ATV

Category: Sport

  • Sot zhvillohet derbi Gjilani – Drita

    Sot zhvillohet derbi Gjilani – Drita

    Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj ditën e sotme me ndeshjet e xhiros së 17-të që janë në program për tu zhvilluar.
    Pasi ditën e djeshme u luajtën tre sfida, sot me dy të tjera përfundon kjo xhiro.

    Sigurisht që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.

    Vendasit pas fitores së thellë në udhëtim te Liria kërkojnë të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në derbi.

    Në anën tjetër Drita pas ndryshimeve që bëri në shtabin teknik duket në formë dhe kërkon tre pikët në mënyrë që t’i ofrohet liderit Ballkanit me pikë.

    Edhe ky duel ashtu si ai i pari këtë edicion do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozëve vendas në tribunat e stadiumit me bari sintetik në Gjilan.

    Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Dukagjinin e Klinës.

    Të dyja sfidat e ditë së sotme fillojnë nga ora 13:00.

  • Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

    Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

    Basketbollistët e Sigal Prishtinës mposhtën si mysafirë në Prizren skuadrën e Bashkimit me rezultat 98:82 (30:27, 20:10, 27:17, 21:28).

    Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës 12 të Prince Caffe Superligës.

    Në radhët e vendësve u dalluan Erik Copes me 18 pikë e pesë kërcime dhe Grant Lozoya me 16 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Te mysafirët u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë e gjashtë asistime dhe Fisnik Rugova me 18 pikë e 11 kërcime.

    Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, derisa prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje.

  • Batatina pas fitores së Llapit: Unë jam trajner i dëshmuar

    Batatina pas fitores së Llapit: Unë jam trajner i dëshmuar

    Llapi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat 5:3 për vendasit.

    E pas fitores së ekipit të tij, erdhi edhe deklarata e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

    “E din të gjithë kush më ka motivuar. Unë jam trajner i dëshmuar. Gjatë tërë javës kam menduar shumë se si t’i qasem lojës kundër Ballkanit”, tha Batatina.

  • Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

    Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

    Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë.

    Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore.

    Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.

    Dueli i dytë i së shtunës është ndërmjet skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

    Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.

  • Yjet tanë të xhudos do të ndeshen për herë të parë në Kosovë

    Yjet tanë të xhudos do të ndeshen për herë të parë në Kosovë

    Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos Prishtina 2023.

    Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova dhe Cena do të ndeshen për herë të parë në Evropianin që mbahet në shtëpinë e tyre në Kosovë, raporton KP.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos do të mbahet më 16 dhjetor të këtij viti në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

  • ​Juventusi përgatitet të ndërpresë kontratën me Pogban

    ​Juventusi përgatitet të ndërpresë kontratën me Pogban

    Paul Pogba mund ta humb së shpejti statusin e tij të lojtarit të Juventusi. francezit pasi mesfushori të dënohet zyrtarisht për përdorimin e substancave narkotike.

    Prokurori i antidopingut ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për mesfushorin francez, i cili dështoi në një test dopingu pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses gushtin e kaluar.

    Pogba është pezulluar nga komisioni antidoping si masë paraprake dhe nuk është stërvitur me shokët e tij të Juventusit që nga shtatori. Për më tepër, bardhezinjtë janë lejuar të ulin pagën e tij në tarifën minimale të garantuar nga kontrata kolektive, rreth 2,000 euro në muaj.

    Sipas mediave në Itali, historia midis Pogbas dhe “Zonjës së Vjetër” po shkon drejt fundit pasi të dy palët janë të destinuara të ndahen sapo të konfirmohet dënimi, përcjellë KosovaPress..

    Sipas raportit, Juventus nuk dëshiron t’i japë fund kontratës së Pogbas në formë të prerë dhe të njëanshme, kështu që ata janë të hapur për të negociuar me mesfushorin francez dhe shoqëruesit e tij dhe për të përfunduar kontratën me marrëveshje të përbashkët.

  • ​Sot kompletohet faza 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

    ​Sot kompletohet faza 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

    Do të zhvillohet sot ndeshje e fundit e fazës 1/16 në Kupën e Kosovës për t’u kompletuar kështu grupi prej 16 skuadarave më të mira të këtij kompeticioni.

    Me fillim nga ora 12:00 do të ballafaqohen Dinamo Ferizaj dhe Vushtrria me objektivin e vetëm për të bërë një hap para në këtë garë, raporton KosovaPress.

    Skuadrat e kualifikuar deri më tani në fazën 1/8 të Kupës së Kosovës janë këto: Prishtina, Vjosa, Suhareka, Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.

  • ​Basketbollisti i Pejës thyen këmbën

    ​Basketbollisti i Pejës thyen këmbën

    Basketbollisti i KB Pejës Tervell Beck e ka thyer këmbën dhe do të detyrohet që t’i nënshtrohet operacionit.

    Fillimisht ai kishte pësuar lëndim në Holandë në FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit në nyjen e këmbës dhe ishte jashtë fushës këto javë, por pas testeve më të avancuara, rezultoi që ai e ka thyer këmbën.

    Klubi verdh e zi ka bërë të ditur se lojtarit do t’i duhen disa muaj për t’u rikuperuar.

  • ​FBK dhe FSHB pajtohen për vazhdimin e Ligës Unike në basketboll

    ​FBK dhe FSHB pajtohen për vazhdimin e Ligës Unike në basketboll

    Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pritur Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Franko Bushati, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë, ndërsa ishte i shoqëruar nga Ersi Oruci, përgjegjës për Ligën Unike në FSHB.

    Bushati dhe Oruci janë pritur në FBK nga numri një i FBK-se, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci.

    Bushati ka një karrierë të pasur sportive, duke qenë basketbollist i Kombëtares shqiptare për shumë vite, si dhe ka luajtur në elitën e basketbollit të Italisë, si dhe në shumë skuadra italiane, ku ka një përvojë të gjatë në basketboll.

    Kryetari i FBK-së Fetahu e ka uruar Bushatin për pozitën e re në FSHB, duke i uruar suksese, si dhe bashkëpunim maksimal në zhvillimin e basketbollit në Shqipëri.

    Krerët e FBK-së dhe Bushati kanë folur për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë vazhdimin e projektit të Ligës Unike.

    Të dy palët u dakorduan për fillimin e Ligës Unike për Femrat, ku do të garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe tri më të mirat nga Shqipëria, në bazë të renditjes të edicionit të kaluar. Liga pritet të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë në fund të marsit me organizimin e Final Four në Kosovë.

    Ndërkohë, Liga Unike për meshkuj do të zhvillohet në formë të turneut të Final 8, me katër skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria të edicionit të kaluar. Final 8 do të zhvillohet në fund të muajit mars në Shqipëri.

    Kalendari për Ligën Unike për femra dhe meshkuj do të publikohet shumë shpejt.

    Në fund, Bushati ka falënderuar Fetahun dhe Dushkun për mikpritjen dhe i ka përgëzuar për të arriturat e deritanishme, duke ju uruar suksese në vitin 2024, ku FBK ka fituar të drejtën për të organizuar pesë gara ndërkombëtare.

    Në Kosovë verën e ardhshme do të organizohen: FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat, FIBA Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, Femrat, FIBA3x3 Europe Cup Prequalifiers, FIBA 3×3 Ëomen’s Series dhe FIBA 3×3 Challenger Prishtina.

  • Juventusi pezullon bisedimet për Sanchon

    Juventusi pezullon bisedimet për Sanchon

    Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka pezulluar bisedimet për të nënshkruar Jadon Sanchon pasi që anësori i Manchester United është një alternativë e shtrenjtë.

    Ndërkaq, si opsion më i lirë për “Zonjën e Vjetër” duket të jetë Georgiy Sudakov, raporton KosovaPress.

    Juventusi pritet që të ketë përforcime në mesfushë në muajin janar, por Max Allegri ka mundësi që edhe ta përforcojë repartin e sulmit, raporton KosovaPress.

    Juventusi momentalisht është duke përcjellë disa profile të ndryshme të lojtarëve, veçanërisht Jadon Sanchon dhe Domenico Berardi.

    Sidoqoftë, Sancho momentalisht është shumë i shtrenjtë për “Zonjën e Vjetër”, që po përballet me një buxhet të shkurtuar këtë merkato dimërore, pavarësisht një injektimi të fundit me fonde.

    Në të njëjtën kohë, Berardi thuhet se është objektivi kryesor i Juventusit në sulm, por Sassuolo nuk dëshiron të shesë yllin e tyre në janar dhe do të kërkojë një tarifë të lartë të cilën Juventusi nuk është i gatshëm ta paguajë për një lojtar që do të mbushë 30 vjeç vitin e ardhshëm.

    Prandaj, bardhezinjtë mund të tentojnë të marrin Sudakov nga Shakhtar në afatin kalimtar të dimrit.

    Një anësor i gjithanshëm 21-vjeçar, çmimi i Sudakov është rreth 25 milionë euro dhe paga e tij është e përballueshme për gjigantin e Serie A.

    Sipas raportimeve, drejtori sportiv i Juventusit, Giuntoli e ka ndjekur Sudakovin prej disa muajsh, përfshirë edhe paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren e Ukrainës kundër Italisë.