ATV

Category: Sport

  • ​Shqipëria në stërvitje intensive për sfidën me Ukrainën

    ​Shqipëria në stërvitje intensive për sfidën me Ukrainën

    Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet për dy ndeshjet e para në UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e dytë stërvitore të martën në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka pasur në dispozicion edhe Myrto Uzunin, Mario Mitajn, Jasir Asanin dhe Adrian Bajramin, ndërsa Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik.

    Stërvitja e djeshme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Edhe në këtë seancë stërvitore me skuadrën u bashkuan disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, Feta Fetai, Marcelino Preka, Adrion Pajaziti dhe Stiven Shpendi.

    Sot Kombëtarja do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore, ndërkohë që të enjten ekipi do të udhëtojë drejt Pragës.

    Ndeshja Ukrainë–Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë. /ATSH/

  • ​Kosova vazhdon me stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë

    ​Kosova vazhdon me stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë

    Të premten do të nis rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe përgatitjet e “Dardanëve” kanë filluar që nga dita e hënë.

    Trajneri Franco Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup, raporton KosovaPress.

    Pas stërvitjes së djeshme, “Dardanët” do të punojnë edhe sot në stërvitjen e radhës që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Stërvitja do të fillojë nga ora 11:00, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

  • ​Zeneli: Po, e kam refuzuar Kosovën dhe ndjehem mirë

    ​Zeneli: Po, e kam refuzuar Kosovën dhe ndjehem mirë

    Mesfushori Besfort Zeneli ka folur për herë të parë ne lidhje me refuzimin e Kombëtares së Kosovës duke thënë se e ka marrë këtë vendim dhe se ndihet mirë tani.

    Ai ka thënë se po e pret ftesën e Suedisë dhe se ajo është zgjidhja e duhur për të, përcjellë KosovaPress.

    “Jam ftuar të Kosova por e kam refuzuar. Tani duhet të fokusohem të luaj mirë dhe të pres ftesën nga Suedia në të ardhmen. Ndjehem mirë që e kam marrë këtë vendim. Suedia është e duhur për mua. Vëllau Arbëri dhe familja më kanë mbështetur plotësisht në këtë vendim. Nuk kam pasur absolutisht asnjë problem”, ka thënë Zeneli për Sportbladet.

  • ​Ajzeraj, “Ylli i javës” në Superligë

    ​Ajzeraj, “Ylli i javës” në Superligë

    Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Almir Ajzeraj ka fituar çmimin “Ylli i javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ajzeraj, i cili, ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, arriti ta ç’bllokojë ndeshjen me golin e tij dhe po ashtu asistoi në një tjetër gol, duke qenë lojtari më i vlefshëm i ekipit të tij. Almiri ishte vendimtar në arkëtimin e 3 pikëve të para të FC Drita në këtë edicion të Albi Mall Superligës, ku mposhtën FC Ferizajn me rezultat 3:1

    Pasi mori këtë çmim, Ajzeraj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Fillimisht është një start i mirë për ekipin tonë, Drita, meqë është ndeshja e parë në kampionat pas ndeshjeve në Evropë. Një ndjenjë mjaft e mirë që shpallem “Yll i javës”. Falenderoj bashkëlojtarët e mi, sepse është edhe meritë e tyre. Është e rëndësishme që kemi filluar me 3 pikë dhe do të vazhdojmë ndeshjet një pas një. Sa i përket nivelit të Superligës, çdo vit ka rritje dhe mendoj se sivjet ka akoma më shumë cilësi. Çdo vit gara për titull është më e vështirë dhe më konkurruese. Si çdo vit, FC Drita ka pretendimet të dalë kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës. Do të shkojmë ndeshjet pas ndeshjes. Do të futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore,” tha Ajzeraj për faqen zyrtare të FFK-së.

  • ​Ten Hag ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Man. United

    ​Ten Hag ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Man. United

    Shefi ekzekutiv i Manchester United, Omar Berrada thotë se trajneri Erik ten Hag ka mbështetjen e plotë të klubit dhe është optimist se bazat janë duke u vendosur për suksesin afatgjatë të ekipit brenda dhe në Evropë.

    United përfundoi i teti në Premier Ligë sezonin e kaluar dhe humbja 3-0 e së dielës nga Liverpooli bëri dy humbje nga tre ndeshje në sezonin aktual, duke i lënë ata në vendin e 14-të.

    “Erik ka mbështetjen tonë të plotë. Ne mendojmë se ai është trajneri i duhur për ne,” u tha Berrada gazetarëve përpara ndeshjes me Liverpoolin, përcjellë KosovaPress.

    “Ne kemi punuar shumë ngushtë së bashku në këtë dritare transferimi dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me të për të ndihmuar në marrjen e rezultateve më të mira nga ekipi”.

    I fundit nga 20 titujt e Ligës angleze të United erdhi në sezonin 2012-13 në sezonin e fundit të Alex Ferguson në krye dhe ndërsa fitimi i Premier Ligës është objektivi kryesor Berrada tha se duhej të kishte një pikëpamje afatgjatë.

    “Ne nuk duam të fitojmë vetëm një Premier Ligë dhe të jemi të kënaqur”, shtoi ai. “Ne duam të krijojmë një ekip që është i aftë të konkurrojë për Ligën e Kampionëve, për Ligën Premier dhe për kupat vendase në një bazë të qëndrueshme”.

  • ​Sfida me Rumaninë, Kosova zhvillon sot stërvitjen e radhës

    ​Sfida me Rumaninë, Kosova zhvillon sot stërvitjen e radhës

    Të premten do të nis rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe përgatitjet e “Dardanëve” kanë filluar që nga dita e hënë.

    Trajneri Franco Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup, raporton KosovaPress.

    Pas stërvitjes së djeshme, “Dardanët” do të punojnë edhe sot në Kampin Nacional në Hajvali. Stërvitja do të fillojë nga ora 11:00, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

  • Zhegrova me fjalë motivuese pas ndeshjes me PSG

    Zhegrova me fjalë motivuese pas ndeshjes me PSG

    Edon Zhegrova ishte edhe një herë protagonist tek ekipi i tij, Lille.

    Por, për fatin e tij të keq, këtë radhë skuadrës së tij nuk i mjaftoi goli i shkëlqyeshëm që e realizoi ndaj Paris Saint-Germainit.
    Lille u mposht me rezultat 1:3 në ndeshjen ku ylli kosovar e realizoi golin e parë sezonal në Ligue 1.

    E sot, “Messi i Kosovës” e bëri një postim në rrjetet sociale duke e shprehur dëshpërimin për rezultatin, por ndërkohë duke i motivuar shokët e skuadrës për ta mbajtur kokën lartë për vazhdimin e sezonit.

    “Nuk ishte rezultati që e donim. Por, ky ekip është special. Ne do të ‘luftojmë’ deri në fund për objektivat tanë. Faleminderit tifozëve”, shkroi Zhegrova në Instagram.

    Ylli kosovar ishte i jashtëzakonshëm ndaj kampionëve të Francës dhe i pandalshëm për kundërshtarët.

    Ai e ka nisur sezonin e ri në mënyrë impresionuese duke i shënuar tre gola në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, për ta dërguar Lillen në elitën e futbollit evropian.

  • Ballkani përshëndetet me trajnerin Ilir Daja

    Ballkani përshëndetet me trajnerin Ilir Daja

    FC Ballkani është përshëndetur me trajnerin Ilir Daja, i cili dje u largua përfundimisht nga kampioni aktual i Kosovës.

    Klubi nga Suhareka e falënderoi trajnerin shqiptar për kontributin e dhënë dhe për punën e bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë”, shkroi klubi Portokalli.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e kampionit të trefishtë të Kosovës.

  • ​Foda: Sulmuesit në top formë, andaj synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

    ​Foda: Sulmuesit në top formë, andaj synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka thënë se në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve në Prishtinë, Kosova do të futet në fushë vetëm për fitore.

    Ai ka theksuar se forma e mirë e sulmuesve si Muriqi, Zhegrova e Albion Rrahmani e bënë edhe më të lehtë që Kosova të synojë fitore dhe se përzgjedhja për formacionin më të mirë kësaj radhe do të jetë më e vështirë.

    “Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe për këtë lojë të parë në shtëpi jemi jashtëzakonisht të motivuar dhe do të bëjmë gjithçka që kundër Rumanisë të fitojmë”, tha fillimisht Foda

    Përtej përballjes me Rumaninë, Foda ka theksuar gjithashtu se kësaj radhe “Dardanët” hyjnë me objektiv të qartë për ta rrëmbyer pozitën e parë duke triumfuar ndaj kundërshtarëve ndeshje pas ndeshjes.

    “Është diçka jashtëzakonisht e mirë kur kemi në dispozicion lojtarë kaq të mirë dhe mund të zgjedhësh dhe siç e dimë në lojërat e kaluara nuk kemi shënuar shumë gola dhe siç e dimë në dispozicion kemi lojtarë si Albioni apo Asllani dhe ne shpresojmë që edhe në lojërat e përfaqësueses të shënojnë”, ka shtuar Foda.

    Nga ana tjetër, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala zbuloi se futbollisti Besfort Zeneli ka refuzuar që të jetë pjesë e Kosovës.

    “Besforti e ka pasur ftesën e selektorit për këtë kamp, ka vendosur që të mos jetë pjesë e kampit për këtë ndeshje. Ne do të bisedojmë prapë qoftë me Besfortin qoftë me familjen e tij, por për këtë ndeshje Besforti ka vendosur që të mos jetë pjesë e ekipit”, bëri të ditur Shala.

    “Nuk e kemi si qëllim të jemi vetëm favorit. Qëllimi i parë është që pikë së pari në këtë lojën e ardhshme të fitojmë. Sigurisht që objektivi ynë është të jemi favorit, t’i fitojmë lojërat dhe të jemi në krye të grupit

    Kosova përballet me Rumaninë më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pastaj luan kundër Qipros tri ditë më vonë.

  • Foda: Objektivi i Kosovës është vendi i parë në grup

    Foda: Objektivi i Kosovës është vendi i parë në grup

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka thënë se në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve në Prishtinë, Kosova do të futet në fushë vetëm për fitore.

    Ai ka theksuar se forma e mirë e sulmuesve si Muriqi, Zhegrova e Albion Rrahamani e bënë edhe më të lehtë që Kosova të synojë fitore dhe se përzgjedhja për formacionin më të mirë kësaj radhe do të jetë më e vështirë, raporton KP.

    Përtej përballjes me Rumanin, Foda ka theksuar gjithashtu se kësaj radhe “Dardanët” hyjnë me objektiv të qartë për ta rrëmbyer pozitën e parë duke triumfuar ndaj kundërshtarëve ndeshje pas ndeshjes.

    Kosova përballet me Rumaninë më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pastaj luan kundër Qipros tri ditë më vonë.