ATV

Category: Sport

  • Kush u kualifikua tutje, kush u eliminua e kush në Ligën e Evropës?

    Kush u kualifikua tutje, kush u eliminua e kush në Ligën e Evropës?

    Liga e Kampionëve iu rikthye aksionit dje me plot tetë ndeshje, të vlefshme këto për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni.

    Kishim rezultate tejet interesante, nga barazimi 1:1 mes PSV dhe Arsenalit, e deri te fitorja 1:0 e Bayern Munichut kundër Manchester United, raporton KosovaPress.

    Skuadra e Lens e mposhti Sevillan 2:1, fitore kjo e cila ia siguroi biletën në fazën eliminatore të Ligës së Evropës.

    Copenhagen e mposhti 1:0 Galatasarayn, fitore kjo e cila Copenhagen e dërgon në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, kurse Galatasarayn në ato të Ligës së Evropës.

    Interi barazoi 0:0 me Real Sociedadin, dhe që të dy skuadrat vazhdojnë tutje në Ligën e Kampionëve.

    Manchester United është eliminuar plotësisht nga garat evropiane, ku goditjen e fundit ia dha Bayerni duke e mposhtur si mysafirë 0:0.

    Napoli fitoi 2:0 kundër Bragas, dhe Real Madridi fitoi 3:2 kundër Union Berlinit, ndërsa Napoli dhe Reali sigurojnë biletën tutje në këtë garë.

    RB Salzburgu u mposht nga Benfica 3:1, ku kjo e fundit vazhdon garën në Ligën e Evropës.

    Kush u kualifikua në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve deri tani?

    Napoli, Real Madridi, Arsenali, PSV, Real Sociedadi, Inter, Copenhagen dhe Bayern Munich.

    Cilat skuadra vazhdojnë garën në Ligën e Evropës deri tani?

    Lens, Galatasaray, Benfica dhe Braga

    Cilat skuadra janë eliminuar nga garat evropiane (Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës) deri tani?

    Sevilla, Manchester United, RB Salzburg dhe Union Berlin

  • ​Chiellini gati t’i jap fund karrierës

    ​Chiellini gati t’i jap fund karrierës

    Ish-mbrojtësi i Juventus Giorgio Chiellini thuhet se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe do të shpall vendimin e tij sot.

    39-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në LAFC dhe kohët e fundit kishte lënë të kuptohet se ai mund të ishte tërhequr pas përfundimit të sezonin në MLS. Skuadra e tij LAFC humbi finalen e Kupës MLS të shtunën mbrëma.

    Chiellini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superpuka të Italisë dhe pesë Kupa të Italisë, përcjellë KosovaPress.

    Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, në 2015 dhe 2017.

    Ai ishte kapiten i Italisë në Euro 2020, i fituar nga “Azzurrët” në stadiumin Ëembley.

    Chiellini mund të kthehet në Juventus pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.

    Mbrojtësi legjendar ka mbajtur gjithashtu një derë të hapur për të punuar në MLS për të kontribuar në zhvillimin e ligës.

  • ​Hidhet shorti për 1/8-të e finales së Kupës së Kosovës

    ​Hidhet shorti për 1/8-të e finales së Kupës së Kosovës

    Janë mësuar tashmë edhe çiftet e fazës 1/8 të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

    Ballafaqimi më interesant do të jetë ai ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, por ka edhe ndeshje të tjera interesante si Trepça ’88-Llapi e Ballkani-Vëllaznimi.

    Këto janë të gjitha çiftet e dala nga shorit:

    Trepça ‘89 – Llapi

    Gjilani – Prishtina

    Drita – Rilindja 1974

    Vjosa – 2 Korriku

    Feronikeli – Malisheva

    Suhareka – Prishtina e Re

    Ballkani – Vëllaznimi

    Dukagjini – Dinamo

  • Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, zhvillohet raundi i fundit i grupeve

    Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, zhvillohet raundi i fundit i grupeve

    Sot (e martë) zhvillohet ndeshjet e gjashta apo të fundit në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.

    Grupeve të Ligës së Kampionëve po u vjen fundi dhe sot është momenti i fundit për disa klubet për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

    Grupi A është më interesanti pasi tri klube janë në garë për vendin e dytë. Manchester Unitedi synon fitore ndaj Bayern Munichut për të pritur pastaj një barazim në ndeshjen Copenhagen-Galatasaray, pasi fitorja në këtë ndeshje do ta dërgonte tutje skuadrën fituese.

    Në Grupin C, Napoli do të tentoj ta mposht ose të luajë baras në shtëpi me Bragën për të siguruar kalimin tutje, ndërsa Union Berlini me një fitore ndaj Real Madridit mund ta marrë pozitën e tretë që i dërgon në Ligën e Evropës.

    Interi synon fitore ndaj Real Sociedadit për t’u bërë ‘kokë’ e Grupit D, ndërsa Salzburg-Benfica luhet për prestigj.

    Ndeshjet e Grupit B në mes të PSV-Arsenal dhe Lens-Sevilla luhen pa pretendime pasi Arsenali dhe PSV kanë siguruar dy pozitat e para, ndërsa Lens vetëm në rast humbje, mund ta humb pozitën e tretë. /Telegrafi

  • ​Zyrtare, Ibrahimovic kthehet te Milani

    ​Zyrtare, Ibrahimovic kthehet te Milani

    Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milano dhe zyrtarisht janë zbuluar detyrat e tij si “Partner Operativ” dhe “Këshilltar i Lartë për Pronësi”.

    RedBird sapo kanë konfirmuar rikthimin e ish-sulmuesit në San Siro me një deklaratë zyrtare ku kanë shpjeguar edhe detyrat e Ibrahimovic në pozicionin e tij të ri.

    “Si një partner operativ në RedBird, Ibra do të bashkëpunojë me ekipin global të investimeve të RedBird për të mbështetur portofolin ekzistues të investimeve të firmës në sport, media dhe argëtim,” thuhet në deklaratë.

    “Ai do të ndihmojë në burimin dhe vlerësimin e mundësive të reja të investimit për firmën dhe do të këshillojë kompanitë e portofolit RedBird mbi projektet komerciale, strategjitë e përmbajtjes dixhitale dhe iniciativat strategjike të ndërtimit të markave për të zgjeruar praninë e tyre në baza globale.”

    Ish-sulmuesi do të ketë një rol kyç edhe te Milani, duke mbuluar fusha të ndryshme në klub, brenda dhe jashtë fushës.

    “Në AC Milan, Ibra do të shërbejë si Këshilltar i Lartë për Pronësinë, i cili udhëhiqet nga RedBird dhe përfshin Neë York Yankees, një nga partnerët më të vjetër të RedBird në sport,”

    Kjo do të thotë se suedezi do të ketë një rol aktiv si në Casa Milan, selinë e klubit, ashtu edhe në Milanello, ku ai do të përforcojë kulturën fituese të klubit dhe do të fokusohet në zhvillimin e lojtarëve.

    Me sa duket, Ibrahimovic është punësuar drejtpërdrejt nga RedBird, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse Milani ende nuk e ka konfirmuar rikthimin e ish-sulmuesit në rrjetet sociale apo përmes faqes së tyre zyrtare.

    Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli qershorin e kaluar duke konfirmuar vendimin e tij pas një fitoreje 1-0 ndaj Hellas Verona në San Siro.

    Ai shënoi 156 gola në 283 ndeshje në Serie A gjatë karrierës së tij si lojtar dhe fitoi dy tituj të Serie A në Milan, plus një Superkupë. Ai gjithashtu kishte ngritur Scudetton tre herë me rivalët e qytetit të Milanit, Interin përpara se të bashkohej me Barcelonën në 2009.

  • ​Pioli rrezikon shkarkimin, Abate shihet si pasues i tij

    ​Pioli rrezikon shkarkimin, Abate shihet si pasues i tij

    Durimi ka filluar përfundojë për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli dhe raportet sugjerojnë se përballja e ardhshme e Ligës së Kampionëve me Newcastle United mund të vendosë fatin e tij në klub.

    Kuqezinjtë pësuan një humbje të dhimbshme 3-2 ndaj Atalantës të shtunën, një rezultat që i lë ata nëntë pikë prapa liderit të ligës Interit pas 15 ndeshjesh. Ishte një rezultat tepër zhgënjyes për Piolin dhe lojtarët e tij, të cilët mund ta kenë përjashtuar veten nga gara për titull këtë sezon.

    Pozicioni i Milanit nuk është më i mirë në Ligën e Kampionëve, ku ata janë në fund të Grupit F me një ndeshje të mbetur për të luajtur. Skuadra e Piolit duhet të mposhtë Newcastle të mërkurën dhe shpreson që Borussia Dortmund të mundë Paris Saint-Germain për t’u kualifikuar në fazën eliminatore.

    Siç raportohet nga “TMË”, Pioli rrezikohet të shkarkohet nëse Milani pëson humbje ndaj Newcastle në ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

    Drejtuesit e klubit kanë filluar të humbasin besimin te trajneri, i cili nuk ka arritur të stabilizojë skuadrën këtë sezon.

    Një raport i fundit sugjeroi se ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimovic mund ta ndihmojë Milanin në një epokë pas Piolit, ndoshta duke punuar ngushtë me trajnerin e Primavera, Ignazio Abate, i cili do të bëhej trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit.

  • Njihuni me Resulin ‘Bellinghami’ kosovar i cili është vetëm 10 vjeçar

    Njihuni me Resulin ‘Bellinghami’ kosovar i cili është vetëm 10 vjeçar

    Është vetëm 10 vjeç, por dashurinë që ka për futbollin nuk mund të përshkruhet me fjalë.

    Resul Podovorica, talenti i shkollës së futbollit ‘Zidane’, ushtron disa herë në javë me trajnerin Muhamet Dragusha që ëndrra e tij e madhe të realizohet dhe të luaj për klubin që e pëlqen shumë Real Madrid dhe të bëhet si sensacioni anglez Jude Bellingham.

    Nga ushtrimet dhe loja që e zhvillon Resuli shihet që është një lojtar vizionar nga ata që kërkohen shumë në futbollin evropian.

    10 vjeçari tregon për emisionin A PLAY në ATV, se si trajneri i besoi që të luaj për grupmoshat më të mëdha dhe po ashtu i përmend emrat e lojtarëve që i ka të preferuar të kombëtarja e Kosovës.

    Përndryshe kur jemi te shkolla ku ushtron Resuli, pra shkolla ‘Zidane’, kjo akademia e futbollit tash e disa vite nxjerr talente fantastik të cilët tashmë janë pjesë edhe kombëtareve zinxhir të ‘Dardanëve’.

  • A është Faruk Statovci temperament edhe me fëmijët sikurse nëpër studio televizive? – Flet trajneri i U15, Ilir Nallbani

    A është Faruk Statovci temperament edhe me fëmijët sikurse nëpër studio televizive? – Flet trajneri i U15, Ilir Nallbani

    Selektori i kombëtares së Kosovës U15, Ilir Nallbani, në emisionin A PLAY në ATV, ka tha se ka një staf të mrekullueshëm të cilët janë mjaft të përgjegjshëm në punën e tyre me fëmijët e këtyre grup moshave.

    I pyetur nëse ndihmësi i tij, Faruk Statovci, është temperament edhe me fëmijët ashtu siç ndodh të jetë nëpër studio televizive, Nallbani tha se ai ëhstë shumë i përgjegjshëm në punën e tij.

    “Unë së bashku me stafin, Farukin, Artanin dhe Labin, kemi një staf të mrekullueshëm, bëjmë punën më të mirën e mundshme, a është temperament, është nganjëherë temperament, por megjithatë ne e dimë që ata janë fëmijë dhe kanë me gabu gjatë rrugës, ata janë mosha vetëm 14-vjeçare, ka me pasë gabime sa të duash. Ne jemi ata që i edukojmë, e para. E dyta që duhet me i këshillu, duhet me i motivu, tjetra është dalja në arenën ndërkombëtare jashtë shtetit është shumë emocionale për ta sepse ju e dini se kur e vesh e kombëtares dhe e këndon himnin, ai e ka moshën 14-vjeçare dhe në njëfarë forme, del jashtë vetes. Ka njëfarë frike kur fillon ndeshja, deri sa të stabilizohet i merr kohë”, tha Nallbani.

    Ai thotë se Statovci është i qetë dhe ka një qasje shumë pozitive ndaj futbollistëve të rinj.

    “Ndeshjet kur i zhvillojmë ndërkombëtare, sa më shumë ndeshje aq më mirë sepse është tani gati për U17. Është i qetë sepse kemi bisedu që ne si staf duhet të jemi të përgjegjshëm, duhet më qenë shumë edukativ, qasja e tyre duhet të jetë shumë pozitive edhe të paktën t’i japim motiv secilit aty që na vjen”, tha Nallbani. /atvlive.tv

  • ​Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

    ​Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

    Përmes një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe atij të Shqipërisë (KOKSH), po synohet që të bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka thënë për KosovaPress, se do të jetë sporti ai që do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

    “Që në vitin 2012 unë kam ardhur në Prishtinë dhe kam thirrur të gjithë yjet e sportit të ish-Jugosllavisë, duke filluar nga Luan Krasniqi, Besart Berisha, Lorik Cana, Shaban Terstena, Shaban Sejdiu, të gjithë yjet e famshëm shqiptar dhe kam folur atje për një bashkim nëpërmjet sportit. Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, prandaj sporti lidhë urat e bashkëpunimit dhe ky bashkëpunim vije pak vonë, por më mirë vonë se kurrë thotë populli. Ne kemi pasur dhe kemi marrëdhënie ta mira me Komitetin Olimpik të Kosovës, kemi bërë takime të vazhdueshme por tani e kemi konkretizuar me një memorandum bashkëpunimi.”, ka thënë Ylli.

    Ndërsa, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka vlerësuar lartë mënyrën e bashkëpunimit në mes të dy shtëpive të sportit nga Kosova dhe Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe ndërmjet federatave sportive të të dy vendeve, për të arritur rezultate të mira mbarëkombëtare në sport.

    “Ky bashkëpunim, ky memorandum është historik për Kosovën dhe Shqipërinë edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Po e them është historik sepse ky bashkëpunim dhe ky memorandum është i bazuar nga përvoja dy vjeçare e gjysmë së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli…Ky ishte edhe qëllimi që ta nxjerrim një kampion të përbashkët edhe t’i ndihmojmë njëri-tjetrit sepse dihet që Kosova në disa sporte është në nivel shumë të lartë, jo vetëm rajon, mendoj edhe në Evropë dhe botë, siç e kemi xhudon, mirëpo edhe në Shqipëria ka disa federata shumë të forta që kemi ne nevojë të bashkëpunojmë me ta dhe t’i bashkojmë forcat së bashku, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Qëllimi është që të kemi rezultate mbarëkombëtare.”, theksoi Krasniqi.

    Ylli gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria, do të punojnë që në garat sportive në të ardhmen e afër të nxjerrin edhe kampionë të përbashkët.

    “Ky është bashkëpunim institucional për 2032-shin që janë Lojërat e Brisbanes në Australi. Pra ne kemi promovimin e shkëmbimit të vizitave të delegacioneve sportive, të trajnerëve, të ekspertëve dhe specialistëve të sportit…të orientuara drejt fushës së sportit. Inkurajimin për organizimin e kampionateve dhe eventeve sportive, kombëtare të përbashkëta me qëllim rritjen e cilësisë sportive, promovimin dhe rritjen e shikueshmërisë dhe ofrimin e partnerëve tanë. Pra, ne nëse jemi tre milionë e gjysmë shqiptarë në Shqipëri dhe dy milionë shqiptarë në Kosovë, ne duam që tregun ta bëjmë rreth pesë milionë e gjysmë apo gjashtë milionë shikues që ne të kemi një kampion të përbashkët në atletikë, në mundje, në peshëngritje siç e kemi Ligën Unike në basketboll apo kupën ‘Gjegj Kastrioti” në volejboll dhe kështu duam të nxjerrim një kampion të përbashkët sepse jemi një komb, nderojmë të njëjtit heronj, kemi të njëjtat zakone, flasim të njëjtën gjuhë, por jemi në dy shtete.”, tha Ylli.

    Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria deri më tani kanë organizuar disa gara të përbashkëta sportive si në futboll, basketboll, motoçklizëm dhe gara të tjera në nivel të turneve.

  • Trepça e Peja synojnë sot fitoret e radhës

    Trepça e Peja synojnë sot fitoret e radhës

    Java e 12-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të mbyllet sot, pasi të jenë zhvilluar dy ndeshjet e para.

    Fillimisht, nga ora 17:00 do të takohen Istogu dhe Peja. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, me Istogun në cilësinë e vendasit.

    Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.

    Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në “Minatori”, me liderët e tabelës, Trepçën, që pret Proton Cable Prizrenin.

    Mitrovicasit kanë bilanc prej nëntë fitoreve e dy humbjeve, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.