ATV

Category: Sport

  • ​Lajmërohet basketbollisti ‘i zhdukur’ i Pejës

    ​Lajmërohet basketbollisti ‘i zhdukur’ i Pejës

    Jacob Calloëay ishte basketbollisti që tri javë më parë u largua nga klubi i basketbollit Peja pa e njoftuar askënd, madje as pa u përshëndetur me bashkëlojtarët.

    Largimi e tij Kb Peja e kishte cilësuar si të çuditshëm dhe të pa arsyeshëm si dhe shkelje të kontratës ndërmjet palëve.

    Por, tashmë basketbolklisti në fjalë është rikthyer të flas për atë që ndodhi, duke i kërkuar falje klubit pejan për atë që ka ndodhur.

    KB Peja ka publikuar mesazhin e tij në të cilin thuhet:

    “Të dashur tifozë të KB Peja,

    Dua t’iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im.

    Reagova më shumë se ç’duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë.

    Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t’i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë.

    Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët. Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje.

    Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia.”

  • Rrahmani: Përpos ndërrimit të trajnerit, kishim edhe kundërshtarë të fortë kohëve të fundit

    Rrahmani: Përpos ndërrimit të trajnerit, kishim edhe kundërshtarë të fortë kohëve të fundit

    Amir Rrahmani ndihet i lumtur me kualifikimin e Napolit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

    Kampioni aktual i Italisë e mposhti Bragën me rezultat 2:0 për ta prerë një biletë për fazën eliminuese të garës më prestigjioze të futbollit evropian.

    Futbollisti kosovar e ka komentuar fitoren dhe kualifikimin, por i ka përmendur edhe humbjet nga Real Madridi, Interi e Juventusi, që sipas tij s’është dashur të ndodhnin, shkruan “Gazeta Express”.

    Ndër të tjera, përfaqësuesi kosovar e ka lavdëruar edhe trajnerin Walter Mazzarri, për të cilin, bëhet i sinqertë, duke thënë se nuk e kishte njohur para se të përfundonte në stadiumin “Diego Maradona”.

    “I shënuam dy gola të shpejtë, të cilët na mundësuan të kryenim punë dhe ta kalonim këtë fazë. Sa herë që luajmë me një 11-she të zakonshme, bëhet sigurisht më e lehtë që ta njohim çdo komponent dhe se di duhet të luajmë. Kishte shumë ndeshje në të cilat kemi bërë shumë ndryshime, shkaku i lëndimeve, ndërsa tash duke luajtur më shumë së bashku, po ia dalim të njihemi më mirë. Braga i pati disa goditje në portë, është një skuadër që luan futboll të bukur, sikur ne, por fituam duke e bërë një paraqitje të mirë. Ishte mjaft e rëndësishme të fitonim dhe ta gjenim ndjenjën e bukur në shtëpi, për t’ua dhënë edhe tifozëve tanë një gëzim”, u shpreh fillimisht Rrahmani për “Sky Sport” pas lojës.

    “Kishim kundërshtarë të fortë kohëve të fundit, përpos ndërrimit të trajnerit. Por, jemi të lumtur tash dhe duhet ta zbavitim publikun duke luajtur ashtu siç dimë ne”, vazhdoi ai.

  • ​MKRS për Evropianin e Xhudos: Të gjithë drejt Pallatit të Rinisë

    ​MKRS për Evropianin e Xhudos: Të gjithë drejt Pallatit të Rinisë

    Këtë të shtunë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet për herë të parë Kampionati Evropian i Xhudos ku do të marrin pjesë xhudistët elitarë nga gjithë Evropa.

    Me këtë rast, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe për xhudistët kosovarë.

    “Të shtunën të gjitha rrugët çojnë në Pallat të Rinisë dhe Sporteve, ku do të mbahet për herë të parë në Kosovë, Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos!”, thuhet në shkrimi e MKRS-së në Facebook.

    “Xhudistët elitarë nga e gjithë Evropa do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

  • Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

    Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

    Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2023 dhe tani është edhe momenti për të parë me vëmendje se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve, por edhe për vlerësimet e radhës, teksa një nga pyetjet më kryesore është: Kush është trajneri më i mirë për vitin 2023?FIFA ka zbuluar tre kandidatët për këtë çmim në FIFA The Best 2023, teksa dy prej tyre janë italianë, sipas Super Sport.

    Bëhet fjalë për Luciano Spalleti-n, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.

    Më pas vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër, Pep Guardiola.

  • ​Ndryshimet në Champions, s’do të ketë më fazë të grupeve

    ​Ndryshimet në Champions, s’do të ketë më fazë të grupeve

    Ndeshjet që u zhvilluan në mesjavë ishin të fundit që kemi parë në Ligën e Kampionëve sa i përket fazës së grupeve.

    Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Liga e Kampionëve do të zhvillohet me një format të ri, atë zviceran

    Sipas këtij formati, 36 skuadra do të garojnë në një grup të ligës së madhe.. Çdo ekip do të luajë nga tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, përcjellë KosovaPress.

    Tetë skuadrat më të mira në këtë ligë, do të kualifikohen automatikisht në fazat e eliminimit direkt.

    Ekipet që përfundojnë në vendet nga 9 deri 24, do të konkurrojnë në fazën e play-off-it, me tetë skuadrat fituese që do të plotësojnë pastaj vendet e mbetura për fazën 1/16.

  • ​Ja kur hidhet shorti i fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve

    Shorti i raundit të fazës 1/16-të të Ligës së Kampionëve 2023/24 do të zhvillohet në mesditën e së hënës së 18 dhjetorit.

    Në short përfshihen 16 skuadrat që kaluan nga faza e grupeve të kësaj gare dhe ato janë:

    Arsenal (ENG)*

    Atlético de Madrid (ESP)*

    Barcelona (ESP)*

    Bayern (GER)*

    Kopenhagen (DEN)**

    Dortmund (GER)*

    Inter (ITA)**

    Lazio (ITA)**

    Leipzig (GER) **

    Manchester City (ENG)*

    Napoli (ITA)**

    Paris (FRA)**

    Porto (POR)**

    PSV Eindhoven (NED)**

    Real Madrid (ESP)*

    Real Sociedad (ESP)*

    Fituesit e grupeve do të ballafaqohen me ato që janë pozicionuar si të dytat.

    Në këtë fazë nuk mund të përballen skuadrat nga i njëjti shtet dhe po ashtu klubet nuk mund të përballen me kundërshtarët që u takuan gjatë fazës së grupeve.

    Ndeshjet e para të kësaj faze zhvillohen në muajt shkurt dhe mars.

  • ​Sot vendoset fati i Ballkanit në Evropë

    ​Sot vendoset fati i Ballkanit në Evropë

    Ballkani do ta zhvillojë sot ndeshjen vendimtarë në Ligën e Konferencës.

    Kampioni i Kosovës nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim kundër Dinamos së Zagrebit, skuadër ndaj së cilës i nevojitet vetëm fitorja për t’u kualifikuar në raundin tjetër të kësaj gare, në të kundërtën, kampioni i Kosovës do të përshëndetej me arenën ndërkombëtare për këtë edicion, raporton KosovaPress.

    Në grupin C, Ballkani renditet i fundit me katër pikë, kurse Dinamo është e dyta me gjashtë sosh, andaj me një fitore eventuale, suharekasit do të vazhdonin tutje.

  • Referi turk që u sulmua fizikisht lirohet nga spitali

    Referi turk që u sulmua fizikisht lirohet nga spitali

    Referi turk, Halil Umut Meler, i cili ishte “viktimë” e dhunës fizike të shkaktuar nga zyrtarët e Ankaragucut, është liruar sot nga spitali.

    Referi fatkeq, i cili fillimisht u grushtua në fytyrë nga presidenti i klubit turk, Faruk Koca, e më pas kur përfundoi i shtrirë u shqelmua në kokë dhe në trup nga zyrtarët tjerë të klubi, ishte shtrirë në spital pasi i ishte ënjtur syri dhe kishte pësuar lëndime trupore.

    Por, “Reuters” njofton se referi turk u lirua sot nga spitali i Ankarasë me sy të errët, por pa probleme të tjera shëndetësore.

    Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi njoftoi se nesër do të vendoset për statusin e Ankaragucut, e cila pritet të dënohet rëndë, ndërsa presidenti Koca dha dorëheqje.

    Mehmet Yorubulut, kryemjek në spitalin Acibadem, tha se fraktura e kokës që ai e pësoi do të shërohet me kohë. “Gjakderdhja në syrin e majtë të Meler është ndalur pothuajse plotësisht”, deklaroi mjeku që ishte në përkujdesje të referit.

  • Ten Hag: Nuk e merituam të humbasim, lojtarët dhanë gjithçka

    Ten Hag: Nuk e merituam të humbasim, lojtarët dhanë gjithçka

    Manchester United u eliminua mbrëmë nga të gjitha garat evropiane, pasi që përfundoi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vendin e fundit në Grupin A.

    Galatasaray u rendit në vendin e tretë, duke vazhduar garën në Ligën e Evropës, kurse dy vendet e para në grup i okupuan Bayern Munichu dhe Copenhagen, raporton KosovaPress.

    United u mposht nga Bayerni 1:0 dhe pas humbjes në “Old Trafford” foli trajneri Erik ten Hag.

    Ten Hag ishte i kënaqur me paraqitjen e “Djajve të Kuq” derisa tha se skuadra e tij nuk meritoi të humbte.

    “Ne bëmë gabime. Paraqitja ishte tejet e mirë. Ne nuk e merituam të humbasim por ne humbëm. Në fund, nuk është mirë. Lojtarët dhanë gjithçka, ju e patë shpirtin. Më duhet të ju jap meritat skuadrën, komplimente të mëdha se si punuan së bashku, si skuadër, kundër një Bayerni të fortë”, tha Ten Hag.

    United u rendit në vendin e fundit në Grupin A me katër pikë, një më pak se Galatasaray në vendin e tretë, katër sosh më pak se Copenhagen dhe 12 sosh më pak se lideri i grupit, Bayern Munich.

  • Liga e Kampionëve, sot vëmendja në grupin F

    Liga e Kampionëve, sot vëmendja në grupin F

    Të martën u mësuan tetë skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa sot do të bëhen të ditura edhe tetë të tjera.

    Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë tek dy ndeshjet e grupit F, aty ku anë tri skuadra me gjasa për t’u kualifikuar në raundin tjetër, raporton KosovaPress.

    Bëhet fjalë për grupin në të cilin PSG, Newcastle dhe Milani do të luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi e para tashmë i takon Borussia Dortmundit.

    Milani do të luajë si mysafir ndaj Newcastle dhe vetëm fitorja iu duhet rossonerëve, ndërsa që duhet të shpresojnë edhe Dortmundi ta mposhtë PSG-në.

    Këto janë të gjitha ballafaqimet e sotme në Ligën e Kampionëve:

    Crvna Zvezda-Manchester City

    Leipzig-Young Boys

    Antëerp-Barcelona

    Atletico Madrid-Lazio

    Celtic-Feynoord

    Dortmund-PSG-

    Newcastle-Milan

    Porti-Shakhtar Donetsk