ATV

Category: Sport

  • Për herë të parë publikohen pamje të Kampit Nacional në Hajvali

    Për herë të parë publikohen pamje të Kampit Nacional në Hajvali

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ftuar në ‘Podcast FFK’, me gazetarin dhe menaxherin e Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka folur për projektin e Kampit Nacional në Hajvali, ku për herë të parë janë publikuar edhe pamje se si do të duket pas përfundimit të punimeve.

    ”Kampi Nacional në Hajvali është një perlë. Është projekti më i madh, i nivelit të lartë organizativ në kohën kur bëhen projektet e reja. I ka të gjitha çka i duhen një kampi, që mund të them lirisht këtu, pa modesti, prandaj janë dhënë edhe dy plaketa, ku për herë të parë hetrik komiteti i ndan dy plaketa për një federatë.”, ka deklaruar Ademi.

    I pari i FFK-së ka treguar edhe investimet që do të bëhen deri në përfundim të projektit, duke publikuar edhe pamje.

    “Është SPA Center dhe qendra e rigjenerimit, që është njëshi mund të them, është komplet tribuna e përendimit, duke përfshirë edhe hotelin, i cili ka edhe pjesën e vet të SPA, bashkërisht që lidhet me gjithë pjesën tjetër. Hotel me pesë yje.”

    “Stadiumi qëndror që do të bëhet me 16 mijë e 800 vende, pastaj i ki dy fusha dhe projekti përfundon me një holl të sporteve, ose me një stadium që do t’i shërbejë Futsallit, për ti bërë ndeshjet e tyre dhe sigurisht mbrenda hallit do të jetë edhe një stadium stërvitor i mbuluar, për ekipet nacionale, kur është koha e ftohtë.” ka deklaruar ndër të tjera Agim Ademi.

  • KB Rahoveci 029 shpërthen bombën, merr ish-lojtarin e LA Lakers

    KB Rahoveci 029 shpërthen bombën, merr ish-lojtarin e LA Lakers

    Klubi i Basketbollit Rahoveci ka zyrtarizuar përforcimin e ri për sezonin aktual dhe ai është Jemerrio Jones.

    Jones ka përvojë në NBA me Los Angeles Lakers, në G League dhe së fundmi ka luajtur në Meksikë për Ángeles de la Ciudad de México. Ai i bashkohet skuadrës rahoveciane për të ndihmuar në
    realizimin e objektivave të klubit këtë sezon.

    Ai ka luajtur kundër Stephen Curryt, teksa ka ndarë një zhveshtore me më të mirin e historisë, LeBron James.

    Ky është sinjal i madh para ndeshjes së parë ndaj Borës e cila luhet më 5 Tetor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

  • Thierry Henry:Me këtë mbrojtje Barcelona mos ta fitoj Ligën e Kampionëve

    Thierry Henry:Me këtë mbrojtje Barcelona mos ta fitoj Ligën e Kampionëve

    Legjenda franceze Thierry Henry,ka folur për ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së.

    Henry ka deklaruar për gjasat e Barcelonës për fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve,duke thënë se më një mbrojtje të tillë që treguan ndaj parisienëve nuk fitohet titulli në Evropë.

    “Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me një linjë mbrojtëse kaq të lartë. Kur përballesh me ekipe të forta, ndëshkohesh – dhe kjo ndodhi sonte”

    Përndryshe Henry foli edhe për qasjen e trajnerëve në ndeshje,duke thënë se kokëfortësia ndikon në rrjedhën e ndeshjeve,dhe kjo i kushtoi sidomos Barcelonës.

    Kujtojmë që PSG fitoi në udhëtim ndaj Barcelonës me rezultat 2:1,dhe atë edhe pa lojtarët kryesorë.

  • Trepça dhe Bashkimi zbulojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup

    Trepça dhe Bashkimi zbulojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, dhe nënkampioni Bashkimi, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

    Trepça do të garojë në grupin F, ku do të përballet me Anwilin e Polonisë, PAOK-un e Greqisë dhe Braunschweigun e Gjermanisë.

    Ndeshjen e parë e luan më 15 tetor ndaj PAOK-ut në udhëtim. Më 22 tetor e pret Braunschweigun, ndërsa më 29 tetor luan ndaj Anwilit në Mitrovicë.

    Po ashtu, më 5 nëntor Trepça do ta presë sërish PAOK-un, ndërsa më 12 dhe 19 nëntor do të luajë në udhëtim ndaj Braunschweigut dhe Anwilit.

    Bashkimi është pjesë e grupit J, ku do të përballet me Dijon Basketin e Francës, Pallacanestro Reggianan e Italisë dhe Cibonën e Kroacisë. Rrugëtimin e nis më 15 tetor në Prizren kundër Cibona-s, ndërsa më 22 tetor luan në udhëtim me Pallacanestro Reggiana.

    Më 29 tetor e pret Dijonin, më 4 nëntor luan në udhëtim ndaj Cibona-s, më 12 nëntor e pret Pallacanestro Reggiana dhe më 18 nëntor luan në udhëtim me Dijonin.

  • Kështu pritet të luajë Kosova në ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Kështu pritet të luajë Kosova në ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Ky mund të jetë formacioni i Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e tetorit.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas një fitore dhe një humbje është gati për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikemve për Kupën e Botës 2026.

    Dardanët si fillim pësuan humbje ndaj Zvicrës në Basel me rezultat 4-0.

    Por, më pas fitorja ndaj Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2-0 dha shpresë dhe ngriti entuziazmin brenda ekipit.

    Tashmë Kombëtarja do të luaj me datë 10 tetor ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe tri ditë më vonë ndaj Suedisë si mysafir. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Francës shpall listën për ndeshjet e tetorit

    Kombëtarja e Francës shpall listën për ndeshjet e tetorit

    Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

    Trajneri i Francës Didier Deschamps ka surprizuar me ftesën për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta.

    Mateta, i cili ka shënuar katër gola në sezonin aktual me ekipin londinez në të gjitha kompeticionet, do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e ardhshme për herë të parë.

    Megjithatë, Mateta ka pasur vetëm paraqitje me Francën në Lojërat Olimpike dhe kjo do të jetë një nga rastet e tij të para me ekipin e parë në garat zyrtare.

    Në listë ndodhet edhe sulmuesi i Milanit, Christopher Nkunku, i cili ka filluar në mënyrë fantastike sezonin me klubin e tij italian.

    nuk mungojnë yjet si Kylian Mbappe, Hugo Ekitike, Barcola, Coman, Thuram, Saliba, vëllëzërit Hernandez etj,

    Franca do të përballet me Azerbajxhanin dhe Islandën në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në muajin tetor. /ATVLIVE.TV

  • Ligji i Sponsorizimeve sjell ndihmë të madhe për klubet sportive në Kosovë

    Ligji i Sponsorizimeve sjell ndihmë të madhe për klubet sportive në Kosovë

    Ligji i Sponsorizimeve ka rezultuar një ndihmë e rëndësishme për klubet kosovare në të gjitha sportet, duke përmirësuar ndjeshëm mbështetjen financiare gjatë vitit 2025.

    Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, ka publikuar një listë me klubet që kanë përfituar më së shumti nga ky ligj deri në shtator.

    Në krye të listës qëndron KB Ylli, me një shumë prej 1.1 milionë eurosh të përfituara deri tani.

    Pas saj, në vend të dytë është skuadra tjetër e basketbollit, KB Trepça, me 817 mijë euro.

    Në sportin e futbollit, skuadra që ka përfituar më së shumti nga Ligji i Sponsorizimeve është Drita FC, me 218 mijë euro, e ndjekur nga Ferizaj FC me 158 mijë euro dhe Prishtina FC me 150 mijë euro.

    Përmbledhje e përfitimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për vitin 2025 (deri në shtator):

    KB Ylli – 1,109,500 €

    KB Trepça – 817,000 €

    KB Sigal Prishtina – 410,000 €

    KB Bashkimi – 386,000 €

    FC Drita – 218,000 €

    FC Ferizaj – 158,500 €

    FC Prishtina – 150,000 €

    FC Llapi – 105,000 €

    Ky ligj ka qenë një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe konsolidimin e sportit në Kosovë, duke siguruar burime financiare që ndihmojnë klubet të rriten dhe të konkurrojnë në nivele më të larta. /ATVLIVE.TV

  • Edon Zhegrova mund të mos jetë gati për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e tetorit

    Edon Zhegrova mund të mos jetë gati për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e tetorit

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,nuk do të mund të luaj në ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

    Gazeta italiane Tuttosport raporton se Zhegrova nuk do të grumbullohet me “Dardanët”në tetor,dhe se do të mbetet në Torino për të vazhduar rikuperimin nga lëndimi dhe të rikthehet në formë për ndeshjet e rradhës.

    Përndryshe edhe tek FFK-ja po e konsiderojnë që t’i dhurojnë pushim Zhegrovës,në mënyrë që të jetë 100% i gatshëm dhe fizikisht të jetë në formën e lartë.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova nuk ka qenë i grumbulluar në ndeshjet e tetorit për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet kundër Zvicrës dhe Suedisë.

  • Marc Guehi:Dëshiroj të fokusohem tek Crystal Palace

    Marc Guehi:Dëshiroj të fokusohem tek Crystal Palace

    Mbrojtësi anglez Marc Guehi,ka folur për situatën e dështimit të transferimit të tij tek Liverpool në afatin kalimtar veror.

    Guehi thotë se për këtë gjë nuk ka shumë për të thënë,dhe se momentalisht është i koncentruar vetëm tek Crystal Palace.

    “Nuk kam shumë për të thënë, për të qenë i sinqertë. Jam i përqendruar të luaj futboll dhe të jap maksimumin për këtë klub. Tifozëve dua t’u them faleminderit për mbështetjen, e ndiej fort”

    Përndryshe Guehi deklaron se nuk mendon shumë për këto gjëra,dhe se nuk e ka mendjen tek arritjet personale ,duke marrë parasysh që dëshiron të rritet edhe më shumë në aspektin profesional.

    Kujtojmë që Marc Guehi ka kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Crystal Palace,që do të thotë se një transferim i lirë tek Liverpool mund të ndodhë verën e ardhshme.

  • Murat Yakin:Dëshira e Adrian Bajramit ishte të luante për Zvicrën

    Murat Yakin:Dëshira e Adrian Bajramit ishte të luante për Zvicrën

    Selektori i Kombëtares së Zvicrës Murat Yakin,ka folur për futbollistin Adrian Bajrami që zgjodhi helvetikët para Kombëtares Shqiptare.

    Yakin në një konferncë ka deklaruar se Bajrami dëshironte të luante për Zvicrën,dhe thotë se ishte edhe dëshira e tij për të luajtur me helvetikët.

    “Ai ka shtuar se Bajrami ishte shumë i qartë se donte të luante për Zvicrën.Sjellja e tij ishte e qartë dhe ne u bindëm shpejt prej tij”

    Përndryshe Yakin shton se Bajrami e meriton një shans për të dëshmuar veten tek Zvicra,dhe beson se me Zvicrën ai mund të arrij shumë në arenën ndërkombëtare.

    Kujtojmë që Adrian Bajrami ka qenë i ftuar tek Kombëtarja Shqiptare për ndeshjet e muajit shtator kundër Gjibraltarit dhe Letonisë,por më pas vendosi që të përfaqësojë tek Kombëtarja e Zvicrës  .