ATV

Category: Sport

  • Granit Xhaka në listën për lojtarin e muajit shtator në Premierligë

    Granit Xhaka në listën për lojtarin e muajit shtator në Premierligë

    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka,është bërë një ndër liderët tek skuadra angleze Sunderland.

    Paraqitjet e mira tek ekipi i sapoinkuadruar në Premierligë ka bërë që Xhaka të nominohet për lojtarin e muajit shtator,duke hyrë në mesin e emrave si: Haaland, Minteh, Zubimendi, Kamada dhe bashkëlojtari i tij tek Sunderland Roefs.

    Përndryshe të premten do të dihet se cili do të jetë fitues i këtij çmimi,dhe do të ishte fantastike nëse Xhaka do ta fitonte epitetin si lojtar i muajit në Premierligën angleze.

    Kujtojmë që Granit Xhaka që prej se u transferua tek Sunderland bëri 6 paraqitje,duke arritur të bëjë vetëm 3 asistime.

  • Gjermania publikon listën për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Irlandës së Veriut

    Gjermania publikon listën për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Irlandës së Veriut

    Kombëtarja e Gjermanisë ka bërë publike listën për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2026,ku do të takohen kundër Luksemburgut dhe Irlandës së Veriut.

    Selektori Julian Nagelsmann ka ftuar 24 lojtarë në grumbullim,duke përfshirë edhe yjet që luajnë në top skuadrat e mëdha evropiane.

    Përndryshe Gjermania nga këto dy ndeshje synon 6 pikë në total,në mënyrë që të mbesë në garë për pozitën e parë në grupin A e cila dërgon direkt në botëror.

    Kujtojmë që Gjermania ka 3 pikë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve për botëror,ku pësoi nga Sllovakia e më pas shënoi fitore ndaj Irlandës së Veriut.

    May be an image of text that says 'WM-QUALIFIKATION KADER TOR Oliver Baumann MITTELFELD Karim Adeyemi Nadiem Amiri Finn Dahmen Alexander Nübel Serge Gnabry Leon Goretzka ABWEHR Robert Andrich Joshua Kimmich Jamie Leweling Waldemar Anton Ridle Baku Felix Nmecha Nathaniel Brown Aleksandar Pavlović Robin Koch Angelo Stiller David Raum Florian Wirtz Nico Schlotterbeck ANGRIFF Jonathan Tah Maximilian Beier Jonathan Burkardt Nick Woltemade'

  • Jules Kounde:PSG ishte skuadër më e mirë se Barcelona

    Jules Kounde:PSG ishte skuadër më e mirë se Barcelona

    Mbrojtësi i Barcelonës Jules Kounde,ka folur pas humbjes zhgënyjese ndaj PSG në Ligën e Kampionëve.

    Kounde ka deklaruar se kampioni i Evropës e meritoi fitoren,dhe se ishin shumë të fortë fizikisht.

    “PSG ishin më të fortë fizikisht. Nuk arritëm të ushtronim presionin që dëshironim, kjo është ajo që na mungoi më së shumti. Duhet të pranojmë se ata zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Jemi të zhgënjyer, por jo të surprizuar”

    Përndryshe Kounde shtoi se PSG është një ekip me vetëbesim të plotë,dhe se jo më kot nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

    Kujtojmë që PSG ka dy fitore në dy ndeshjet e fazës së ligës në Champions,duke u renditur në vendin e tretë me 6 pikë të grumbulluara.

  • Carlo Ancelotti shpall listën e Brazilit për miqësoret ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Carlo Ancelotti shpall listën e Brazilit për miqësoret ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që “Seleção” do të zhvillojë gjatë muajit tetor, kundër Koresë së Jugut më 10 tetor dhe Japonisë më 14 tetor.

    Një nga lajmet më të rëndësishme në këtë listë është rikthimi i Carlos Augustos, mbrojtës i Interit, i cili nuk ishte përfshirë në grumbullimet e mëparshme të shtatorit, por tani rikthehet në dispozicion të përfaqësueses braziliane.

    Përveç tij, trajneri Ancelotti ka ftuar edhe një tjetër futbollist të Serisë A, Wesley, mesfushorin e Romës, i cili është konfirmuar në listë pas paraqitjeve të mira në grumbullimin e fundit.

    Në mesin e emrave të mëdhenj që përfaqësojnë Brazilin, spikasin lojtarë me përvojë dhe klas botërore, të cilët aktualisht luajnë në klubet më prestigjioze evropiane:

    Ederson (portier, Fenerbahçe) — megjithëse u transferua kohët e fundit, mbetet zgjedhje kryesore në portën e Brazilit.

    Éder Militão (mbrojtës, Real Madrid)

    Gabriel Magalhães (mbrojtës, Arsenal)

    Casemiro (mesfushor, Manchester United)

    Lucas Paquetá (mesfushor, West Ham)

    Në repartin sulmues, brazilianët mbeten të fuqishëm me yjet e tyre:

    Vinicius Jr. dhe Rodrygo (të dy nga Real Madrid)

    Estevão, talent i ri i Chelsea-t, i cili po e bën emër në futbollin evropian

    Matheus Cunha (Manchester United)

    Gabriel Martinelli (Arsenal)

    Richarlison (Tottenham Hotspur)

    Ky grup i përbërë nga përvojë dhe rinovim synon të përgatitet maksimalisht për ndeshjet miqësore, që do t’u shërbejnë brazilianëve si test për fazat finale të turneve ndërkombëtare që po afrojnë. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Zvicrës publikon listën për ndeshjet e tetorit — tre shqiptarë në ekip

    Kombëtarja e Zvicrës publikon listën për ndeshjet e tetorit — tre shqiptarë në ekip

    Kombëtarja e Zvicrës ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rëndësishme kualifikuese të muajit tetor, që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Në këtë listë spikasin edhe tre futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët pritet të kenë një rol kyç në skuadër. Mes tyre është edhe Ardian Bajrami, mbrojtësi i cili më parë ka përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë, por tani është pjesë e përfaqësueses zvicerane.

    Përveç Bajramit, trajneri Murat Yakin ka ftuar edhe dy emra të njohur shqiptarë që kanë qenë pjesë e kombëtares zvicerane në vitet e fundit: sulmuesin e talentuar Andi Zeqiri dhe kapitenin, Granit Xhaka.

    Këto dy sfida janë mjaftë të rëndësishme për Zvicrën, ata luajnë kundër Suedisë -një prej rivalëve kryesorë në grup me datë 10 tetor. Ndërsa tri ditë më vonë kundër Sllovenisë.

    Të dyja këto ndeshje pritet të jenë shumë të vështira, pasi secila skuadër kërkon pikët për të marrë një vend në Kampionatin Botwror, ndërsa Zvicra synon të ruajë pozitën e saj në krye të grupit. /ATVLIVE.TV

  • Sigal Prishtina e nis me fitore edicionin në Ligën ENBL

    Sigal Prishtina e nis me fitore edicionin në Ligën ENBL

    Sigal Prishtina e ka nisur me sukses edicionin e ri në European North Basketball League (ENBL), duke triumfuar në ndeshjen hapëse ndaj skuadrës norvegjeze BC Gimle me rezultat 90:79.

    Pavarësisht se e humbën çerekun e parë, bardhekaltrit u rikthyen fuqishëm dhe dominuan në tre periudhat e mbetura të lojës. Me një paraqitje të disiplinuar dhe efikase, kryeqytetasit siguruan fitoren e parë në këtë edicion me 11 pikë epërsi.

    Në këtë takim u dallua amerikani Deondre Burns, i cili ishte vendimtar me 30 pikë dhe 5 kërcime, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit.

    Kjo është hera e dytë që Sigal Prishtina merr pjesë në këtë garë evropiane. Klubi pritet të zhvillojë gjithsej tetë ndeshje në fazën e grupeve — katër në shtëpi dhe katër jashtë fushe. /ATVLIVE.TV

  • Drita nis një kapitull të ri në Ligën e Konferencës

    Drita nis një kapitull të ri në Ligën e Konferencës

    Një kapitull i ri dhe historik nis sot për kampionin aktual të Kosovës, FC Drita, e cila për herë të parë në historinë e saj do të luajë në fazën e grupeve të UEFA Europa Conference League.

    Pas një ecurie të shkëlqyer në raundet kualifikuese, gjilanasit kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë prestigjioze dhe sot nisin zyrtarisht aventurën evropiane në Finlandë.

    Ndeshja e parë do të zhvillohet në qytetin Tampere, ku KuPS (Kuopion Palloseura) do të jetë nikoqire e sfidës së parë të Grupit.

    Skuadra finlandeze KuPS shihet si favorite në letër, falë përvojës ndërkombëtare dhe avantazhit të terrenit vendas. Megjithatë, Intelektualët synojnë të shfrytëzojë momentin historik për të dhënë maksimumin dhe për të kërkuar një rezultat pozitiv në këtë debutim.

    Gjilanasit janë të vendosur të tregojnë se nuk janë pjesëmarrës rastësor në këtë garë, duke kërkuar të befasojnë që në hapin e parë. /ATVLIVE.TV

  • Bashkimi shkruan histori: Kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup

    Bashkimi shkruan histori: Kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup

    Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit eliminatore, Bashkimi ka arritur një sukses historik për basketbollin prizrenas dhe atë kosovar, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

    Ky kualifikim u mundësua falë një rregulli të veçantë të kompeticionit. Sipas rregullores së FIBA-s, tre ekipet që regjistrojnë humbjet me diferencën më të vogël në fazën eliminatore përzgjidhen si “lucky losers”, duke fituar të drejtën të vazhdojnë garën.

    Bashkimi ishte një prej këtyre skuadrave, duke shënuar një moment historik për klubin dhe për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

    “Rrugëtimi ynë në Evropë do të vazhdojë! Zyrtarisht jemi pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup, për herë të parë në historinë e klubit”, ka shkruar klubi në një postim zyrtar.

    Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të mbajtura të mërkurën, lista prej 40 skuadrash që do të marrin pjesë në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup 2025-26 është tashmë e plotësuar.

    Ndërkohë që Trepça ishte e konfirmuar më herët si pjesëmarrëse në fazën e grupeve, tani edhe Bashkimi i ka mësuar kundërshtarët e vet. Prizrenasit do të garojnë në Grupin J, ku do të përballen me:

    • JDA Dijon Basket (Francë)

    • Pallacanestro Reggiana (Itali)

    • KK Cibona (Kroaci)

    Sezoni i rregullt i FIBA Europe Cup pritet të nisë të martën, më 14 tetor, ndërsa orari i plotë i ndeshjeve do të konfirmohet në ditët në vijim. /ATVLIVE.TV

  • Bashkimi i Prizrenit eliminohet nga FIBA Europe Cup pas humbjes ndaj Anwil

    Bashkimi i Prizrenit eliminohet nga FIBA Europe Cup pas humbjes ndaj Anwil

    Bashkimi i Prizrenit ka përfunduar rrugëtimin e tij në kualifikimet e FIBA Europe Cup pas humbjes së thellë në ndeshjen e dytë kundër skuadrës polake Anwil me rezultat 93-71.

    Pjesa e parë ishte e barabartë, me çerekun e parë dhe të dytë të mbyllur 21-21 dhe 25-21, duke i dhënë Anwil një avantazh të lehtë 46-42. Bashkimi rezistoi edhe në çerekun e tretë, 18-17, por çereku i fundit ishte vendimtar, ku polakët dominuan 29-12 dhe siguruan fitoren e tyre të thellë.

    Te Bashkimi, më i dalluari ishte Isaiah Cousins me 16 pikë, ndërsa Da’Quon Lake shtoi 15 pikë. Jeremiah Bailey dhe Jan Palokaj kontribuan me nga 9 pikë secili. Te Anwil, kapiteni Michal Michalak ishte lider me 18 pikë.

    Megjithëse Bashkimi kishte fituar ndeshjen e parë 80-75, humbja me diferencë të madhe në takimin e dytë e eliminoi nga gara, duke lejuar Anwil të kualifikohet në Grupin F të sezonit të rregullt, ku do të jetë edhe kampionia e Kosovës, Trepça, si dhe PAOK-u i Selanikut dhe Braunschweig nga Gjermania.

    Tashmë, ekipi prizrenas do të fokusojë energjitë te Superliga e Kosovës, ku xhiroja e parë nis këtë fundjavë.

  • KB Prishtina triumfon ndaj BC Gimle në nisjen e ENBL

    KB Prishtina triumfon ndaj BC Gimle në nisjen e ENBL

    KB Prishtina ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Ligën e Evropës së Basketbollit (ENBL), duke mposhtur në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” ekipin norvegjez BC Gimle me rezultat 90-79.

    Çerekun e parë e nisën më mirë mysafirët, të cilët fituan 18-13, por pas kësaj kryeqytetasit morën kontrollin e ndeshjes. Çereku i dytë përfundoi 23-15 për Prishtinën, duke rikthyer epërsinë në favor të saj.

    I njëjti ritëm vazhdoi edhe në pjesën e dytë: çereku i tretë u mbyll 24-19 për Prishtinën, ndërsa i katërti 30-27, duke vulosur fitoren e ekipit bardhëekaltër.

    Katër lojtarë të Prishtinës arritën pikë dyshifrore, ndërsa më i dalluari ishte Deondre Burns me 30 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Don Polloshka shtoi 15 pikë, tre kërcime dhe katër asistime, Adrio Bailey gjithashtu realizoi 15 pikë, ndërsa Lamb Autrey kontribuoi me 12 pikë.

    Prishtina ndodhet në Grupin B të ENBL-së dhe ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Brussels Basketball në udhëtim.