ATV

Category: Sport

  • Futbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta në moshë të re gjyqtari Rilind Berisha

    Futbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta në moshë të re gjyqtari Rilind Berisha

    Opinioni sportiv në Kosovë ka marrë një lajm të kobshëm sot (e hënë) gjatë ditës.

    Gjyqtari i ri dhe me perspektivë Rilind Berisha, është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re.

    Për vdekjen e tij ka reaguar edhe komuniteti sportiv, ku në mesin e tyre ishte edhe trajneri i Rahovecit, Faruk Statovci.

    “Lindi na theve shpirtin me ikjen tënde, Allahu të qoftë në lula të xhenetit”, ka shkruar ish-futbollisti i njohur kosovar.

    Telegrafi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv.

  • Superliga rikthehet sot, luhen dy ndeshje interesante

    Superliga rikthehet sot, luhen dy ndeshje interesante

    Sot (e diel) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

    Kjo xhiro filloi dje (e shtunë) me dy ndeshje, ku në njërën u përballën Suhareka dhe Dukagjini e cila u mbyll me fitoren e klinasve me rezultat 2-1.

    Vëmendja ishte tek derbi mes Prishtinës dhe Dritës i cili dhuroi një spektakël prej gjashtë golash dhe u mbyll me barazim 3-3.

    Gjatë ditës së sotme Feronikeli do të jetë nikoqir i Llapit me shumë probleme në Drenas, ndërsa në takimin tjetër Ballkani i shkon Gjilanit.

    Sa i përket duelit të parë, Llapi i cili po has në vështirësi të mëdha këtë sezon synon fitoren pasi gjendet momentalisht në pozitën e nëntë apo atë që të çon një kategori më poshtë.

    Në anën tjetër, Ballkani kërkon fitoren ndaj Gjilanit për të vazhduar garën me Dritën për titull kampion, por nuk do të jetë aspak e lehtë për ta duke ditur se gjilanasit luajnë në cilësinë e vendasit.

    Të dyja këto ndeshje është paraparë që të nisin me fillim nga ora 13:00.

  • Roma do të dërgojë ankesë zyrtare në UEFA për arbitrin Stieler pas barazimit me Porton

    Roma do të dërgojë ankesë zyrtare në UEFA për arbitrin Stieler pas barazimit me Porton

    Roma ka vendosur të dërgojë një ankesë zyrtare në UEFA për performancën e arbitrit Tobias Stieler gjatë barazimit 1-1 ndaj FC Porto në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League, të zhvilluar të enjten në mbrëmje.

    Megjithëse Giallorossët arritën një rezultat relativisht pozitiv në transfertë, trajneri Ranieri u tregua tepër i zemëruar me disa nga vendimet e arbitrimit. Ai u tha lojtarëve të tij të mos shtrëngonin duart me gjyqtarët në fund të ndeshjes dhe dha një konferencë shtypi të ashpër pas përfundimit të saj.

    Arbitri Stieler ndëshkoi lojtarët e Romës me tetë kartonë të verdhë, duke përjashtuar nga loja Bryan Cristante dhe një anëtar të stafit teknik të Ranierit. Ndërkohë, Porto u ndëshkua vetëm me tre kartonë gjatë 90 minutave. Po ashtu, pati pretendime se Roma nuk u lejua të kryente një zëvendësim të planifikuar pak para golit të barazimit të Portos.

    “Kërkuam një zëvendësim, asistenti e dinte që do të bëhej një ndërrim”, tha Ranieri pa ndeshjes.

    “Ishte një atmosferë e zjarrtë, publiku bërtiste dhe ai lëvizte sipas tyre. Dhe ju e caktoni këtë arbitër për këtë ndeshje? Nuk e kuptoj pse. Ai po shkonte përreth duke dhënën kartonë për disa. Sipas meje, po priste që të ndodhte diçka në zonën e penalltisë për t’ua dhënë fitoren atyre”, vazhdoi ai.

    Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, Ranieri ka marrë mbështetjen e pronarëve të Romës, Friedkin, të cilët pritet të dërgojnë një letër zyrtare ankimimi në UEFA në ditët në vijim.

  • ​Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë zë vendin e 7 në Kupën e Botës

    ​Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë zë vendin e 7 në Kupën e Botës

    Skiatorja që garon për Shqipërinë, Lara Colturi u rendit e 7-ta në Kupën e Botës. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur sot se, Colturi bëri një garë të jashtëzakonshme në Slalomin Gjigand në Saalbach të Austrisë, me dy zbritje shumë impresionuese.

    Në këtë debutim e saj në Kupën e Botës të Skive Apline, Lara Colturi ka arritur të renditet mes 10 më të mirave të botës.

    Gara e Slalomit Gjigand në Saalbach u dominua nga italiania Brignone, që fitoi edhe medaljen e Artit.

    Lara Colturi do të garojë të shtunën në Slalom, ku synon të arrijë zonën e medaljeve.

    Kualifikimin për në finalen e Slalomit Gjigand e ka arritur edhe Denni Xhepa, që do të garojë të premten.

  • Përleshje mes lojtarëve të Vëllaznimit dhe atyre të Gjilanit pas përfundimit të ndeshjes

    Përleshje mes lojtarëve të Vëllaznimit dhe atyre të Gjilanit pas përfundimit të ndeshjes

    Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Gjilanit në Kupën e Kosovës.

    Pas përfundimit të ndeshjes raportohet se ka pasur përleshje mes lojtarëve të klubit gjakovar dhe atij gjilanas.

    Në këtë përleshje tentuan të futeshin edhe tifozët e klubit “kuqezi”.

    Kujtojmë që skuadra nga Gjakova me Mirel Josën si trajner arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

  • Trepça dhe Bashkimi sonte kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës

    Trepça dhe Bashkimi sonte kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës

    Super finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do t’i vë përballë sonte Trepçën dhe Bashkimin.

    Përballja pritet të jetë me spektakël, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave, por edhe formën e treguar në këtë edicion.

    Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat, që synimin e vetëm e kanë fitoren.

    Mitrovicasit e kanë fituar shtatë herë Kupën e Kosovës, duke i përfshirë edhe tri herët e fundit.

    Bashkimi e ka fituar vetëm një herë këtë trofe të rëndësishëm, më 2001.

    Në pesë takimet e fundit direkte mes tyre, mitrovicasit kanë tri fitore derisa prizrenasit dy.

    Sa i përket garave në Superligë, të dy skuadrat kanë nga 14 fitore e gjashtë humbje.

    Rruga drejt finales nuk ishte aspak e lehtë.

    Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Proton Cable Prizrenin, kurse në gjysmëfinale rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën, ku edhe pse humbën ndeshjen e parë, u rikthyen në atë të dytë për të siguruar biletën për finale.

    Bashkimi në çerekfinale eliminoi Borën, derisa në gjysmëfinale Vëllaznimin.

    Në ndeshjen e parë pësuan nga kuqezinjtë, derisa në përballjen e dytë arritën rikthimin për të siguruar finalen.

    Biletat për ndeshjen finale të ProCredit Kupës do të shiten për klubet finaliste, Trepçës dhe Bashkimit.

    Gjithsej do të ndahen nga 750 bileta për klubin e Trepçës dhe 750 për Bashkimin.

    Biletat e thjeshta kushtojnë 5 Euro, kurse ato VIP nën kosh kushtojnë 15 Euro, që janë në sasi më të vogël dhe po ashtu janë në menaxhim të klubeve finaliste.

    Ndeshja finale do të luhet sonte në Prishtinë nga ora 19:00.

  • ​Hendboll/ Kosova në prag të dy ndeshjeve ndërkombëtare

    ​Hendboll/ Kosova në prag të dy ndeshjeve ndërkombëtare

    Kanë mbetur edhe një muaj deri te ndeshjet thuajse vendimtare të Kombëtares së Kosovës në hendboll për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

    Më 13 mars në Prishtinë, nga ora 20:15, është ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës. Menjëherë më 16 mars është ndeshja Ukrainë – Kosovë.

    Për shkak të pushtimit rus, Ukraina ndeshjet si nikoqire i luan në vende të tjera. Ndeshjen me Kosovën ka vendosur ta organizojë në Klaipeda të Lituanisë.

    Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Ukrainës janë në Grupin 6 të kualifikimeve të Evropianit për hendbollistë. Tashmë janë luajtur dy xhiro, transmeton KosovaPress.

    Më 6 nëntor, Kombëtarja jonë luajti në Torshavn dhe pësoi humbje 32:21 nga Ishujt Faroe. Ukraina një ditë më pas humbi 40:39 nga Holanda. Menjëherë më 10 nëntor, Kombëtarja jonë i përmirësojë dukshëm përshtypjet, duke barazuar 33:33 me Holandën në Prishtinë. Holanda është favorite e madhe e grupit. Ndërkohë Ukraina fitoi 35:32 ndaj Ishujve Faroe.

    Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe prej vendit të tretë. Kualifikohen gjysma e tetë kombëtareve që përfundojnë në vendin e tretë, por që nuk llogariten rezultatet e ndeshjeve me kombëtaren e vendit të katërt.

  • ​Pesë përballje të forta në Kupën e Kosovës në futboll

    ​Pesë përballje të forta në Kupën e Kosovës në futboll

    Do të vazhdojë edhe sot rrugëtimi i skuadrave në Kupën e Kosovës në futboll për edicionin 2024/25.

    Në program janë pesë ndeshje jashtëzakonisht interesante me skuadra të Superligës që do të ballafaqohen edhe në këtë kompeticion, raporton KosovaPress.

    Katër ndeshjet e para zhvillohen nga ora 12:30 ku do të ndeshjen Dinamo Ferizaj-Malisheva, Drita-Dukagjini, Llapi-Vushtrria dhe Vëllaznimi-Bashkimi.

    Ndërsa nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret Suharekën.

  • ​Këto janë ndeshjet e sotme në Champions

    ​Këto janë ndeshjet e sotme në Champions

    Pas ndeshjeve të së martës, gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me ballafaqime interesante.

    Në program janë katër sfida që janë: Club Brugge-Atalanta, Celtic-Bayern Mynich, Feynoord-Milan dhe Monaco-Benfica, raporton KosovaPress.

    Këto ndeshje janë të vlefshme për fazën e playoff-it të Ligës së Kampionëve dhe janë me sistem vajtje-ardhje.

  • ​Kasami nënshkruan me skuadrën zvicerane

    ​Kasami nënshkruan me skuadrën zvicerane

    FC Sion ka nënshkruar me Pajtim Kasamin deri në vitin 2026. Mesfushori 32-vjeçar vjen te Valais nga Sampdoria. Kasami, i lindur dhe i arsimuar në kantonin e Cyrihut, ka pasur një karrierë të pasur ndërkombëtare që në moshë të re.

    Ai luajti në Angli, Itali dhe Greqi dhe bëri mbi 40 paraqitje në Kupën Evropiane dhe po aq paraqitje në Premier League, përcjellë KosovaPress.

    Në Zvicër, ai fillimisht luajti për Ëinterthur, GC, Bellinzona dhe Lucerne përpara se të luante për FC Sion dhe FC Basel në vitet e fundit. Pajtim Kasami ka luajtur në mbi 180 ndeshje zyrtare të Superligës, duke shënuar 44 gola dhe duke dhënë 23 asistime.

    “Kam kujtime shumë të mira nga koha ime në Valais. Rikthimi në FC Sion më mbush me krenari. Falënderoj familjen për besimin që më kanë dhënë”, shpjegon Pajtim Kasami. “Më pëlqen projekti dhe dinamika. Mezi pres të ndihmoj skuadrën për të arritur qëllimet e tyre”, ka shtuar ai.