ATV

Category: Sport

  • ​Reali merr vendim për Ancelottin

    ​Reali merr vendim për Ancelottin

    Real Madridi duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e Carlo Ancelottit, pas më shumë se nëntë muaj me spekulime për largim të trajnerit brazilian.

    Dyshimet për të ardhmen e Ancelottit filluan në pranverën e vitit të kaluar, kur Reali veçse e humbi garën për titullin e La Ligas, ndërsa Brazili po tenton vazhdimisht të bëjë një lëvizje për të, raporton KosovaPress.

    Brazili e ka bërë Ancelottin synimin kryesorë për pozitën e trajnerit të kombëtares, dhe publikisht ka deklaruar se do ta emërojë atë trajner në verën e vitit 2024, por Ancelotti nuk ka folur kurrë rreth kësaj teme.

    Kurdo që është pyetur për rinovim të kontratës, Ancelotti ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë te Reali sa më gjatë që mundet.

    Sipas “Diario AS”, ai do ta ketë këtë shans për ta bërë këtë gjë. Mediumi spasnjoll sugjeron se Real Madridi janë të kënaqur me Ancelottin, dhe do të bisedojnë për një kontratë të re për të.

  • Distria Krasniqi, xhudistja numër një në ranglistën botërore

    Distria Krasniqi, xhudistja numër një në ranglistën botërore

    Siç bëhet e ditur nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU), Distria Krasniqi është renditur e para në ranglistën botërore të xhudos për vitin 2023.

    Distria është ylli i Kosovës që vazhdon t’i dhurojë vendit të saj suksese të mëdha ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

    Krasniqi morri medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogramë.

    Më pas, Distria filloi një aventurë të re, duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, kategori kjo e cila është bërë e njohur në Kosovë nga Majlinda Kelmendi.

    Ishte një start fantastik i vitit për Krasniqin, duke e shtuar edhe një medalje të artë të Grand Slam-it në Paris në koleksionin e saj. Përveç një vendi të vetëm të 5-të në vitin 2023, Krasniqi ka grumbulluar medalje dhe arritje në të gjitha përpjekjet e saj, duke përfshirë një përfundim të veçantë.

    Në inaugurimin e Kampionatit Evropian në Kosovës, Krasniqi iu bashkua Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogramë, dhe të dyja e mbyllën garën me medalje të bronztë.

  • Atdhe Grajçevci, lojtari që lë Suedinë për FC Phoenix të Faruk Statovcit

    Atdhe Grajçevci, lojtari që lë Suedinë për FC Phoenix të Faruk Statovcit

    Skuadra e FC Phoenix-Banjë ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit, Atdhe Grajçevcit.

    Grajçevci është përforcimi më i ri i skuadrës së trajnerit Faruk Statovci, për sezonin pranveror, raporton kp.

    “Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë sezon. Bashkë drejtë objektivave! Na priftë e mbara!”, shkruante në komunikatën e FC Phoenix-Banjë.

    Në të kaluarën, Grajçevci ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme elitare vendore, ndër to edhe KF Llapi, ndërsa së fundmi ishte lojtar i skuadrës suedeze, Ljungskile SK.

  • Dy duele interesante sot në Superligën e Kosovës në basketboll

    Dy duele interesante sot në Superligën e Kosovës në basketboll

    Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit sot me dy përballje tejet interesante.

    Xhiron e 15 të këtij sezoni do ta hap dueli mes KB Istogut dhe KB Trepçës, i cili zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, raporton KosovaPress.

    KB Trepça po kalon nëpër një formë fantastike, ku në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore, dhe renditet në vendin e parë me 26 pikë. Në anën tjetër, KB Istogu zë vendin e fundit në tabelë me 15 pikë të arkëtuara.

    Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 Sigal Prishtina e pret në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve KB Prizrenin.

    KB Prishtina zë vendin e tretë me 23 pikë, krahas Prizrenit që renditet i gjashti me 19 pikë të arkëtuara.

    17:00 KB Istogu – KB Trepça

    19:30 Sigal Prishtina – KB Prizreni

  • Ylli i Barcelonës e cilëson mesfushorin e Realit si kundërshtarin e tij më të vështirë

    Ylli i Barcelonës e cilëson mesfushorin e Realit si kundërshtarin e tij më të vështirë

    Xavi Hernandez ka përfshirë me sukses këtë sezon talent të shumtë në skuadrën e tij të Barcelonës, dhe ka bërë një grup lojtarësh të balancuar me moshë të re dhe eksperiencë.

    Që nga starti i këtij sezoni, Fermin Lopez ka impresionuar të gjithë me aftësitë e tij në qendër të mesfushës. Së bashku me Lamine Yamal, ai është një nga lojtarët që kanë bërë hapin e madh nga akademia në skuadrën e parë, raporton KosovaPress.

    Lopez gjithashtu është bërë një prej favoritëve te tifozët e Barçës, dhe kjo ka të bëjë shumë me paraqitjet e tij kundër një kundërshtari në veçanti, Real Madridit.

    Fermin ka luajtur në dy “El Clasico” nën urdhrat e Xavit, një në ndeshjet parasezonale në Amerikë dhe një në La Liga.

    Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe asistoi në ndeshjen në SHBA, gjë që ndihmoi skuadrën e tij të fitonte. Ai ishte përsëri mbresëlënës në ndeshjen e ligës kundër Real Madridit, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja pasi dy golat e Bellingham vendosën gjithçka në atë ndeshje.

    Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij të mira kundër Realit, nuk ka asgjë që të sugjerojë se Fermin e ka të lehtë kundër tyre. Në fakt, siç “SPORT” bën të ditur, mesfushori ka cilësuar një lojtar të Real Madridit si atë që e ka bërë të vuaj më së shumti, Aurelien Tchouameni.

    Fermin po firmoste autografe për fansat në një event kur iu bë kjo pyetje. Mesfushori vazhdoi duke shpjeguar zgjedhjen e tij për këtë kundërshtar më të vështirë: “Ai është shumë i fortë, e kam pasur shumë të vështirë kur luaja kundër tij”.

  • Ndeshje interesante sot në Premier Ligë

    Ndeshje interesante sot në Premier Ligë

    Premier Liga vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 19 të këtij sezoni.

    Dy ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 18:30, ku spikat ajo mes Chelseat dhe Crystal Palace, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, me fillim nga ora 21:15 stadiumi “Goodison Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Evertonit dhe Manchester Cityt.

    Programin e plotë të Premier Ligës e gjeni më poshtë.

    20:30 Brentford – Wolverhampton

    20:30 Chelsea – Crystal Palace

    21:15 Everton – Manchester City

  • Zbulohet 11-shja më e vlefshme e momentit në botë

    Zbulohet 11-shja më e vlefshme e momentit në botë

    Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve, “Transfermarkt” e ka zbuluar 11-shen më të vlefshme të momentit.

    Erling Haaland dhe Kylian Mbappe i prijnë sulmit të frikshëm me vlerë të njëjtë – nga 180 milionë euro.

    Kurse, faza ofanzive kompletohet nga Vinicius Junior e Jude Bellingham të Real Madridit dhe nga Bukayo Saka i Arsenalit.

    Në defanzivë në mes të fushës i shohim Rodrin e Manchester Cityt dhe Declan Rice të Arsenalit, kurse mbrojtja me tre përbëhet nga dyshja e Manchester Cityt, Josko Gvardiol – Ruben Dias dhe nga William Saliba i Arsenalit.

    E në portë është vendosur portieri i Milanit, Mike Maignan.

    Në total, ky ekip ëndrrash vlerësohet 1.31 miliard euro.

     

  • ​Superliga nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante

    ​Superliga nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante

    Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten zhvillohet xhiroja e 15-të në Prince Caffe Superligë, që është e fundit për vitin 2023.

    Sfida e parë zhvillohet ndërmjet vendit të fundit, Istogut dhe lideres Trepçës. Istogasit kanë një fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kryesojnë me 12 fitore e dy humbje.

    Takimi i dytë i së mërkurës zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit. Bardhekaltrit janë në formë të lartë me nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit renditen në vendin e gjashtë me pesë fitore e nëntë humbje.

    Të enjten do të përballen Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dy skuadrat synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.

    Peja-Vëllaznimi është sfida e fundit, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiro. Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.

    Prince Caffe Superliga-Java 15

    E mërkurë

    17:00 Istogu-Trepça

    19:30 Sigal Prishtina-Proton Cable Prizreni

    E enjte

    19:00 Golden Eagle Ylli-Bashkimi

    19:00 Peja-Vëllaznimi

  • Shqipëria në turne miqësore para Euro 2024, marrin pjesë edhe këto Kombëtare

    Shqipëria në turne miqësore para Euro 2024, marrin pjesë edhe këto Kombëtare

    Kombëtarja e Shqipërisë pritet të marrë pjesë në një turne miqësor si pjesë e përgatitjeve të skuadrës kuqezi përpara finaleve të Euro 2024.

    Lajmi qarkullon prej ditësh në Algjeri, ku përveç organizatorëve dhe skuadrës shqiptare do të marrin pjesë Afrika e Jugut dhe Bolivia.

    Jo një apo dy ndeshje, por një turne të plotë miqësor. Është ky një opsion për kombëtaren e Shqipërisë në përgatitjet e saj përpara finaleve të Euro 2024.

    Bëhet fjalë për një turne që do të zhvillohet në Algjeri gjatë muajit mars, kur janë edhe datat e lira të FIFA.

    Përveç organizatorëve, do të marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Bolivia.

    Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e zyrtarizojnë këtë pjesëmarrjen e skuadrës kuqezi, por mediat algjeriane flasin me siguri për këtë turne, shkruan abcnews.

    E sigurtë është që në federatë po punojnë prej javësh për të siguruar të paktën dy kundërshtarë për skuadrën e Silvinjos përpara aventurës në Euro 2024.

    Duke parë nivelin e kundërshtarëve në Grupin B të Kampionatit Europian, tekniku kuqezi do të preferonte rivalë të fortë për miqësoret e marsit.

    Opsionet për të luajtur me Zvicrën apo Turqinë, dy skuadra gjithashtu të kualifikuara në Euro 2024, u sfumuan shpejt për shkak të axhendës së tyre.

    Në këtë mënyrë, turneu miqësor në Algjeri duket se është një mundësi e mirë në përgatitjet e kombëtares kuqezi përpara Kampionatit Evropian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

  • Kampioni i pamposhtur i botës në boks u konvertua në fenë islame

    Kampioni i pamposhtur i botës në boks u konvertua në fenë islame

    Një nga boksierët profesionistë më të njohur të Amerikës, Gervonta Davis, ka habitur fansat pasi u njoftua se ai ishte konvertuar në Islam.

    Davis (29) është ende i pamposhtur në karrierën e tij në boks. Ky boksier nga Baltimore ka po aq fitore në 29 luftime me 27 nokaut. Ai është pronari aktual i titullit botëror të peshave të lehta WBA.

    Një video e konvertimit të Davisit në Islam është postuar nga kolegu i tij Badou Jack në Twitter, duke tërhequr shumë vëmendje. Njoftimi shkaktoi një reagim të ngrohtë nga komuniteti islam me urime dhe fjalë të shumta mirëseardhjeje.

    Megjithatë, ka nga ata që kritikojnë Davisin duke vënë në dyshim sinqeritetin e kthesës së tij të jetës.

    Davis luftoi luftën e tij të fundit në prill të këtij viti kur mundi Ryan Garcia me nokaut teknik. Nuk dihet ende se kur do të rikthehet në ring dhe spekulohet për një revansh të mundshëm ndaj Garcias.

    Si kampioni i sapo promovuar i peshave të lehta në WBA, Davis pritet të mbrojë titullin e tij vitin e ardhshëm.

    Kujtojmë se Davis pati shumë telashe me ligjin verën e kaluar. Boksieri i madh i peshave të lehta u dënua me 90 ditë arrest shtëpie dhe 200 orë shërbim në komunitet për shkak të një aksidenti automobilistik që e fshehu në vitin 2020.

    Më pas Davis ka shkelur rregullat e arrestit shtëpiak, për shkak të së cilës ai duhej të vuante pjesën tjetër të dënimit pas hekurave dhe gjithçka përfundoi në fund të korrikut, kur përfundoi qëndrimi i tij në burg, i cili zgjati më shumë se një muaj.