Gjatë natës së mbrëmshme, gazeta franceze ‘FootMercato’ raportoi se Kylian Mbappe kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin, me francezin që do t’i bashkohej skuadrës madrilene në verë në transferim me parametra zero.
E pas këtyre raporteve, kanë reaguar burime të afërta të kampit të francezit, ku kanë hedhur poshtë këto pretendime.
Siç raporton gazetari i famshëm francez i ‘RMC Sport’, Fabrice Hawkins, cituar edhe nga Fabrizio Romano, lojtari nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub dhe se nuk ka pasur asnjë diskutim mbi të ardhmen e tij.
Deklarata e Kylian Mbappé për kampin:
“Nuk ka asnjë marrëveshje për të ardhmen e Kylian. Nuk ka pasur asnjë diskutim për të ardhmen e tij. Asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve, vendimeve të Kylian”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për emisionin A PLAY në ATV, tha se deri sa trajneri Bernard Schaland kishte rezultate të mira, të gjithë e bënë hero, ndërsa kur pësoi dy humbje të një pas njëshme, të gjithë kërkonin shkarkimin e tij.
“Ne e dimë kur kemi fillu në garat ndërkombëtare në Ligën e Kombeve, kur e kemi zënë vendin e parë atëherë dhe kur 14 ndeshje kemi qenë pa humbje. Trajnerin Schaland e kemi bërë hero. Trajneri Schaland ka qenë një njeri i mirë, një trajner i mirë, por nuk është që ka pasur ndonjë emër shumë të madh që është njohur më herët, të paktën në Kosovë dhe sigurisht që e kemi bërë hero. Dhe, ndodhi në dy ndeshje, besoni dy ndeshje kanë ndodh që ka qenë me humbje, nuk ka pasur njeri që nuk ka shënu pse e mbani këtë, ku e gjetët këtë, hiqne, do me thanë për dy ndeshje. Do të jemi realist që ai ka pasur rezultate shumë të mira”, tha Ademi.
Ai tha se për kundër Schaland-it, Giresse ishte emër i futbollit evropian dhe botërorë, mirpo edhe këtij nuk i eci siç duhet me Kombëtaren e Kosovës.
Presidenti Ademi sqaroi se trajneri Primozh Gliha ka qenë i emëruar për një periudhë të caktuar.
“Duke e marrë parasysh pjesën e përparshme dhe pasur parasysh që të duam një emër, normalisht emër i futbollit evropian dhe botëror ka qenë Alain Giresse. Ja edhe ky që ishte emër, nuk i eci siç duhet dhe nuk e patëm fatin që të vazhdojmë me të. Sigurisht që Gliha ka qenë për një kohë të caktuar, është ditur se ka qenë i përkohshëm. Gliha ka qenë pjesë e jona edhe më herët, ju e dini që kur ka shku Schaland, Gliha i ka udhëheqë dy ndeshje, por edhe tani këto ndeshjet e mbetura dhe është ditur që nuk është hequr Gliha për diçka tjetër, por se ka qenë vetëm për kohë të caktuar”, tha Ademi. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për emisionin A PLAY në ATV, ka treguar arsyen se pse nuk është arritur marrëveshja me trajnerin Robert Moreno për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës.
“Sigurisht që ne jemi në kontakte, kemi folë me Moreno-n dhe do të mundohemi me e bam ë të mirën për selektorin më të mirë ta zgjedhim për ne, i cili duhet me e pasë një projekt, një program që ne na mbush mendjen dhe që ne realisht e shohim që ai ka atë që neve na intereson më së shumti”, tha Ademi.
Ai thotë se një nga arsyet pse Moreno zgjodhi ekipin Sochi në Rusi, kanë qenë edhe arsyet ekonomike.
“Marrëveshja me Moreno-n nuk është arritur se sigurisht që ai arsyen e tij që e ka dhënë, na ka shkruar një letër shumë shoqërore dhëna ka vlerësua tepër mirë neve, edhe pse ka thënë se “në ekipet nacionale ëndërroj dhe njëherë duhet ta kem pikërisht Kosovën apo një kombëtare tjetër, por për momentin rezultatet e mia në kombëtare i kam pasur si ndihmës i Luis Enrique-s, në kohën kur e ka udhëhequr vet, i kam udhëhequr 10 ndeshje dhe e kam njëfarë rezultati, ia numëroj edhe vetes atë rezultat, për vet faktin që e kam udhëhequr vet dhe jam kualifikuar me Spanjën. Por, te ekipet nuk e kam pasur një rezultat të mirë te disa ekipe që kam qenë. Dhe, si trajner i ri që jam, kam qejf me u dëshmu te një ekip dhe ishte sfidë për mua më interesante”. Sigurisht edhe ekonomikisht më e mirë ka qenë Sochi i Rusisë dhe ajo ka qenë arsye e tij që ka shku në atë klub”, tregoi Ademi. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për emisionin A PLAY në ATV, tha se arrestimi i tij ka mundur të ketë ndikim në ekipin e kombëtares.
Ai tha se nuk kanë mundur ta shpalosin programin dhe se kjo ngjarje ka qenë shok për futbollistët e kombëtares.
“Këtë ndodhi e konsideroj të paarsyeshme, për faktin edhe sikur të ketë pasur diçka, edhe pse u vërtetua që nuk ka pas asnjë shkelje, as aktakuzë, por jam hetuar ose Federata është hetuar, faktikisht ka ndodh diçka që nuk ka qenë e vërtet dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë thënë të pavërtetat. Nuk kemi mundur ta shpalosim programin e kjo ndoshta ka qenë shok për futbollistat. Ne si Federat, gjithmonë kemi dhënë vullnetarisht llogari në institucionet tona, kemi qenë në kantatë edhe me UEFA-n e FIFA-n. Kjo ngjarje ka mundur të kenë ndikim edhe në ekipin tonë”, tha thënë Ademi për ATV-në.
Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:
Ashtu siç tashmë është bërë e zakonshme, edhe viti 2023 ishte kulminant për sportin e xhudos, i cili i solli Kosovës medalje elitare të njëpasnjëshme, por synimet e trajnerit Driton Kuka janë gjithnjë e më të mëdha.
Ai në një intervistë për KosovaPress e konsideron se viti 2023 ishte vazhdimësi e rezultateve kulminante në sportin e xhudos, diçka që po bëhet tash e 11 vjet radhazi.
Kulminacioni i rezultateve pozitive gjatë vitit të kaluar u arrit në evropianin e xhudos në Prishtinë, ku Akil Gjakova rrëmbeu medaljen e artë. Trajneri Kuka thotë se aty u pa një paraqitje e mrekullueshme e xhudistëve të Kosovës.
Më tutje, Kuka zbulon se kryetari i Federatës Evropiane të xhudos ka shprehur gatishmëri që Kosovës t’ia besoj organizmin e kësaj ngjarje edhe për dy vitet e ardhshme.
Përveç Akilit, medalje në Evropianin e Xhudos fitoi edhe Dardan Cena, i cili rrëmbeu të bronztën. Sipas Kukës, Cena ishte befasia më e madhe e këtij kampionati.
Ai komentoi edhe mesazhin e Akil Gjakovës “Kosova është këtu” duke deshifruar qëllimin që donte shprehte për mes tij.
Por, përtej këtyre sukseseve, Kuka thotë se u ka kërkuar xhudistëve të qëndrojnë ‘me këmbë në tokë’, sepse nga ta pret medalje edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Vitin 2023 e mbylli me barazim kundër Genoas, kurse 2024 skuadra e Interit e ka nisur me fitore kundër Veronas.
Pas më shumë se 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Veronan, raporton KosovaPress.
Golat për vendasit i shënuan Lautaro Martinez (minuta e 13’) dhe Davide Frattesi (minuta e 90+4’), kurse golin e nderit te Verona e shënoi Thomas Henry në minutën e 74’, i cili më pas në minutën e 90+10’ humbi penalltinë dhe shansin për t’i nxjerrë një pikë skuadrës së tij nga ky duel.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, pesë sosh më shumë se Juventusi në vendin e dytë me 43 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Interit.
Kampionia olimpike dhe botërore, e tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi aktualisht po qëndron në Itali ku po udhëheq kampin e xhudos me rreth 1,500 xhudistë.
Ky kamp ka filluar të martën me tri stërvitje me grupmosha të reja kurse kampi masiv do të zhvillohet sot.
Kampi stërvitor po mbahet në qytetin Bardonecchia dhe organizohet nga klubi italian i xhudos, Akiyama Settimo.
Në këtë kamp po merr pjesë edhe kryetrajneri Driton Kuka dhe ekipi U21 nga Kosova.
Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo, i cili kishte fituar katër Kupa Botërore si lojtar dhe trajner, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.
Lojtari anësor Zagallo ishte pjese e skuadrës së Brazilit, i cili fitoi radhazi Kupat Botërore në vitin 1958 dhe 1962.
Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, në të cilën bënin pjesë Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto, për të shkëlqyer në vitin 1970.
Kupa Botërore e fundit e fituar nga Zagallo erdhi në kohën kur ai ishte ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në vitin 1994.
Pas këtij turneu, ai u kthye si trajner i Brazilit dhe i udhëhoqi ata drejt finales në vitin 1998, ku u munden nga Franca nikoqire.
Zagallo ishte personi i parë që fitoi Kupën Botërore edhe si lojtar edhe si menaxher – gjë që ishte arritur edhe nga Franz Beckenbauer nga Gjermania dhe Didier Deschamps nga Franca, transmeton BBC.
Me vdekjen e Zagallos, nuk ka mbetur gjallë asnjë anëtar i ekipit të Brazilit që kanë luajtur në finalen e vitit 1958.
Ndeshjet e para të Superligës për këtë vit do të zhvillohen në fundjavë me javën e 16-të.
Elita e basketbollit rikthehet me super derbi.
Të shtunën zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë, ku përballen Trepça dhe Sigal Prishtina.
Mitrovicasit janë liderë me 13 fitore e dy humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e tretë me dhjetë fitore e pesë humbje.
Në dy ballafaqimet e këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 78:66 si vendas dhe 66:76 si mysafirë.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe janë zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë sportive dhe kështu pritet edhe të shtunën.
Sfidë po ashtu interesante pritet të shtunën mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.
Prizrenasit janë në vendin e shtatë me katër fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e tetë humbje, andaj është një duel shumë i vlefshëm për dy skuadrat.
Kampionia olimpike dhe botërore, e tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi aktualisht po qëndron në Itali ku po udhëheq kampin e xhudos me rreth 1,500 xhudistë.
Ky kamp ka filluar të martën me tri stërvitje me grupmosha të reja kurse kampi masiv do të zhvillohet sot.
Kampi stërvitor po mbahet në qytetin Bardonecchia dhe organizohet nga klubi italian i xhudos, Akiyama Settimo.
Në këtë kamp po merr pjesë edhe kryetrajneri Driton Kuka dhe ekipi U21 nga Kosova.