ATV

Category: Sport

  • Lamine Yamal mund të mos jetë në dispozicion për Barcelonën pas pauzës së kombëtareve

    Lamine Yamal mund të mos jetë në dispozicion për Barcelonën pas pauzës së kombëtareve

    Barcelona ka marrë një lajm shqetësues lidhur me yllin e kësaj skuadre Lamine Yamal.

    Yamal ka pësuar një lëndim në ndeshjen kualifikuese për botëror kundër Bullgarisë,duke u detyruar që të largohej nga fusha në minutën e 78-të.

    Përndryshe Yamal është në dyshim për ndeshjen e rradhës së furisë së kuqe kundër Turqisë në udhëtim,teksa nuk dihet ende sesa është e lartë shkalla e lëndimit të tij e cila mund të përcaktoj se a mund të luaj kundër Valencias në La Liga.

    Kujtojmë që Lamine Yamal ka nisur mjaft mirë këtë sezon në La Liga,duke shënuar dy gola në 3 ndeshjet e para,teksa asistoi në fitoren 3:0 të Spanjës së fundmi ndaj Bullgarisë.

  • David Alaba drejt transferimit tek Besiktas

    David Alaba drejt transferimit tek Besiktas

    Qendërmbrojtësi David Alaba mund të largohet nga klubi mbretëror spanjoll Real Madrid.

    Sipas raportimeve të mediave Alaba flitet për një transferim tek gjiganti turk Besiktas,dhe një kalim i tij mund të ndodhë ngase afati kalimtar në Turqi është deri më 12 shtator.

    Përndryshe Alaba ka qenë një kohë i lënduar,e më pas nuk pati edhe shumë minutazhë në sezonin e kaluar,dhe largimi drejt Superligës së Turqisë do të ishte destinacioni i duhur për të.

    Ndërkohë Besiktas është duke synuar që të ofroj një marrëveshje e cila i garanton minutazhë në fushë,dhe mbetet në ditët në vijim se nëse austriaku do të pranoj ofertën e gjigantit nga Stambolli.

    Kujtojmë që David Alaba ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2026,teksa nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare deri më tani.

  • Kosova synon fitoren kundër Zvicrës në kualifikimet për botërorin 2026

    Kosova synon fitoren kundër Zvicrës në kualifikimet për botërorin 2026

    Sonte Kombëtarja e Kosovës nis rrugëtimin drejt kualifikimit në kampionatin botëror të vitit 2026,ku në stadiumin St Jakob Park në Basel do të takohet kundër Zvicrës në ndeshjen e parë të grupit B.

    Ekipi i drejtuar nga selektori Franco Foda ka bërë përgatitjet për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme,ku synimi kryesor i “dardanëve”është fitorja në mënyrë që të nisin mbarë këtë cikël kualifikues.

    Përndryshe Kosova në ndeshjen ndaj helvetikëve do të ketë dy mungesa mjaft të rëndësishme,ku Edon Zhegrova ka qenë i liruar nga selektori Foda për shkak të transferimit të tij tek gjiganti italian Juventus,kurse në anën tjetër Milot Rashica pësoi lëndim në ndeshjen kampionale me Besiktasin.

    Kujtojmë që ndeshja Zvicër-Kosovë pritet të nis nga ora 20:45,kurse 3 ditë mëvonë “dardanët”do të luajnë kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

  • Drita zyrtarizon transferimin e Mamadou Ben Zidane

    Drita zyrtarizon transferimin e Mamadou Ben Zidane

    Kampioni i Kosovës Drita ka përforcuar repartin e mesfushës,dhe atë para fillimit të aventurës në Conference League.

    Klubi gjilanas ka transferuar mesfushorin Mamadou Ben Zidane,i cili vie nga klubi i mirënjohur francez SC Bastia.

    Përndryshe FC Drita nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmaur transferimin e Ben Zidane,duke konsideruar se 19 vjeçari pritet të sjellë energji të re.

    “Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare.FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij”

    Kujtojmë që FC Drita ka transferuar 7 futbollistë në afatin kalimtar,duke përfshirë si:Hsan Gomda,Vesel Limaj,Endrit Morina,Leutrim Rexhepi,Liridon Balaj,Kristal Abazaj,Eron Isufi dhe Olt Haziri.

  • Shqipëria mund me vështirësi Gjilbraltarin

    Shqipëria mund me vështirësi Gjilbraltarin

    Kombëtarja Shqiptare ka shënuar fitore të vështirë kundër Gjilbraltarit me rezultat 1:0,në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Europa Point Stadium.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të krijuara nga kuqezinjët nëpërmjet Mirlind Dakut dhe Jasir Asanit,por 45 minutat e para përfunduan me rezultat të barabartë 0:0.

    Në pjesën e dytë Shqipëria shpeshtoi sulmet përmes Shpendit dhe Berishës,por portieri i Gjilbratarit bëri disa pritje.

    Në minutën e 69-të Shqipëria fitoi penallti,të cilën në gol e konvertoi Jasir Asani që realizoi në 1:0 që në fund ishte rezultati përfundimtar.

    Shqipëria pas kësaj fitorje tejet të vështirë do të takohet kundër Letonisë në “Air Albania”në Tiranë,ndeshje e vlefshme e grupi K për kualifikimet e botërorit të vitit 2026

  • Vedat Muriqi optimist para Zvicrës: “Do të dalim fitues, Rrahmani dhe Asllani janë më të mirë se unë”

    Vedat Muriqi optimist para Zvicrës: “Do të dalim fitues, Rrahmani dhe Asllani janë më të mirë se unë”

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shfaqur shumë optimist para ndeshjes së madhe kundër Zvicrës, që zhvillohet në Basel. Ai foli në konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, duke theksuar se Kosova është përgatitur maksimalisht për këtë duel.

    “Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit. E njohim Zvicrën dhe dobësitë e saj. Atmosfera në ekip është e jashtëzakonshme, kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe jam i bindur se nesër do të dalim fitues”, tha sulmuesi i Mallorcas.

    Muriqi kujtoi disa momente nga karriera e tij, përfshirë golin ndaj Real Madridit, por edhe rastet kundër Zvicrës në të kaluarën, duke theksuar se gëzimi i golave është gjithmonë një ndjenjë unike. “Jemi gati dhe shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë krenarë në stadium,” shtoi ai.

    Në repartin ofensiv, përveç Muriqit, Kosova ka edhe dy emra të rinj në formë të lartë, Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani. Vetë Muriqi i konsideroi ata si të ardhmen e Kosovës:
    “Personalisht mendoj se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë. Uroj që të mos kenë lëndime dhe besoj se do ta thyejnë rekordin tim të golave me fanellën e Kosovës,” u shpreh ai.

  • Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore në mes të Shqipëris dhe Gjibraltarit

    Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore në mes të Shqipëris dhe Gjibraltarit

    Shqipëria do të zbresë sot në fushë përballë Gjibraltarit, në atë që është ndeshja e parë historike mes dy kombëtareve, pasi më herët nuk janë takuar kurrë.

    Ky duel shihet më shumë si një test i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët e konsiderojnë një provë gjenerale përpara sfidës së së martës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

    Trajneri Sylvinho ka paralajmëruar rotacion në formacion, duke u dhënë hapësirë lojtarëve që kanë pasur më pak minuta, si dhe duke provuar alternativa taktike për ndeshjen vendimtare kundër Letonisë.

    Në repartin ofensiv luajnë së bashku Armando Broja, Mirlind Daku dhe Jasir Asani, të mbështetur nga Aridon Pajaziti, Medon Berisha dhe Nedim Bajrami. Në mbrojtje debuton Maldin Kacurri, ndërsa portën e mbron Mario Dajsinani.

    Formacionet zyrtare:
    • Shqipëria: Dajsinani, Hysaj, Kacurri, Kumbulla, Aliji, M. Berisha, Pajaziti, Bajrami, Daku, Broja, Asani.
    • Gjibraltari: Banda, Jolley, Torilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, De Barr, Del Rio.

  • FIFA shpall gjobat për ndeshjet e qershorit – Shqipëria ndëshkohet më rëndë

    FIFA shpall gjobat për ndeshjet e qershorit – Shqipëria ndëshkohet më rëndë

    FIFA ka publikuar dënimet për federatat kombëtare pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të zhvilluara në muajin qershor.

    Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me shumën më të lartë – 171 mijë euro (200 mijë dollarë amerikanë) – për shkelje të rregullave gjatë ndeshjes së zhvilluar më 7 qershor ndaj Serbisë në Tiranë.

    Sipas FIFA-s, dënimi lidhet me pengimin e himnit kombëtar të kundërshtarit dhe transmetimin e një “mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

    Kujtojmë se për këtë ndeshje, Federata Shqiptare dhe autoritetet shtetërore kishin ndërmarrë masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm. Përfshirë këtu edhe vendimin për të mos shpërndarë bileta për grupin e tifozëve “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët munguan plotësisht në stadium.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre masave parandaluese, Shqipëria është ndëshkuar me një nga gjobat më të larta nga institucioni më i lartë i futbollit botëror. /ATVLIVE.TV

  • Mohamed Salah mesazh Harvey Elliot-it:Ti do të jesh gjithmonë kampion

    Mohamed Salah mesazh Harvey Elliot-it:Ti do të jesh gjithmonë kampion

    Ylli egjptian Mohamed Salah i ka dërguar mesazh futbollistit anglez Harvey Elliot,i cili u largua nga Liverpool.

    Salah në një postim në platformën X ka shkruar se është i lumtur që ka luajtur me lojtarin e sapotransferuar tek Aston Villa,duke dhënë mbështetje 22 vjeçarin në rrugëtim e tij të ri.

    “Do të kujtohesh për besnikërinë dhe përkushtimin tënd sa herë që të kanë thirrur.Ti largohesh si kampion dhe nuk kam asnjë dyshim se do të bësh gjëra të mëdha në klubin tënd të ri. Ata janë me fat që të kanë”

    Përndryshe Elliot nuk ka gjetur hapësira në formacionin bazë të trjanerit Arne Slot,dhe tani tek Aston Villa do të tentoj të gjej formën në mënyrë që të luaj në botërorin e vitit 2026.

    Kujtojmë që Harvet Elliot ka bërë 149 paraqitje për Liverpoolin përgjatë 6 viteve,duke shënuar 15 gola e dhuroi 20 asistime si dhe fitoj trofe të shumtë me “The Reds”.

  • Dardan Berisha i qëndron besnik KB Pejës

    Dardan Berisha i qëndron besnik KB Pejës

    Basketbollisti i njohur Dardan Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e KB Pejës edhe në sezonin e ri. Ai nuk ka ndryshuar ambient, duke qëndruar besnik ndaj klubit verdhezi.

    Berisha ka rinovuar kontratën me Pejën, duke përforcuar edhe më tej ambiciet e klubit për edicionin 2025/26.

    “Basketbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Dardan Berisha, vazhdon në shtëpinë e tij edhe për edicionin 2025/26”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.

    36 vjeçari ka luajtur në liga elitare si Spanjë, Poloni, Kroaci e Çeki.