ATV

Category: Sport

  • Ndeshje tejet interesante në Premierligën Angleze

    Ndeshje tejet interesante në Premierligën Angleze

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 6-të në Premierligën angleze,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Kampioni aktual Liverpool do të luaj në udhëtim kundër Crystal Palace,ku “The Reds”synon të vazhdojë me fitore ndërsa Crystal Palace synon të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

    Nënkampioni Arsenal poashtu do të luaj në udhëtim kundër Newcastle United,ku londinezët synojnë të rikthehen tek fitorja në Premiership kurse laraskat një fitore do t’i jepte një shtysë drejt daljes nga kriza e rezultateve.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City e pret në shtëpi Burnley-in,teksa Man United,Chelsea dhe Tottenham do të takohen kundër Brentfordit respektivisht Brightonit dhe Wolverhamptonit.

  • Sergio Busquets i jep fund karrierës si futbollist profesionist

    Sergio Busquets i jep fund karrierës si futbollist profesionist

    Mesfushori spanjoll Sergio Busquets,i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

    Busquest ka vendosur që t’i varë këpucët në gozhdë,dhe atë pas përfundimit të kontratës aktuale me Inter Miamin.

    Përndryshe Busquets në një postim të bërë në rrjetet sociale konfirmoi pensionimin,duke e konsideruar karrierën e tij në futboll si një histori mjaft e bukur.

    “Një falënderim i përzemërt të gjithëve dhe futbollit për gjithçka. Do të jeni gjithmonë pjesë e kësaj historie të bukur”

    Kujtojmë që Sergio Busquets ka fituar gjithçka si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës,ku fitoi shumë tituj të La Ligës,Ligën e Kampionëve,Kupën e Mbretit,Superkupën spanjolle,Superkupën e UEFA-së,Kupën e Botës për Klube,si dhe titullin e Kampionit të Botës dhe Evropës me Spanjën

  • Sterling refuzoi Bayernin gjatë verës, zgjodhi familjen dhe qëndrimin në Londër

    Sterling refuzoi Bayernin gjatë verës, zgjodhi familjen dhe qëndrimin në Londër

    Sipas “The Athletic”, Bayern Munich tentoi në minutat e fundit të merkatos verore të transferonte Raheem Sterling, por sulmuesi anglez vendosi të qëndrojë në Londër për arsye familjare.

    Ideja për ta sjellë 33-vjeçarin në Bavari erdhi nga trajneri Vincent Kompany, i cili dëshironte të ribashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester City.

    Megjithatë, Sterling refuzoi ofertën duke vënë përpara stabilitetin e partneres dhe fëmijëve të tij, tashmë të vendosur në Londër. Një aventurë e shkurtër në Gjermani, pa garanci për minuta të rregullta, nuk e bindi sulmuesin.

    Si pasojë, ai ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Enzo Maresca te Chelsea, ku është përfshirë në të ashtuquajturin “skuadra e bombës” – lista e lojtarëve të padëshiruar të klubit londinez.

  • Liridon Leci zyrtarisht merr drejtimin e Lirisë

    Liridon Leci zyrtarisht merr drejtimin e Lirisë

    Pas shkarkimit të trajnerit Klodian Duro gjatë ditës së djeshme, sot ekipi Liria ka zyrtarizuar Liridon Lecin trajner të ekipit.

    Njoftimi i klubit:

    Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.

    Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!

    Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

    Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë.

  • PSG synon transferimin e Marcus Rashford verën e ardhshme

    PSG synon transferimin e Marcus Rashford verën e ardhshme

    Kampioni i Francës dhe i Evropës PSG,po synon që të forcojë edhe më tutje repartin e sulmit.

    Tani gjiganti francez po synon të transferojë sulmuesin anglez Marcus Rashford,i cili aktualisht është në huazim tek gjiganti katalunas Barcelona nga Manchester United.

    Përndryshe PSG po synon t’i ofrojë Manchester United rreth 45 milionë euro,shumë e cila mund t’i bind drejtuesit e “Djajve të Kuq”për ta lënë të lirë Rashfordin të kalojë në Parkun e Princave.

    Ndërkaq në anën tjetër Barcelona është duke bërë përpjekje që të blejë kartonin e Rashford-it verën e ardhshme,teksa mbetet të shihet në ditët në vijim se nëse një gjë e tillë do të realizohet.

    Kujtojmë që Marcus Rashford është i huazuar tek Barcelona der në fund të sezonit,ku në 6 ndeshje ka arritur të realizoj vetëm 2 gola kundër Neëcastle United në Ligën e Kampionëve.

  • Mbyllen 4 ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligë

    Mbyllen 4 ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligë

    Mesjava ka sjellë xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.

    Ndeshjet e orës 15:00 kan përfunduar dhe tek secila prej tyre kemi fitues.

    Në 4 ndeshje u shënuan gjithsej 11 gola, kjo tregon intensitetin dhe forcën e skuadrave kosovre.

    Llapi ndonëse ishte duke fituar 1-0 ndaj Dukagjinit, pësoi humbje në fund me rezultat 3-1. Te Dukagjini shënoi Dienit Isufi , Altin Merlaku dhe Iljasa Zylfiu. Ndërsa golin e vetëm për Llapi e shënoi Axel Gnapi.

    Me të njejtin rezultat dhe ecuri loje edhe Malisheva e mposhti Ferizajn 3-1. Te Malisheva shënoi Arlind Veliu, Diatta dhe Altin veliu, ndërsa te Ferizaj Ardit Iljazi.

    Ballkani e fitoi derbin kundër Dritës në Suharekë, me rezultat 2-0. Për ekipin e Suharekës shënoi Hamidi dhe autogol Krasniqi.

    Drenica fitoi me rezultat minimal kundër Gjilanit në Gjilan 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Genc Hamiti.

    Pas këtyre rezultateve, Dukagjini kryeson në tabelë, i ndjekur nga Ballkani e Drenica në vendin e trëtë. Vendin e katërt e mban për momëntin Prishtina, të pestin Gjilani, të gjashtin Malisheva, të shtatin Prishtina e Re, të tëtin Ferizaj, nëntë Drita dhe vendin e fundit Llapi.

    Kujtojmë se derbi i kryeqytetit Prishtina – Prishtina e Re fillon nga ora 20:15, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /ATVLIVE.TV

  • Rayan Cherki rikthehet tek Man.City pas lëndimit që e la jashtë fushave të gjelbërta.

    Rayan Cherki rikthehet tek Man.City pas lëndimit që e la jashtë fushave të gjelbërta.

    Manchester City ka marrur lajme të mira gjatë këtyre ditëve të fundit.

    Një ndër yjet e “Citizens”Rayan Cherki mund të jetë në dispozicion të skuadrës në ndeshjet e rradhës,duke lënë një lëndim muskulor që e la jshtë fushave të gjelbërta para ca kohësh.

    Përndryshe mediumi francez “L’Equipe”ekzaminimet e fundit treguan se gjendja e Cherkit është përmirësuar,dhe se francezi ka nisur stërvitjet për t’u rikthyer në aksion para ndeshjes të cilën Man.City e zhvillon në Ligën e Kampionëve kundër Monacos më 1 tetor,e më pas kundër Brentford-it në Premierligë më 5 tetor.

    Kujtojmë që Rayan Cherki u transferua tek Manchester City për 36 milionë euro plus 6 milionë euro bonuse nga Olympique Lyon,por ka bërë vetëm 2 paraqitje deri më tani duke shënuar 1 gol.

  • Gol në debutim, kontratë deri në 2028 – Liverpool i beson yllit 17-vjeçar

    Gol në debutim, kontratë deri në 2028 – Liverpool i beson yllit 17-vjeçar

    Rio Ngumoha ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Liverpoolin, duke u lidhur me klubin deri në vitin 2028.

    17-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më premtuese të momentit dhe tashmë ka zhvilluar pesë ndeshje me ekipin e parë të “The Reds”.

    Sulmuesi anglez bëri debutimin e tij kundër Newcastle United, ku jo vetëm që u inkuadrua në minutën e 90+6, por edhe shënoi golin vendimtar në minutën e 90+10, duke i siguruar tre pikët për The Reds.

    Ngumoha ishte aktiv edhe javën e kaluar në përballjen ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve. /ATVLIVE.TV

  • Hugo Ekitike mund të përballet me masa disiplinore nga Liverpool

    Hugo Ekitike mund të përballet me masa disiplinore nga Liverpool

    Sulmuesi francez Hugo Ekitike mund të përballet më një dënim nga gjiganti anglez Liverpool,kjo për shkak të gjestit të bërë në ndeshjen kundër Southamptonit.

    Ekitike shënoi golin e fitores për “The Reds”që ia mundësoi kalimin në raundin tjetër të Carabao Cup,por festimi i francezit duke hequr i kushtoi me karton të kuq duke e lënë Liverpool-in me një lojtar më pak.

    Përndryshe mediumi anglez “Daily Mail”bën të ditur se Ekitike mund të merrë një gjobë ekuivalente në rrogë,duke përfshirë një shumë prej 500 mijë euro bruto apo rreth 255 mijë euro neto.

    Natyrisht se ky dënim është një përkujtim për Ekitiken,duke ia bërë me dije për disiplinën që duhet të jetë tek klubi anglez.

    Kujtojmë që Hugo Ekitike në 6 ndeshjet e para për Liverpoolin ka shënuar 8 gola,duke dhuruar një start tejet premtues.

  • Ronaldo: Neymar mbetet i pazëvendësueshëm për Brazilin në Botërorin 2026

    Ronaldo: Neymar mbetet i pazëvendësueshëm për Brazilin në Botërorin 2026

    Ronaldo ka theksuar se Neymar vazhdon të jetë një lojtar vendimtar për Kombëtaren e Brazilit, pavarësisht sfidave dhe dëmtimeve që ka kaluar së fundmi.

    Sulmuesi 33-vjeçar është diagnostikuar me një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë dhe më 20 shtator u raportua se do të mungojë të paktën për një muaj. Neymar nuk ka luajtur me Brazilin që prej vitit 2023 dhe nuk është përfshirë as në listën e trajnerit Carlo Ancelotti për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

    Megjithatë, Ronaldo ka dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje për të:
    “Ai është një lojtar kyç për kombëtaren. Nuk kemi asnjë tjetër si Neymar. Shpresojmë të jetë 100% gati për Kupën e Botës,” u shpreh legjenda braziliane.

    Pavarësisht dyshimeve rreth formës dhe rikuperimit të tij, Ronaldo beson se roli i Neymarit mbetet i pazëvendësueshëm në misionin e Brazilit për t’u rikthyer në majën e futbollit botëror në vitin 2026.