ATV

Category: Sport

  • KB Bashkimi kërkon kualifikimin në FIBA Europe Cup

    KB Bashkimi kërkon kualifikimin në FIBA Europe Cup

    KB Bashkimi pas fitores shumë të rëndësishme përballë Anwil-it kërkon për herë të parë të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup.

    Për të arritur suksesin historik për klubin më të vjetër në Kosovë, prizrenasit duhet të ruajnë epërsinë e pikëve nga fitorja e parë.

    Sfida në Prizren përfundoi 80:75 për portokallezinjtë, derisa në grupe do të hyjë skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet.

    Nënkampionët për herë të parë janë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ndërsa nëse kalojnë pengesën në Poloni, atëherë do t’i bashkoheshin kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të
    Greqisë dhe Braunschweig të Gjermanisë në Grupin F.

    Anwil është një nga skuadrat më të forta polake në vitet e fundit, ku para dy vitesh kishte triumfuar në FIBA Europe Cup, kurse edicionin e kaluar ishte ndalur në Raundin e 1/16-tes.

    Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Poloni nga ora 18:30. /ATVLIVE.TV

  • Sfida e parë për Prishtinën në Ligën ENBL

    Sfida e parë për Prishtinën në Ligën ENBL

    Sigal Prishtina të mërkurën do të ketë ndeshjen e parë për këtë edicion në Ligën ENBL.

    Bardhekaltrit do të përballen me norvegjezët e BC Gimle në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00.

    Kryeqytetasit do të luajnë katër ndeshje si vendas dhe katër si mysafirë.

    Për Prishtinën kjo është hera e dytë që luan në këtë Ligë, ndërkohë, që në këtë edicion do të garojë edhe për Peja për herë të parë.

    Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës janë:

    BK Opava (Çeki)

    Gimle Basket (Norvegji)

    Brussels Basketball (Belgjikë)

    Slovan Bratislava (Sllovaki)

    Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

    Keila Coolbet (Estoni)

    Manchester Basketball (Britani e Madhe)

    Dinamo Zagreb (Kroaci). /ATVLIVE.TV

  • Liga më e fortë e Basketbollit në botë, NBA, fillon me 21 tetor

    Liga më e fortë e Basketbollit në botë, NBA, fillon me 21 tetor

    Numërimi mbrapsht ka nisur. NBA do të filloj sezonin e rregullt më 21 tetor, ndërsa deri atëherë tifozët kanë marrë një shijim të magjisë dhe spektaklit që si gjithmonë pritet të dhurojë kampionati më i fortë dhe më I bukur i basketbollit.

    Të gjitha skuadrat e NBA bënë prezantimin e tyre në atë që quhet si “dita e medias”, një traditë e përvitshme përpara çdo edicioni të ri. Yjet e basketbollit amerikan zhvilluan setet e fotove zyrtare, ndërsa më pas dolën përpara mediave për të zbuluar pritshmëritë në vigjilje të sezonit.

    Sipas parashikimeve, gara për titullin kampion në edicionin 2025/2026 do të jetë shumë e fortë, ndërsa Oklahoma City Thunder konsiderohet edhe një herë favorite.

    Edhe një herë prozhektorët do të jenë të drejtuar nga LeBron James.

    Legjenda e NBA do të luajë sezonin e tij të 23, por që me shumë mundësi do të jetë shansi I fundit për të fituar një tjetër titull kampion.

    Gjithsesi, “King LeBron” do të ketë mundësi të thellojë rekordet e vendosura në karrierën e tij spektakolare.

    Për këtë do të ketë ndihmën e Luka Donçiç, të kthyer në formë siç tregoi edhe në kampionatin europian të pak javëve më parë.

    Por dyshja e yjeve të Lakers është poshtë në klasifikimin e pretendentëve. Lista kryesohet nga Thunder, ndërsa Cleveland, Denver, Neë York Knicks dhe Houston plotësojnë pesëshen e skuadrave të para që nisen si favorite në sezonin e ri të NBA.

  • Liga e Parë e hendbollisteve, ndeshje të mira që në fillim

    Liga e Parë e hendbollisteve, ndeshje të mira që në fillim

    Dhjetë skuadra do të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

    Edicioni i ri garues, 2025/2026, duhet të fillojë në fundjavën e 4 e 5 tetorit.

    Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa që në fillim të kampionatit janë disa ndeshje të mira.

    KEK-u e pret skuadrën Jusuf Gërvalla, ndërsa Dukagjini luan me Vjosën. Llapusha është nikoqire e CLICK-ut, ndërsa edhe skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi, masin forcat në xhiron e parë.

    Ndeshje tjetër e xhiros hapëse është ajo mes Prizrenit e Vushtrrisë. /ATVLIVE.TV

  • Liga e Parë në hendboll fillon me ndeshje interesante

    Liga e Parë në hendboll fillon me ndeshje interesante

    Të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2025/2026 të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

    Gara në Ligën e Parë duhet të fillojë në fundjavën e ardhshme dhe pritet kampionat i mirë, me ndeshje interesante e lojtarë të shumtë të rinj që do të dalin në skenë.

    Që në xhiron e parë janë disa ndeshje që tërheqin vëmendje.

    Drenica e pret Vjosën, ndërsa Ulpiana luan me Dukagjinin.

    Istogu – Deçani dhe Prizreni – Drita janë ndeshjet tjera të xhiros së parë. /ATVLIVE.TV

  • Tifozët e Galatasaray trazojnë lojtarët e Liverpool më fishekzjarre në orën 02:00 pas mesnatës

    Tifozët e Galatasaray trazojnë lojtarët e Liverpool më fishekzjarre në orën 02:00 pas mesnatës

    Lojtarët e Liverpoolit patën një përvojë të pakëndshme në Stamboll përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Kampionëve kundër Galatasarayt, e cila është planifikuar të zhvillohet në orën 21:00.

    Tifozët e gjigantëve turq ndezën fishekzjarrë në mes të natës përpara hotelit ku po qëndron skuadra e Arne Slot, duke u përpjekur t’i shpërqendrojnë ata nga përgatitja për një ndeshje të rëndësishme.

    Pamjet e filmuara rreth orës 2:00 të mëngjesit u shfaqën në mediat sociale, duke treguar fishekzjarrë që përshkonin qiellin mbi hotel dhe zhurmën shurdhuese të shpërthimeve. Qëllimi ishte i qartë, të prishte gjumin dhe pushimin e lojtarëve të Liverpoolit.

    Kjo “pritje e zjarrtë” është vetëm një parapamje e asaj që e pret ekipin anglez sonte në stadiumin e mbushur plot “Rams Park”, ku Galatasaray tradicionalisht gëzon mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre vendas.

    Stambolli njihet në të gjithë botën për audiencën e tij të apasionuar pas futbollit, dhe atmosfera në derbit e gjigantëve turq Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas konsiderohet si një nga më të zjarrtat në botën e futbollit.

    Ndeshja e sotme mbart rreziqe të mëdha për të dyja ekipet, dhe do të jetë interesante të shihet nëse kjo “taktikë” nga tifozët vendas do të ketë ndonjë efekt në fushë.

  • Shqiptarët shkëlqejnë në Evropë: Xhaka, Berisha dhe Hoxha protagonistë me gola e asistime

    Shqiptarët shkëlqejnë në Evropë: Xhaka, Berisha dhe Hoxha protagonistë me gola e asistime

    Fundjava e fundit në kampionatet elitare evropiane ka qenë mjaft e suksesshme për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me gola, asistime dhe paraqitje të shkëlqyera.

    Granit Xhaka ishte ndër më të dalluarit, duke dhuruar një asistim vendimtar në fitoren e Sunderlandit 0-1 në udhëtim ndaj Nottingham Forest. Performanca e tij e shkëlqyer e futi mesfushorin shqiptar në formacionin e javës në Premier League sipas SofaScore.

    Edhe Medon Berisha bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në Serie A, duke dhuruar një asistim të rëndësishëm që i shpëtoi Leccen nga humbja ndaj Bolognës (2-2). Si Xhaka, edhe ai u përfshi në formacionin e javës në kampionatin italian.

    Nga Kroacia vjen një tjetër lajm i mirë: Arbër Hoxha shkëlqeu me Dinamo Zagrebin, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në fitoren 4-1 ndaj ish-skuadrës së tij, Slaven Belupo. Falë paraqitjes së tij, Hoxha u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.

    Këto arritje dëshmojnë edhe një herë se futbollistët shqiptarë po bëhen gjithnjë e më shumë protagonistë në ligat më të forta të Evropës.

  • Tacchinardi beson te Zhegrova: “Mund të bëhet një lojtar vendimtar për Juventusin”

    Tacchinardi beson te Zhegrova: “Mund të bëhet një lojtar vendimtar për Juventusin”

    Edon Zhegrova ende nuk ka startuar nga minuta e parë me Juventusin, por ylli kosovar ka arritur të fitojë vëmendjen me paraqitjet e tij të para.

    Ish-futbollisti i njohur i “Bianconerëve”, Alessio Tacchinardi, ka folur me superlativa për mesfushorin ofensiv, duke theksuar se ndër përforcimet e verës, ai pret më shumë pikërisht nga Zhegrova.
    “Zhegrova ka treguar se mund të ndryshojë ekuilibrin e ndeshjes sapo të jetë në formë të plotë. Ai do të jetë një aset i rëndësishëm për trajnerin Igor Tudor. Për të fituar kampionate, ju duhen lojtarë të tillë,” ka deklaruar Tacchinardi për Tuttomercatoweb.

    Duke e krahasuar me legjendat e futbollit, ish-mesfushori shtoi:
    “Modrić është një lojtar i madh, por edhe Zhegrova mund të bëhet i tillë. Në kohën time kishim lojtarë punëtorë si unë, Gattuso e Ambrosini, por ndeshjet fitoheshin nga yje si Zidane dhe Del Piero. Sot nuk kemi më ata emra, por Juventusi ka talente si Yildiz, që po rritet shumë.”

    Me kreativitetin, teknikën dhe instinktin e tij sulmues, Zhegrova shihet si një armë e fortë për Juventusin. Tifozët e “Zonjës së Vjetër” shpresojnë që Tudor t’i japë më shumë hapësira për të treguar potencialin e tij, ashtu siç bëri edhe gjatë kohës te Lille.

  • Babai i Yamalit ironizon kritikët: Po, jetoj me paratë e djalit tim

    Babai i Yamalit ironizon kritikët: Po, jetoj me paratë e djalit tim

    Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një paraqitjeje të fundit në rrjetet sociale.

    Gjatë një Instagram Live, ku shihej duke gatuar, Nasraoui iu përgjigj me humor kritikëve që shpesh e vënë në dyshim stilin e tij të jetesës.

    Ai deklaroi hapur se nuk ka ndërmend të punojë më, duke thënë me ironi:
    “Faleminderit, bir, do të jetoj prej teje.”

    Nasraoui më vonë shpjegoi se komentet e tij për Topin e Artë, ku theksoi se Yamal është “më i miri në botë”, ishin keqinterpretuar, duke shtuar se gjithçka kishte thënë ishte thjesht shprehje krenarie për të birin.
    “Ka shumë njerëz që flasin. Pse nuk shkon në punë? Jeton me paratë e birit tënd… Po, zotërinj, faleminderit bir. Do të jem gjithmonë mirënjohës,” u shpreh ai duke sfiduar publikisht kritikët.

    Kjo nuk është hera e parë që babai i Yamal bëhet pjesë e lajmeve. Në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, ai tërhoqi vëmendje me britmat e tij të zjarrta në mbështetje të djalit, duke theksuar se “viti i ardhshëm do të jetë i yni”.

    Në një tjetër transmetim, tifozët vunë re edhe një manekin të veshur me fanellën e Barcelonës në shtëpinë e tij, detaj që tregon lidhjen e fortë emocionale të familjes Nasraoui me Yamalin dhe klubin katalanas.

  • Derbi Prishtina-Ballkani do të zhvillohet në Kompleksin Nacional në Hajvali

    Derbi Prishtina-Ballkani do të zhvillohet në Kompleksin Nacional në Hajvali

    Derbi i xhiros së 8-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit ,nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

    Takimi në mes të dyja ekipeve do të luhet në Kompleksin nacional në Hajvali,kjo për faktin se në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”do të bëhen përgatitjet për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë për kualifikimet e botërorit të vitit 2026.

    Përndryshe edhe FC Prishtina në një postim në rrjetet sociale e ka konfirmuar ndërrimin e lokacionit,duke përmendur arsyet e lartëpërmendura.

    Kujtojmë që ndeshja Prishtina-Ballkani konsiderohet si derbi i fundjavës në Albi Mall Superligë,ku kryeqytetasit janë lider në tabelë teksa suharekasit gjenden në pozitën e dytë.