ATV

Category: Sport

  • FIFA merr vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri: Stadiumi i Leskovcit pjesërisht i mbyllur

    FIFA merr vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri: Stadiumi i Leskovcit pjesërisht i mbyllur

    FIFA ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket pranisë së tifozëve në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Komisioni Disiplinor i shtëpisë botërore të futbollit ka vendosur të ndëshkojë Federatën Serbe të Futbollit me mbylljen e pjesshme të stadiumit të Leskovcit, ku do të luhet kjo ndeshje. Vendimi vjen si pasojë e incidenteve dhe trazirave të ndodhura në Beograd muajin e kaluar, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë.

    Sipas raportimeve të mediumit serb “Sportklub”, në këtë përballje do të lejohen vetëm 6,500 tifozë, nga gjithsej 8,136 vende që ka stadiumi i Leskovcit – që do të thotë se 20% e kapacitetit do të mbetet i mbyllur për publikun.

    Përveç këtij dënimi, Federata Serbe është gjobitur edhe me 80 mijë franga zvicerane.

    Fillimisht, ishte vetë Federata Serbe ajo që kishte kërkuar zhvendosjen e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc, për shkak të situatës së tensionuar politike dhe protestave të vazhdueshme në kryeqytet.

    FIFA gjithashtu e ka paralajmëruar Serbinë për masa më të rënda në rast të ndonjë incidenti tjetër gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë.

    Takimi në Leskovc shihet si një ndeshje vendimtare për fatin e të dyja kombëtareve në grup. Në sfidën e parë të zhvilluar në Tiranë, Shqipëria dhe Serbia u ndanë me barazim, ndërsa tani gara për vendin e dytë – që siguron një biletë për në fazën “play-off” – është më e hapur se kurrë. /ATVLIVE.TV

  • Sonte rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve!

    Sonte rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve!

    Xhiroja e dytë e fazës së grupeve sjell përballje të forta dhe emocione të garantuara në arenën më të madhe të futbollit evropian.

    Real Madrid ka përshkuar një udhëtim të gjatë tetëorësh drejt Kazakistanit, ku do të përballet me Kairat Almaty. Pas humbjes së rëndë në derbi ndaj Atletico Madridit, “Los Blancos” kërkojnë rikthimin te fitorja në Evropë.

    Në garë për pikët e plota është edhe Interi, që në “San Siro” pret Slavia Pragën. Nënkampionët e Evropës synojnë të vazhdojnë formën pozitive dhe të ruajnë pozitat në grup.

    Në Stamboll, atmosfera pritet të jetë elektrizuese. Galatasaray pret Liverpoolin në një ndeshje që premton spektakël. Anglezët futen si favoritë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë turqve, të njohur për përkrahjen e zjarrtë të tifozëve të tyre.

    Bayern Munich, nga ana tjetër, do të përballet me surprizën Pafos FC. Gjermanët, të udhëhequr nga Harry Kane, nuk pritet të kenë shumë probleme për të siguruar fitoren dhe për të vazhduar rrugëtimin e tyre në grup.

    Një sfidë që ngjall shumë interes është edhe ajo mes Chelseat dhe Benficës. Jose Mourinho rikthehet në “Stamford Bridge”, këtë herë si trajner i ekipit portugez. Ndeshja mbart jo vetëm rivalitet sportiv, por edhe emocione të veçanta për portugezin që ka shkruar histori me Blutë e Londrës.

    Në ndeshjet e mbetura, Marseille luan si nikoqir i Ajaxit, Atletiko Madrid pret Eintracht Frankfurt dhe Tottenham Hotspur luan në udhëtim te Bodo/Glimt.

    Në total, sonte do të luhen nëntë ndeshje: dy prej tyre nisin në ora 18:45, Atalanta e pret Club Brugge dhe Kairat Almaty – Real Madridin, ndërsa të tjerat startojnë nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • Massimiliano Allegri :Objektivi ynë është rikthimi në Ligën e Kampionëve

    Massimiliano Allegri :Objektivi ynë është rikthimi në Ligën e Kampionëve

    Trajneri i Milanit Massimiliano Allegri,është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj kampionit të Italisë kundër Napolit.

    Allegri thotë se pjesa e parë ishte një lojë e fortë nga të dyja ekipet,dhe në momentin kur skuadra mbeti me 10 lojtarë në fushë u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e napolitanëve.

    Përndryshe Allegri shton se skuadra është e fortë teknikisht,dhe se objektivi i rossonerëve është Liga e Kampionëve.

    “Kemi lojtarë teknikisht shumë të mirë. Leao ende nuk është në formën e tij më të mirë, por luajti sepse na duhej në këtë ndeshje. Kemi alternativa të mira. E rëndësishme është që të gjithë kemi të njëjtin objektiv: të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”

    Kujtojmë që Milan fitoi 2:1 kundër Napolit në derbin e fundjavës në Serie A,dhe është lider në tabelë me 12 pikë.

  • Karl Heinz Rummenigge kritikon transferimin e Nick Woltemade tek Newcastle United

    Karl Heinz Rummenigge kritikon transferimin e Nick Woltemade tek Newcastle United

    Ish presidenti i gjigantit gjerman Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge,ka hedhur kritika lidhur me transferimet e shtrejnta të klubeve në Evropë.

    Legjenda gjermane e futbollit u ndal tek transferimi i sulmuesit Nick Woltemade tek Newcastle United,duke deklaruar se klubi gjerman Stuttgart gjeti një lloj “idioti”si klubi anglez që paguan një shumë të lartë parash.

    “Po arrijmë ngadalë dimensione që nuk janë më të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat. E përgëzoj Stuttgartin që gjeti një idiot që do të paguajë kaq shumë para për Woltemade”

    Përndryshe Rummenige shton se Stuttgart bëri një veprim jo të matur në shitjen e gjermanit tek “laraskat”,duke parasysh se kërksat e klubit të Bundesligës ishin joreale.

    Kujtojmë që Nick Woltemade u transferua për 90 milionë euro tek Newcastle United nga Stuttgart.

  • Liverpool ka lënë jashtë liste Federico Chiesan për ndeshjen ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve

    Liverpool ka lënë jashtë liste Federico Chiesan për ndeshjen ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve

    Skuadra e Liverpool ka publikuar listën me 21 lojtarë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt dhe mungesa më e madhe është ajo e Federico Chiesas.

    Sulmuesi italian, i cili këtë sezon ka qenë vendimtar me golat dhe asistet e tij në rikthimet dramatike të “The Reds”, çuditërisht nuk është përfshirë nga trajneri Arne Slot.

    Lista përfshin emra si Alisson, Van Dijk, Salah, Wirtz, Szoboszlai dhe Isak, por mungesa e Chiesas, që ka shkaktuar habi të madhe tek tifozët. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një vendim teknik, një problem fizik apo strategji për rotacion.

    Kjo lëvizje vjen në një moment delikat, pasi Liverpool është në garë të fortë në Ligën Premier dhe Evropë, kurse pritej që Chiesa të ishte një nga armët kryesore në sulm.

    Chiesa së fundmi u shtua nga Liverpooli në listën e Ligës së Kampionëve, pasi talenti Leoni pësoi një dëmtim të rëndë – pra këputi ligamentin e gjurit dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

  • FIFA prezanton “kartonin e gjelbër” në Kupën e Botës U20 në Kili

    FIFA prezanton “kartonin e gjelbër” në Kupën e Botës U20 në Kili

    Kupa e Botës U20, e cila po zhvillohet në Kili nga 27 shtatori deri më 19 tetor 2025, ka sjellë një risi historike në botën e futbollit. Për herë të parë, FIFA ka prezantuar “kartonin e gjelbër”, një rregull i ri që u jep trajnerëve dhe kapitenëve mundësinë të kërkojnë rishikim të një vendimi përmes VAR-it.

    Ky sistem u përdor për herë të parë në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës. Në minutën e 78-të, trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, aktivizoi kartonin e gjelbër pas një penalltie të akorduar për spanjollët. Pas shqyrtimit të episodit me ndihmën e teknologjisë, vendimi u ndryshua: penalltia u anulua, ndërsa lojtari spanjoll u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

    Sipas rregullores së re, “kartoni i gjelbër” mund të përdoret vetëm një herë për çdo pjesë loje dhe vetëm në raste vendimtare si: penallti, kartonë të kuq, gola të dyshimtë apo identitet i gabuar i lojtarëve.

    FIFA e ka vënë këtë sistem në fazë testimi, duke e aplikuar vetëm gjatë Kupës së Botës U20 në Kili. Pas përfundimit të turneut, pritet një analizë e detajuar për të vendosur nëse kjo risi do të zgjerohet edhe në garat e tjera ndërkombëtare dhe kampionatet kryesore evropiane.

    Ky inovacion, i njohur edhe si Football Video Support (FVS), synon të thjeshtojë përdorimin e VAR-it, të ulë kostot dhe të reduktojë ndërprerjet gjatë lojës.

  • Marc Bernal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2029

    Marc Bernal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2029

    Gjiganti katalunas Barcelona së fundmi ka rinovuar me njërin nga futbollistët e kësaj skuadre.

    Bëhet fjalë për talentin e blaugranasve Marc Bernal,i cili nënshkroi kontratë deri në vitin 2029.

    Përndryshe Bernal ka qenë i kërkuar nga shumë klube të ndryshme në Evropë,duke përfshirë këtu gjigantët si PSG dhe Manchester City ,por 18 vjeçari vendosi që të qëndroj tek Barca dhe synon që të luaj më shumë minuta tek ekipi i Hansi Flick.

    Kujtojmë që Marc Bernal bëri vetëm dy paraqitje këtë sezon me Barcelonën,duke arritur të dhuroj vetëm 1 asistim

  • Gavi: Dua Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën

    Gavi: Dua Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën

    Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka ndarë publikisht objektivat e tij madhorë, duke treguar vendosmërinë për të bërë histori si me klubin katalanas ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.

    Në një intervistë për mediat spanjolle, 21-vjeçari theksoi se nuk i trembet presionit dhe përgjegjësisë që mbartin këto synime.
    “Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën. Këto janë dy objektiva që më motivojnë çdo ditë dhe për të cilat punoj pa pushim”, deklaroi ai.

    I konsideruar si një nga liderët e ardhshëm të “blaugranave”, Gavi është tashmë simbol i brezit të ri spanjoll. Me karakterin e tij luftarak dhe mentalitetin fitues, ai shihet si një element kyç për të ardhmen e “Camp Nou”-t dhe “La Roja”-s.

    Tifozët e Barcelonës e krahasojnë me legjendat e mëdha të klubit, ndërsa spanjollët shpresojnë që me të në qendër, kombëtarja të rikthehet në majën e futbollit botëror.

    Aktualisht, Gavi është i fokusuar në rikuperimin nga dëmtimi i rëndë që e ka mbajtur jashtë fushës, me shpresën që të rikthehet më i fortë se kurrë.

  • Raul Gonzalez mundë të marr drejtimin e Borussia Monchengladbach

    Raul Gonzalez mundë të marr drejtimin e Borussia Monchengladbach

    Borussia Monchengladbach mund të ketë së shpejti një emër të madh në stolin e saj. Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, është një nga opsionet kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane pas largimit të trajnerit Gerardo Seoane më 16 shtator.

    Sipas “SPORT BILD”, agjenti i tij, Gines Carvajal, ka propozuar emrin e Raulit te drejtuesit e klubit. Spanjolli dha dorëheqjen këtë verë pas gjashtë vitesh në krye të Real Madrid Castilla dhe tashmë po pret një sfidë të re, ku Bundesliga shihet si destinacioni ideal.

    Raul ka disa avantazhe që e bëjnë tërheqës për Gladbach: ai flet rrjedhshëm gjermanisht nga koha kur luajti me Schalke 04 (2010–2012), njihet për seriozitetin dhe punën e tij si trajner, si dhe nuk ka kërkesa të larta financiare.

    Aktualisht, skuadra është nën drejtimin e përkohshëm të Eugen Polanskit, pas humbjes spektakolare 4-6 ndaj Eintracht Frankfurt. Por emërimi i Raulit shihet si një mundësi për të sjellë freski dhe për të hapur një kapitull të ri, duke ndjekur shembullin e suksesit të Xabi Alonsos te Bayer Leverkusen.

    Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Raulit, me gjasat që ai të marrë drejtimin e skuadrës gjermane që po kërkon stabilitet dhe ambicie të reja.

  • Coutinho drejt Arabisë Saudite, pas vetëm një viti te Vasco da Gama

    Coutinho drejt Arabisë Saudite, pas vetëm një viti te Vasco da Gama

    Sulmuesi brazilian Philippe Coutinho mund të largohet sërish nga Brazili, vetëm një vit pas rikthimit të tij te Vasco da Gama.

    Sipas gazetarit Ekrem Konur, mesfushori ofensiv është futur në shënjestrën e disa klubeve nga Arabia Saudite, të cilat janë të gatshme të ofrojnë mes 3 deri në 4 milionë dollarë për kartonin e tij.

    Kontrata e Coutinhos me Vascon skadon pas pak muajsh, gjë që e bën të mundur një marrëveshje të shpejtë për transferimin e tij në Lindjen e Mesme.

    Ky hap do të shënonte një tjetër kapitull në karrierën e tij, pasi 32-vjeçari kishte vendosur të rikthehej në klubin ku u rrit si futbollist, pas një periudhe të gjatë në Evropë.

    Para rikthimit në Brazil, Coutinho ka pasur një karrierë të pasur në kontinentin e vjetër, duke veshur fanellat e Liverpoolit, Barcelonës dhe Bayern Munich. Kulmin e karrierës e arriti me Liverpoolin, ndërsa transferimi te Barcelona për mbi 120 milionë euro nuk rezultoi i suksesshëm.