe tashmë vlerëson se është i gatshëm për të ndihmuar klubin drejt synimeve të saj.

    “Ideja ka qenë për të kontribuar më shumë te klubi i Malishevës. Unë para se të vij këtu kam qenë jashtë shtetit, së fundmi kam qenë në Toronto të Kanadasë me punë si trajner kondicional dhe punë të tjera, para kësaj edhe në Stamboll të Turqisë, do të thotë kam përvojë 5 vjeçare si profesor universitar dhe pasi i kam bërë disa përvoja jashtë shtetit dhe shkollimet e nevojshme…nuk kishte sens më shumë për të qëndruar jashtë, është koha për të ardhur dhe kontribuar pak edhe në Kosovë dhe konkretisht në klubin e Malishevës.”, tha Berisha.

    Në intervistën dhënë për KosovaPress, Berisha ka zbuluar arsyet pse klubi vendosi që të bëjë ndryshime në kryesi, duke përfshirë edhe trajnerin.

    “Ndryshimet kanë ndodhur sepse ishte e nevojshme të ndodhin në klubin e Malishevës. Ka pasur disa sfida klubi i Malishevës këtë sezon të cilat janë reflektuar me ndryshimin e trajnerit, sfidat kanë qenë të llojllojshme, nuk kanë qenë të lidhura vetëm me trajneri por ishin të llojllojshme dhe keni parasysh që t’i qëndrohet Superligës një klub prej një qyteti kaq të vogël nuk është lehtë në aspektin financiar dhe në aspektin logjistik e të tjera. Kjo e ka vështirësuar pak punën dhe pas vështirësimit të punëve kemi pasur disa ngecje në rezultate dhe kështu kryesia bashkë me trajnerin Senal Alirifa kanë vendosur që ta bëjnë një ndryshim dhe të vije trajneri i ri që besoj që këto ndryshime janë duke reflektuar pozitivisht”, theksoi Berisha.

    Ai bëri të ditur se do të punojë fuqishëm që me Malishevën t’i arrijë dy qëllime kryesore.

    “Synimet e mia janë së pari ta ndihmojë klubin në qëllimet e veta që i ka pasur edhe para ardhjes sime. Malisheva edhe pse me sfida edhe pse Superliga e Kosovës nuk është e lehtë, çdoherë është duke u zhvilluar edhe çdo skuadër ka synime të tilla. Malisheva ka synim të arrijë Evropën dhe të them të drejtën e ka merituar Malisheva të shkojë në Evropë. Kjo së shpejti do të ndidh, por a do të ndodh në këtë në këtë sezon, synimi ynë është këtë sezon, por nëse nuk ndodh shumë shpejt, kjo prapë do të ndodh. Qëllimi im i parë është që të kontribuojë në këtë aspekt…Qëllimi ynë kryesor është që t’i aktivizojmë shkollat e futbollit që këtu i posedojmë. Ne kemi një numër prej 200 futbollistë të rinj që vijojnë në shkollat e futbollit.”, deklaroi Berisha me tutje.

    Qëndrueshmëria financiare për Malishevën, sipas Berishës, tani e tutje më nuk do të jetë një problem sepse kryesia dhe presidenti i klubit kanë plane të mëdha për të ardhmen.

    “Nëse e shohim në aspektet afatgjata, Malisheva, kryesia, presidenti i klubit kanë shumë plane të mëdha rreth klubit të Malishevës. Të gjitha problemet që kanë qenë ishin momentale, të kalueshme dhe tashmë veç se i kemi kaluar dhe jemi duke shkuar drejt stabilizimit edhe më të madh që duhet ta ketë Malisheva. Nuk është e lehtë për një klub të Superligës të mbijetojë kur vjen nga një qytet kaq i vogël siç është Malisheva për shkak edhe sponzorizimi është më i pakët edhe ndihmat nga jashtë janë më të mangëta. Do të thotë Malisheva ka arritur shumë mirë t’i mbijetojë nevojave të mëdha financiare pa marr parasysh që është një komunë shumë e vogël”, tha Berisha.

    Madje, për shkak të stabilitetit financiar, Berisha bëri të ditur se tashmë janë duke biseduar me trajnerin Qëndrim Kida për blerjet e reja që mund të jenë të nevojshme për klubin në afatin kalimtar të janarit.

    “Ka, veç se jemi në bisedime. Trajneri ynë do të vendosë çfarë neve na nevojitet më shumë dhe çfarë prurje duhet të kemi. Do të thotë në aspektin financiar nuk do të kemi problem, krejt varet se çfarë i duhet trajnerit tonë në skuadër pas janarit edhe besojmë që do të kemi prurje të reja edhe të mira për t’i zgjidhur problemet afatshkurtra. Mos të harrojmë që synimi i këtij klubi është që në të ardhmen të prodhojë shumë më shumë lojtarë prej shkollave të futbollit”, tha në fund Berisha.

    Berisha gjithashtu ka thënë se investimi në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj” ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e kushteve në të cilat lojtarët do të përgatiten për ndeshjet e radhës.

  • ​I pari i “Dardanëve” me mesazh të fortë: Na lanë vetëm, u mbyllën diku

    ​I pari i “Dardanëve” me mesazh të fortë: Na lanë vetëm, u mbyllën diku

    Kryetari i grupit të tifozëve të Kombëtares së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka reaguar në mënyrë të ashpër pas ndeshjes të së dielës kundër Izraelit të cilën Kosova e fitoi me rezultat minimal 1-0.

    Numri i tifozëve të pranishëm në tribuna ishte rreth 6000, jo aq sa pritej dhe duket se për këtë situatë Berisha ka lëshuar një mesazh duke lënë të nënkuptohet se ka pasur disa telashe dhe madje edhe refuzim nga figura të ndryshme për t’i përkrahur ata në organizim.

    Në postimin e tij në ‘Facebook”, Berisha ka shkruar ndër të tjera se ka pasur ftesa për figura të ndryshme publike, por që ata nuk u janë përgjigjur.

    “Fitorja ishte e ëmbël edhe për arsye të neglizhencës që iu bë. Kemi besuar në idenë që Kosovës me i dhënë një ngjyrim sa më të larmishëm duke ofruar figura publike prej fushave të ndryshme. Këta dje, njësoj si politikanët, vendosën të mbyllen. Na lanë vetëm. Askush prej tyre nuk na përkrahu për t’u mobilizuar për këtë ndeshje. Pritëm edhe me shpërnda thirrjen qe ndeshja kundër Izraelit të ishte vetëm nië shfaqje sportive e jo më i dhënë epitete tjera që kishin mundur të na dëmtojnë si kombëtare dhe vend. Mbetëm vetëm duke pritur. Nuk u paraqiten.”, ka shkruar Berisha.

    Më tutje, ai ka shtuar se kombëtarja duhet mbështetur vazhdimisht, e jo vetëm kur ka vëmendje më të madhe.

    “Shume lehtë kështu me iu përgjigje ftesës së vendit tënd vetëm kur ka vëmendje, rezultate dhe sukses. Shume lehte ne kurriz te Kosovës si kombëtare e posaçërisht duke e shfrytëzuar bujarinë e ‘Dardaneve’ për të fituar poena në masë qysh i përkrahni djemtë. Ne krejt bashkërisht mbetëm të vetmuar dhe të sulmuar nga të gjitha anët. Ata u mbyllën diku duke e ruajtur shpinën prej kritikave. Kosova pa të gjithë mundet. Sidomos pa ata qe e shohin si karrem për veten e tyre. Gabimet e së kaluarës nuk do t’i përsërisim ne vitin e ardhshëm. Dhurata më nuk ka për ta. Ato kane mbaruar.”, thuhet më tutje në reagimin kryetarit të “Dardanëve”.

  • ​Kapiteni i Izraelit: Luajtëm në një fushë derrash

    ​Kapiteni i Izraelit: Luajtëm në një fushë derrash

    Fitorja e Kosovës ndaj Izraelit me rezultat 1-0 ishte mjaftë e rëndësishme për “Dardanët”, sidomos në aspektin e motivimit të tyre, por ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” po përflitet shumë edhe për shkak të kushteve aspak të mira në fushën e stadiumit e cila ishte tejet e keqe për shkak të të reshurave të shiut.

    Kapiteni i Izraelit Eran Zahavi , i cili u rikthye në kombëtare pas një periudhe të gjatë, e ka quajtur “fushë derrash” stadiumin në kqryeqytet.

    “Nuk e di a ta quaj fushë futbolli, ishte më shumë një fushë derrash. E dinim që nuk do të ishte e lehtë në asnjë situatë. Nuk morëm pikë, por ne dhamë gjithçka. Shanset nuk kanë ndryshuar shumë. Do të duhet të mposhtim Rumaninë dhe të përpiqemi të marrim pikë nga Zvicra.”, tha ai.

    Më tutje ai shtoi se në një fushë të tillë nuk ishte e mundur të zhvillohej futboll i vërtetë.

    “Nuk kishte futboll të vërtetë këtu. Ne nuk mund të sillemi normalisht në një lojë si kjo. Ishte e vështirë edhe të ndalosh një top në këtë situatë. Shpresoj që të bëjmë më shumë në ndeshjen e radhës dhe ky është qëllimi.”, theksoi ai.

  • Përkundër mungesave, Kosova triumfon ndaj Izraelit

    Përkundër mungesave, Kosova triumfon ndaj Izraelit

    Kosova ka marr tri pikë të reja në kualifikimet për në Kampionatin Evropian pasi e ka mposhtur Izraelin në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:0.

    Golin që pati vlerën e tri pikëve e realizoi Milot Rashica në minutën e 42’.

    Në pjesën e dytë, “Dardanët” ishin më të mirë në fushë duke kërkuar edhe golin e dytë, por tereni shumë i vështirë për shkak të reshjeve të shiut ishte pengesë e madhe në këtë drejtim.

    Gjithsesi, deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar dhe Kosova doli me pikë të plota.

    Me këtë fitore, “Dardanët” shkojnë në kuotën e 10 pikëve dhe renditen në vendin e katërt në Grupin I, vetëm një më pak se Izraeli që ka 11 pikë.

    Lider i këtij grupi është Rumania me 16 pikë.

    Dy ndeshjet e fundit të këtij grupi Kosova i zhvillon kundër Bjellorusisë dhe Zvicrës.

  • Publikohet video: Mbrotja e afërt e Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    Publikohet video: Mbrotja e afërt e Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    Mbrotja e afërt e Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    Ekipi i televizionit ATV ka publikuar videon ku shihen Mbrojtja e afërt e Izraelite teksa vëzhgon me kujdes çdo detaj të stadiumit

    Ndiqeni videon:

  • Vërshëllehet himni i Izraelit në ‘Fadil Vokrri’

    Vërshëllehet himni i Izraelit në ‘Fadil Vokrri’

    Ka nisur ndeshja Kosovë – Izrael, në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Tifozët kanë vërshëlluar me të nisur himni i kombëtares së Izraelit.

    Për më shumë, shikoni videon e më poshtme:

  • Ky është formacioni më i mirë me të cilët ka punuar trajneri Jusuf Tortoshi, lë jashtë këta lojtarë

    Ky është formacioni më i mirë me të cilët ka punuar trajneri Jusuf Tortoshi, lë jashtë këta lojtarë

    Katër herë fituesi i titullit Kampion në Kosovë, trajneri i suksesshëm Jusuf Tortoshi ka qenë i ftuar në rubrikën ‘Njëmbëdhjetëshja e Nostalgjisë’ në kuadër të emisionit sportiv ‘A PLAY’ në ATV.

    Tortoshi ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë, ani se u shpreh që e kishte shumë të vështire me i zgjedh 11 lojtarë.

    Se cilët janë lojtarët që i ka zgjedhur Tortoshi, shikojeni videon më poshtë./Atvlive.tv

  • Këta janë tre futbollistët më të mirë te Kosova sipas ish reprezentuesit te Zvicrës Milaim Rama

    Këta janë tre futbollistët më të mirë te Kosova sipas ish reprezentuesit te Zvicrës Milaim Rama

    Ish futbollisti i kombëtarës së Zvicrës Milaim Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin.

    Rama i cili është futbollisti i parë shqiptar i cili ka veshur fanellën e Zvicrës, ka treguar edhe emrat e futbollisteve të cilët i preferon më shumë te Kosova.

    Se cilat janë ata, ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv

  • Gazetari Ejup Llumnica: Mos grumbullimi i disa futbollistëve për ndeshjen përballë Izraelit është vendim i vet lojtarëve

    Gazetari Ejup Llumnica: Mos grumbullimi i disa futbollistëve për ndeshjen përballë Izraelit është vendim i vet lojtarëve

    Redaktori i portalit Ballkan,info Ejup Llumnica ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Llumnica në këtë emision ka deklaruar që mos grumbullimi i disa lojtarëve si Amir Rrahmani, Edon Zhegrova dhe të tjerëve për ndeshjen te cilën Kosova e zhvillon sot me Izraelin ka qenë vendim i vet lojtarëve pasi klubet nuk kanë drejt t’i ndalojnë.

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv

  • Kryetari i Dardanëve i ashpër: Disa futbollistë po bëjnë lojëra me kombëtaren

    Kryetari i Dardanëve i ashpër: Disa futbollistë po bëjnë lojëra me kombëtaren

    Kryetari i tifo grupit ‘Dardanët’ Lulzim Berisha ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    I pari i ‘Dardanëve’ ka deklaruar që ata kanë pritur më shumë rezultate në këto kualifikime. Po ashtu deklaroi që disa futbollistë po bëjnë lojëra.

    Po ashtu Berisha ka thënë që interesimi për ndeshjen me Izraelin nuk është shumë i madh.