ATV

Category: Sport

  • Genaro Gattuso:Synoj të kthejë krenarinë tek Italia

    Genaro Gattuso:Synoj të kthejë krenarinë tek Italia

    Trajneri i Kombëtares së Italisë Gennaro Gattuso ka folur për ndeshjen e fundit të azzurët,të cilën e fituan kundër Estonisë me rezultat 5:0 në kualfikimet për botërorin 2026.

    Gattuso theksoi se lojtarët bënë një ndeshje mjaft të mirë,dhe se tani duhet menduar për ndeshjen e rradhës.

    “Urime djemve të mi. Tani duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së hënës. Ky është vetëm fillimi, duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë.”

    Përndryshe Gattuso shton se ka ardhur koha që të rikthehet krenaria tek kombëtarja azure,gjë e cila ka munguar viteve të kaluara marrë parasysh dy moskualifikimet në botëroret 2018 dhe 2022.

    Kujtojmë që Italia ndeshjen e rradhës kualifikuese do ta luaj kundër Izraelit,ndeshje në të cilën azzurët synojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grupin I

  • Denzel Dumfries mund të largohet nga Inter

    Denzel Dumfries mund të largohet nga Inter

    Ylli holandez Denzel Dumfries ka paralajmëruar largimin nga gjiganti italian Inter.

    Dumfries thotë se i pëlqen të luaj në Serie A italiane,por holandezi mendon një kalim në Premierligën angleze duke shtuar se do të përshtatej me stilin e lojës.

    “Unë luaj në Serie A dhe ndihem rehat te Interi, por mendoj se mund të bëj mirë edhe në Premier League. Do të isha patjetër i interesuar. Premier League njihet për intensitetin e saj, ndërsa Serie A është një nga ligat më të forta taktikisht.”

    Përndryshe Dumfries ka marrur disa oferta nga klube të ndryshme angleze,duke përfshirë këtu: Manchester United, Chelsea apo edhe Arsenal.

    Megjthatë mbetet të shihet në ditët në vijim sesi do të rrjedhin në vazhdim,se nëse holandezi do të largohet në Angli apo jo.

    Kujtojmë që Denzel Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2028,dhe aktualisht në tregun e transferimeve vlen rreth 35 milionë euro.

  • Marcus Rashford mund të rikthehet tek Man United

    Marcus Rashford mund të rikthehet tek Man United

    Sulmuesi anglez Marcus Rashford, mund të rikthehet tek gjiganti anglez Manchester United.

    Mediat në Spanjë bëjnë të ditur se drejtuesit katalunas do të heqin dorë nga blerja e kartonit të Rashford,kjo për shkak të paraqitjeve jo të mira në ndeshjet e para të sezonit.

    Përndryshe huazimi i Rashford është pritur me shumë bujë nga tifozët,ngase anglezi është parë si një ndër lojtarët që të jetë arma e Barcës në arritjen e objektivave të sezonit.

    Megjitahtë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse Barcelona do të blej apo jo kartonin e Rashford verën e ardhshme.

    Kujtojmë që Marcus Rashford nuk ka arritur të shënoj në 3 ndeshjet e para të La Ligës,dhe marrëveshja e huazimit vlen deri në fund të sezonit.

  • Gjyqtarët kosovarë po tregojnë veten në arenën ndërkombëtare

    Gjyqtarët kosovarë po tregojnë veten në arenën ndërkombëtare

    Prej disa vitesh, gjyqtarët nga Kosova po shfrytëzojnë mundësitë për të dëshmuar profesionalizmin e tyre në garat ndërkombëtare.

    UEFA i ka besuar gjyqtarit të njohur kosovar, Genc Nuza, drejtimin e një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Evropian U-21.

    Nuza, së bashku me ekipin e tij të gjyqtarëve – Fatlum Berisha, Hekuran Osmani dhe Mentor Ajeti – do të gjykojnë përballjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e vlefshme për kualifikimet e
    Evropianit U-21, i cili do të mbahet pas dy vitesh në Shqipëri dhe Serbi.

    Ata do të ndajnë drejtësi në ndeshjen që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Petar Milloshevski” në Manastir. /ATVLIVE.TV

  • Paga e lartë “djeg” Lewandowskin – Barça nuk rinovon

    Paga e lartë “djeg” Lewandowskin – Barça nuk rinovon

    E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket se po shkon drejt përmbylljes. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin për zgjatjen e kontratës së tij edhe për një vit tjetër, çka do të thotë se sezoni 2024/25 pritet të jetë i fundit për polakun me fanellën blaugrana.

    Shkaku kryesor është paga e lartë e sulmuesit – 26 milionë euro bruto në vit – që e bën atë futbollistin më të paguar të skuadrës. Largimi i tij në verën e ardhshme do t’i jepte Barcelonës më shumë fleksibilitet financiar, në një kohë kur klubi synon të ulë shpenzimet për paga dhe të përforcojë repartet me nevoja më emergjente.

    Drejtori sportiv, Deco është duke punuar në identifikimin e pasuesit të Lewandowskit, në kuadër të një projekti të ri që fokusohet te rinovimi i ofensivës dhe ndërtimi i një skuadre për të ardhmen.

    Edhe pse në moshën 37-vjeçare, Lewandowski vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme: 42 gola dhe 3 asiste në 52 ndeshje sezonin e fundit janë dëshmi e cilësisë së tij të qëndrueshme.

    Megjithatë, drejtuesit e klubit besojnë se është momenti për të kthyer faqen dhe për të investuar te lojtarë më të rinj, që ofrojnë garanci afatgjata.

    Largimi i tij do të shënojë fundin e një epoke te Barça – një periudhë e mbushur me gola, lidership dhe një ndikim të madh brenda dhe jashtë fushës. Klubi po përgatitet për jetën pa yllin polak, ndërsa vetë Lewandowski përballet me sfidën e fundit në aventurën e tij katalanase. /ATVLIVE.TV

  • Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë për shkak të lëndimit

    Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë për shkak të lëndimit

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër Suedisë, e cila zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë në fushë, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Rrahmani nuk mund të luajë, për shkak të një lëndimi të pësuar në sfidën ndaj Zvicrës të premten në Bazel, ka njoftuar kështu Federata e Futbollit të Kosovës.

    Si rrjedhojë, ai është liruar nga grumbullimi dhe është kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor.

    Qëllimi kryesor mbetet rikuperimi i plotë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit, ku “Dardanët” do të përballen me Slloveninë dhe sërish me Suedinë.

    Ndeshja ndaj Suedisë në Prishtinë do të zhvillohet më 8 shtator, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

  • Finlanda me Edon Maxhunin eliminojnë Serbinë nga Eurobasketi

    Finlanda me Edon Maxhunin eliminojnë Serbinë nga Eurobasketi

    Kombëtarja e Finlandës ka shkruar histori në Eurobasket 2026,duke eliminuar Serbinë në 1/8 e finales me rezultat 92:86 për të kaluar në fazën çerekfinale.

    Basketbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e ekipit skandinav Edon Maxhuni luajti për 11 minuta,ku edhe përkundër që nuk arriti të shënonte pikë në këtë përballje arriti që të kontrboujë me 3 kërcime e dy asistime në fitoren e finlandezëve.

    Përndryshe Maxhuni pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij bëri lojë fantastike,dhe se në ndeshjen e ardhshme do të mundohen të luajnë edhe më mirë.

    “Ishim të gatshëm. Jemi përgatitur. Njëjtë kemi bërë edhe në Eurobasketin e kaluar ndaj Kroacisë. Kemi pësuar humbje të vështirë ndaj Gjermanisë. Kështu që e kemi ditur se duhet të jemi mentalisht gati dhe të fitojmë. Kjo ndodhi. Miro Little ka pasur ndeshje të shkëlqyer. A ishte armë e fshehtë pasi nuk luajti më herët kështu? Nuk ka pasur rast ta dëshmojë këtë. Të gjithë lojtarët tanë mund të jenë të rëndësishëm. Ishte momenti i tij dhe e shfrytëzoi shkëlqyeshëm. Shpresoj se në ndeshjen e ardhshme do të jetë i njëjti dhe do të vazhdojmë”

    Kujtojmë që Finlanda në çerekfinale e pret fituesin nga ndeshja Franca-Gjeorgjia që pritet zhvillohet nga ora 14:15.

  • Gjermania çerekfinalistja e rradhës në Eurobasket 2025

    Gjermania çerekfinalistja e rradhës në Eurobasket 2025

    Gjermania ka arritur të bëhet kombëtarja e dytë pas Turqisë që kalon në çerekfinale të Eurobasket 2025,ku eliminoi Portugalinë me rezultat 85:58.

    Pancerët patën një ndeshje tejet të vështirë ku në disa raste portugezët kalonin në epërsi,por në dy periudhat e fundit gjermanët arritën të merrnin kontrollin e lojës dhe në fund nuk lejuan befasi duke triumfuar me 27 pikë epërsi 85:58.

    Më të mirët tek Gjermania ishin Dennis Schröder dhe Franz Wagner që shënuan 16 pikë secili,kurse tek Portugalia ishte Neemias Queta që realizoi 18 pikë e bëri 11 kërcime.

  • Turqia siguron çerekfinalen në Eurobasket 2025,duke mundur me vështirësi Suedinë

    Turqia siguron çerekfinalen në Eurobasket 2025,duke mundur me vështirësi Suedinë

    Kombëtarja e Turqisë ka siguruar fazën çerekfinale në Eurobasket,duke eliminuar me mjaft vështirësi Suedinë me rezultat 85:79.

    Gjatë gjithë takimit suedezët ishin në epërsi,duke i shkaktuar mjaft probleme turqve ku në dy periudhat e para ishin tejet efikas.

    Basketbollisti më i mirë tek Turqia ishte Alperen Sengun me 25 pikë,16 kërcime e 6 asitime,kurse basketbollisti me prejardhje shqiptare Erxhan Osmani ishte ndër më të mirët ku realizoi 14 pikë,13 kërcime e 4 asistime.

    Tek Suedia më i miri ishte Simon Birgander me 14 pikë, 13 kërcime e katër asistime,si dheLudvig Hakanson me 16 pikë e 5 asistime.

  • Bayern Munich synon të transferimin e yllit të Real Madridit Endrick

    Bayern Munich synon të transferimin e yllit të Real Madridit Endrick

    Gjiganti gjerman Bayern Munich,po synon që të gjej pasardhësin për sulmuesin anglez Harry Kane.

    Mediumet spanjolle bëjnë të ditur se bavarezët synojnë që të transferojnë sulmuesin e Real Madrid Endrick,i cili po kërkon një skuadër që mund të gjej sa më shumë minutazhë në lojë.

    Përndryshe tek Bayern Endrick konsiderohet si një lojtar premtues në futbollin botëror,dhe se drejtuesit e kampionëve të Bundesligës e kanë përcjellur gjatë kohës kur 19 vjeçari luante tek Palmeiras.

    Ndërkohë në anën tjetër tek Real Madrid nuk e shohin të mundshme shitjen e Endrick,pasi e konsiderojnë brazilianin si njeriun i cili është pjesë e projektit afatgjatë të “Los Blancos”.

    Kujtojmë që Endrick ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sillet rreth 35 milionë euro.