ATV

Category: Sport

  • ​Real Madrid pranoi vendimin e gjykatës evropiane të Superligës ‘me kënaqësi të jashtëzakonshme’

    ​Real Madrid pranoi vendimin e gjykatës evropiane të Superligës ‘me kënaqësi të jashtëzakonshme’

    Presidenti i Real Madridit të enjten njoftoi se ata e morën vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për Superligën e shkëputur “me kënaqësi të jashtëzakonshme”.

    “Real Madridi e pranon vendimin e miratuar nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, organi i ngarkuar me respektimin e parimeve, vlerave dhe lirive, me kënaqësi të jashtëzakonshme”, tha Florentino Perez në një deklaratë.

    “Vendimi i sotëm i gjykatës ka një rëndësi të madhe historike, duke nxjerrë në pah dy gjetje kryesore. Së pari, futbolli evropian i klubeve nuk do të jetë më monopol. Dhe së dyti, të gjitha klubet tani do të vendosin vetë se çfarë të bëjnë më pas”, tha Perez.

    “Në fund të fundit, sot ka qenë një tjetër triumf për një Evropë të lirisë, për futbollin dhe tifozët e tij”, shtoi 76-vjeçari.

    Më herët të enjten, gjykata vendosi se rregullat e FIFA-s dhe Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) për miratimin paraprak të garave të futbollit ndërklube, si Super Liga në 2021, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së.

    Superliga evropiane fillimisht u lançua me 12 anëtarë themelues – Real Madrid Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, AC Milan, Inter Milan, Juventus, Atletico Madrid dhe Barcelona.

    FIFA dhe UEFA kundërshtuan projektin dhe kërcënuan se do të vendosin sanksione ndaj klubeve dhe lojtarëve që mund të vendosin të marrin pjesë në Superligë. /AA

  • Rama publikon draft propozimin për masterplanin e fshatit olimpik në Prishtinë

    Rama publikon draft propozimin për masterplanin e fshatit olimpik në Prishtinë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar draft propozimin për masterplanin e fshatit olimpik në Prishtinë.

    “Draft propozimi per Masterplanin e fshatit Olimpik ne Prishtinë”, ka shkruar ai.

  • Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar i basketbollit

    Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar i basketbollit

    Ditën e sotme ka vdekur trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

    “Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.

  • Zyrtare: Muller e zgjat qëndrimin te Bayerni

    Zyrtare: Muller e zgjat qëndrimin te Bayerni

    Bayern Munich e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së Thomas Muller edhe për një sezon, respektivisht deri më 30 qershor të vitit 2025.

    Muller iu bashkua Bayernit në moshën 10 vjeçare nga TSV Pahl, ndërsa bëri debutimin e tij profesional për kampionin gjerman në vitin 2008, raporton KosovaPress.

    “Jam i lumtur që rrugëtimi im në FC Bayern po vazhdon. Dua të luaj rolin tim që ne të mbetemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe i gjithë klubi. Është e rëndësishme për mua të jem një themel dhe të ndihmoj ta drejtoj ekipin në drejtimin e duhur. Unë dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar në krijimin e golave, dashurinë time për lojën, pasionin tim për futbollin – dhe shpresoj me shumë tituj të tjerë”, tha Muller.

    Deri tani, Muller ka arritur të bëjë 684 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, duke shënuar 237 gola dhe duke regjistruar 261 asistime. Ai renditet i dyti në histori të klubit për paraqitje, menjëherë prapa Sepp Maier që ka 706 paraqitje.

    34 vjeçari është 12 herë kampion i Bundesligas, dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, dy herë Super Kupën Evropiane, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë, tetë herë Super Kupën e Gjermanisë, dhe Kupën e Botës të vitit 2014 me Kombëtaren e Gjermanisë.

  • Studentja e Kolegjit AAB si gjyqtare nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare

    Studentja e Kolegjit AAB si gjyqtare nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare

    Fitore Govori, studente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në ndeshjen mes Maltës dhe Latvisë si pjesë e UEFA Women’s Nations League.

    Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin Ta’ Qali (Centenary Stadium) të Maltës, ku Fitorja me sukses ndau drejtësinë për dy ekipet dhe përfaqësoi Kosovën denjësisht.

    Përveç Fitores edhe dy gjyqtaret tjera nga Kosova, Rita Vehapi dhe Lumturije Muhadri ishin pjesë e pesë ndeshjeve tjera nga kjo ligë.

  • Mediumi zviceran ‘zbulon’ kandidatin kryesor për trajner të Kosovës

    Mediumi zviceran ‘zbulon’ kandidatin kryesor për trajner të Kosovës

    Trajneri gjerman, Andre Breitenreiter është njëri prej kandidatëve kryesor për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan mediumi zviceran ’20 minuten’.

    Kosova është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Glihas dhe Breitenreiter po shihet si pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

    Sipas raportimit, thuhet se udhëheqësit e FFK-së kanë zhvilluar diskutime konstruktive me teknikun 50-vjeçar dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të mbahet edhe një takim mes palëve.

    Breitenreiter ka udhëhequr disa skuadra gjatë karrierës së tij, më së shumti ato gjermane. Ai është pa punë që nga shkurti i këtij viti kur u shkarkua nga Hoffenheimi.

    Më parë ai ishte trajner te Paderborn, Hannover dhe Schalke, deri kur iu bashkua Cyrihut në vitin 2021. Tekniku gjerman arriti titullin e kampionit me Cyrihun, ku në radhët e veta kishte edhe futbollistët kosovarë, Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu.

    Me trajnerin e ri Kosova synon që të arrijë suksese në garat ndërkombëtare, pas dështimeve të njëpasnjëshme tash e disa vite.

    Përpos Breitenreiter emra të përafërt për të marrë drejtimin e Kosovës janë edhe Roberto Carlos e Senol Gunes.

  • Rritet vlera e Zhegrovës në treg

    Rritet vlera e Zhegrovës në treg

    Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në kampionatin francez këtë sezon me fanellën e ekipit të Lille.

    24-vjeçari në këtë edicion të ri të garave është paraqitur në 15 ndeshje në ligë me ekipin francez, teksa në 12 prej tyre e ka nisur nga minuta e parë.

    Zhegrova ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime deri në këtë fazë të sezonit.

    Kjo formë e jashtëzakonshme e Zhegrovës ka bërë që vlera e tij në treg sipas Transfermarkt, të rritet për dy milionë euro. Kartoni i tij në treg tani vlerësohet hiq më pak se dhjetë milionë euro.

    Anësori i djathtë është paraqitur edhe në Ligën e Konferencës, ku në gjashtë ndeshje të luajtura ka qenë autor i një goli dhe një asistimi.

    Zhegrova është bërë pjesë e Lille në janar të vitit të kaluar pas një aventure në Zvicër me fanellën e Baselit, për shumën e shtatë milionë eurove.

    Ai ka kontratë me ekipin francez deri në qershor të vitit 2026, por në rast se vazhdon me paraqitje të tilla, nuk do të ishte befasi në rast se në një të ardhme të afërt, ta shohim atë në ndonjë ekip më të madh.

  • ​Kjo është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Evropë

    ​Kjo është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Evropë

    Asnjë ekip në asnjë nga pesë kampionatet më të mira të Evropës nuk ka pranuar më pak gola se Interi deri më tani në sezonin 2032-24, dhe asnjë tjetër portier në ato liga ka mbajtur më shumë portën e paprekur sesa nënshkrimi i verës së “Nerazzurrëve”, Yann Sommer.

    Në Serie A, Interi ka shënuar vetëm shtatë gola nga 16 ndeshje. Kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të golave të pësuar nga liderët e Premier League, Arsenali.

    Në Francë, ndërkohë, Nice e Francesco Fariolit ka pranuar më pak gola në Ligue 1, gjithsejtë nëntë, ndërsa Bayer Leverkusen në Bundesligë dhe Real Madrid i Carlo Ancelottit në LaLiga kanë pranuar nga12 gola deri më tani këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

    Për krahasim brenda Italisë, Napoli kishte pranuar 13 gola nga 16 ndeshjet e para të sezonit të Serisë A.

    Interi dhe portieri Yann Sommer kanë mbajtur gjithashtu portën të paprekur më shumti herë në pesë kampionate më të mira të Evropës në sezonin 2023-24 në 11 nga 16 ndeshje.

  • Ja si është vjedhur kupa botërore

    Ja si është vjedhur kupa botërore

    Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, më 19 dhjetor të vitit 1983, vidhet në Brazil.

    Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

    Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistent ndaj plumbit.

    Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh.

    Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari.

  • Arbnor Morina: Zhdrella e ka kthjellur Llapin, bashkë me Batatinën dyshe e mirë

    Arbnor Morina: Zhdrella e ka kthjellur Llapin, bashkë me Batatinën dyshe e mirë

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arbnor Morina, ka lavdëruar punën të cilën po bën drejtori Mentor Zhdrella te Llapi.

    Sipas Morinës, emërimi i Mentor Zhdrellës në pozitën e drejtorit të klubi i Llapit e ka kthjellur klubin.

    Morina ka deklaruar se Zhdrella dhe Batatina janë bërë një dyshe e mirë e cila po sjell rezultate pozitive.

    Emisionin ‘EKIPI A’ live mund ta ndiqni në linkun e më poshtëm.