ATV

Category: Sport

  • Ndeshje e zbehtë në Suharekë, Ballkani dhe Llapi ndajnë pikët, Malisheva fiton bindshëm përballë Lirisë

    Ndeshje e zbehtë në Suharekë, Ballkani dhe Llapi ndajnë pikët, Malisheva fiton bindshëm përballë Lirisë

    Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Në Suharekë, ndeshja mes Ballkani dhe Llapit ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar në futboll 0:0.

    Të dyja skuadrat patën nga disa gjysmë raste ,por pa arritur të shënonin gol.

    Pas këtij barazimi Ballkani mbetet lider në ‘Albi Mall Superligë’ me 52 pikë, kurse Llapi e ndjek pas me 51 pikë.

    Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar në Prizren, Malisheva ka mposhtur Lirinë me rezultat 3:0.

    Golat janë shënuar nga Hazrollaj, Brruti dhe Xhaka.

    Pas kësaj fitore Malisheva forcon pozitën e katër me 47 pikë, vetëm dy më pak se Drita që është e treta, kurse Liria mbetet e fundit me vetëm 10 pikë të grumbullara.

  • Atletico – Barcelona, derbi i fundjavës në La Liga

    Atletico – Barcelona, derbi i fundjavës në La Liga

    Barcelona do të luajë të dielën në udhëtim tek Atletico Madridi, në ndeshjen e fundit të xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle.

    Ndeshja Atletico – Barcelona zhvillohet të dielën në orën 21:00.Të dyja skuadrat siguruan çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në mesjavë duke eliminuar Interin, përkatësisht Napolin.

    Barcelona në çerekfinale avancoi për herë të parë që prej vitit 2020 dhe e vazhdoi serinë e nëntë ndeshjeve pa disfatë.

    Atletico Madridi në fundjavën e kaluar u befasua nga Cadizi duke u mposhtur 2:0, dhe kjo bëri që skuadra që drejtohet nga trajneri Diego Simeone, të kishte vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

    Atletico Madridi është i katërti me 55 pikë, me dy pikë më shumë se Athletic Bilbao.

    Barcelona e treta ka 61 pikë.

    Girona e vendit të dytë dhe Real Madridi lider luajnë të shtunën.

    Nga ora 16:15, Real Madridi luan në udhëtim tek Osasuna, ndërsa Girona nga ora 18:30 luan si mysafire e Getafes.

  • Sot luhet derbi mes Ballkanit e Llapit në Superligë

    Sot luhet derbi mes Ballkanit e Llapit në Superligë

    Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    Vëmendja e gjitha do të jetë në Suharekë ku ndeshen dy pretendentët për titull, Ballkani dhe Llapi.

    Aktualisht, Ballkani gjendet në vendin e parë me 51 pikë, një më shumë se Llapi i pozitës së dytë.

    Sot gjithashtu luhet ndeshja mes Lirisë dhe Malishevës.

    Ekipi nga Malisheva është në super formë dhe po lufon për një pozitë në garat evropiane.

    E në krahun tjetër, prizrenasit janë të fundit dhe me një këmbë janë në Ligën e Parë.

  • ​Top-10 klubet më të mira sipas UEFA-së

    ​Top-10 klubet më të mira sipas UEFA-së

    Rezultatet i raundit të 1/16-të të Ligës së Kampionëve kanë ndryshuar renditjen e klubeve në publikimin e fundit të publikuar nga UEFA. Manchester City mbetet i pari në listë përpara Bayern Munichut dhe Real Madridit, ndërsa ekipi kryesor italian është Interi, i gjashti përpara Romës në vendin e nëntë.

    Napoli dhe Juventus janë më larg, duke zbritur në vendin e shtatëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë.

    Ja top-10 klubet më të mira sipas UEFA-së:

    1. Manchester City

    2. Bayern Munich

    3. Real Madrid

    4. Paris Saint-Germain

    5. Liverpool

    11. Leipzig

    8. Chelsea

    9. Roma

    10 Mançester United

  • ​Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet miqësore

    ​Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet miqësore

    Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

    Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, derisa Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

    Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.

    Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars) në hotel ‘Emerald’, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

    Paraprakisht, të hënën, në orën 12:00, në hotel Emerald do të mbahet konferencë për media e përzgjedhësit Foda. Ndërkohë, të mërkurën ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Yerevan, atje ku të premten do ta zhvillojë përballjen me Armeninë. Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dytë të këtij muaji kundër Hungarisë.

    Këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm.

    Kjo është lista:

    Lista rezervë:

    Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.

  • ​Ky është orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

    ​Ky është orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

    Sot u hodh shorti i Kupës së Kosovës në futboll, ku edhe u mësuan dy çiftet e gjysmëfinales së kësaj gare.

    Suhareka dhe Ballkani do të përballen në derbin e qytetit suharekas, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, kampioni i kësaj gare, Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës.

    Tani është mësuar edhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, dhe atë e gjeni më poshtë.

    03 prill 2024 (Ndeshjet e para)

    13:00 Suhareka – Ballkani

    13:00 Prishtina – Drita

    17 prill 2024 (Ndeshjet e kthimit)

    13:00 Ballkani – Suhareka

    13:00 Drita – Prishtina

  • ​Çerekfinalet e Ligës së Evropës, Atalanta e Djimsitit përballet me Liverpoolin

    ​Çerekfinalet e Ligës së Evropës, Atalanta e Djimsitit përballet me Liverpoolin

    Pas shortit në Ligën e Kampionëve, tani është hedhur edhe shorti për çerekfinalen e Ligës së Evropës.

    Shorti ka prodhuar derbi italian, ku Milani do të përballet me skuadrën e Romës, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Liverpoolit dhe Atalantas së Berat Djimsitit.

    Ndërkaq, Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos e Granit Xhakës do të luajë në çerekfinale të kësaj gare kundër skuadrës angleze, West Ham United.

    Shortin e sotëm e përmbylli ndeshja mes Benficas dhe Marseille.

    Shorti i çerekfinales së Ligës së Evropës:

    Milan – Roma

    Liverpool – Atalanta

    Bayer Leverkusen – West Ham

    Benfica – Marseille

  • Përballje titanësh, këto janë duelet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

    Përballje titanësh, këto janë duelet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

    Me hedhjen e shortit tashmë është kompletuar edhe faza çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

    Tetë skuadrat e kualifikuara kanë mësuar kundërshtarët e tyre me synimin që të kalojnë në fazën e radhës.

    Shorti i plotë:

    Arsenal – Bayern Munich,

    Atletico Madrid – Dortmund,

    Real Madrid – Manchester City,

    Barcelona – Paris Saint-Germain.

  • Publikohet lista e Sylvinhos, mësohet vendimi për Arbër Hoxhën

    Publikohet lista e Sylvinhos, mësohet vendimi për Arbër Hoxhën

    Trajneri Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore të muajit mars.

    Shqipëria do të luaj me Kilin dhe me Suedinë për tu përgatitur për Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Në listën e Sylvinhos është ftuar edhe sulmuesi kosovar Arbër Hoxha.

    Hoxha kishte paraqitje fantastike me Dinamon e Zagrebit por nuk ka marrë ftesë nga Kosova.

    Për dallim nga radhët e kaluara, trajneri Sylvinho nuk ka ftuar Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën.

  • ​Publikohet lista e Kosovës U19

    ​Publikohet lista e Kosovës U19

    Kombëtarja e Kosovës U19 nga 18 marsi deri më 26 mars do të qëndrojë në Slloveni, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.

    Përzgjedhësi Adil Maliqi e ka publikuar listën e djelmoshave të cilët më 18 mars do të marrin rrugë për në Slloveni, përcjellë KosovaPress.

    Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Austrisë, më 20 mars, në orën 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”, më pas, më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të nëjtin stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”. Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.

    Kjo është lista e plotë: