ATV

Category: Sport

  • Tjetër fitore e Akil Gjakovës

    Tjetër fitore e Akil Gjakovës

    Akil Gjakova ka rrëmbyer edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos.

    Në raundin e 1/16, Gjakova mposhti austriakun Lukas Reiter pas një lufte të gjatë dhe të fortë, raporton KosovaPress.

    Me këtë fitore, xhudisti kosovar është kualifikuar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë në këtë kampionat.

    Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

  • Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

    Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

    Pas Akil Gjakovës e Dardan Cenës, edhe Nora Gjakova e ka nisur me fitore Evropianin e Xhudos në Prishtinë.

    Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë u ballafaqua me finlandezen, Pihla Matikainen.

    Pasi e dominoi luftën nga fillimi deri në fund, Gjakova me meritë mori fitoren dhe u plasua në mesin e tetë më të mirave të këtij kampionati.

    Akil Gjakova kalon pengesën e parë

  • Akil Gjakova kalon pengesën e parë

    Akil Gjakova kalon pengesën e parë

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos.

    Në luftën e parë të tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai mposhti kroaton Robert Klacar.

    Si fitues, Akili u konfirmua në kohën e artë, pasi nuk mjaftuan tre minuta e gjysmë të rregullt.

  • Ditë historike, sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

    Ditë historike, sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

    Për herë të parë në Kosovë sot do të zhvillohet ngjarja më e madhe evropiane, në sportin e xhudos.

    Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të zhvillohet Kampionati Evropian i Xhudos që mbledhë xhudistët elitarë të këtij sporti në Evropë.

    Kjo do të jetë hera e parë që xhudisteve si Distria Krasniqi e Nora Gjakiva, si dhe Akil Gjakova e Dardan Cena do të kërkojnë medalje elitare evropiane në vendin e tyre pas shumë e shumë sukseseve e medaljeve të fituara evropiane dhe botërore, raporton KosovaPress.

    Kategoria 73 kg do jetë e mbushur me emrat më të mëdhenj të xhudos botërore.

    I pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov, legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili, nënkampioni Botëror aktual Italiani Lombardo e të tjerë.

    Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy Kampioneve kosovare Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane.

  • A po mendon për dorëheqje? Flet Xavi

    A po mendon për dorëheqje? Flet Xavi

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për të ardhmen e tij te kampioni i La Ligas.

    Barcelona momentalisht gjendet në pozitën e katërt në La Liga, ku ndeshjen e fundit e humbi kundër Gironas, kështu edhe duke e humbur hapin për ta marrë kreun e tabelës, raporton KosovaPress.

    Ka pasur spekulime se pozita e Xavit te Barcelona mund të jetë në rrezik, dhe se ai po e mendon dorëheqjen, por këtyre zërave iu është përgjigjur tani Xavi.

    “Nuk po e mendoj dorëheqjen. Jam mirë, shumë i emocionuar që ne do të kemi një sezon fantastik. Besoj më shumë se kurrë në projektin dhe lojtarët. Kam një lidhje të shkëlqyer me presidentin, me Decon dhe me Yusten”, tha Xavi.

  • ​Gjithçka gati për Evropianin e Xhudos në Prishtinë

    ​Gjithçka gati për Evropianin e Xhudos në Prishtinë

    Të gjitha përgatitjet janë përfunduar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, aty ku do të zhvillohet Kampionati Evropian i Xhudos që zhvillohet të shtunën.

    Që gjithçka është gati e ka bërë të ditur edhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

    “Pallati i Rinisë dhe Sporteve është shndërruar në arenë beteje për xhudistë nga mbarë Evropa! Distria, Nora, Akili dhe Dardani, të udhëhequr nga Toni e Majlinda, nesër do të jenë për herë të parë para publikut vendor në një garë të nivelit elitar siç është Kampionati i Hapur Evropian i xhudos, ku përballë do të kenë kundërshtarë të fortë që kanë fituar medalje olimpike, botërore dhe evropiane.”, ka shkruar Osmani.

    “Fëmijë e të rritur, djem e vajza, nesër kemi mundësinë të shikojmë dhe të përkrahim kampionët tanë të xhudos. Garat kualifikuese fillojnë nga ora 10:30, ndërsa duelet finale luhen nga ora 16:00. Hyrja është pa pagesë për të gjithë. Të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të xhudistëve tanë të cilët gjithmonë na kanë krenuar, dhe ta nderojmë flamurin e Kosovës🇽🇰 për medaljet e radhës që na presin. Kosova, Shtet i Xhudo.”, ka shkruar më tej Osmani.

  • ​Vikendi sjell përballje të rivalëve në basketbollin e Kosovës

    ​Vikendi sjell përballje të rivalëve në basketbollin e Kosovës

    Xhiro e 13 në elitën e basketbollit do të sjell përballjen mes rivalëve në basketbollin kosovar, apo ndryshe mes skuadrave me traditë dhe trofe në basketbollin e Kosovës.

    Ndeshja e parë e vikendit do të jetë mes Trepçës dhe Bashkimit, e cila pritet të tregojë spektakël, raporton KosovaPress.

    Mitrovicasit janë në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e tetë humbje.

    Sfida e dytë e së shtunës pritet të jetë edhe më e zjarrtë mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Të dyja skuadrat kanë rivalitet që moti, andaj pritet që të ketë spektakël në parketin e palestrës “Karagaçi”. Verdhezinjtë kanë nëntë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje.

    Ndeshje po ashtu interesante pritet ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet të dielën. Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje, duke e bërë sfidën shumë të barabartë dhe të dy skuadrat luajnë për fitore për të pasur plasman sa më të mirë në renditje.

    Përballja e fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit kanë një fitore e 11 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e pestë.

    Java 13-Prince Caffe Superliga

    E shtunë

    17:00 Trepça-Bashkimi

    19:00 Peja-Sigal Prishtina

    E diel

    17:00 Proton Cable Prizreni-Golden Eagle Ylli

    19:00 Vëllaznimi-Istogu

  • Duka për medien turke: Synojmë të kalojmë grupin në ‘Euro 2024’

    Duka për medien turke: Synojmë të kalojmë grupin në ‘Euro 2024’

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar në kanalin turk “TRT World” ku foli për edicionin shumë të mirë të Shqipërisë në fushatën kualifikuese. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se suksesi i Kombëtares erdhi si rrjedhojë e punës së mirë të bërë ndër vite. Ai vlerësoi edhe investimet e bëra në infrastrukturë, ku veçoi qendrën stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” duke e cilësuar si më të mirën në Ballkan, ndërsa nënvizoi se në këtë kualifikim të Kombëtares në EURO 2024 kanë meritë të gjithë. Përsa i përket finaleve të Europiani, Presidenti Duka tha se objektivi kyresor është kualifikimi në raundin tjetër.

    – Çfarë fshihet pas suksesit të Shqipërisë në Euro 2024?

    Suksesi i Shqipërisë nuk erdhi rastësisht, nuk ndodhi brenda një dite apo një muaji, por si rrjedhojë e punës voluminoze që është bërë për vite me radhë. Pas kualifikimit tonë të parë në një Europian në 2016-ën dëshira jonë e madhe ishte që të ripërsërisim këtë sukses. Çdo ndeshje është një mësim, çdo fitore, humbje apo barazim ka përfitimet e saj. Suksesi nuk vjen vetëm nga fusha apo nga lojtarët. Sigurisht futbollistët kanë meritën kryesore por suksesi nuk është një drejtimësh.

    Kur flasim për një edicion të sukseshëm kualifikues dua të them që nuk është vetëm merita e lojtarëve por edhe e stafit që kujdeset për gjithçka, që çdo gjë të jetë perfekte. Kur i besuam trajnerit Silvinjo drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit, në janar kishim vetëm një objektiv: Kualifikimin në “Euro 2024”. Merita nuk është vetëm e lojtarëve dhe e stafit por gjithashtu edhe e Federatës Shqiptare të Futbollit. Të gjithë kanë bërë një punë shumë të mirë. Prej muajit mars Kombëtarja shqiptare ka kampusin e saj në “Shtëpinë e Futbollit”, një ndër kampuset më moderne në Ballkan dhe jo vetëm, që ka gjithçka, fusha të reja, palestër dhe të gjitha kushtet për skuadrën dhe lojtarët në mënyrë që të arrinim këtë sukses.

    – Cili ishte reagimi i njerëzve në Shqipëri kur kombëtarja juaj përfundoi kualifikueset si e para në grup? Sa e rëndësishme është kjo për vendin tuaj?

    Të gjithë ne, të gjithë tifozët ishim të lumtur pas këtij suksesi të meritur dhe të gjithë mendojnë që ky ekip mund të fitojë edhe Europianin (qesh). Paraqitja e Shqipërisë në këtë edicion kualifikues ka qenë fantastike në të gjitha ndeshjet. Edhe kur humbëm në sfidën e parë me Poloninë, tifozët ishin të kënaqur me paraqitjen e ekipit.

    Ky ishte rrugëtimi më i suksesshëm për ekipin Kombëtar, jo vetëm sepse siguroi vendin e parë në grup por edhe për paraqitjen shumë të mirë dhe golat shumë të bukur të shënuar nga lojtarët tanë. Më lejoni t’ju kujtoj që golat e Kristjan Asllanit dhe Jasir Asanit u votuan si golat e dytë dhe të tretë më të bukur nga tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s.

    – Sa e rëndësishme është që vendet e Ballkanit të shkojnë në finalet e Kampionatit Evropian? Çfarë do të thotë veçanërisht për vendet e vogla si Shqipëria?

    Pas suksesit është një punë shumë e madhe nga Federatat, nga skuadrat, lojtarët dhe mbështetja nga çdo aktor në vend. Mbështetja nga tifozët, nga qeveria, të gjitha bashkë bëjnë që të arrihet një sukses i madh edhe për vende të vogla si Shqipëria dhe për vende të tjera në Ballkan. Mendoj se më e rëndësishmja është duke punuar pa pushim dhe me pasion.

    – Çfarë duhet bërë për të pasur sërish sukses?

    Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të vogla nuk është se ndodh shpesh që të kualifikohen në një turne madhor siç është Europiani. Prandaj kualifikimi për ne është shumë i rëndësishëm. Për të vazhduar këtë sukses në të njëjtin nivel për vende si ne nuk është e lehtë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ruajmë të njëjtin nivel.

    Mendoj që tifozët nga Ballkani dhe Shqipëria duhet të bëjnë tifozë të shumtë në Gjermani sepse gjatë edicionit kualifikues mbështetja e publikut në vendin tonë ka qenë e madhe. Ne e kemi pasur stadiumin të mbushur plot në çdo ndeshje, biletat janë shitur për një orë dhe tani ne kemi një ‘problem’ të madh me tifozët. Duan që të vijnë të gjithë në Gjermani dhe besoj se kjo është një gjë shumë e mirë për vendin, për të ardhmen dhe për të pasur sa më shumë fëmijë dhe të rinj në lojën tonë të bukur.

    – Çfarë prisni nga Europiani?

    Për ne është një sukses i madh që jemi pjesë e Europianit dhe tani duhet të përgatitemi. Uroj që të gjithë lojtarët t’i kemi mirë me shëndet, në mënyrë që të përgatisim çdo gjë mirë. Ne kemi një grup shumë të vështirë me skuadra shumë të mëdha. Italia, kampione e Europës në fuqi, Spanja kampione e Europës dhe Botës dhe Kroacia skuadër shumë e mirë. Por besoj që të gjithë skuadrat në Europian janë shumë të forta.

    Çdo skuadër ka kualitet, edhe Turqia. Unë mendoj që Turqia ka kualitet për të arritur në finale, pse jo për të fituar edhe Europianin, po ashtu edhe Serbia, të gjitha ekipet. Për ne e rëndësishme është të bëjmë një performacë të mirë në grup dhe objektivi ynë është të kualifikohemi më tej. Shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv, gjithesesi ne kemi arritur një sukses të madh dhe jemi pjesë e “Euro 2024”.

  • ​Përfundon ëndrra evropiane për Ballkanin

    ​Përfundon ëndrra evropiane për Ballkanin

    Ka përfunduar ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës për Ballkanin, e me gjithë të edhe ëndrra për kualifikim tutje.

    Dinamo Zagrebi e ka mposhtur 3:0 Ballkanin, kështu duke ia shuar ëndrrën kampionit kosovar për kualifikim tutje në Ligën e Konferencës, raporton KosovaPress.

    Golat për gjigantin kroat i shënuan Dino Peric (minuta e 69’) dhe Bruno Petkovic (minuta e 72’ dhe 77’).

    Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë në Grupin C, krahas Ballkanit që e mbyll aventurën evropiane në vendin e katërt me katër pikë.

    Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Dinamo Zagrebit.

  • Shpërthen presidenti i skuadrës së Serie-A: Do t’i shesë të gjithë lojtarët

    Shpërthen presidenti i skuadrës së Serie-A: Do t’i shesë të gjithë lojtarët

    Presidenti i skuadrës italiane që garon në Serie-A, Salernitana, Danilo Iervolino dha një konferencë shpërthyese për shtyp sot, duke deklaruar se shumë lojtarë duan të largohen nga klubi pas fillimit të tyre katastrofik të sezonit.

    Salernitana e ka nisur sezonin në mënyrë të mjerueshme, duke fituar vetëm një nga 15 daljet e para të sezonit. Ata aktualisht qëndrojnë në fund të tabelës së ligës, tre pikë prapa Hellas Veronas dhe katër pas Empolit .

    Salernitana e nisi sezonin me trajnerin Paulo Sousa dhe e zëvendësoi atë me Filippo Inzaghi në fillim të tetorit, por rezultatet nuk kanë arritur të përmirësohen, me dy ndeshjet e tyre të fundit që ishin humbjet radhazi ndaj Fiorentinës dhe Bolonjës .

    Duke folur në një konferencë shtypi, Iervolino fillimisht u kërkoi falje tifozëve të Salernitanas për fillimin e dobët të sezonit, përcjellë KosovaPress.

    “Do të them menjëherë se më vjen shumë keq që unë dhe fansat po përjetojmë një moment shqetësimi. Ne jemi të fundit në tabelë dhe kjo nuk është një ekip i ndërtuar për të qenë atje. Ne kemi shumë lojtarë të huaj, lojtarë të rinj premtues dhe unë kam shpenzuar shumë para në më pak se dy vjet duke u përpjekur të jem sa më i pranishëm në përputhje me angazhimet e tjera.”

    “E kam pasur gjithmonë për zemër fatin e lojtarëve, të paktën tre herë në ditë jam në telefon me drejtues të ndryshëm për të marrë vesh se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet nga pikëpamja e punës. Unë kujdesem për familjet e tyre, mësoj për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.”, tha më tutje Iervolino.

    Presidenti Salernitana më pas shprehu zemërimin e tij për gjendjen aktuale të klubit.

    “Shumë lojtarë duan të largohen, nuk u pëlqen Salernitana. Ata janë këtu, por do të donin të ishin diku tjetër. Kemi rroga shumë të larta, lojtarë të shtrenjtë dhe ata kanë shpërfillur të gjitha angazhimet e tyre. Me ta duhet të punojmë, janë ata që duhet të marrin përgjegjësi. Nëse nuk janë të lumtur, duhet ta dinë se ky rrezikon të jetë varri i shumë lojtarëve. Do të kem një grusht shumë të fortë me shumë prej tyre. Në janar do të shes të gjithë ata që nuk duan të qëndrojnë, tani e tutje do të mbajmë vetëm njerëz që kanë një dëshirë të çmendur për të qëndruar në Salerno, për t’i dashur këto ngjyra dhe këtë qytet dhe për t’u vënë gjithmonë në dispozicion. Këtu ka nga ata që zëvendësohen dhe ankohen dhe ky është një problem i madh.”, ka thënë në fund ai.