ATV

Category: Sport

  • Një tetor i ngjeshur me sfida për kombëtaret shqiptare

    Një tetor i ngjeshur me sfida për kombëtaret shqiptare

    Pas një shtatori të mbushur me emocione, tetori pritet të jetë po aq intensiv për të gjitha kombëtaret shqiptare – nga Kombëtarja A, te ekipet e moshave dhe përfaqësueset e vajzave.

    Kombëtarja A do të zbresë në fushë më 11 tetor për sfidën ndaj Serbisë në Leskovac, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Tre ditë më vonë, më 14 tetor, kuqezinjtë do të rikthehen në “Air Albania” për miqësoren ndaj Jordanisë.

    Kombëtarja A e vajzave ka përpara një muaj vendimtar me dy përballje ndaj Qipros, që do të përcaktojnë fatin e saj në Ligën e Kombeve për sezonin e ardhshëm, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

    Kombëtarja U-21 do të luajë më 10 tetor në “Air Albania” ndaj San Marinos, ndërsa ekipet U-19 dhe U-17 do të zhvillojnë miqësore përgatitore përkatësisht ndaj Irlandës dhe Sllovenisë.

    Tetori do të shënojë gjithashtu nisjen e dy eventeve madhore të organizuara nga FSHF në Shqipëri: faza kualifikuese e UEFA European Women’s Under-17 Championship dhe UEFA Development Tournament U-15.

    Vajzat U-17 do të përballen me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë në Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa djemtë U-15 do të sfidojnë Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Një muaj i mbushur me futboll, emocione dhe përfaqësim dinjitoz kuqezi – për t’u ndjekur dhe për t’u mbështetur. /ATVLIVE.TV

  • Bersant Celina konfirmon kontaktin me trajnerin e Kosovës, Franco Foda

    Bersant Celina konfirmon kontaktin me trajnerin e Kosovës, Franco Foda

    Mesfushori kosovar Bersant Celina ka konfirmuar në një intervistë për mediumin suedez Fotbolldirekt se ka zhvilluar një bisedë me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

    Sipas Celinës, trajneri e ka kontaktuar personalisht me telefon dhe ai mund të jetë pjesë e listës së të ftuarve për ndeshjet e muajit tetor, ku “Dardanët” do të përballen me Slloveninë dhe Suedinë.

    “Nuk e di nëse do të ftohem apo jo. Kam biseduar me trajnerin e Kombëtares së Kosovës. Mundësia ekziston – ose tani, ose në të ardhmen. Varet nga ai”
    , u shpreh Celina.

    Ndërkohë, ai po kalon një formë të mirë në kampionatin suedez. Fundjavën e kaluar, Celina shënoi një eurogol në barazimin 1-1 të AIK-ut, por sipas tij, nuk ishte goli më i bukur i karrierës.

    “Ishte një gol i bukur, por kam realizuar edhe gola më të mirë,” tha ai.

    29-vjeçari ka pasur një sezon të suksesshëm me AIK-un, duke shënuar tetë gola dhe dhënë pesë asistime në të gjitha garat deri më tani. /ATVLIVE.TV

  • Mbappé, makina e golave që nuk ndalet në Ligën e Kampionëve

    Mbappé, makina e golave që nuk ndalet në Ligën e Kampionëve

    Me tre golat e realizuar kundër ekipit nga kazakistani, Kairat Almaty, Kylian Mbappé i është bashkuar grupit elitar të gjashtë futbollistëve që kanë arritur të shënojnë të paktën 60 gola në Ligën e Kampionëve.

    Yllit francez i janë dashur vetëm 89 ndeshje për të arritur këtë kuotë, duke e kaluar kështu legjenda si Cristiano Ronaldo (98 ndeshje), Karim Benzema (111) dhe Raul Gonzalez (115).

    Shënuesit më të shpejtë të 60 golave në Champions:

    Lionel Messi – 80 ndeshje

    Robert Lewandowski – 85 ndeshje

    Kylian Mbappé – 89 ndeshje

    Shënuesit më të rinj në moshë me 60 gola

    Lionel Messi – 26 vjeç e 86 ditë

    Kylian Mbappé – 26 vjeç e 284 ditë

    Cristiano Ronaldo – 29 vjeç e 21 ditë

    Raul Gonzalez – 30 vjeç e 237 ditë

    Karim Benzema & Robert Lewandowski – të dy me nga 31 vjeç

    Historike edhe për Real Madridin

    Mbappé hyri në histori të Real Madridit duke u bërë lojtari i katërt që realizon “hat-trick” në Ligën e Kampionëve jashtë stadiumit “Santiago Bernabeu”. Përpara tij, këtë arritje e kishin shënuar:

    Ronaldo Nazario

    Karim Benzema

    Cristiano Ronaldo

    Pozicionimi në listën e golashënuesve të Champions League

    Pas “hat-trick”-ut ndaj Kairatit, Mbappé është ngjitur në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, duke kaluar Thomas Müller (57 gola).

    Top 6 golashënuesit në histori të Champions League:

    Cristiano Ronaldo – 140 gola

    Lionel Messi – 129 gola

    Robert Lewandowski – 105 gola

    Karim Benzema – 90 gola

    Raul Gonzalez – 71 gola

    Kylian Mbappé – 60 gola (dhe në rritje)

    Mbappé ka shënuar 5 gola në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, përfshirë edhe dy golat ndaj Marseille në fazën e grupeve.

    Përkundër ritmit të tij të lartë, do të jetë një sfidë e vështirë të arrijë shifrat rekorde të Cristiano Ronaldos (140 gola) apo Lionel Messit (129 gola). Megjithatë, talenti dhe mosha janë në anën e tij. /ATVLIVE.TV

  • Sinner merr titullin e 21-të, sfida me Alcaraz bëhet edhe më interesante

    Sinner merr titullin e 21-të, sfida me Alcaraz bëhet edhe më interesante

    Spanjolli Carlos Alcaraz shkëlqeu në turneun e Tokios, ndërsa italiani Jannik Sinner fitoi titullin e rëndësishëm në “China Open”, duke vijuar garën e ngushtë mes tyre për vendin e parë në renditjen botërore ATP.

    Dy talentet e rinj të tenisit botëror po tregojnë një formë të jashtëzakonshme dhe nuk po lënë hapësirë për rivalët e tyre. Pas fitores së Alcaraz në Tokio, sot ishte radha e italianit Sinner që t’i kundërpërgjigjej duke triumfuar në Pekin.

    Në finalen e “China Open”, Sinner dominonte me lojën e tij të fuqishme dhe precize ndaj kundërshtarit amerikan, Tien, i cili nuk arriti të rezistojë gjatë gjithë kohës së ndeshjes që zgjati një orë e katërmbëdhjetë minuta. Rezultati përfundimtar 6-2, 6-2 tregon qartë superioritetin e italianit në këtë takim.

    Kjo fitore përfaqëson titullin e 21-të në karrierën e Jannik Sinner dhe të tretin për vitin 2025, duke e vendosur atë në rrugën e duhur për të qëndruar ndër më të mirët në botë. Përveç kësaj, suksesi në ATP 500 të Pekinit ka një domethënie të veçantë, pasi Sinner kishte triumfuar edhe dy vite më parë në të njëjtin turne, atëherë duke mposhtur në finale yllin rus Daniil Medvedev.

    Me arritjen e trofeut të dytë ai ka barazuar Rafael Nadal në këtë turne me nga dy të fituar, ndërsa Djokovic kryeson me 8 trofe.

    Kjo vazhdimësi në rezultate dëshmon se Sinner është një prej emrave më premtues në tenisin bashkëkohor dhe një rival i fortë për çdo kundërshtar. Ndërkohë, beteja për vendin e parë në renditjen ATP mes tij dhe Alcaraz mbetet e hapur dhe me shumë emocion, ndërsa të dy tenistët vazhdojnë të shkëlqejnë në fushë. /ATVLIVE.TV

  • Slot jep lajmin për dëmtimet e dy lojtarëve kyç pas humbjes ndaj Galatasarayt

    Slot jep lajmin për dëmtimet e dy lojtarëve kyç pas humbjes ndaj Galatasarayt

    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar shqetësime serioze për dy dëmtime të rëndësishme në ekipin e tij pas humbjes 1-0, kundër ekipit turk Galatasaray në Ligën e Kampionëve.

    Portieri Alisson Becker dhe sulmuesi francez Hugo Ekitike u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike, duke ngjallur dyshime mbi pjesëmarrjen e tyre në ndeshjen e së shtunes kundër Chelsea-t në Premier League.

    Slot shpjegoi se dëmtimi i Alisson ndodhi gjatë një kthimi të shpejtë në mbrojtje dhe shenjat fillestare nuk janë pozitive.

    “Gjatë sprintit të kthimit, ai ndjeu diçka. Nuk mund të jap një diagnozë të saktë, pasi nuk jam fizioterapist, por zakonisht, kur një lojtar ndalon papritur dhe nuk kthehet në fushë, nuk është shenjë e mirë. Në 9 nga 10 raste të tilla, unë shqetësohem për më të keqen, që do të thotë se ai nuk do të mund të vazhdojë lojën. Kjo ndodhi edhe me Alisson. Në mënyrë normale, ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës. Jam 99.9% i sigurt, edhe pse më parë kam qenë 100%, por tani po lë hapësirë për pak optimizëm. Megjithatë, e konsideroj thuajse të sigurt,” tha Slot për portierin Becker. /ATVLIVE.TV

  • Anthony Davis detyrohet të mbajë syze mbrojtëse për pjesën tjetër të karrierës

    Anthony Davis detyrohet të mbajë syze mbrojtëse për pjesën tjetër të karrierës

    Anthony Davis, një nga basketbollistët më të njohur të NBA-së, do të jetë i detyruar të mbajë syze mbrojtëse në çdo ndeshje deri në fund të karrierës së tij.

    Ky vendim vjen pas një operacioni që lojtari iu nënshtrua për shkëputjen e retinës, ndërsa mjekët i kanë rekomanduar përdorimin e syzeve për të mbrojtur shikimin.

    Në ditën mediatike të Mavericks, Davis u shfaq me sy të skuqur, efekt nga pikat e syve që duhet të përdorë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

    Vetë lojtari ka pranuar se tashmë do të duket në parket si ish-ylli i NBA-së, Horace Grant, i cili gjithashtu mbahej mend për syzet e tij. Në histori, syze kanë mbajtur edhe legjenda të basketbollit si Kareem Abdul-Jabbar dhe Amar’e Stoudemire.

    Davis më herët kishte përdorur syze me recetë gjatë fëmijërisë dhe për tre vite në shkollë të mesme, përpara se të kalonte në lente kontakti. Megjithatë, në NBA ai gjithmonë kishte refuzuar t’i mbante, derisa tashmë kjo është bërë një domosdoshmëri.

  • Griezmann shënon një tjetër sukses historik: 200 gola me klubet

    Griezmann shënon një tjetër sukses historik: 200 gola me klubet

    Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ka arritur kuotën e 200 golave në karrierën e tij me klube, duke forcuar më tej statusin si një nga futbollistët më të rëndësishëm të dekadës së fundit në futbollin evropian.

    I njohur për inteligjencën taktike, vizionin në lojë dhe efikasitetin para portës, Griezmann ka lënë gjurmë të thella te Real Sociedad, Atletico Madrid, Barcelona dhe në rikthimin e tij te “Los Colchoneros”.

    Pjesa më e madhe e golave i përket periudhave të tij me Atletico Madridin, ku është shndërruar në simbol të fazës sulmuese të ekipit.

    Kjo shifër golash e vendos 34 vjeçarin mes lojtarëve më produktivë të futbollit modern, teksa vazhdon të luajë rol vendimtar si në La Liga, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me përfaqësuesen e Francës.

    Arritja e 200 golave është dëshmi e qëndrueshmërisë, klasit dhe profesionalizmit të një kampioni bote, i cili mbetet një figurë qendrore në futbollin elitar dhe që ende ka shumë për të dhënë.

    Gjithsej, në nivel klubesh, ai numëron 758 ndeshje, ku ka shënuar 287 gola dhe ka kontribuar në 128 të tjerë. /ATVLIVE.TV

  • Sigal Prishtina nis sonte edicionin e ri në European North Basketball League

    Sigal Prishtina nis sonte edicionin e ri në European North Basketball League

    Sigal Prishtina e hap sot rrugëtimin e saj në sezonin e ri të European North Basketball League (ENBL), me një përballje kundër skuadrës norvegjeze BC Gimle. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

    Kjo është hera e dytë që bardhekaltrit marrin pjesë në këtë garë evropiane, ku synimi është të arrijnë sa më larg në kompeticion. Në fazën e grupeve, Prishtina do të zhvillojë tetë ndeshje – katër si vendase dhe katër si mysafire.

    Për herë të parë në këtë ligë do të garojë edhe një tjetër skuadër nga Kosova, KB Peja, duke e bërë pjesëmarrjen kosovare më të rëndësishme dhe më përfaqësuese në arenën ndërkombëtare të basketbollit.

    Kundërshtarët e Prishtinës në këtë edicion të ENBL janë:

    • BK Opava (Çeki)

    • BC Gimle (Norvegji)

    • Brussels Basketball (Belgjikë)

    • Slovan Bratislava (Sllovaki)

    • Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

    • Keila Coolbet (Estoni)

    • Manchester Basketball (Britani e Madhe)

    • KK Dinamo Zagreb (Kroaci)

    Skuadra kryeqytetase synon ta nisë me fitore këtë kampanjë evropiane, përballë tifozëve të saj, dhe të hedhë hapin e parë drejt fazave eliminatore. Ndeshja e sotme pritet të sjellë emocion, ritëm të lartë dhe spektakël në zemër të Prishtinës. /ATVLIVE.TV

  • KB Bashkimi synon historinë në FIBA Europe Cup

    KB Bashkimi synon historinë në FIBA Europe Cup

    Pas fitores së rëndësishme kundër Anwil-it, skuadra e Bashkimit është vetëm një hap larg arritjes historike që për herë të parë të bëhet pjesë e fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

    Për ta siguruar këtë sukses të madh për klubin më të vjetër të basketbollit në Kosovë, prizrenasit duhet ta mbrojnë epërsinë prej pesë pikësh nga ndeshja e parë, e cila përfundoi me rezultat 80:75 në favor të tyre.

    Skuadra që do të jetë më e mirë në përballjen dy-ndeshjeje do të sigurojë vendin në grupet e turneut. Bashkimi, nënkampion i Kosovës, po merr pjesë për herë të parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup dhe nëse arrin të eliminojë skuadrën polake në Poloni, do t’i bashkohet Trepçës, PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschweig-ut të Gjermanisë në Grupin F.

    Anwil konsiderohet një nga skuadrat më të forta në Poloni në vitet e fundit. Ajo e fitoi FIBA Europe Cup para dy vitesh, ndërsa sezonin e kaluar u eliminua në raundin e 1/16-tës.

    Ndeshja vendimtare do të luhet sonte në Poloni, me fillim nga ora 18:30, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube. /ATVLIVE.TV

  • Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja tek Barcelona – PSG

    Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja tek Barcelona – PSG

    Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte, atje ku do të zhvillohen disa super ndeshje.

    Kryendeshja do të luhet në Spanjë, ku do të përballen Barcelona dhe PSG.

    Pritet të zhvillohet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që luajnë futboll të bukur, por edhe shumë rezultativ në aspektin e golave të shënuar.

    Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Villarreal dhe Juventus, ashtu si edhe ajo mes Monaco dhe Manchester City.