ATV

Category: Sport

  • “Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

    “Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

    Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

    Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.

    Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht.

    Pas ndeshjes ka reaguar tifo-grupi i Kosovës, “Dardanët”, të cilët kanë falënderuar lojtarët për emocionet.

    “I falënderojmë djemtë Dardanë për emocionet që na ofruan sot. Rezultati nuk ishte më i miri pasi nuk na mundëson kualifikimin e shumëdëshiruar në Evropian, por ishte për t’u vlerësuar maksimalisht angazhimi i futbollistëve që dhanë gjithçka në fushë. Forca Kosova!”, thuhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e tifozëve kosovarë.

  • Kurti: Përvojën e këtyre kualifikimeve ta shfrytëzojmë për përgatitjet e kampionatit botëror 2026

    Kurti: Përvojën e këtyre kualifikimeve ta shfrytëzojmë për përgatitjet e kampionatit botëror 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar me barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.

    Kurti ka falënderuar djemtë e ekipit për emocionet në çdo ndeshje.

    “Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, ka shkruar ai.

  • Merr fund ëndrra evropiane për Kosovën

    Merr fund ëndrra evropiane për Kosovën

    Ka përfunduar pa fitues ndeshja tejet interesante mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës, ku kjo e fundit është përshëndetur nga Kampionati Evropian Euro 2024.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Jakob-Park”, Kosova ka barazuar 1:1 si mysafire e Zvicrës, raporton KosovaPress.

    Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 47’ përmes golit të Ruben Vargas, para se Kosova të barazonte me golin e Muhamet Hysenit në minutën e 82’.

    Me pikët e reja, Zvicra ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë në Grupin I dhe siguron biletën drejt Evropianit Euro 2024.

    Në anën tjetër, Kosova zë vendin e katërt me 11 pikë të arkëtuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

  • Gripi prek “Dardanët”: Pos Muriqit të lënduar, ndaj Zvicrës mungojnë Rashica, Krasniqi e Muriç

    Gripi prek “Dardanët”: Pos Muriqit të lënduar, ndaj Zvicrës mungojnë Rashica, Krasniqi e Muriç

    Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se tre futbollistë të rëndësishëm do të mungojnë kundër Zvicrës që do të luhet sot.
    FFK-ja tha se për shkak të lëndimeve dhe gjendje me grip, futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe protieri Arijanet Muriç nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Primozh Gliha.
    “Milot Rashica është lënduar në fund të stërvitjes së djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet kualifikuese kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë”.

    “Ndërsa Ermal Krasniqi, i cili u lëndua disa ditë më herët, përkundër përkushtimit maksimal të tij dhe stafit mjekësor nuk është në gjendje për të luajtur në ndeshjen e sotme, por po bëhet përpjekje për ta riaftësuar për lojë për sfidën e ardhshme me Bjellorusinë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa, sipas federatës, Muriç po përballet me një gjendje gripale e cila ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të përfshihet as në stërvitjen e fundit, e si rrjedhojë do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme.

    “Përkundër këtyre mungesave të mëdha, në kampin e Dardanëve ekziston një motiv i lartë për paraqitje dinjitoze në ‘St. Jakob-Park’. Le ta mbështesim Kombëtaren dhe të shpresojmë në rezultat pozitiv”, tha FFK-ja.

    Kujtojmë se përveç Rashicës, Krasniqit e Muriç, Kosova në përballjen kundër Zvicrës e cila do të luhet sonte nga ora 20:45 nuk do të mund të llogarisë as në sulmuesin Vedat Muriqi, i cili po ashtu u lëndua.

  • Kosova u19 mposht me rezultat të thellë Ukrainën u19 dhe merr pozitën e parë në grup

    Kosova u19 mposht me rezultat të thellë Ukrainën u19 dhe merr pozitën e parë në grup

    Kombëtarja e Kosovës U19 ka shkatërruar totalisht kombëtaren e Ukrainës U19 me rezultat 4:0.

    Në ndeshjen e zhvilluar në Malta, të përzgjedhurit e trajnerit Adil Maliqi që nga minuta e parë kanë qenë skuadër superiore përballë ukrainaseve.

    Golat janë shënuar nga Gashjani i cili ka realizuar dy gola, kurse nga një gol e kanë shënuar Bujupi dhe Rama.

    Pas kësaj fitore Kosova U19, tani renditet e para në grup me 4 pikë. Ku deri me tani ka një fitore dhe një barazim. Sfidën tjetër Kosova e zhvillon me Maltën U19 dhe është favorit për të fituar.

     

  • Gliha për kualifikimin e Kosovës: Kemi pak gjasa

    Gliha për kualifikimin e Kosovës: Kemi pak gjasa

    Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Zvicrës, sfidë e cila zhvillohet nesër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    Gliha, mes tjerash ka thënë se Kosova mbetet akoma me gjasa për kualifikim në Evropian.

    “Do të kemi parasysh situatën, duhet të jemi falënderues për futbollistëtët. Kemi arritur t’i fitojmë disa pikë. Kemi pak gjasa, duhet të jemi të koncentruar për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Gliha.

    Gliha gjithashtu theksoi se presioni do të jetë i madh.

    “Ka qenë ndeshje e fortë dhe kështu do të jetë edhe nesër. Presioni i publikut do të jetë i lartë, do të kemi presion të madh”.

  • Ëndrra bëhet realitet, Shqipëria do të luajë në Kampionatin Evropian Euro 2024

    Ëndrra bëhet realitet, Shqipëria do të luajë në Kampionatin Evropian Euro 2024

    Kombëtarja e Shqipërisë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zimbru”, Shqipëria ka barazuar 1:1 si mysafire me Moldavinë, raporton KosovaPress.

    Golin për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi nga penalltia në minutën e 25’, kurse te Moldavia golashënues ishte Vladislav Baboglo në minutën e 87’.

    Shqipëria ishte e vetëdijshme që i duhej vetëm një pikë për ta siguruar kualifikimin në Evropianin Euro 2024, hera e dytë kjo që “kuqezinjtë” kualifikohen në një turne evropian.

    Me pikët e reja, Shqipëria ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e parë, krahas Moldavisë që tani zë vendin e tretë me 10 pikë, aq sa ka edhe Polonia në vendin e katërt.

    Rezultati final, 1:1.

  • “Ata duhet të mësojnë t’i respektojnë më të moshuarit”, Messi akuzon lojtarët e Uruguait

    “Ata duhet të mësojnë t’i respektojnë më të moshuarit”, Messi akuzon lojtarët e Uruguait

    Lionel Messi ka folur për situatën e tensionuar që ai e kishte me lojtarët e Kombëtares së Uruguait.

    Sot në mëngjes, Uruguai e mposhti Argjentinën me rezultat solid 2:0 si mysafirë, raporton KosovaPress.

    Gjatë ndeshjes, superylli argjentinas, Lionel Messi kishte një përplasje jo të mirë me lojtarët e Uruguait.

    Tani, Messi ka sqaruar këtë situatë, ku lojtarët uruguaian i cilësoi të rinj, duke thënë se ata duhet të mësojnë të i respektojnë më të moshuarit.

    “Unë preferoj mos të them atë që e mendoj për disa gjeste. Por këta lojtarë të rinj duhet të mësojnë të respektojnë më të moshuarit”, tha Messi.

    “Kjo ndeshje gjithmonë do të ishte me intensitet të lartë dhe e vështirë por gjithmonë me shumë respekt. Ata duhet të mësojnë paksa”, shtoi më tej Messi.

  • Kosova U21 ndan pikët me Bullgarinë U21

    Kosova U21 ndan pikët me Bullgarinë U21

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar 2:2 me kombëtaren e Bullgarisë U21 në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin ‘Arena Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

    Ardit Tahiri realizoi dy gola për ‘Dardanët’, kurse Sorakov dhe Pektov shënuan për mysafirët.

    Pas këtij barazimi, kombëtarja e Kosovës U21 mbetet në vendin e 4-të me pesë pikë, kurse Bullgaria U21 është në pozitën e 3-të me gjashtë pikë të grumbulluara.

    Kujtojmë që në katër ndeshjet e fundit Kosova U21, nuk ka arritur fitore.

  • Kasapi prek çerekfinalen e Evropianit të xhudos

    Kasapi prek çerekfinalen e Evropianit të xhudos

    Xhudistja jonë, Fatjona Kasapi do të luftojë për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos për grupmoshat U23, që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Kasapi në raundin e parë e mposhti xhudisten rumune Yudelsis Jamez Romero, raporton KosovaPress.

    Kasapi vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, duke e mposhtur ukrainasen Alina Shylova.

    Tani, në çerekfinale Fatjona do të përballet me xhudisten nga Holanda, Elin Henninger.