ATV

Category: Sport

  • Pjesa e parë: “Dardanët” e rinj në disavantazh kundër Bullgarisë U21

    Pjesa e parë: “Dardanët” e rinj në disavantazh kundër Bullgarisë U21

    Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21.

    Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, “Dardanët” e rinj gjenden në disavantazh si vendas 2:1 kundër Bullgarisë U21, raporton KosovaPress.

    Te Kosova U21 golashënues ishte Ardit Tahiri (minuta e 34’), kurse golat për bullgarët i shënuan Martin Sorakov (minuta e 8’) dhe Martin Petkov (minuta e 45’).

    Pjesa e parë, 2:1 në favor të Bullgarisë U21.

  • Kualifikimi i Shqipërisë do të sjellë festë të madhe në Tiranë

    Kualifikimi i Shqipërisë do të sjellë festë të madhe në Tiranë

    Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të ballafaqohet sonte me Moldavinë, sfidë nga e cila do t’i mjaftonte vetëm një pikë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Organizimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh, madje ajo do të transmetohet në një ekran gjigant në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Tiranës, aty kur pritet të mblidhet një numër i madh i tifozëve kuq e zi.

    Gazetar i “Topnews”, Erjon Halili ka thënë për KosovaPress se entuziazmi në Shqipëri është i jashtëzakonshëm para përballjes Moldavi-Shqipëri dhe përgatitjet për festë tashmë janë bërë.

    Halili më tutje ka zbuluar se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, skuadra do të niset drejt Tiranës, aty ku në rast të kualifikimit, në aeroportin Rinas do të priten nga një numër i madh i tifozëve.

    Sa i përket ndeshjes, Halili thotë se të gjithë lojtarët janë në formën më të mirë, por që trajneri brazilian, Silvinjo u ka kërkuar atyre që të tregojnë profesionalizëm dhe pjekuri gjatë 90 minutave në fushë

    Momentalisht, Shqipëria është lidere e grupit E me 13 pikë, e ndjekur nga Republika e Çekisë me 11 dhe Polonia me 10 sosh.

  • Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

    Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

    Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të klubeve, u bë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

    Ndeshjet e këtij rrethit zhvillohen të mërkurën më 22 nëntor nga ora 13:00, ndërkohë që sipas shortit takohen:

    Istogu 03 – Behar dhe KEK-u – Dardania.

    Dy skuadrat fituese kalojnë në rrethin e dytë ku i presin skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë.

  • MKRS mbështetë financiarisht Komitetin Paralimpik të Kosovës

    MKRS mbështetë financiarisht Komitetin Paralimpik të Kosovës

    MKRS mbështetë financiarisht pjesëmarrjen e parë të paraatletëve të Kosovës në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

    Komiteti Paralimpik i Kosovës së fundi është anëtarësuar në Komitetin Paralimpik Evropian dhe Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, duke i mundësuar kështu paraatletëve kosovarw që në vitin e ardhshëm të garojnë për herë të parë në Lojërat Paralimpike që do të mbahen në Paris, duke gëzuar të drejta të plota.

    Përmes memorandumit të nënshkruar sot ndërmjet ministrit Hajrulla Çeku dhe presidentes së KPK-së, Njomza Emini, MKRS mbështetë financiarisht Komitetin Paralimpik të Kosovës me qëllim të përgatitjes së ekipit paralimpik të Kosovës për pjesëmarrjen në Paris.

    Në Lojërat Verore Paralimpike 2024 pritet që të marrin pjesë mbi 160 shtete me më shumë se 4000 parasportistë, të cilët do të garojnë në 22 sporte të ndryshme. Kosovën në këtë ngjarje pritet ta përfaqësojnë dy parasportistët, Grevist Bytyqi dhe Vjollca Hoxha.

  • “Dardanët” nisen drejt Zvicrës

    “Dardanët” nisen drejt Zvicrës

    Lojtarë e Kombëtares së Kosovës janë nisur drejt Zvicrës, atje ku të shtunën këto dy kombëtare do të ballafaqohen ne Basel në një sfidë mjaftë të rëndësishme për të dy skuadrat.

    Zvicrës i nevojitet fitorja për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian Euro 2024 pasi barazimi me Izraelin e komplikoi situatën në grupin I për helvetikët, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, Kosova vjen e motivuar pas triumfit ndaj Izraelit në Prishtinë me rezultat 1-0 dhe një fitore eventuale të shtunën mund t’i rikthente gjasat për kualifikim, edhe pse ato mbeten minimale.

    Zvicra dhe Kosova ballafaqohen të shtunën ne Basel me fillim nga ora 20:45.

  • Hadërgjonaj: Ndaj Zvicrës do të jetë ndeshja më e madhe “në shtëpi”

    Hadërgjonaj: Ndaj Zvicrës do të jetë ndeshja më e madhe “në shtëpi”

    Florent Hadërgjonaj nuk ishte pjesë e Kosovës në fitoren 1-0 ndaj Izraelit pasi ishte i angazhuar me Alanyasporin në ndeshje kampionale në Turqi. Por, ai do të jetë pjesë e Dardanëve për sfidën e së shtunës kundër Zvicrës.

    Duke folur për ballafaqimin ndaj Xhakës e Shaqirit, Hadërgjonaj e ka konsideruar këtë si “ndeshje në shtëpi”, kjo pasi aty pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë, raporton KosocvaPress.

    “Po, nga ajo që dëgjojmë, do të jetë një atmosferë e zjarrte. Për sa i përket numrit të tifozëve në stadium, ndoshta do të jetë ndeshja më e madhe në shtëpi që kemi pasur ndonjëherë si kombëtare e Kosovës.”, ka thënë Hadërgjonaj për “90min”,

    Tutje Hadërgjonaj foli edhe për dyshen shqiptare në radhët e Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për të cilët ka thënë se do të japin gjithçka ndaj Kosovës,

    “Pas rezultatit në ndeshjen e parë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka tashmë ishin të acaruar. Ky do të jetë një motiv shtesë për ta dhe ata patjetër do të duan të tregojnë veten. Sigurisht që pas rezultateve të fundit kanë presion edhe për kualifikim.”, deklaroi Hadërgjonaj.

    Lëndimi i Vedat Muriqit është një mungesë e madhe për Kosovën, por Hadërgjonaj theksoi se kushdo që merr vendin e tij do të jap maksimumin në fushë.

    “Po, një goditje e fortë. Ai i shkaktoi probleme mbrojtjes zvicerane në ndeshjen e parë. Por pavarësisht se kush luan të shtunën, lojtarët në fushë do të japim gjithçka në fushë”, ka thënë në fund mbrojtësi kosovar.

    Ndryshe, Zvicra ka 16 pikë në vendin e parë, ndërsa Kosova është e katërta me 10 pikë.

  • Kombëtarja e Shqipërisë sonte pritet ta vulosë kualifikimin në Evropian

    Kombëtarja e Shqipërisë sonte pritet ta vulosë kualifikimin në Evropian

    Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë në Kishinjev përballë Moldavisë vendase, përballje që pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të kuqezinjve të Sylvinhos në Euro 2024.

    Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e grupit E, që e kemi dominuar me meritë.

    Mbi të gjitha me një futboll të bukur dhe gola të jashtëzakonshëm.

    Braziliani Sylvinho regjistron sot duelin e tetë në pankinën e skuadrës së shqiptarëve.

    Formacioni i shqiponjave pritet të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes.

    Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar.“Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, do të jetë “sold-out”.

    Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

    Ndërkohë që në stadium do të ketë rreth 1 mijë zemra shqiptare, me Tifozat Kuq e Zi që nuk e lënë kurrë vetëm Kombëtaren.

    Ndeshja Moldavi-Shqipëri zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00.

  • Presidenti i Federatës Italiane të Volejbollit viziton Kosovën

    Presidenti i Federatës Italiane të Volejbollit viziton Kosovën

    Federata e Volejbollit të Kosovës, të enjten ka pasur mysafirë të veçantë. Për herë të parë në Kosovë ka qëndruar presidenti i Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV), Giuseppe Manfredi, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Renato Arena. Në selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Manfredi e Arena janë pritur fillimisht edhe nga krerët e lëvizjes olimpike në Kosovë, presidenti Ismet Krasniqi e sekretari i përgjithshëm Besim Aliti.

    Krasniqi e Aliti, i kanë falënderuar për vizitën që i kanë bërë Federatës së Volejbollit në Kosovë. Gjatë vizitës së tyre në KOK, ata janë shoqëruar nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe anëtarja e bordit të FVK-së, Halime Fetahu. Krasniqi ka folur për raportet e mira që KOK-u i ka me Federatën e Volejbollit duke theksuar se poashtu është e rëndësishme që Federata Italiane ka poashtu raport të mirë me federatën kosovare të volejbollit.

    Në anën tjetër presidenti i FIPAV, Giuseppe Manfredi ka thënë: “Nuk kam ardhur të flas shumë, por të punojmë. Trajnerët tanë më të mirë te sektorit të të rinjve janë këtu në Kosovë dhe do të punojnë me djemtë e vajzat e reja këtu. Ne nuk flasim shumë, nuk jemi këtu për të thënë shumë fjalë, por ato fjalë që i themi, jemi këtu për t’i konkretizuar e realizuar”. Kënaqësinë e tij për vizitën në Kosovë e ka treguar edhe zëvendëspresidenti i CEV Renato Arena, për të cilin është hera e dytë që e viziton vendin tonë.

    Pas takimit me krerët e KOK-ut, Manfredi e Arena, e kanë vazhduar protokollin, sipas agjendës së paraparë, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

  • Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi

    Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi

    Federata e Futbollit e Kosovës të enjten ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

    Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: veri dhe jug 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Kosova është në lojë vetëm matematikisht për kualifikim në Euro. I duhet ta mposhtë Zvicrën të shtunën dhe Bjellorusinë, dhe duke shpresuar në rezultate të favorshme të Izraelit dhe Rumanisë.

    Bjellorusia s’ka fare gjasa.

  • ​Ylli i Milanit nën hetime për përfshirje në lojëra të fatit

    ​Ylli i Milanit nën hetime për përfshirje në lojëra të fatit

    Sipas agjencisë së lajmeve “AGI”, mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi është lojtari i fundit që është nën hetim për përfshirje në lojëra të fatit.

    Prokurori publik në Torino akuzoi Sandro Tonalin dhe Nicolò Fagiolin, të cilët të dy bënë marrëveshje për pranimin e fajësisë me FIGC-në për 7 dhe 10 muaj ndalim nga aktivitete sportive.

    Sulmuesi i Aston Villës dhe Italisë, Nicolò Zaniolo është ende nën hetim dhe ka dhënë prova, duke këmbëngulur se ai ka përdorur ndonjëherë aplikacione vetëm për lojëra si video poker dhe blackjack, në vend të basteve në sport.

    “AGI” pretendon se Florenzi do të jetë në Torino gjatë ditëve në vijim për të dhënë dëshminë e tij.

    Në rast të konfirmimeve, ai rrezikon dënim të rënd