ATV

Category: Sport

  • UEFA pritet të mbajë një takim të rëndësishëm javën e ardhshme për çështjen e Izraelit

    UEFA pritet të mbajë një takim të rëndësishëm javën e ardhshme për çështjen e Izraelit

    Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, pritet të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme javën e ardhshme, e cila lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit në garat ndërkombëtare.

    Shumë shtete po kërkojnë pezullimin e Izraelit nga aktivitetet ndërkombëtare të futbollit, çka ka shtyrë UEFA-n të organizojë këtë takim urgjent. Lajmin e ka raportuar gazetari i njohur i “The Times”, Martyn Ziegler.

    Po ashtu, raportohet se Spanja po shqyrton mundësinë të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026, në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit.

    Kujtojmë se Izraeli vazhdon të kryejë sulme të ashpra në territorin palestinez, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në skenën ndërkombëtare, përfshirë edhe atë sportive. /ATVLIVE.TV

  • Trajneri i Burnley-it Scott Parker: Armando Broja nuk ka luajtur që një kohë të gjatë.

    Trajneri i Burnley-it Scott Parker: Armando Broja nuk ka luajtur që një kohë të gjatë.

    Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja, nuk e ka nisur në mëyrën më të mirë aventurën tek skuadra angleze Burnley.

    Për këtë ka folur edhe trajneri Scott Parker,i cili thotë se Broja nuk ka luajtur për një kohë dhe se i duhet që të rikthehet në topformë.

    “Shikoni, mendoj se Armando Broja ka nevojë për më shumë punë. Ai s’ka luajtur shumë futboll gajtë dy vjetëve të fundit.”

    Përndryshe Parker shton se sulmuesi kuqezi ka nevojë për më shumë minuta në të gjitha ndeshjet,dhe se duhet punuar shumë në këtë drejtim në mënyrë që Broja të jetë i gatshëm për sfidat e këtij sezoni.

    Kujtojmë që Armando Broja ka bërë vetëm 1 asistim në 2 ndeshjet e zhvilluara për Burnley-in në këtë sezon.

  • William Saliba pranon kontratën e re me gjigantin londinez Arsenal

    William Saliba pranon kontratën e re me gjigantin londinez Arsenal

    Qendërmbrojtësi francez William Saliba,pritet që të mbetet tek gjiganti londinez Arsenal.

    Saliba ka pranuar të nënshkruaj kontratë të re me topçinjtë,dhe marrëveshja në mes palëve pritet të nënshkruhet në ditët në vjim.

    Përndryshe Saliba ka qenë i përfolur për një kalim tek Real Madrid gjatë muajve të kaluara,dhe madje drejtuesit e “Los Blancos”kanë bërë përpjekje për të transferuar francezin në Santiago Bernabeu.

    Megjithatë dyert për një kalim tek Real Madrid pothuajse janë mbyllur,dhe se tifozët e Arsenalit mund të shohin paraqitjet e Salibas edhe në sezonet e ardhshme.

    Kujtojmë që William Saliba ka bërë 51 paraqitje sezonin e kaluar për Arsenalin,ku ekipi i Mikel Artetës përfundoi në pozitën e dytë.

  • Goditje e rëndë për Barcelonën: Gavi jashtë për disa muaj, por premton rikthim më të fortë

    Goditje e rëndë për Barcelonën: Gavi jashtë për disa muaj, por premton rikthim më të fortë

    Barcelona ka marrë një tjetër lajm të hidhur këtë javë. Mesfushori i talentuar, Gavi, do të mungojë për 4-5 muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, i cili rezultoi në gjendje më të rëndë nga sa ishte menduar fillimisht. Operacioni ka qenë i suksesshëm, por periudha e rikuperimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë.

    Ky është një tjetër goditje për 20-vjeçarin, i cili vetëm pak muaj më parë kishte kaluar afro një vit jashtë fushave pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në të njëjtin gju. Megjithatë, lojtari i Barcelonës ka zgjedhur të përçojë optimizëm.

    Në një mesazh në Instagram, Gavi shkroi:
    “Do të kthehem sa herë të jetë e nevojshme për të mbrojtur Barçën dhe popullin tim deri në fund. Një kampion nuk matet në momentet e suksesit, por në forcën për t’u ngritur pas rënies. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen!”

    Mesazhet e ngrohta nuk munguan as nga shokët e tij të ekipit. Lamine Yamal e quajti “luftëtarin e tij” dhe u shpreh i bindur se Gavi do të kthehet edhe më i fortë, ndërsa Alejandro Balde i dërgoi një mesazh mbështetjeje duke e quajtur “vëllai i tij”. Urime të sinqerta erdhën edhe nga ish-shoku i skuadrës, Ousmane Dembele, fitues i Topit të Artë 2025, i cili shkroi: “Shpresoj të shërohesh shpejt që të të shoh sërish duke u argëtuar në fushë. Më mungon!”

    Pavarësisht sfidave, vendosmëria dhe forca e Gavit lënë të kuptohet se rikthimi i tij do të jetë vetëm çështje kohe.

  • Taulant Seferi po shkëlqen në Turqi, drejt Superligës dhe Këpucës së Artë

    Taulant Seferi po shkëlqen në Turqi, drejt Superligës dhe Këpucës së Artë

    Taulant Seferi duket se po gjen më në fund vendin e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë Lindjen e Mesme për të provuar veten në futbollin turk dhe po kalon një moment të artë me skuadrën e Bodrumit.

    Aktualisht, Bodrum renditet i dyti në Ligën e Parë të Turqisë, në zonën e ngjitjes direkte në Superligë, ndërsa Seferi është lideri i ekipit si shënuesi dhe lojtari më i mirë. Në 7 ndeshje kampionat, ai ka realizuar 5 gola, vetëm një më pak se rivali kryesor për Këpucën e Artë, Florent Hasani, ish-sulmues i Tiranës që sot luan për Bolusporin.

    Në ndeshjen e fundit, 28-vjeçari shkëlqeu duke shënuar dopietë në fitoren 2-0 ndaj Van Sporit, duke i dhënë ekipit tre pikë të çmuara.

    Forma e tij e lartë ngre pyetje nëse Seferi do të rikthehet sërish në kombëtare, pasi ftesa e fundit nga Silvinjo daton në Ligën e Kombeve, nëntorin e kaluar.

  • Julian Alvarez:Fokusi duhet të jetë tek derbi me Real Madridin

    Julian Alvarez:Fokusi duhet të jetë tek derbi me Real Madridin

    Sulmuesi Julian Alvarez është shprehur tejet i kënaqur pas fitores së Atletico Madrdid kundër Rayo Vallecanos,ku realizoi hattrick në fitoren 3:2 të ekipit të Diego Simeones.

    Alvarez shton se fitorja ndaj Rayo Vallecanos mund ta shtoj vetëbesimin tek ekipi,dhe duhet punuar më shumë për të vazhduar serinë e fitoreve në ligë.

    Përndryshe Alvarez ka deklaruar se tani fokusi do të jetë tek derbi me Real Madridin,dhe shton se do të bëjnë gjithçka për të fituar ndeshjen ndaj “Los Blancos”.

    “Duhet të pushojmë dhe të përqendrohemi te ndeshja në shtëpi para tifozëve tanë. Do të jetë një shfaqje e shkëlqyer. Do të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët”

    Kujtojmë që Atletico Madrid ka 9 pikë pas 6 ndeshjeve në La Liga,ku ka 2 fitore,3 barazime e 1 humbje.

     

  • Murale spektakolare për Jose Mourinhon në Lisbonë

    Murale spektakolare për Jose Mourinhon në Lisbonë

    Një vepër arti e veçantë i është kushtuar Jose Mourinhos në Portugali. Artisti João Cavalheiro, i njohur me pseudonimin Styler, ka realizuar një murale ku trajneri portugez paraqitet krah shqiponjës, simbolit të klubit Benfica.

    Në këtë krijim, fytyra e Mourinhos është vendosur në plan të parë pranë shqiponjës, ndërsa në sfond shfaqet stadiumi “Da Luz”, shtëpia e klubit. Murali plotësohet edhe me një riprodhim të autografit të “Special One”.

    Ky nuk është homazhi i parë artistik për Mourinhon: në vitin 2021, me rastin e mbërritjes së tij te Roma, artisti Harry Greb e kishte përjetësuar në një murale duke drejtuar një Vespa në lagjen Testaccio.

    Për trajnerin portugez, kjo ka një simbolikë të veçantë, pasi Benfica është klubi ku ai bëri një ndalesë të shkurtër në vitin 2000, duke drejtuar për nëntë ndeshje. Në rikthimin e tij këtë sezon, Mourinho ka nisur mbarë me një fitore dhe një barazim në dy takimet e para.

  • Arbër Hoxha vazhdon me përformanca fantastike

    Arbër Hoxha vazhdon me përformanca fantastike

    Dinamo Zagreb filloi fazën e grupeve të Ligës së Evropës me një fitore të rëndësishme 3-1 në Maksimir ndaj Fenerbahçes.

    Blutë kaluan në avantazh në minutën e 21-të falë golit të Dion Belja, por pesë minuta më vonë Sebastian Szymański barazoi rezultatin. Në minutën e 50-të, Belja shënoi sërish për Dinamon me asistencë nga Arbër Hoxha, ndërsa në minutat shtesë, në të 93-tën, Monsef Bakrar vulosi fitoren për ekipin nga Zagrebi.

    Në fokus ishte performanca e shkëlqyer e Arbër Hoxhës, i cili jo vetëm asistoi në golin vendimtar, por ndikoi gjithashtu në të gjithë lojën e ekipit. Hoxha dhe Belja u bënë protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje të madhe evropiane.

    Media më e madhe kroate, Index.hr, i kushtoi një shkrim të gjatë shqiptarit, duke theksuar formën e tij të lartë dhe rëndësinë që ka marrë në skuadër. Sipas tyre, Hoxha ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit të Dinamos, duke siguruar fitore ndaj rivalit të madh Hajduk Split dhe tashmë ndaj Fenerbahçes me një asist.

    Sulmuesi 26-vjeçar, i cili në fillim të sezonit konsiderohej si një lojtar i kufizuar nga trajneri Mario Kovačević, mori shansin e tij si titullar në ndeshjen kundër Hajdukut dhe u tregua vendimtar duke shënuar gol. Kundër Fenerbahçes ai shtoi edhe një asist dhe konfirmoi se është anësori i majtë më i fortë i Dinamos aktualisht.

    Në këtë ndeshje, Hoxha tregoi një performancë gjithëpërfshirëse duke qenë prezent në çdo pjesë të fushës. Ai fitoi shumë duele, kreu pasime të sakta dhe shfaqi driblimet e tij karakteristike, duke marrë një vlerësim të lartë prej 8.2 nga SofaScore për paraqitjen më të mirë që ka pasur me Dinamon.

    Pavarësisht fillimit të vështirë me minuta të pakta në kampionat, Hoxha arriti të ndryshojë rolin dhe ndikimin e tij në skuadër. Ai sjell energji, shpejtësi dhe vendosmëri në sulm, duke qenë lojtar i rëndësishëm në strategjinë e trajnerit.

    Vetë ish-trajneri Sergej Jakirovic e quajti “raketë” për shkak të shpejtësisë dhe forcës që ofron në krahun e majtë. Verën e kaluar, Dinamo refuzoi një ofertë prej dy milionë eurosh nga Hull City për të dhe tani Hoxha po shpërblen besimin me paraqitje të shkëlqyera dhe rezultate pozitive. /ATVLIVE.TV

  • Carlo Ancelotti:Vendimi i Bayern Munich për të më shkarkuar ishte e pakuptimtë

    Carlo Ancelotti:Vendimi i Bayern Munich për të më shkarkuar ishte e pakuptimtë

    Trajneri i Kombëtares së Brazilit Carlo Ancelotti,ka folur për periudhën që ka kaluar si trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich.

    Ancelotti foli për momentin e shkarkimit nga stoli i bavarezëve pas ndeshjes kundër PSG-së,duke thënë se ishte një vendim i pakuptimtë dhe se ndjen keqardhje për largimin e tij nga Gjermania.

     “E pakuptueshme. Vetëm një sezon më parë kishim dominuar kampionatin, duke mbyllur me 15 pikë diferencë, pesë më shumë sesa arriti Guardiola në dy sezonet e mëparshme. Megjithatë, te Bayern kjo nuk u konsiderua sukses”.

    Përndryshe Ancelotti ka kujtuar edhe fjalët që i kishte thënë Karl Heinz Rummenige atëherë në atë kohë drejtor ekzekutiv i Bayern Munich,duke i thënë se rezultatet nuk ishin të mjaftueshme dhe se duhej më shumë për të arritur qëllimet.

    Kujtojmë që Carlo Ancelloti kishte drejtuar gjigantin gjerman Bayern Munich,ku arriti të fitonte vetëm titullin e Bundesligës në sezonin 2016-17

  • Cole Palmer kërkon shkarkimin e Enzo Marescas nga stoli i Chelsea-it

    Cole Palmer kërkon shkarkimin e Enzo Marescas nga stoli i Chelsea-it

    Ylli i Chelsea-it Cole Palmer është i pakënaqur me punën e trajnerit Enzo Maresca.

    Palmer beson se skuadra nuk po e tregon potencialin e saj pas fitimit të Kupës së Botës për Klube,dhe sulmuesi anglez është duke kërkuar shkarkimin e teknikut italian.

    Përndryshe një nga arsyet e prishjes së marrëdhënieve mes lojtarit dhe trajnerit është për shkak të zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Man United,kjo pasi Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Robert Sanchez me karton të kuq dhe largimi i sulmuesit anglez nga loja ishte e papritur.

    Kujtojmë që në tre ndeshjet e fundit Chelsea ka 1 fitore ndaj Lincoln City në Carabao Cup,kurse pësoi humbje nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve si dhe nga Man United në Premierligë.