ATV

Category: Sport

  • Dani Carvajal suspendohet me dy ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve

    Dani Carvajal suspendohet me dy ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve

    Real Madrid ka marrë një lajm jo të mirë gjatë ditës së martë.

    Një ndër yjet e “Los Blancos”Dani Carvajal është suspenduar për dy ndeshje në Ligën e Kampionëve,kjo për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Olympique Marseille.

    Përndryshe Carvajal nuk do të mund të luaj kundër Kairat Almaty-it në udhëtim,dhe madje edhe kundër Juventusit më 22 tetor në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions.

    Megjithëkëtë për Caravajal ky suspendim nuk do të vlejë për ndeshjet e tjera,kjo edhe për faktin që spanjolli është jashtë fushave të gjelbërta për shkak të një lëndimi që pësoi në derbi kundër Atletico Madrid-it.

    Kujtojmë që Dani Carvajal deri më tani për Real Madridin ka bërë vetëm 7 paraqitje në të gjitha garat.

  • Skandal në volejboll: Drita gjobitet për aktivizimin e lojtare së huaj pa të drejtë loje

    Skandal në volejboll: Drita gjobitet për aktivizimin e lojtare së huaj pa të drejtë loje

    Skuadra e volejbollit Drita është gjobitur me 250 euro nga Federata e Volejbollit të Kosovës për shkak të aktivizimit të një lojtareje të huaj pa të drejtë loje.

    Ndeshja e zhvilluar ndaj Fer Volley, e fituar në fushë nga ferizajaset me rezultat 3:1, është regjistruar zyrtarisht me shifrat 3:0 në tavolinë në favor të Fer Volley.

    Sipas rregullores ndërkombëtare të FIVB, klubi që aktivizon një lojtare të huaj pa përfunduar procedurën e Certifikatës Ndërkombëtare të Transferimit (ITC) duhet të gjobitet deri në 30 mijë euro. Por në këtë rast, Komesari i Garave, Fadil Lumi, vendosi një gjobë shumë më të ulët – vetëm 250 euro.

    Nga Fer Volley kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), duke theksuar se rregullorja nuk është respektuar siç duhet.

    “Pavarësisht vërejtjeve të delegatit se lojtarja nuk kishte të drejtë loje, Drita vendosi ta aktivizonte. Pas ankesës sonë dhe raportit të delegatit, FVK mori vendim që ndeshja të regjistrohet 0:3 në favorin tonë”, thuhet në reagimin e klubit nga Ferizaj.

  • Victor Wembanyama rritet edhe më shumë, francezi tashmë 2.23 metra i gjatë

    Victor Wembanyama rritet edhe më shumë, francezi tashmë 2.23 metra i gjatë

    Ylli francez i basketbollit, Victor Wembanyama, vazhdon të befasojë botën sportive me zhvillimin e tij fizik.

    Në konferencën për shtyp të organizuar nga San Antonio Spurs para fillimit të sezonit të ri në NBA, u konfirmua se 21-vjeçari ka arritur lartësinë prej 2.23.5 metrash, rreth 2.5 centimetra më shumë se vitin e kaluar.

    Sezoni i kaluar për të u shoqërua me disa probleme fizike, por Spurs kishin paralajmëruar se trupi i tij ishte ende në zhvillim. Tashmë, dëmtimi i shpatullës i përket së kaluarës dhe Wembanyama është gati për sezonin e ri.

    “Kam punuar shumë me trupin tim. Nuk ka më vend për përparim fizikisht, sepse mendoj se kam arritur maksimumin. Tani është koha të luaj basketboll,” u shpreh gjiganti francez.

    Para lëndimit, ai zhvilloi 46 ndeshje, duke regjistruar mesatarisht 24.3 pikë, 11 kërcime dhe 3.8 bllokime për ndeshje, statistika që e renditën mes lojtarëve më dominues të NBA-së.

    Në prag të sezonit të ri, pritshmëritë për Wembanyaman dhe Spurs janë jashtëzakonisht të larta, ndërsa tifozët shpresojnë se francezi do të shkëlqejë edhe më shumë.

  • Julian Alvarez :Ishte sfidë personale kalimi tek Atletico Madrid

    Julian Alvarez :Ishte sfidë personale kalimi tek Atletico Madrid

    Sulmuesi Julian Alvarez ka folur për transferimin e tij tek Atletico Madrid ngaManchester City.

    Alvarez ka përmendur edhe arsyet e kalimit të tij në Wanda Metropolitano,duke thënë se kjo është një sfidë personale për të në karrierë.

    “Ishte një sfidë personale. Doja një ambient që të më ofronte më shumë hapësirë për t’u zhvilluar dhe për të gjetur versionin më të mirë të vetes. Kjo ishte arsyeja pse mora këtë vendim. Tani duhet të vazhdoj përpara dhe të fitoj trofe këtu”

    Përndryshe Alvarez kur u pyet për largimin nga Manchester City dhe për shanset për të fituar pak trofe thotë se nuk janë zbehur aspak,dhe se shton se ka ende rrugë për tu rritur në aspektin profesional.

    Kujtojmë që Julian Alvarez në 10 ndeshje deri më tani për Atletico Madrid-in ka shënuar 6 gola e bëri 2 asistime.

  • Malisheva rikthen në Superligë mesfushorin argjentinas Agustin Rojas

    Malisheva rikthen në Superligë mesfushorin argjentinas Agustin Rojas

    Malisheva ka vazhduar me përforcime edhe pas nisjes së sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Skuadra bardhekaltër ka arritur të rikthejë në futbollin kosovar mesfushorin ofensiv, Agustin Rojas.

    Fantazisti argjentinas, i njohur ndryshe si “Tuco”, sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës së Re, ku u dallua si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ai është formuar te klubi Racing në Argjentinë dhe më parë ka luajtur edhe në Superioren e Shqipërisë me Erzenin.

    FC Malisheva e ka mirëpritur me entuziazëm ardhjen e tij, duke theksuar se Rojas do të shtojë edhe më shumë cilësi dhe kreativitet në mesfushën e skuadrës.

  • William Saliba rinovon kontratë me Arsenalin: “Ndjehem si në shtëpi”

    William Saliba rinovon kontratë me Arsenalin: “Ndjehem si në shtëpi”

    Mbrojtësi francez, William Saliba, është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Arsenalit nën drejtimin e Mikel Artetës.

    Forma e tij mbresëlënëse në vitet e fundit e ka bërë atë një figurë të pazëvendësueshme në prapavijën e “topçinjve”.

    Sot, Saliba ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me klubin londinez edhe për 5 vite të tjera, duke konfirmuar besnikërinë ndaj skuadrës ku është rritur si futbollist.

    Pas firmosjes së kontratës së re, francezi u shpreh i entuziazmuar:

    “Ndjehem krenar për veten time. Nënshkrova për herë të parë në vitin 2019 dhe tani, pas kaq vitesh, jam ende këtu për të zgjatur kontratën. Ndjehem si në shtëpi. Është vendi më i mirë ku mund të jem. Shijoj çdo ditë që kam mundësinë të vesh këtë fanellë.”

    Që prej ardhjes së tij në vitin 2019, Saliba ka grumbulluar 140 paraqitje me Arsenalin, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 3 asistime. /ATVLIVE.TV

  • Genc Nuza ndan përsëri drejtësinë në garat evropiane

    Genc Nuza ndan përsëri drejtësinë në garat evropiane

    UEFA edhe një herë ka vendosur t’ia besojë drejtësinë në fushë gjyqtarit kosovar Genc Nuza.

    Ai do të jetë referi kryesor në përballjen e fazës së ligës në Ligën e Konferencës mes skuadrës zvicerane të Lozanës dhe asaj islandeze Breidablik.

    Ky delegim është një tjetër dëshmi se shtëpia e futbollit evropian po e sheh shtatë herë gjyqtarin më të mirë në Kosovë si një gjyqtar konstant dhe të besueshëm në nivelet e larta.

    Në krah të Nuzës do të jenë asistentët e tij të përhershëm, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha.

    Në dhomën e VAR-it është caktuar Dardan Çaka, ndërsa në AVAR do të jetë Visar Kastrati.

    Gjyqtar i katërt është caktuar Erdall Zasella.

    Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 18:45. /ATVLIVE.TV

  • Dy shqiptarë shkëlqejnë në formacionin e javës në kampionatin kroat

    Dy shqiptarë shkëlqejnë në formacionin e javës në kampionatin kroat

    Kampionati kroat i futbollit këtë javë ka pasur një prani të ndjeshme shqiptare, teksa dy lojtarë nga Shqipëria janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës, falë paraqitjeve të shkëlqyera me ekipet e tyre përkatëse.

    Arbër Hoxha, anësori i talentuar i Dinamos së Zagrebit dhe njëkohësisht pjesë e Kombëtares shqiptare, ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren bindëse 4-1 ndaj Slaven Belupos. Me një asist të saktë dhe një gol të realizuar, 26 vjeçari tregoi edhe një herë formën e tij të lartë dhe rëndësinë që ka për skuadrën kryeqytetase. Performanca e tij nuk kaloi pa u vlerësuar nga analistët sportivë në Kroaci, të cilët e përfshinë në formacionin e javës, duke i dhënë një notë të lartë, 8.6, që pasqyron ndikimin e tij në lojë.

    Ndërkohë, edhe Adrion Pajaziti, një tjetër lojtar shqiptar që po shkëlqen në elitën e futbollit kroat, u dallua këtë javë me një paraqitje solide për Hajduk Split në ndeshjen kundër Lokomotivës së Zagrebit, e cila përfundoi me fitoren 2-0 për ekipin nga Spliti. 22 vjeçari u shqua për shpirtin luftarak dhe kontributin e tij në ndërtimin e aksioneve sulmuese, duke ndihmuar skuadrën që të sigurojë tri pikët e plota dhe të mbajë ritmin në garën për vendet e para në tabelë.

    Prania e dy futbollistëve shqiptarë në formacionin e javës jo vetëm që është një tregues i rritjes së tyre si individë, por edhe një lajm pozitiv për përfaqësuesen shqiptare, e cila do të ketë në dispozicion lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare dhe në formë të lartë për sfidat e ardhshme. /ATVLIVE.TV

  • Rahoveci detyrohet të luaj të dy ndeshjet evropiane jashtë vendit

    Rahoveci detyrohet të luaj të dy ndeshjet evropiane jashtë vendit

    Në vendin tonë për arsye të zgjedhjeve, qofshin ato nacionale apo lokale, palestrat sportive përdoren si qendra të votimit, krahas shkollave.

    Për këtë arsye, klubi i hendbollit Rahoveci është i detyruar që ndeshjet ndërkombëtare t’i zhvillojë jashtë vendit.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    Për shkak të zgjedhjeve, nga nesër Palestra Mizahir Isma kalon në menaxhim të KQZ-së, rrjedhimisht, nuk mund të zhvillohet asnjë ndeshje aty.

    Për pasojë, jemi të detyruar që të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu Dudelange, në kuadër të garave europiane, t’i zhvillojmë në Luksemburg.

    Për detajet tjera të ndeshjes, ju njoftojmë me kohë.

  • Milano jep dritën jeshile për shitjen e San Siros: Milani dhe Interi mund të ndërtojnë stadiumin e ri

    Milano jep dritën jeshile për shitjen e San Siros: Milani dhe Interi mund të ndërtojnë stadiumin e ri

    Këshilli i Qytetit të Milanos ka miratuar propozimin për shitjen e stadiumit San Siro dhe tokës përreth dy klubeve të qytetit, Milanit dhe Interit, duke i hapur rrugë projektit për ndërtimin e një stadiumi të ri modern.

    Votimi u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së martës, pas një seance maratonike që kishte nisur të hënën në mbrëmje. Vendimi kaloi me 24 vota pro dhe 20 kundër, ndërsa partia Forza Italia abstenoi, duke ulur pragun për shumicë të thjeshtë dhe duke mundësuar miratimin e propozimit.

    Projekti, i vlerësuar në 1.2 miliardë euro, synon jo vetëm ndërtimin e një stadiumi të ri privat, por edhe rigjenerimin urban të zonës përreth, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    Debati ishte i ashpër, me ndarje brenda partive politike. Disa anëtarë të Partisë Demokratike votuan pro, ndërsa të tjerë kritikuan publikisht presidentët e dy klubeve, Beppe Marotta (Inter) dhe Paolo Scaroni (Milan). Një nga këshilltarët madje i cilësoi ata si “të lashtë”, duke reaguar ndaj deklaratave të tyre për politikën.

    Ndryshime të rëndësishme u përfshinë në versionin përfundimtar të marrëveshjes, përfshirë kriteret e aksesueshmërisë dhe qëndrueshmërisë, për t’u përshtatur me standardet e projektit të ri.

    Ky vendim përfundimisht i jep fund dekadave të pasigurisë mbi të ardhmen e San Siros, duke hapur rrugën që Milani dhe Interi të ndërtojnë një arenë moderne në vendin historik ku ndajnë shtëpinë e tyre prej më shumë se gjysmë shekulli. /ATVLIVE.TV