ATV

Category: Sport

  • Nedim Bajrami mbetet jashtë listës së Rangers për Europa League

    Nedim Bajrami mbetet jashtë listës së Rangers për Europa League

    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami,është lënë jashtë listës për fazën e ligës së Europa League.

    Këtë vendim e ka marrë trajneri Martin Russell,i cili e publikoi listën me futbollistët që do të jenë në dispozicion,e në këtë listë nuk figuron reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare.

    Përndryshe forma e dobët e Bajramit ka bërë që Russel të mos e përfshijë Bajramin,ku në dy ndeshjet e para të sezonit të ri nuk ka arritur të lë gjurmë qoftë me gol apo barazim.

    Kujtojmë që edicionin e kaluar Nedim Bajrami në 28 ndeshje shënoi 2 gola e dhuroi 1 asistim,teksa ka kontratë me klubin skocez deri në vitin 2028.

  • Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin: “Ndeshjet në shtëpi janë për t’u fituar”

    Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin: “Ndeshjet në shtëpi janë për t’u fituar”

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, doli sot në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes kundër Kosovës, që zhvillohet nesër në Bazel.

    Ai foli për gjendjen e skuadrës së tij dhe rëndësinë e këtij takimi në kuadër të kualifikueseve. Yakin u pyet gjithashtu për përballjen me Kosovën, e cilësuar shpesh si “duel vëllazëror”.

    “Atëherë flitej për një duel vëllazëror, miqësor. Por mjaft më — kjo nuk do të ndodhë më…”, tha prerazi Yakin, duke nënvizuar seriozitetin e ndeshjes.

    Ai është i vetëdijshëm për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe pret që atmosfera në stadiumin e Bazelit të jetë e veçantë.

    “Parashikoj që përkrahja të jetë e ndarë 50:50 mes tifozëve tanë dhe atyre nga Kosova apo Shqipëria”, shtoi ai.

    Duke folur për objektivat në grup, trajneri zviceran u shpreh optimist për ndeshjet në shtëpi:

    “Edhe pse grupi është i vështirë, përballjet në shtëpi ndaj Kosovës dhe Sllovenisë na japin një mundësi të mirë për të krijuar një pozicion të fortë në fillim. Këto ndeshje janë për t’u fituar.”

    Kujtojmë që ndeshja Zvicër–Kosovë luhet nesër, më 20:45, në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Kosovës zbarkon në tokën zvicerane

    Kombëtarja e Kosovës zbarkon në tokën zvicerane

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar zbarkimin e trupës kosovare në Bazel me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale.

    Dardanët u grumbulluan dhe ushtruan nga e hëna në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa sot do të akomodohen dhe do ta zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore në Zvicër para duelit të nesërm.

    Ndër të tjera, selektori Franco Foda do ta mbajë edhe një konferencë për media.

    Futbollistët e Kosovës para nisjes u duken në disponim të mirë dhe nesër mbrëma synojnë rezultat pozitiv, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.

    Dardanëve do t’i mungojë Edon Zhegrova dhe Milot Rashica e Florent Hadërgjonaj, për arsye dëmtimi, ndërsa trajneri gjerman do të mundohet t’i gjejë mbulesat e tyre adekuate për duelin me Zvicrën dhe për atë të tri ditëve më vonë kundër Suedisë. /ATVLIVE.TV

  • Djed Spence drejt historisë: Mund të bëhet lojtari i parë mysliman që përfaqëson Anglinë

    Djed Spence drejt historisë: Mund të bëhet lojtari i parë mysliman që përfaqëson Anglinë

    Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Djed Spence, është pranë një momenti historik në karrierën e tij, teksa mund të bëhet lojtari i parë mysliman i deklaruar hapur që përfaqëson kombëtaren e Anglisë.

    25-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Thomas Tuchel, ndërsa “Tre Luanët” vijojnë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Andorrës dhe Serbisë.

    Spence nuk e fshehu emocionin kur mori lajmin për thirrjen në kombëtare, duke e quajtur një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij:

    “Është një bekim, është e mrekullueshme. Kur e pashë, u habita. Nuk kam fjalë për ta përshkruar”, u shpreh ai për mediat britanike.

    Mbrojtësi zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt paraprak me trajnerin Tuchel, çka e bëri përfshirjen edhe më të papritur dhe të veçantë për të. Ai është një nga dy emrat e rinj në listën e përfaqësueses dhe konsiderohet një simbol i rëndësishëm për përfshirjen dhe diversitetin në futbollin anglez.

    I pyetur nëse ndjente presion për faktin se është lojtari i parë mysliman i shpallur që përfaqëson Anglinë në nivelin më të lartë, Spence u përgjigj shkurt:

    “Ndoshta, ndoshta jo. Nuk ndiej ndonjë presion të veçantë. Thjesht luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, jam i lumtur dhe pjesa tjetër do të vijë vetvetiu.”

    Për Spence, kjo thirrje është një moment kthese, pas një periudhe të vështirë te Tottenham, duke i hapur dyert drejt një kapitulli të ri dhe potencialisht historik në futbollin anglez – jo vetëm për aftësitë e tij në fushë, por edhe për përfaqësimin kulturor dhe fetar që ai sjell.

    Besimi është një pjesë e rëndësishme e identitetit të tij dhe ai e ndan shpesh me ndjekësit në rrjetet sociale, duke u shfaqur i hapur dhe krenar për përkatësinë e tij. /ATVLIVE.TV

  • Trent Alexander Arnold:Ishte e vështirë largimi nga Liverpool

    Trent Alexander Arnold:Ishte e vështirë largimi nga Liverpool

    Ylli anglez Trent Alexander Arnold,ka folur për largimin e tij nga gjiganti anglez Liverpool në fund të sezonit të kaluar.

    Arnold thotë se kjo ishte vendimi më i vështirë që ka marrur në jetë,dhe shton se për të Liverpool është shtëpia e tij e dytë,teksa largimi drejtë Real Madridit ishte një hap i duhur.

    “Liverpooli është shtëpia ime; më bëri ai që jam. Por Real Madridi më dukej si hapi i duhur, në kohën e duhur. Është padyshim një sfidë, por është një sfidë që e mirëpres”

    Përndryshe Arnold thotë se Real Madrid është një nga klubet më të mëdha në botë,dhe se trashëgimia që ka klubi mbretëror është e pamohueshme dhe se dëshironte të provonte një përvojë të re.

    Kujtojmë që Trent Alexander Arnold është transferuar sivjet tek Real Madrid nga Liverpool për 75 milionë euro,teksa nënshkroi një kontratë 6 vjeçare me “Los Blancos”

  • Endrick mund të huazohet në janar tek Valencia

    Endrick mund të huazohet në janar tek Valencia

    Sulmuesi brazilian mund të huazohet tek Valencia,dhe atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    19 vjecari pritet që të kalojë në Mestalla në formë huazimi deri në fund të sezonit,në mëyrë që të gjej hapësirë në formacionin bazë.

    Përndryshe edhe përkundër që Endrick ishte i bindur që të qëndrojë  te “Los Blancos”,megjithatë konkurrenca mbrenda skuadrës së Xabi Alonsos është tejet e madhe dhe largimi nga Santiago Bernabeu është mundësia e vetme për zhvillimin e talentit brazilian.

    Në anën tjetër Valencia po e kërkon me ngulm 19 vjecarin,dhe pkërisht Endrick është njeriu i cili mund ta përforcojë repartin e sulmit të “lakuriqëve”.

    Kujtojmë që Endrick është duke u përballuar me një lëndim që pësoi në korrik,dhe rikthimi pritet të ndodhë në mes të muajit shtator.

  • Mbrëmje me duele vendimtare në kualifikueset e Kupës së Botës

    Mbrëmje me duele vendimtare në kualifikueset e Kupës së Botës

    Sot do të zhvillohet një tjetër raund emocionues i kualifikueseve të Kupës së Botës, ku në total 16 kombëtare europiane do të kërkojnë pikë vendimtare për të qëndruar në garë drejt Botërorit 2026.

    Programi nis herët, në orën 16:00, me përballjen mes Kazakistanit dhe Uellsit, një ndeshje ku britanikët shihen si favoritë, por vendasit kanë treguar shpesh se dinë të surprizojnë në terrenin e tyre.

    Dy orë më vonë, në orën 18:00, do të luhen dy sfida paralele: Gjeorgjia – Turqia, një duel i fortë mes një ekipi që po rritet ndjeshëm dhe një përfaqësueseje me traditë, si dhe takimi Lituani – Maltë, ku të dyja skuadrat kërkojnë pikë prestigji për të përmirësuar renditjen.

    Gjithsesi, vëmendja më e madhe do të përqendrohet në mbrëmje. Në orën 20:45 janë parashikuar pesë ndeshje mjaft interesante:
    • Bullgari – Spanjë, ku iberikët kërkojnë të konsolidojnë dominimin e tyre në grup,
    • Lihtenshtejn – Belgjikë, një sfidë ku “Djajtë e Kuq” janë favoritë absolutë,
    • Luksemburg – Irlanda e Veriut, një duel i hapur për pikë të rëndësishme,
    • Holandë – Poloni, supersfida e mbrëmjes me dy skuadra me pretendime për Botëror,
    • dhe Sllovaki – Gjermani, ku “Pancerat” synojnë të tregojnë forcën e tyre kundër një kundërshtari gjithnjë të rrezikshëm në shtëpi.

    Këto takime pritet të përcaktojnë jo vetëm fatin e grupeve, por edhe të dhurojnë spektakël për tifozët anembanë kontinentit.

  • Mauricio Pochettino:Kam pasur mundësi të luaja për Real Madrid si futbollist dhe trajner

    Mauricio Pochettino:Kam pasur mundësi të luaja për Real Madrid si futbollist dhe trajner

     

    Trajneri aktual i SHBA-së Mauricio Pochetiino,ka folur për periudhën e tij si futbollist.

    Tekniku argjentinas ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv ka pasur mundësi të luante për Real Madridin,por kjo mundësi nuk ishte realizuar kurrë gjatë karrierës.

    “Si lojtar pata mundësinë të luaja te Real Madridi, por nuk ndodhi. Si trajner, pata disa mundësi, por ndonjëherë janë momentet që determinojnë në futboll”.

    Përndryshe Pochettino foli edhe për mundësinë e marrjes së drejtimit të klubit mbretëror pas largimit të Zinedine Zidane,duke thënë se kjo mundësi i erdhi por në atë kohë vendosi të mbeste trajner i Tottenhamit,edhe pse shton se një ditë do të merrte drejtimin e “Los Blancos”.

    Kujtojmë që Mauricio Pochettino pritet të drejtoj kombëtaren e SHBA-së në botërorin e vitit 2026,e cila pritet të mbahet pikërisht në tokën amerikane.

  • Sinner kalon Musettin dhe siguron gjysmëfinalen e US Open 2025

    Sinner kalon Musettin dhe siguron gjysmëfinalen e US Open 2025

    Numri një i botës, Jannik Sinner, ka shkëlqyer në derbin italian të çerekfinales së US Open 2025, duke mposhtur me lehtësi Lorenzo Musettin me rezultatin 3-0.

    Sinner dominoi nga fillimi deri në fund: fitoi setin e parë me 6-1, kontrolloi të dytin me 6-4 dhe vulosi kualifikimin me një tjetër paraqitje bindëse në setin e tretë, të cilin e mbylli 6-2, pas një ndeshjeje që zgjati vetëm dy orë.

    Musetti luftoi për të rivalizuar bashkëkombësin e tij, por nuk arriti të ndalojë ritmin dhe forcën e kampionit aktual.

    Në gjysmëfinale, Sinner do të përballet me Felix Auger-Aliassime, i cili eliminoi Alex de Minaur, ndërsa në krahun tjetër të shortit do të zhvillohet superpërballja mes Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.

  • Gjilani nikoqir i Kupës së BVA-së në volejboll për femra – KV Drita synon triumfin historik

    Gjilani nikoqir i Kupës së BVA-së në volejboll për femra – KV Drita synon triumfin historik

    Kosova do të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme të volejbollit rajonal për femra, Kupën e BVA-së, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 28 shtator në Gjilan.

    KV Drita, kampione e mirënjohur e volejbollit kosovar, këtë vit do të ketë privilegjin të jetë nikoqire e turneut, duke pritur në parketin e saj tri skuadra të fuqishme nga rajoni: AEK Athina nga Greqia, Fit Fun Volley nga Maqedonia e Veriut dhe Herceg Novi nga Mali i Zi.

    Programi i garave nis më 25 shtator, ku në ndeshjen hapëse (15:30) do të përballen AEK Athina – Fit Fun Volley, ndërsa menjëherë pas tyre (17:30), KV Drita do të sfidojë Herceg Novin para tifozëve të saj.

    Dita e dytë sjell përballje të tjera interesante: Herceg Novi – AEK Athina dhe Fit Fun Volley – KV Drita, ndërsa pas një dite pushimi, më 28 shtator, turneu do të mbyllet me duelet Herceg Novi – Fit Fun Volley dhe supersfidën e madhe AEK Athina – KV Drita.

    Fituesi i Kupës së BVA-së do të shpërblehet me një biletë të artë për në arenën ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrjen në CEV Challenge Cup.

    Organizimi i këtij eventi është një mundësi e artë jo vetëm për KV Dritën, por edhe për sportin kosovar në tërësi, për të treguar potencialin dhe për të ngritur imazhin e volejbollit në skenën evropiane.