ATV

Category: Sport

  • Rama për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”: Kritikat janë të pavenda, ne nuk e kemi nën menaxhim fushën

    Rama për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”: Kritikat janë të pavenda, ne nuk e kemi nën menaxhim fushën

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se janë në përgatitje të hapjes së konkursit për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë, që do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

    Për ndërtimin e këtij stadiumi që do të jetë në fshatin olimpik, Rama pret edhe përkrahje nga niveli qendror.

    Rama ka folur edhe për kritikat rreth gjendjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, për të cilën thonë se është nën menaxhim të Federatës së Futbollit të Kosovës. E shkaku i numrit të madh të ndeshjeve që zhvillohen aty, thotë se ka bërë që të kemi një situatë të tillë me terrenin sportiv.

    “Fusha e futbollit mbikëqyret nga Federata e Futbollit të Kosovës, pra është në menaxhim të tyre, mirëpo e dimë të gjithë që gjendja e stadiumit është në gjendje shumë e keqe për arsye se çdo ndeshje ndërkombëtare jo vetëm e Kosovës por edhe të skuadrave që kanë lojëra ndërkombëtare i luajnë aty, pra është e stërngarkuar, prandaj po them se për këtë arsye ne kemi punuar në terma të referencave për një konkurs ndërkombëtar për stadiumin e ri të futbollit në Bërnicë, e cila ka me qenë pjesë e fshatit olimpik ku ne jemi duke bërë projekte tjera për arenën multifunksionale, për pishinën olimpike etj.”, thotë Rama.

    E sa i përket gjendjes së tapetit të “Fadil Vokrrit”, Rama së bashku me FFK-në e kanë menduar rikthimin e tapetit të gjelbër në atë hibrid. Kjo sipas tij do të arrihet brenda dy muajve.

    “Normal që stadiumit i duhet një fushë e re dhe të jetë ndoshta edhe hibride jo çfarë është sot dhe kam bërë pyetje edhe presidentit Agim Ademi, më ka treguar që për një periudhë dy mujore ata do të investojnë dhe do ta transformojnë këtë fushën ekzistuese në një fushë hibride, e cila do të jetë shumë më funksionale dhe më e fortë se sa kjo aktuale që funksionalizohet për një periudhë kohore derisa ne ta ndërtojmë stadiumin e ri në Bërnicë”, u shpreh Rama, teksa thotë se kritikat e adresuara tek ta, janë të pavenda.

    “Ne nuk e kemi nën menaxhim fushën, mirëpo po them se duhet tash kur të fajësojmë dikënd me pas parasysh arsyen pse ka ndodh dhe neve na duhet një numër i madh i stadiumeve të reja. Duhet investime të mëdhaja në gjithë Kosovën, në infrastrukturën sportive dhe këtu duhet edhe një ndihmë e madhe edhe e nivelit qendror dhe FFK-së”, thotë tutje Rama.

    Ndërsa i pyetur se a pret përkrahje nga niveli qendror, Rama ka një përgjigje epike.

    “Po shpresoj se po, sepse këto (stadiume) nuk janë të miat personale, janë të Kryeqytetit, pra duhet të punojmë së bashku që t’i ndërtojmë së bashku”, tha Rama për Ekonomia Online.

  • Pas barazimit Zvicër-Izrael, kështu mund të kualifikohet Kosova në Euro 2024

    Pas barazimit Zvicër-Izrael, kështu mund të kualifikohet Kosova në Euro 2024

    Zvicra nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Izraelin.

    Dueli i zhvilluar në Hungari i takoi ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    E ky barazim e mban ende në garë matematikisht Kosovën për një kualifikim historik në Kampionatin Evropian.

    Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.

    Kosova duhet të fitojë përballë Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse Rumania të barazojë ose fitojë me Izraelin dhe të fitojë me patjetër ndaj Zvicrës.

    Kjo matematikë do ta dërgonte Kosovën si e dyta dhe Rumaninë si e para e grupit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

  • Prezantohet Programi shtetëror “Sport në Shkolla”

    Prezantohet Programi shtetëror “Sport në Shkolla”

    Ministria e Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me Federatat Sportive ka hartuar programin “Sport në Shkolla” përmes së cilit po krijohet mundësia që të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë të jenë pjesëmarrës të rregullt në sport dhe aktivitete fizike.

    Në prezantimin e së martës të programit morën pjesë ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, Avni Rexha, përfaqësues nga MASHTI, krerët e FSSHK-së, drejtorët e DKRS-ve të komunave të Kosovës, drejtorët dhe përfaqësuesit nga drejtoritë përkatëse komunale për sport dhe arsim, po ashtu përfaqësues të Departamentit të Sportit.

    Ministri Çeku theksoi vizionin e Qeverisë për sportin dhe hapat konkret të ndërmarrur për fuqizimin e mëtejmë të sportit elitar, si trefishimi i mbështetjes financiare të sportit garues, krijimi i standardeve të reja për zhvillimin e veprimtarisë sportive përmes reformës së kornizës ligjore si dhe prioritizimi i mbështetjes së organizimit të ngjarjeve sportive ndërkombëtare në Kosovë me qëllim të shndërrimit të sportit në sektor me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Dren Marseli, menaxher i programit “Sport në Shkolla” shpalosi komponentët që do të zbatohen në vitin shkollor 2023/2024, ku rreth 10300 nxënës të 23 komunave do të kenë mundësinë të jenë aktiv në aktivitetet sportive të përfshira në program

  • Zbulohet topi zyrtar i EURO 2024

    Zbulohet topi zyrtar i EURO 2024

    Topi Zyrtar që do të përdoret në ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit EURO 2024 është zbuluar sot nga UEFA dhe adidas në një event special përpara në Berlin.

    Topi Zyrtar që do të përdoret në ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit EURO 2024 është zbuluar sot nga UEFA dhe adidas në një event special përpara në Berlin.

    Topi i emëruar “FUSSBALLLIEBE” përmban teknologjinë adidas Connected Ball Technology për herë të parë në një Kampionat Evropian duke ofruar një pasqyrë të paparë në çdo element të lëvizjes së topit dhe duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes së video-asistentëve të UEFA-s.

    EURO 2024 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në dhjetë qytete pritëse në Gjermani: Berlin, Këln, Dortmund, Düsseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburg, Leipzig, Mynih dhe Shtutgart. 

  • Zvicra e synon sot kualifikimin në Evropian

    Zvicra e synon sot kualifikimin në Evropian

    Zvicra do të ballafaqohet sot me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Synimi i Xhakës e Shaqirit me shokë në këtë ballafaqim është vetëm fitorja dhe tri pikë të reja që do t’ua garantonin atyre kualifikimin në evropianin e vitit të ardhshëm, raporton KosovaPress.

    Zvicra është në vendin e dytë në grupin I me 15 pikë, katër më shumë se rivali i sotëm, Izraeli që ka 11 pikë një pozitë më postë.

    Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova që renditet e katërta me 10 pikë.

  • Vashat e Kosovës U19 pësojnë humbje nga Sllovenia në ndeshjen përcaktuese

    Vashat e Kosovës U19 pësojnë humbje nga Sllovenia në ndeshjen përcaktuese

    Kombëtarja e Kosovës U19 në ka pësuar humbje nga Sllovenia U19, në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën A për kualifikimet e Evropianit “Lituania 2024″.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Igrišče Terme” në Çatezh u mbyll me shifrat 5:2, në dobi të vashave sllovene.

    Rezultati u zhbllokua në minutën e 9-të kur shënoi Naja Miheliç.

    Vetëm dy minuta më vonë Noelle Vilçnik shtoi epërsinë e slloveneve në 2:0, teksa Naja Miheliç shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë për 3:0.

    E njëjta futbolliste kompletoi “HatTrik”-un vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë për 4:0. Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, në minutën e 51-të e ngushtuan disavantazhin me golin e Eltina Bozhdaraj.

    E njëjta futbolliste realizoi edhe në minutën e 80-të, por ishte vonë për ndryshim të epilogut të ndeshjes, ngase paraprakisht në minutën e 61-të Sllovenia shënoi edhe golin e pestë përmes Nezha Çebashek.

    Do theksuar se për Dardanet gjërat u vështirësuan edhe më shumë nga minuta e 60-të kur Kreshnike Ramaja u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

  • Samir Ujkani flet ekskluzivisht pas pensionimit në futbollin aktiv, ja arsyeja e dorëheqjes

    Samir Ujkani flet ekskluzivisht pas pensionimit në futbollin aktiv, ja arsyeja e dorëheqjes

    Portieri i njohur Samir Ujkani në një intervistë ekskluzive në “LIBERO”, ka rrëfyer më tepër për sa i takon vendimit që e mori për t’i thënë lamtumirë futbollit.

    Ai tha se arsyeja kryesore e pensionimit të futbollit ishte familja.

    “…Kisha dëshirë që vajza ime t’ia fillojë shkollës në një vend dhe mos ta ndërrojë më.  Jeta ime ka qenë gjithmonë midis Italisë dhe Belgjikës, unë vendosa ta lë Italinë dhe të vendosem në Belgjikë, sepse viteve të fundit kam ndërruar shumë klube dhe kjo nuk ka qenë e lehtë për familjen time…”, tha mes tjerash Samir Ujkani.

    Futbollisti tha se qëllimi i tij ishte që të mos largohej nga futbolli pa shënuar Kosova një fitore, e pas fitores së Kosovës kundër Andorës, ai përfundimisht vendosi ta lë karrierën e tij.

    Vlen ta theksojmë se së fundmi, ai u emërua zëvendësdrejtor i Kombëtares së Futbollit të Kosovës.

    Për të ndjekur intervistën e Samir Ujkanit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Peja dhe Trepça vazhdojnë me sfidat e radhës në FIBA Cup

    Peja dhe Trepça vazhdojnë me sfidat e radhës në FIBA Cup

    eja dhe Trepça sot do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

    Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike. Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

    Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

    Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.

    Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84.

    Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00.

  • Kompania e David Beckham merr në pronësi ekipin kosovar ‘Bad News Eagles’

    Kompania e David Beckham merr në pronësi ekipin kosovar ‘Bad News Eagles’

    Pothuajse dy vjet pasi filluan kërkimet e tyre, Bad News Eagles, ekipi i CSGO, më pas CS2 nga Kosova kanë gjetur një organizatë.

    Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për “Guild” pasi organizata nënshkruan në listën e ish-Bad News Eagles që do të luajë nën emrin e Guild Eagles, transmeton lajmi.net.

    Sipas të dhënave që mund të gjinden lehtësisht online, organizata në fjalë bashkëudhëhiqet nga legjenda e futbollit, David Beckham dhe pronarë tjerë.

    Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi femëror në mars dhe tani zgjeron praninë e saj në qitësin e Valve duke nënshkruar listën e saj të parë meshkuj përpara PGL Copenhagen Major.

    Ekipi i përbërë nga Flatron “⁠juanflatroo⁠” Halimi, Rigon “⁠rigoN” Gashi, Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci, Sener “⁠SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “⁠sinnopsyy⁠” ka qenë pa mbështetje organizative që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë. Përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre Majors dhe arriti në fazën e Legends.

    “Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad Neës Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2,”, tha Jasmine Skee, CEO e Guild Esports, në lidhje me njoftimin.

    Stafi stërvitor me në krye Jonatan “⁠Devilwalk⁠” Lundberg dhe Kevin “⁠kRYSTAL⁠” Amend kanë bërë gjithashtu kalimin në organizatën e re, dhe suedezi ishte plot lavdërime për vizionin e GUILD.

    “Ne kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim një ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të afërt me atë që duam të arrijmë në CS2.

    “Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se këtu i përkasim për të arritur në nivelin tjetër”.

  • Kosova stoliset me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

    Kosova stoliset me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

    Përgatiti: Zeqir Hasani

    Shtetet e mëdha botërore si Anglia, Zvicra dhe Franca, u treguan të pafuqishme ndaj garueseve të Kosovës, në kampionatin botëror të karatesë.

    Katërshja e garueseve kosovare, në përbërje me Fortesa Orana, Vlora Qerimi, Hatixhe Gërvalla dhe Albulena Gërvalla, me trajnerin Alban Beqiri arritën të sigurojnë medaljen e bronzët.

    Për Kosovën dhe federatën e karatesë, kjo është medalja e parë në histori, në nivel të ekipeve.

    E përgatitjet për këtë kampionat ishin intensive.

    Duke marrë parasysh se pjesa dërrmuese e garueseve kosovarë në këtë kampionat botërorë, janë me prejardhje nga Gjilani, medalistet në takim i priti edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    E nga ky takim selektori i përfaqsuesës së Kosovës në Karate, Alban Beqiri mori mbështetje nga i pari i Gjilanit, për një turnir ndërkombëtar në këtë qytet, që pritet të jetësohet në qershor të vitit të ardhshëm.

    Të rinjët kosovar ndër vite kanë dëshmuar se janë të zot në sportet individuale, por mbështetja institucionale ndaj këtyere sportistëve lë shumë për të dëshiruar, derisa garues të shumtë detyrohen të kryejnë edhe punë dytësore që të sigurojnë mjetet për të vazhduar ëndrrën e tyre.

    Storjen e plotë e gjeni në videon më poshtë: