ATV

Category: Sport

  • Axel Gnapi “Ylli i Javës”për Xhiron e 7-Të në Albi Mall Superligë

    Axel Gnapi “Ylli i Javës”për Xhiron e 7-Të në Albi Mall Superligë

    Sulmuesi Axel Gnapi është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 7-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Gnapi ishte lojtari kryesor tek Llapi në fitoren 4:1 kundër Gjilanit,ku 24 vjeçari arriti të realizoj dy gola.

    Përndryshe Gnapi foli pas fitimit të këtij çmimi,duke vlerësuar fitoren e Llapit si mjaft të rëndësishme.

    “Pas shumë punës që kemi bërë, tani kemi një atmosferë shumë të mirë në ekip. Çdo lojtar dhe çdo anëtar i ekipit po e mban këtë atmosferë pozitive. Edhe në humbjet që i kemi pësuar kemi qëndruar bashkë dhe kemi diskutuar për problemet, si dhe çka kemi mundur të bëjmë më mirë që të na vijnë rezultatet. Fillimisht, për skuadrën më duhet të them se kemi cilësi dhe potencial, andaj shpresoj për më të mirën. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë. Ndërsa për çmimin “Ylli i Javës”, dua të falënderoj shokët e skuadrës, sepse dje kemi luajtur si një familje. Uroj të fitoj edhe shumë shpërblime të tjera”

    Kujtojmë që Llapi shënoi fitoren e parë në Albi Mall Superligë me rezultat 4:1 kundër Gjilanit,ku pas 7 xhirosh ka 6 pikë në pozitën e 8-të në tabelë.

  • Albian Hajdari zgjedhë Kombëtaren e Kosovës

    Albian Hajdari zgjedhë Kombëtaren e Kosovës

    Qendërmbrojtësi i skuadrës gjermane Hoffenheim Albian Hajdari,ka zgjedhur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës.

    Sipas gazetës zvicrane Blick Hajdari ka vendosur që të mbrojë ngjyrat e Kosovës,duke refuzuar përfundimisht Kombëtaren e Zvicrës.

    Përndryshe Hajdari pritet që të ftohet nga selektori Franco Foda për ndeshjet e tetorit,ku kombëtarja e Kosovës së pari do të luaj kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”teksa tre ditë më vonë në udhëtim kundër Suedisë në stadiumin Ullevi në Goteborg.

    Kujtojmë që Albian Hajdari bëhet futbollisti i rradhës që pranon të luaj për Kombëtaren e Kosovës,dhe atë pas Leon Avdullahut që pranoi ftesën e “Dardanëve”në muajin shtator.

  • PSG nuk do ta vë në shitje Joao Neves

    PSG nuk do ta vë në shitje Joao Neves

    Gjiganti francez PSG nuk e ka ndërmend që ta vë në shitje mesfushorin Joao Neves.

    Portugezi po kërkohet nga klubi anglez Manchester City,i cili e sheh si një partner ideal me Rodrin në mesfushë,por PSG e konsideron si pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe se një largim i Neves është pothuajse e pamundur.

    Përndryshe vlera aktuale e Joao Neves në tregun e transferimeve është 80 milionë euro,dhe pritet që në muajt në vazhdim interesimi për 21 vjeçarin të shtohet edhe më shumë.

    Kujtojmë që Joao Neves në 11 ndeshje të zhvilluara për PSG ka shënuar 5 gola e bëri 1 asistim,teksa u rendit i 19-ti në listën për Topin e Artë 2025 ku fitues u shpallë bashkëlojtari i tij Ousmanne Dembele.

  • UEFA mohon pezullimin e Izraelit nga garat, por presioni politik po rritet

    UEFA mohon pezullimin e Izraelit nga garat, por presioni politik po rritet

    UEFA ka siguruar Federatën e Futbollit të Izraelit se këtë javë nuk do të ketë mbledhje për të diskutuar pezullimin e tyre nga garat ndërkombëtare, pavarësisht raportimeve të fundit që qarkulluan në media.

    Letra e UEFA-s drejtuar federatës izraelite vjen pas lajmeve të publikuara nga The Times, sipas të cilave Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritej të mblidhej për të vendosur mbi ndalimin e mundshëm të Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Megjithatë, burime pranë organizatës evropiane kanë mohuar se ekziston një plan i tillë për këtë javë.

    Në të njëjtën kohë, presioni ndaj UEFA-s dhe FIFA-s po rritet. Organizata ndërkombëtare dhe figura politike kanë kërkuar që futbolli izraelit të përballet me masa ndëshkuese, duke përmendur edhe mundësinë e pezullimit nga garat, njësoj siç ndodhi më parë me Rusinë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

    Federata e Futbollit të Izraelit ka theksuar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për pezullim dhe se skuadra kombëtare është e fokusuar në ndeshjet e ardhshme kualifikuese ndaj Norvegjisë dhe Italisë.

    Për momentin, UEFA nuk ka dalë me një deklaratë publike, por tema mbetet e hapur dhe mund të rikthehet në diskutim në mbledhjet e ardhshme.

  • Arbër Hoxha shkëlqen me gol e asist, por lëndimi e ndal në gjysmë

    Arbër Hoxha shkëlqen me gol e asist, por lëndimi e ndal në gjysmë

    Arbër Hoxha vazhdon të jetë një nga lojtarët më në formë të Dinamos së Zagrebit, por fati nuk i buzëqeshi pas ndeshjes së fundit ndaj Slaven Belupos në Superligën e Kroacisë.

    Anësori shqiptar ishte protagonist absolut në pjesën e parë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, por u detyrua të largohej nga fusha pas 45 minutave të para për shkak të një lëndimi.
    Trajneri i Dinamos, Sergej Kovacevic, konfirmoi pas ndeshjes se bëhet fjalë për një problem fizik, megjithatë nuk dihet ende shkalla e lëndimit.

    “Arbëri po bën shumë mirë, ka përmbushur pritshmëritë e mia dhe jam i kënaqur me të. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh tekniku.

    Forma e Hoxhës ka qenë mbresëlënëse kohëve të fundit, duke spikatur edhe në fitoren e madhe kundër Fenerbahces në Ligën e Evropës. Ky nivel i lojës është një lajm i shkëlqyer edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila në tetor përballet me Serbinë në një sfidë vendimtare për kualifikueset e Botërorit

  • Bernardo Silva drejt ndarjes me Manchester Cityn – mes Arabisë Saudite, Juventusit dhe Barcelonës

    Bernardo Silva drejt ndarjes me Manchester Cityn – mes Arabisë Saudite, Juventusit dhe Barcelonës

    Bernardo Silva ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn dhe gjithçka tregon se ky mund të jetë sezoni i fundit i mesfushorit portugez me kampionët e Anglisë.

    Pas një dekade të lavdishme në futbollin evropian dhe një roli të pazëvendësueshëm në sukseset e Cityt, 31-vjeçari po shqyrton opsionet e reja për të ardhmen.

    Arabia Saudite ka rindezur interesin e madh për Silvën, duke qenë gati t’i ofrojë një kontratë katërvjeçare me kushte të jashtëzakonshme financiare. Bisedimet kanë nisur muaj më parë, dhe shembujt e transferimeve të tjera të bujshme e bëjnë këtë pistë reale.

    Nga ana tjetër, Juventusi është duke ndjekur nga afër situatën, duke shpresuar që ta sigurojë lojtarin si agjent të lirë në fund të sezonit. Edhe Barcelona vazhdon të shihet si një opsion i fortë, ndërsa vetë Silva ka shprehur shpesh dëshirën për një rikthim te Benfica, klubi i zemrës së tij.

    Manchester City mbetet i ndërgjegjshëm për vlerën e tij në skuadrën e Pep Guardiolës, por gjithnjë e më shumë duket se koha e Bernardo Silvës në Etihad po i afrohet fundit.

  • Ardian Nuhiu largohet nga posti i trajnerit të Gjilanit

    Ardian Nuhiu largohet nga posti i trajnerit të Gjilanit

    Ardian Nuhiu është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Gjilanit .

    Të dyja palët kanë arritur marrëveshje për përfundimin e bashkëpunimit,dhe kjo pas humbjes 4:1 kundër Llapit në xhiron e 7-të në Albi Mall Superligë.

    Përndryshe edhe SC Gjilani e ka konfirmuar largimin e Nuhiut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,duke e falenderuar për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen.

    “Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.”

    Kujtojmë që SC Gjilani gjendet në pozitën e 7-të në Albi Mall Superligë me vetëm 7 pikë dhe atë pas 7 xhirove.

  • Zyrtare: Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj

    Zyrtare: Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj

    Pas përfundimit të ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, FC Ferizaj ka njoftuar se kryetrajneri Arsim Abazi dhe stafi i tij kanë dhënë dorëheqje nga detyrat e tyre në klub.

    Në një deklaratë zyrtare, klubi ka bërë të ditur se presidenti Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv Genc Hyseni e kanë pranuar dorëheqjen, megjithëse mbështetja ndaj trajnerit dhe stafit të tij ka qenë e palëkundur gjatë gjithë mandatit të tyre.

    “FC Ferizaj e falënderon kryetrajnerin Arsim Abazi dhe stafin e tij për kontributin e tyre të çmuar. Me të në krye, klubi arriti të rikthehej në Superligë dhe ishte pretendent serioz për një vend në garat evropiane,” thuhet në komunikatën e klubit.

    Klubi gjithashtu ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Abazi, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së FC Ferizaj.

    “I urojmë trajnerit Abazi shumë shëndet dhe suksese në karrierën e tij të mëtejme,” përfundon njoftimi.

    Aktualisht nuk është bërë e ditur se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa pritet që drejtuesit e klubit të reagojnë në ditët në vijim me emërimin e trajnerit të ri./ATVLIVE.TV

  • Arsenali merr një fitore të rëndësishme kundër Newcastle United

    Arsenali merr një fitore të rëndësishme kundër Newcastle United

    Në xhiron e gjashtë të Ligës Angleze, ekipi i Arsenalit ka marr një fitore të rëndësishme me përmbysje kundër Newcastle United.

    Ndeshja u zhvillua me shumë tensione. Në minutën 18’ Arsenalit nuk i’u akordua një penallti pavarësisht kontaktit të portierit Nick Pope drejt sulmuesit Gyokeres.

    Në momentin më të mirë të tyre, Newcastle krijoi një aksion të shpejtë – ku Nick Woltmade realizoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e 34’.

    Pjesa e dytë vazhdoi me aksione të pafunda ku “Topçinjtë” gjetën rrjetën me anë të Mikel Merino në minutën e 84’.

    Ndërsa hero i Arsenalit në këtë fitore kaq të madhe u bë mbrojtësi Gabriel i cili i dha epërsinë ekipit të tij dhe tri pikë të rëndësishme.

    Me këtë fitore ekipi i Mikel Arteta shkon në kuotën e 13 pikëve dhe zë pozitën e dytë në Ligën Angleze, derisa Neëcastle zë pozitën e 15-të me gjashtë pike. /ATVLIVE.TV

  • Llapi shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina deklason Ferizajn në udhëtim

    Llapi shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina deklason Ferizajn në udhëtim

    Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 7-të në Albi Mall Superligë.

    Skuadra e Llapit shënoj fitoren e parë,duke mundur Gjilanin me rezultat 4:1.

    Axel Gnapi shënoi dy gola në minutat 3 dhe 49,teksa golat e tjerë për ekipin nga Podujeva i shënuan Liridon Peci dhe Arbnor Ramadani,kurse golin e vëtëm për Gjilanin  e shënoi Almir Aganspahić.

    Prishtina në anën tjetër shënoi fitore të thellë,ku në udhëtim deklasoi skuadrën e Ferizajt 5:0 me golat e Mujës,Ilievskit,Zeqirit,Baftiut dhe Ahmetit.

    Ndeshja Ferizaj-Prishtina u nis disa minuta më vonë,kjo pasi tifozët e të dyja skuadrave patën përleshje jashtë tribunave të stadiumit të qytetit të Ferizajt.

    Drita arriti të shënoj fitore të rëndësishme,duke mundur Dukagjinin 3:1,dhe kështu ekipi gjilanas bën ngritje në tabelë teksa Dukagjini humb pozitën e liderit.

    Në ndeshjet e tjera Ballkani mundi Prishtinën e Re 3:0 në udhëtim,kurse Malisheva mundi si mysafir Drenicën 4:3